Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Humbja e PS, Xhoi s’ka faj.
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Humbja e PS, Xhoi s’ka faj.

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re 20050810075746grate.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 13 herė.

Flasin gazetaret Rudina Xhunga, Briseida Mema, Elsa Ballauri dhe Ilva Tare. Për herë të parë, “Klan” ka mbledhur në një tryezë 4 gazetare, për të analizuar zhvillimet politike. Të cilat japin mendime të ndryshme mbi temën: PS dhe e ardhmja e saj pas 3 korrikut. Opinione që përputhen vetëm në një pikë

nga Alfred Peza

Që shoqëria shqiptare është maskiliste, edhe tani në shekullin e 21 e pas 15 vjetësh nga hapja me botën, kjo nuk kërkon shumë shembuj për t’u kuptuar. Një studim i fundit i Unionit Ndër- Parlamentar rreth nivelit të përfaqësimit të grave në Parlament, e ka renditur Shqipërinë në vendin e 106, nga 128 vende të marra në kosnideratë. Sipas këtij studimi, në Parlamentin Shqiptar, vetëm 8% e të zgjedhurve janë gra. Ndërsa në Europën Juglindore dhe vendet anëtare të OSBE, mesatarja e përfaqësimit të grave në jetën parlamentare, është 17%, pra mbi 2 herë më e lartë se në vendin tonë.

Kjo situatë, është pasqyrë edhe e përfaqësimit të gjysmës së popullsisë edhe në jetën politike dhe forumeve drejtuese të partive. Pavarësisht se partitë kryesore politike e kanë fiksuar deri edhe në statutet e tyre, shifra të tilla që i detyrojnë që nga 25 dhe deri në 33% të forumeve drejtuese të jenë të përfaqësuara nga femrat, këto shifra kanë mbetur dhe duket se do të mbesin edhe për një kohë të gjatë, vetëm në letër. Pak a shumë, e njëjta situatë është edhe postet drejtuese të administratës shtetërore në Shqipëri, mentalitet reflektohet edhe në kabinetet qeveritare të mëparshme, por me ç’ka po deklarohet publikisht, asgjë nuk do të ndryshojë në këtë linjë, as në përbërjen e ekzekutivit të ri, pas zgjedhjeve të 3 korrikut. Sepse, përfaqësimi i barabartë në të gjitha fushat dhe rrëzimi i trashëgimive maskiliste në shoqëri si kjo jona, nuk mund të bëhen me plane, e aq më pak me vendime forumesh partie.

Fatkeqësisht, maskilizmi ynë vihet re lehtë edhe në media. Ku pjesa dërrmuese e drejtorëve e kryeredaktorëve në redaksitë e radiotelevizioneve, e gazetave e revistave, por edhe në pozicione më pak të rëndësishme se këto, janë meshkuj. Pasqyrë e kësaj situate, është edhe fakti se në emisionet televizive ku zhvillohen debatet politike, thuajse në asnjë rast, gazetaret nuk janë ftuar për të dhënë mendimet e tyre nga pozicioni i anlistëve apo opinionistëve, pavarësisht se numerikisht, ato përbëjnë më shumë se gjysmën e punonjësve të medias. Për ta thyer këtë tabu, revista “Klan”, ka hedhur hapin e parë, duke ftuar për të dhënë mendimet e tyre në një forum për zhvillimet më të fundit politike në Shqipëri, katër gazetare të njohura.

Cili është roli e përgjegjësia e Nanos në humbjen e PS në veçanti dhe të së majtës në përgjithësi, në zgjedhjet e 3 korrikut? Po LSI, ishte përcaktues në këtë rezultat? Taktika elektorale që zgjodhën Nano e Meta, dëmtoi më shumë PS apo LSI?

