robert
Veteran ne forum
Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871
|
Mirserierdhe I Huaj, nese me lejohet, sepse relativisht dhe vete jam i ri ketu. E pashe vidion e sjelle nga ty. Duke pare te tilla vidio, te shkon ne mendje sikur dikush do te tallet me kete komunitet fetar tek sjell "fakte" te tilla. Por une e marr sikur ti e ke seriozisht, ndaj dhe te pergjigjem seriozisht.
E para, kemi nje shifer (0.61) te njohur qysh nga greket e lashte, biles asaj kohe diskutoheshin edhe numra te tjere irracionale si 0.65, 0.71, apo nr. "simetrik" iracional 0.6667, etj, te cilet zinin vendin e dyte ne radhen e "arte" pas pi-se (3,14). Po te te kujtohen mesimet e shkolles, patjeter do te kete folur mesuesi/ja per kete raport (simetri asimetrike, apo si mund ta quajme, sepse nuk eshte simetri tamam), te cilin e shohim shpesh tek Leonardo Da Vinci, etj. Pra kemi te njohur kete simetri asimetrike, apo asimetri simetrike, te gati 1/3 e pjeses, cfar do te thote ne anen tjeter: 2/3 e pjeses. Duke e kaluar kete tek disa raporte trupore te njeriut, apo fytyres se tij, kjo nuk i pergjigjet saktesisht ketij numri (pra kesaj pjese 1/3), por perafersisht; me marrveshje mirret kjo si nje ndarje e qene, pra perafersisht. Pasi tek kokat brakicefale ka tjeter simetri, tek ato hiperbrakicefale tjeter, disa popullsi dallojne per ballin e gjere, e disa per mjekra te medha, pra raporti i shumperfolur nuk ekziston de fakto por vetem me marrveshje, de jure. Keshtu edhe per ndarjet e tjera tek njeriu.
Tani (e dyta kjo), pasi dihet ky numer simetrik-asimetrik, i shtuar me nje 8 si per t'na kujtuar infinitin, besimtaret e ndryshem, duke e pare se sa jashte realitetit jane, perpiqen me te gjitha menyrat dhe format per tu prezantuar si njerez krejt normale, pra qe nuk jane kunder shkences dhe fakteve, e biles edhe pak me te zgjedhur, sepse fjalet e tyre mbeshteten nga Zoti. Keshtu ata "gjejne", per habi vetem nje here, se toponimi Meke vjen si shkronja e 29 ne rresht apo ne faqe, qe i bie afer 1/3, pra tek 0.618 te rreshtit (apo faqes). Une nuk e kam origjinalin arabisht, por kur te kem kohe do ta verifikoj kete. E ne fund te fundit kjo mund te jete edhe nje rastesi, sepse ne fund te fundit permendet vetem nje here, -sic thuhet.
Tani (e treta), meqe mrekullite nuk mbarojne, une verifikova te pakten pozicionin e Mekes ne hartat e botes, meqe i kam disa te tilla, dhe saktesisht si ne drejtimin veri-jug (ate te meridianeve) ashtu dhe ne ate lindje-perendim, sipas hartave tona europiane, distanca 0.61 i binte shume me ne lindje te Mekes dhe pakez me poshte se Meka, pra ne brendesi te gadishullit arabik, aty ku kalon meridiani qe ndan Jemenin me Omanin. Bera disa matje dhe ky numer (kjo ndarje, 0.61) nuk binte ne Meke.
Por mrekullia ime nuk ishte kjo, mrekullia ime eshte se une kam gjetur nje tallje (apo gabim) qe ben matesi ne vidion e mesiperme, i cili e nxjerr pozicionin e Mekes si ne matjen horizontale (lindje perendim) ashtu dhe ne ate diagonale, ne te njejten shifer-distance, gje qe eshte e mundur vetem per pikat qe kalojne ne ekuador. E dhena me shifer te njejte distance per cdo vend tjeter mbi dhe nen ekuadorin nuk ka si te jete e sakte. Pyet cilindo mesues matematike dhe gjeometrie. Kjo tregon se ata besimtare qe e pranojne kete matematike te vidios ne rastin e Mekes dhe cilitdo vend me poshte apo me siper se ekuadori, jane analfabete dhe njerez pa shkolle, te cilet kujtojne se e shpetojne nderin e dijes se tyre duke u kapur ne fije kashte.
Keshtu i dashur i Huaj, qysh ne kohra te lashta njerzit kane percaktuar sipas llogarive (qejfit ne fakt) te tyre qendren e botes ne vendet e tyre te kultit. Keshtu me Delfin e Greqise antike, keshtu me plot vende te popujve dhe kulturave te tjera. Asaj kohe po te dilje kundra, te priste e zeza. Sot per fat kemi te drejten ta kundershtojme genjeshtren. meqe e ke qejf debatin, vazhdo te sjellesh fakte, se do te zhvillohesh me tej nepermjet debatit.
__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|