Straniero
Anėtar Aktiv
Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442
|
Vaksinė eksperimentale e kancerit nė tru, jetėgjatėsia nė SHBA
Cod. A02052008
Vaksinë eksperimentale e kancerit në tru, jetëgjatësia në SHBA
Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës, Uashington
29-04-2008
Vaksina e re parandalon rishfaqjen e kancerit në tru
Një vaksinë e re kundër kancerit në tru ka filluar të eksperimentohet në rreth 20 spitale të Shteteve të Bashkuara dhe deri tani mjekët dhe pacientët shprehen të kënaqur me rezultatet e përdorimit të saj. Vaksina, në fakt parandalon rishfaqjen këtij tumori vdekjeprurës pas heqjes me operacion. Dhe për shumë pacientë që përpiqen me çdo kusht të gjëjnë një mënyrë shërimi, kjo vaksinë ka ngjallur shpresa të mëdha.
Rajan Degrand nga Saint Luisi, jetonte ëndërën amerikane; i martuar, me dy fëmijë, dhe pronar i suksesshëm i një kompanie për prodhimin e pajisjeve për lojën e golfit. Katër vjet më parë, në moshën 32 vjeçare ai filloi të vuante nga dhimbje të forta të kokës. Mjekët e vizituan dhe gjatë një skanimi, ata zbuluan një tumor, në pjesën ballore.
Kirurgët e operuan dhe ia hoqën tumorin, por jo sëmundjen që fshihej pas tij. Rajan vuante nga një formë vdekjeprurëse e kancerit në tru. Kur ndodhej vetëm ai edhe qante. Frika më e madhe ishte se po të vdiste çfarë do të ndodhte me familjen e tij e kush do të kujdesej për ta.
Mjekët i thanë familjes Degrand se me këtë lloj tumori njeriu mund të jetojë jo më shumë se një vit.
Bashkëshorja e Rajanit, Kejt tregon se mjekët i thanë se smund të bënin gjë për shërimin e tij, përveç trajtimeve të zakonëshme që mund të lehtësonin dhimbjet dhe që nuk sillnin shërim.
Por Rajan nuk e pranoi këtë fat. Ai u interesua në mbarë vendin për të gjetur ndonjë trajtim eksperimental dhe përfundoi në universitetin Duke, ku mjekët po provonin një vaksinë për parandalimin e rishfaqjes së tumorëve në tru, njësoj si në rastin e Rajanit.
Që nga ajo kohë, një herë në muaj, Rajan Degrand shkon me aeroplan nga Saint Luisi ku banon, për në Durham të Karolinës së veriut për të marrë vaksinën me inxheksion. E mira tjetër është se vaksina godet vetëm qelizat kanceroze, çka do të thotë se Rajan nuk ndjen asnjë efekt anësor. E vetmja shenjë që vihet re pas inxheksionit është një fryrje e vogël në vendin e gjilpërës.
Doktor Sampson thotë se pacientët që kanë marrë këtë vaksinë 5, 6 vjet më parë vazhdojnë të jetojnë. Më parë, pacientët me këtë lloj tumori në tru nuk jetonin më shumë se një vit. Vaksina tani po eksperimentohet në 20 spitale në mbarë Shtetet e Bashkuara. Eksertët thonë se është ende herët të thuhet që kjo vaksinë është kurë shërimi, por fakti është se ajo ka ngjallur mjaft shpresa.
.............
http://www.voanews.com/albanian/2008-04-29-voa5.cfm
__________________
Nena eshte shkolle, ne qofte se e pergatite ate ke pergatitur nje popull....... .
O All-llah meshiroi prinderit e mi, sic u kujdesen per mua ne vegjeli
Modifikuar nga NS-6 datė 02/05/2008 ora 23:22
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|