Rudina Xhunga: Kur ka një dështim përgjegjësinë e mban të gjithën drejtuesi, edhe kur s’është e tëra e tij. Kjo besoj se dallon liderin nga drejtuesi mediokër. Më duket se Nano hyn tek të parët. LSI ishte përcaktuese për rezultatin humbës të së majtës, po aq sa nuk ishte. Për këtë do sillja shembullin e prindërve të mij, të cilët votuan për Berishën deri në ’97, mandej votuan Nanon deri në 2005 dhe këtë vit, ishin në dilëmë, të cilën e zgjidhën duke votuar LSI. S’besoj se po të mos ishte krijuar LSI, ata do votonin PS, ndërsa ende nuk ishin gati të rivotonin Berishën. Si ata, më 3 korrik, mendoj se votuan dhe të tjerë shqiptarë në mëdyshje, të cilët, ka të ngjarë, do të jenë para së njëjtës dilemë në zgjedhjet e tjera. Mendoj se taktika elektorale e Nanos, ishte që ta bëntë humbës Metën dhe e Metës të bënte humbës Nanon. Taktikisht fituan, si Nano e Meta, praktikisht humbi si PS dhe LSI.

Briseida Mema: Përgjegjësia qëndron së pari në pamundësinë për të transformuar PS nga një lëvizje militantësh në një parti të vërtetë europiane, të hapur për alternativat e mendimin ndryshe. Një parti që në vend të konflikteve të brendëshme duhet të gjeneronte aftësi e kapacitete qeverisëse, të mbajtura peng prej vitesh nga trafiqe influencash e interesash. Në emër të një uniteti të rremë, por të gërryer nga brenda, PS të linte prej kohësh përshtypjen e një ngrehine, që për ta mbajtur nën zgjedhë, lideri i saj thërriste shpesh në ndihmë komisarë politikë, të rreptë, të paedukuar e brutalë, të aftë për të tundur dosje pseudonimesh apo aferash korruptive për këdo që do guxonte të dilte nga vatha apo të mos fliste e sillej si ai. Përballë një gjendje të tillë, elektorati i majtë kishte kohë që ndjehej konfuz e i tradhëtuar nga PS, që në veprimet e saj mbështetej shpesh në një program larg nevojave të shtresave që mendohej se përfaqësonte apo në njerëz të përfolur e me lidhje të dukshme e të padukshme me krimin. Spotet televizive me KPD-arë, patën një efekt më të madh psikologjik se britmat e frika e armëve të ‘97. Taktikat elektorale, personalizimi i fushatës, dëshira për të goditur kundërshtarët qoftë edhe brenda së majtës, përjashtimi i personaliteteve të spikatur, janë pjesë e së njejtës psikologji shkatërruese, e cila kish kohë që po mbante peng PS. Duke bërë që një pjesë e elektoratit t’i kalonte LSI, që më shumë se barrën e humbjes të së majtës, mban me vete një këmborë alarmi për të kërkuar përgjegjësitë jo jashtë, por brenda saj. Krijimi i një rrethi vicioz interesash e militantizmi shpesh të rremë e thellësisht provincial në PS, nuk mund të mos mbartë me vete edhe përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të liderit të saj.

Elsa Ballauri: Në Shqipëri ekziston ende filozofia e rëndësisë së individit. Sa më shumë individi është i rëndësishëm, i formuar dhe një dhënës i pagabueshëm i energjive pozitive, aq më shumë fiton grupi dhe bëhet më kompakt e jetëgjatë. Më vonë, kur shoqëria konsolidohet, është grupi ai që imponon. Në rastin e kryetarit të PS, për fat të keq nuk u arrit dot ky shembull. Ai nuk mundi të jetë përçuesi i energjive pozitive e humane. Ndaj s’kuptohet e nuk ndahet siç duhet përgjegjësia shtetërore e shoqërore, nga dëshirat dhe tekat personale. Përsa kohë të ndodhë kjo, s’do ketë një politikë normale. Ndërsa faktori LSI, është një akt demokratik e i guximshëm për vetë PS. Trashëguar nga një parti e vjetër e me shumë probleme, PS nuk arriti kurrë të konceptohet më një frymë të re dhe i ruan ende të forta elementët konservatorë. LSI ka qënë një përcaktues jo i vogël për votat e PS, e ndihmuar shumë edhe nga konteksti kohor. Në ‘97, fitorja e PS mund të ishte e padiskutueshme edhe me shkëputjen e një pjese të saj. Ndaj, më shumë se përçarja e PS, ndëshkimi më 3 korrik lidhet me gabimet që ajo ka bërë gjatë qeverisjes gjatë viteve te fundit.

