Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > Lajme nga Mjeksia
Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Straniero
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

Virusi HIV, Kartela e pacientit : Rreziku i armėve

Cod. A31122007

Burimi i Informacionit : nikollashtejn.org
Data e Publikimit : 15/09/2007
Autor : Admin

Virusi HIV, Kartela e pacientit : Rreziku i armëve

Virus HIV rezistent ndaj ilaçeve

Në Nju Jork, zyrtarët e shëndetësisë thonë se kanë zbuluar një lloj të ri virusi HIV që është rezistent ndaj ilaçeve dhe që shkakton një kalim të shpejtë në sëmundjen e Sidës.

Megjithëse ky është rasti i vetëm i zbuluar deri tani, departamenti i shëndetësisë të Nju Jorkut u kanë kërkuar mjekëve dhe spitaleve që të tregohen të vemendshëm për ndonjë rast tjeër të mundshëm.

Ky lloj virusi i ri HIV u gjend tek një burrë 40 vjeçar që kishte kryer marrëdhënie seksuale me një burrë tjetër pa përdorur mjet mbrojtës, dhe shpesh duke marrë methafetaminë si stimulues. Shenjat e rënda të Sidës tek ai u shfaqën brenda 2 - 3 muajve dhe thuajse 20 muaj pas infektimit.

Personi, i cili nuk është identifikuar nga zyrtarët e shëndetësisë, deri tani nuk ka reaguar ndaj 3-4 llojeve të ilaçeve anti virusale që jepen në shumicën e rasteve me këtë sëmundje. Denis deLeon është zyrtar i komisionit latin për Sidën. Ai thotë

“Me frikë e kisha pritur këtë ditë kur viruset rezistent ndaj ilaçeve do të fillonin të shfaqeshin”.

Ndërkohë që rezistenca ndaj ilaçeve është diçka e zakonëshme mes personave me HIV, duket diçka jo normale që virusi HIV të përparojë me kaq shpejtësi duke shkatuar SIDËN. Doktor Jay Dobkin u universitetit të new Yorkut thotë

“Shumë prej nesh i kujtojnë ditët e vështira para se të zbulohej një trajtim i efektshëm për virusin HIV. Dhe rasti që kemi përpara duhet parë si kthim në ato ditë të vështira”.

Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve njofton se nuk ka njohuri për raste të shfaqejes së një virusi HIV rezistent ndaj ilaçeve të deritanishme, ndërsa zyrtarët e Nju Jorkut thonë se rasti me të cilin ballafaqohen duhet të shërbejë si thirrje për vetëdije për çdo njeri që vepron pa përgjegjësi dhe përfshihet në marrëdhënie të pambrojtura seksuale.

Tani për tani personi i prekur nga ky lloj virusi nuk është identifikuar nga zyrtarët e shëndetësisë.

Rëndësia e kartelës së pacientit

Kur të sëmurët shkojnë të vizitohen, ata presin që mjeku menjëherë të gjejë kartelën e tyre mjekësore. Nga njohja e historisë së shëndetit të pacientit, varet edhe trajtimi që mjeku që do të rekomandojë për çdo të sëmurë.

Por shpesh mjekët vihen në pozitë të vështirë. Këta mjekë po vëzhgojnë radiografinë e një pacienti, për të vendosur se çfarë kujdesi apo trajtimi mjekësore t’i japin. Por çfarë ndodh nëse radiografia ka humbur.

Mjekëve dhe personelit të klinikës do t’u duhet të shpenzojnë kohë për gjetjen e saj dhe pacientit do t’i duhet të presë për trajtim ose ndoshta për të bërë një tjetër radiografi.

Doktor Brian Bacak thotë se në një rast të tillë pacientëve u thuhet se asnjë procedurë nuk mund të kryehet, ose mjekët nuk mund të përcaktojnë semundjen e tyre pasi nuk kanë informatat e nevojshme.

Në studimin e botuar në revistën e shoqatës mjekësore amerikane thuhet se humbja e informatave klinike është bërë tani një gjë shumë e zakonëshme. Studiuesit morrën në shqyrtim 253 mjekë gjatë vizitave të 1600 pacientëve, duke i pyetur në se ndonjë informatë kishte humbur nga kartela e ndonjëtë sëmuri.

