Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Ekonomia dhe Biznesi > Sistemi fiskal > Sistemi Fiskal Midis Politikės Dhe Profesionalizmit
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Sistemi Fiskal Midis Politikės Dhe Profesionalizmit

Gjergj Buxhuku

Analiza e kujdeshme kohore për aftësitë e sistemit fiskal shqiptar tregon se po bëhet një kohë shumë e gjatë që jemi bllokuar në shifra. Mund të thuhet se, duke filluar nga vitit 1992 e deri më tash intervalet e sigurimit të të ardhurave vjetore për buxhetin e shtetit luhaten ndërmjet 20 -23% kundrejt PBB-së. Është për të ardhur keq kur shikon se më e larta është shifra prej 24% kundrejt PBB e arritur pothuajse një dhjetëvjeçar më parë. Përsa u përket viteve të fundit, të ardhurat e siguruara nga sistemi fiskal janë luhatur në shifra pothuajse të palëvizshme prej 22-23%, për të mos thënë që po shikojmë në rënie kur vjen fjala të krahësohet vitit 2004 me vititn 2003. Natyrisht, përballë një treguesi të tillë, që sikur është fiksuar me vite në shifrat e mësipërme, të lindin pikëpyetje të mëdha, që kërkojnë përgjigje dhe përkushtim shumë serioz nga institucionet përkatëse. Por, mbi të gjitha, natyrshëm të vjen në mend pyetja nëse kemi të bëjmë me shkaqe objektive të tipit politik, apo është thjesht një paaftësi profesionale e mënyrës së ndërtimit dhe funksionimit të sistemit fiskal shqiptar. Për sa më sipër, ia vlen të diskutohet në thellësi për vetë faktin se duhet të dimë të orientohemi në kohën kur qëndrueshmëria fiskale, që aq shumë kërkohet dhe predikohet nga politika dhe institucionet ndërkombëtare si FMN dhe Banka Botërore, është në kufijtë e harxhimit të mundësive të saj me mjete tradicionale të deritashme.
Për të kujtuar gjendjen e vështirë të deritashme të sistemit tatimor në Shqipëri, mjafton të kujtojmë se për pothuajse të njëjtin nivel ngarkese tatimore ne jemi tepër larg vjeljes së tyre me vendet fqnjë dhe të rajonit. P.sh., vetëm në krahësim me Maqedoninë në buxhetin e shtetit mungojnë 10% e PBB, e barabartë me pothuaj 700-800 milionë dollarë për të arritur në mbi 1 miliard dollarë në krahasim me vendet e OECD. Shifra të tilla janë të frikshme kur shikon nga njëra anë, nevojat e mëdha të ekonomisë dhe qyetarëve shqiptarë dhe nga ana tjetër, faktin se shtyllat bazë që deri më tash kanë mbajtur në këmbë qëndrueshmërinë fiskale në vend mund të lëkunden me shpejtësi. E kemi fjalëm këtu pikërisht për të ardhurat nga emigracioni, ndihmat që nuk shkaktojnë borxhe të vendeve të tjera plus kreditë me terma të buta , për të mos harruar të ardhurat kolosale të siguruara nga trafiqet ndërkombëtare.
Pasqyra e mësipërme tregon se diçka e rëndë po ndodh me sistemin fiskal shqiptar të bllokuar në shifrat e dhëna më sipër.
Në radhë të parë, sa më sipër të lë të kuptosh se është vetë mënyra e ndërtimit të sistemit ekonomik shqiptar që nuk të jep mundësinë të tejkalosh kufirin e bllokimit të mësipërm për të plotësuar hapësirën boshe ndërmjet aftësisë thithëse të sistemit institucional dhe vetë potencialit fiskal shqiptar. E kemi fjalën këtu, para së gjithash, me sistemin e monopoleve të instaluar në Shqipëri. E kemi fjalën, para së gjithash, për monopolet e sektorëve strategjikë shqiptarë si telekomunikacioni, nafta, cigaret, çimento etj., që vetëkuptohet mbahen në këmbë me lidhje të fuqishme me politikën vendimmarrëse të deritanishme. Fuqia e tyre e plotë në politikën shqiptare e bën pothuajse të pamundur, që institucionet shtetërore fiskale shqiptare t’i detyrojnë të paguajnë përtej shifrave, që vetë ata caktojnë. Kuptohet, që evazioni fiskal në sektorët e mësipërm përkthehet në shuma kolosale që më pas ndahen me vendimmarrësit politikë, kuptohet në kurriz të shqiptarëve. Theksojmë shqiptarëve sepse, siç dihet, tashme në pjesën më të madhe monopolet e instaluara të mësipërme janë në zotërim të grekëve dhe ortakëve të tyre vendas. Bëhet fjalë për qindra milionë dollarë evazion të përvitshëm. Për të kuptuar se është vetë ndërtimi i sotëm monopolist i sistemit ekonomik shqiptar, që të ndalon objektivisht rrtijen e të ardhurave në buxhet, mjafton të kujtojmë për vendimin e fundit të qeveritar për uljen e tatim-fitimit të kompanive nga 23 në 20%. Vendimi i mësipërm u reklamua gjatë si një favor që po i bëhet biznesit shqiptar nga bujaria e qeverisë. Por e vërteta është krejt ndryshe. Ata që përfitojnë realisht janë vetëm grupet monople të mëdha greko-shqiptare, që kanë norma fitimi pikërisht për shkak të pozicionit të tyre dhe aspak bizneset e tjera shqiptare, që punojnë në kushte krejtësisht të pabarabarta për të mbijetuar. Pra sikur të mos mjaftonte evazini fiskal i deritanishëm, u bëhet me ligj edhe një dhuratë tjetër prej miliona dollarësh të përvitshëm.
Së dyti, vetë sistemi fiskal shqiptar është ndërtuar në mënyrë të tillë që u lejon monopleve të instaluara të kenë një mundësi të pamatë manovrimi evazioni në shpinë të buxhetit të shtetit dhe kuptohet qyetarëve shqiptarë. Sistemi i kontabilitetit në fuqi, organizimi i administrimit të ankesave brenda sistemit, pamjaftueshmëria dhe pamundësia e institucioneve fiskale për të ndjekur transaksionet e kompanive edhe jashtë vendit, janë shembuj që tregojnë qartë sepse kufiri i thithjes së të ardhurave ka kohë që është fiksuar në shifrat e mësipërme. Sa më sipër, është edhe më e rëndë kur shikon edhe shkallën e ulët të profesionalizmit dhe teknologjisë të institucioneve fiskale të vendit. Siç duket, krejtësisht zhvillohet sipas një plani të përcaktuar me saktësi, që shkon drejt arritjes së qëllimit të maksimalizimit të evazionit fiskal. Për të mos përmenduar këtu edhe shtiblerjen e hapur të vendeve të punës në tatime dhe dogana, sipas rotacioneve politike. Shtiblerje, që përfundimin e ka pikërisht në korrupsionin e pastër që rëndon edhe më tej evazionin fiskal.
Pas kësaj qeveritarëve shqiptarë nuk u mbetet gjë tjetër veçse të mburren jo me potencialet e vërteta fiskale të vendit, por vetëm me krahasime me gishta me vitet e mëparshme.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Qershor 2005 18:20
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 05:23 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Ekonomia dhe Biznesi > Sistemi fiskal > Sistemi Fiskal Midis Politikės Dhe Profesionalizmit

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.