Ilva Tare: Nano krijoi një ëndërr mbi pushtetin, gjë që e çoi atë deri në fantazi! Endrra si nevojë e thellë e njeriut për të ikur nga realja, e bëri pushtetin e tij të humbur. Nga ana tjetër, socialistët duhet ta pranojnë se hynë në zgjedhje me mendjemadhësinë e 8 viteve në pushtet. Nga një forcë që ngjallte shpresë, PS u kthye në parti kongresmenësh me akuza reciproke, ku fjalët më të dendura ishin mafiozë, inkriminim, pastrim parash, kontrabandë, drogë, etj. Tre vitet e fundit, këto akuza që vetëm përsëriteshin e cfilitën PS dhe e degjeneruan boshtin e moralit politik të saj. Matematikisht, LSI e Meta kanë gisht në humbjen e të majtës, por moralisht dhe politikisht, jo. Çarja e PS pas 15 vjetësh dhe krijimi i LSI, u lexua në opinionin publik, si produkt i arrogancës së Nanos për të mos e pranuar mendimin ndryshe dhe mohimin e idese së moralit të pushtetit, mbi qeverisjen.

Zonja Nano ka qenë shumë e pranishme në fushatën elektorale përkrah zotit Nano. Kjo, i ndihmoi apo i dëmtoi socialistët?

Briseida Mema: Nano s’është i pari lider që mban në krah bashkëshorten e tij. Problemet e PS, aq më tepër në këto zgjedhje, nuk janë periferike e s’kanë të bëjnë thjesht me një njeri. Ndoshta ka ardhur koha të zhvishemi nga mitizimi i individit e të shohim përtej fasadës që na ofron imazhi i tij, duke parë gjithë spektrin social, kulturor, politik dhe ekonomik që e ushqen atë.

Elsa Ballauri: Prezenca e nje femre në një fushatë elektorale, asnjëherë nuk mund të prishë punë, aq më shumë kur ajo shfaqet në pozicionin e gruas së një kandidati për deputet sikurse ishte rasti i Nanos në Sarandë. Mendoj se shoqëria jonë, tepër maçoiste ka nevojë për pamje të tilla. Në përgjithësi është e rëndësishme prezenca e bashkëshorteve nëpër ambjente politike. Gjithmonë gruaja shfaq një dimension butësie dhe elegance. E rëndësishme është që burri që ka në krah ta kuptojë këtë sinqerisht dhe jo të bëje sikur. Ky ishte një veprim shumë pozitiv i Nanos. Kur fola më lart për modelin e liderit, mund të them se ky është ndër rrezatimet më pozitive që ka shfaqur lideri i PS-së.

Ilva Tare: Gabimi më i madh i Nanos ishte se, po i ofronte Shqipërisë bashkëdyjëzimin e politikanit dhe biznismenit si formë e qeverisjes, duke rrënuar çdo idealizëm, si model i vetëm i komunikimit me bazën e një partie të majtë. Ai e përafroi mënyrën e tij të re të jetesës, me modelin kinematografik. Votuesit e varfër që i kanë parë helikopterët nëpër filma, u prirën t’i besonin asaj që përflitej për bizneset e tij familjare. Çifti Nano me shpenzime dhe pushime milionerësh, i largohej gjithnjë e më tepër, modestisë së jetesës të një vendi si Shqipëria. Pak besojnë se gjatë qeverisjes Berisha, mund të ketë “Liricopter”. Por, gjithësesi, faji i humbjes, rëndon mbi kurrizin e Nanos. Pavarësisht emocioneve të një dashurie në moshë të “rrezikshme”, Nano s’është karakter i manipulueshëm. Ndaj, nuk i besoj zërave për kapitullimin e tij, para hireve të bashkëshortes. Kështu që nuk e fajësoj Xhoin për ndonjë etiketim se ajo është shkaktarja e votës antinano më 3 korrik. Edhe nëse është kështu, faji i mbetet sërish Nanos që i lejoi vetes një luks të tillë.

Rudina Xhunga: Roli i zonjës Nano s’ishte përcaktues. Shqipëria është vend ballkanik dhe ka shumë pak hapësirë për zonjat, qofshin ato dhe të para. Si të tilla mendoj se zonjat e kryeministrave në Shqipëri, qysh prej kohës kur dalin në tribunë krah bashkëshortit, më tepër janë përdorur si imazh ngjashmimi me zonjat e para amerikane, por pa luajtur dot rolin që me të drejtë ju takon të luajnë. Nëse Nano do të fitonte, nuk besoj se ndokush do i’a blatonte zonjës së tij, fitoren, andaj nuk ka pse bëhet pyetja në humbi prej saj. Nano humbi për shkaqe thellësisht rozë, por socialiste, jo familjare.