Doktor Peter Smith thotë se informatat të rëndësishme mjekësore mungonin në 13, 6 përqind të rasteve ose 1 në çdo 7 pacientë nuk kishte të dhëna mjekësore. Informatat figuronin të humbura për pacientët që kryenin vizitën e parë tek mjeku, nëse pacienti ishte emigrant ose nëse ai kishte më shumë se një problem shëndetësor.

Doktor Smith thotë se gjatë studimit u vu re se në 50 përqind të vizitave, mjeku mendonte se humbja e informatave kishte një farë ndikimi negativ tek pacientët dhe në shumë raste një mungesë e të dhënave mjekësore bëhej pengesë për shërbimin mjekësor.

Doktor Smith thotë se për zgjidhjen e një problemi të tillë duhet që kompanitë e sigurimeve shëndetsore duhet t'i kompjuterizojnë të dhënat mjekësore të pacientëve në mënyrë që ato të shihen edhe nga mjekët dhe spitalet. Por edhe pacientët mund të luajnë rolin e tij. Ata duhet të mbajnë një listë për ilaçet që marrin, për vizitat që bëjnë dhe për problemet shëndetësore që kanë si dhe një kopje të analizave të fundit.

Rreziku i armëve në shtëpi

Sharon Stivens është police, prandaj edhe arma është paisje e punës së saj. Por Sharon është gjithashtu nënë.

“Unë kam fëmijë të vegjël në shtëpi dhe nuk dua që arma ose fishekët e mi të bien në duart e tyre”, thotë Sharon.

Kjo është arsyeja që ajo kryen katër veprime për të magazinuar armën dhe fishekët. Këto janë të njëjtat veprime që një studim i ri thotë se mund të pakësojnë në mënyrë të ndjeshme rrezikon e plagosjes së fëmijëve dhe vetvrasjet e të rinjëve nga armët.

Doktor David Grosman thotë se mbyllja e pistoletës me çelës, heqja e fishekëve, mbyllja e tyre me çelës dhe mbajtja e fishekëve të veçuar nga arma. Studimi u krye nga doktor Grossman me kolegët e tij në universitetin e Washingtonit.

Doktor Grosmann thotë se duke i mbajtur armët të mbyllura me çelës rastet e rrezikut të plagosjes së fëmijëve apo vetvrasjeve të të rinjëve pakësohen rreth 70 përqind.

Doktor Grossman thotë se personat që mbajnë armë në shtëpi, që e mbyllin atë me çelës por vazhdojnë të shqetësohen se arma mund të bjerë në duart e fëmijëve, mund të gjejnë mënyra për sigurimin e armës.

Por Sharon Stevens thotë se e do armën e saj për vetmbrojtje, por mbrojtja e fëmijëve nga një shkrepje aksidentale e armës ka përparësi. Ajo thotë se mbajtja e armës në një vend të sigurt është diçka që varet vetëm prej saj dhe që ajo e ka në kontroll.

__________________
Nena eshte shkolle, ne qofte se e pergatite ate ke pergatitur nje popull....... .
O All-llah meshiroi prinderit e mi, sic u kujdesen per mua ne vegjeli

Modifikuar nga NS-6 datė 05/01/2008 ora 23:00

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Dhjetor 2007 17:00
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Straniero Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Straniero Shto Straniero nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Straniero nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Straniero
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

Virus i ri qė shkakton tė ftohur

Cod. B31122007

Burimi i Informacionit : Zeri i Amerikes
Data e Publikimit : 20/11/2007
Autor : (pa autor)