A mendoni se z. Nano do ti përmbahet deklaratës së bërë në media gjatë fushatës, se në rast humbje do të largohet nga kreu i PS? Sa e mundshme është që sërish të kemi një PS me Nanon kryetar dhe a mund të ndikojë kjo në kohëqëndrimin e të majtës në opozitë?

Elsa Ballauri: Se a do t’i përmbahet apo jo deklaratës së tij, kjo është një teori që kërkon analiza të gjata. Në përgjithësi nuk kemi shëmbuj të tillë në politikën tonë. Sikurse i bëjmë me lehtësi ligjet dhe nuk i vemë në funksionim, ashtu edhe deklaratat lëshohen lehtë dhe shumë rrallë zbatohen. Edhe kjo është e lidhur me ndërgjegjen politike, me përgjegjësitë politike dhe mbetet gjithmonë çështje e formimit politik e kulturor të vetë individit. Normale është që askush të mos çuditet në Shqipëri nga mosmbajtja e fjalës, sikurse edhe do të ndodhë.

Ilva Tare: Politikanët shqiptarë nuk mbajnë mend se çfarë thonë! Nano do t’i drejtohet një të majte të dërrmuar dhe në këto kushte, është e lehtë të gjendet një armik. “Armiku” e lartëson pozicionin e tij dhe e kthen aty ku ka qenë. Këtu s’shoh ndonjë çudi, jetojmë në… Ballkan. Ndaj, e shoh të pamundur largimin e Nanos nga kreu i PS. Sidomos pas fitores së Berishës, besoj se në vend të asaj që pritej, do të kemi konsolidimin e dy figurave më të vjetra të politikës shqiptare.

Rudina Xhunga: Do më dukej normale që Nano të mbante fjalën duke dhënë dorëheqjen nga kreu i PS, për t’ju nënshtruar sërish një rivotimi kongresual, apo referendumit, pse është në stilin e tij të sfidojë. Por, mbase dhe ka hequr dorë prej sfidave. Një njeri që i ka pasur pushtetin dhe paratë, rrezikon më pak, se ç’ka rrezikuar kur nuk kishte asgjë. Megjithatë afër janë zgjedhjet lokale, po afër është zgjedhja e Presidentit dhe besoj se do kemi shumë mundësi për të rivlerësuar dyshimet tona, që është shpejt të kthehen në bindje.

Briseida Mema: Eshtë shumë lehtë të pranosh tërheqjen, kur ndjehesh i sigurtë për fitoren. Kështu është ndjerë edhe Nano, i cili duket se luajti për ditë të tëra kukamçefti me njerëzit e tij, por jo vetëm me ta. Problemi nuk është se ku i kalon ose jo pushimet lideri, por tek përgjegjësia për t’u sjellë si drejtues i një shteti apo të paktën i atyre socialistëve të thjeshtë që ndjehen të braktisur përballë lojrave të pushtetit. Lufta për të kontrolluar pushtetin nga të dy anët vazhdon. Opozita ka ndarë postet, socialistët përpiqen të rikuperojnë energjitë. Ndërkohë, disa zëra të mekur kanë filluar të reagojnë. PS ka filluar të gumëzhijë nga intrigat, klanet, besnikëritë e pabesitë. Pozicioni i Nanos në këtë kohë duket se është më komod. Edhe pse nuk ka qenë prezent, syri i qiklopit, duket se ka vazhduar të vëzhgojë. Ndoshta ndaj preferon të jetë kaq enigmatik për vendodhjen e tij. Nano s’do tërhiqet aq lehtë, ose edhe nëse e ndërmer këtë hap, do ta bejë për të riorganizuar energjitë dhe për t’u paraqitur sërish përballë rivalëve brenda PS. E rëndësishme është një luftë e ndershme, pa paragjykime, presione e shantazhe. Për t’i dhënë fund mentalitetit vrastar të politikës ballkanike, me lider të përjetshëm e me turma militantësh nën diktat.

A duket e përgatitur PS që të drejtohet pas 15 vjetësh nga një lider i ri? Kush është më i mundshmi mes tyre: Rexhep Meidani, Edi Rama, Ben Blushi, apo ndonjë tjetër. Shanset e secilit dhe përse?

Ilva Tare: Brenda heshtjes të së majtës mbyllet i gjithë tmerri. S’po shihet asnjë zë ndëshkimi dhe reflektimi. Janë të heshtur dhe të pafuqishëm sepse të gjithë janë rritur afër Nanos. Asnjë nga emrat e përfolur s’mund të lartësohet në pozicionin e të parit të PS. Ata nuk ndihen të poshtëruar e s’kanë guxim publik për ta thënë këtë. Gjërat që janë në mendje e s’thuhen publikisht janë të vdekura. Prandaj edhe kandidatët për kryetar, janë të tillë. Të vdekur afër Nanos dhe liderizmit të tij. Ata janë pjesë e të pafuqishmeve të një kampi të të dobtëve. PS i ngjan një ushtrie humbëse që ka urgjencë për reformim. Personalitetet e permendura janë të ndërgjegjshëm për dobësitë e tyre, madje janë të dehur nga dobësitë e tyre dhe e dinë se po dolën nga kjo gëzhojë do bëhen edhe më të dobët. Do shpërbeheshin në mes të rrugës. Do ishin përtokë, ose diçka më poshtë! Ndaj, edhe në këto momente që po kalon PS dhe e majta, ata kërkojnë frymëmarrjen e Nanos dhe s’flasin. Dhëntë Zoti, daltë ndryshe!

Rudina Xhunga: Do të ishte në logjikën e çdo vendi demokratik që një parti të ndryshonte ndonjëherë kreun. A është PS e përgatitur? Mirë do të qe. Për pasuesin pastaj, kjo duhet të jetë çështje e brendshme e tyre. Socialistët kanë dëgjuar ç’thuhet jashtë, por kanë vendosur si duan vetë për punët brenda oborrit. Rexhep Mediani? Më ka pëlqyer shprehja e Arbër Xhaferit, se Meidanit i mungon gjakimi i pushtetit. Por do qe padyshim një figurë serioze dhe e përgjegjshme. Edi Rama? Nëse do vendosë ta artikulojë shqip, çfarë kërkon dhe mendon, do të ishte padyshim kryetari më karizmatik i një partie socialistësh në një kohë për ndryshim. Ben Blushi? Po të isha socialiste, do votoja për të, pse e kam parë të drejtojë në mënyrën më të pangjashme me çdokënd tjetër një gazetë. Por unë e gjykoj si ish- kolege dhe nuk jam socialiste. Veç me një rival si Nano, të tre do e kishin të vështirë. Mund të flitej ndryshe, nëse Nano vetë do tërhiqej. Përpos të gjithave, më bën shumë përshtypje që analizat kanë kryetemë PS dhe Nanon, kur do të jenë PD dhe Berisha, përcaktuese për fatet e shqiptarëve në ditët në vijim.

Briseida Mema: Fataliteti i humbjes e ka venë PS përpara domosdoshmërisë së ndryshimit. Debati për ndryshim, mbart në vetvete edhe një reformim konceptual të të gjithë politikës shqiptare, të personalizimit të liderit, të nginjes së militantëve e gishtalartëve që qajnë postet e humbura e të tjerë që kërkojnë të rrëmbejnë karrige në dogana, ministri a KESH; me konceptin- aty ku ka lek. Kush do t’a drejtojë PS? Eshtë evështirë të jesh përcaktues e përjashtues. Aq më tepër që do jenë strukturat e partisë, të përfshira këto ditë të nxehta në grupime e klane, që do e bëjnë këtë.

Elsa Ballauri: Shanse? Në Shqipëri jepen shumë shanse, por a ka individë të duhur për t’iu përshtatur shanseve që i’u jepen? A ka të tillë që të rrezatojnë vlera dhe vetëm vlera, madje deri në hollësi? Mund të duket paksa utopike, por për fat të keq koha na ka kaluar shumë shpejt ne shqiptarëve dhe nuk duhet ta humbim atë. Personalisht, nuk kam asnjë preferencë sepse zhgenjimi është shumë i madh dhe i gjatë.

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Gusht 2005 04:55
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:29 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Humbja e PS, Xhoi s’ka faj.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.