Virus i ri që shkakton të ftohur

Qëndra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve u bën thirrje mjekëve që të tregohen të kujdesshëm ndaj një virusi që shkakton të ftohur dhe që ka prekur katër shtete amerikane. Në paralajmërim thuhet se simptomat duken fillimisht si një i ftohur i lehtë por më pas sëmundja keqësohet duke shkatuar probleme në sistemin e frymëmarrjes. Ky lloj i ri të ftohuri ka shkaktuar deri tani vekjen e 10 vetëve. Virusi quhet Adeno 14 dhe qëndra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve thotë se të paktën 140 vetë janë diagnostikuar me këtë sëmundje midis muajve mars dhe qershor të këtij viti. Prej tyre 10 kanë vdekur. Simptomat e tyre variojnë nga një i ftohur i lehtë, bronkit dhe dhimbje në zorrë ose stomak. Prania e një virusi Adeno 14 është njoftuar që më 1955 në Holandë. Por virusi i tanishëm është një lloj i ri. Doktor William Shafner, ekspert mbi sëmundjet infektive, thotë se virusi që është vënë re këtë vit duhet parë me shqetësim e trajtuar seriozisht. Një prej pacientëve me këtë virus vdiq në shtetin e Uashingtonit. Para se ai të vdiste, tre persona të tjerë ishin infektuar. Që të katër ata kishin kollë, temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje. Mjekja Maksin Hayes, thotë se sistemet imunitare të këtyre pacientëve ishin dëmtuar. Për të luftuar virusin Adeno 14 nuk ka ndonjë ilaç të posaçëm, prandaj mjekët e trajtojnë atë njësoj si të ftohurin e zakonshëm. Ata këshillojnë regjim shtrati, aspirina dhe lëngje.

__________________
Nena eshte shkolle, ne qofte se e pergatite ate ke pergatitur nje popull....... .
O All-llah meshiroi prinderit e mi, sic u kujdesen per mua ne vegjeli

Modifikuar nga NS-6 datė 05/01/2008 ora 23:02

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Dhjetor 2007 17:02
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Straniero Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Straniero Shto Straniero nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Straniero nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Straniero
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

Thumbs up

rradha

tani eshte rradha juaj te me ndihmoni....(te postoni)

__________________
Nena eshte shkolle, ne qofte se e pergatite ate ke pergatitur nje popull....... .
O All-llah meshiroi prinderit e mi, sic u kujdesen per mua ne vegjeli

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Dhjetor 2007 17:03
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Straniero Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Straniero Shto Straniero nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Straniero nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Straniero
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

Macet&mijte

Disa shkencetare e kane krijua nje mi i cili nuk frigohet nag macet bile edhe luan me to e ledhaton mund te themi.
Pse???
Shkencetaret i kane hequr receptoret e eres me te cilet ato e ndjejne eren e maces dhe kjo frige eshte lindur, me ndryshimin e ketyre receptoreve ato fare se ndjejne maces. Interesante ishte videoja qe e pashe ne TV.

__________________
Nena eshte shkolle, ne qofte se e pergatite ate ke pergatitur nje popull....... .
O All-llah meshiroi prinderit e mi, sic u kujdesen per mua ne vegjeli

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Janar 2008 20:48
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Straniero Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Straniero Shto Straniero nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Straniero nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Straniero
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

Macet

disa shkencetare kane krijua nje mace qe ndricon ne erresire, repektivisht jep ngjyre te flouroshente(te portokallt),te macet e bardha vetem

Pse???
Ato i kane dhen proteina qe e perbanje kete komponente dhe ato ishin rreth e perqark lekures???Interesante ishte videoja qe e pashe ne TV.

__________________
Nena eshte shkolle, ne qofte se e pergatite ate ke pergatitur nje popull....... .
O All-llah meshiroi prinderit e mi, sic u kujdesen per mua ne vegjeli

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Janar 2008 20:51
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Straniero Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Straniero Shto Straniero nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Straniero nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Straniero
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

Mbipesha dhe sėmundjet e zemrės; Tensioni i gjakut tek tė moshuarit

Cod. A05012007

Burimi: Zeri i Amerikes
Data e Publikimit: 14/09/2007
Autori : Astrit Lulushi

Mbipesha dhe sëmundjet e zemrës; Tensioni i gjakut tek të moshuarit


Një studim tregon se edhe personat me mbipeshë trupore mund të arrijnë një nivel të gjendjes fizike që i mbron ata nga problemet e zemrës. Afro një e treta e amarikanëve të rritur vuan nga mbipesha trupore. Shpesh është folur rreth problemeve që mund t’i shkaktojë shëndetit kjo mbipeshë. Por rezultatet e studimit të ri lënë të kuptohet se vetëm rënia nga pesha apo operacioni ndoshta nuk përbëjnë kushtin e vetëm për parandaliminn e sëmundjeve të zemrës. Pyetje të thjeshta rreth gjendjes fizike mund të japin informacione që tregojnë nëse gratë janë në rrezik për hasur probleme në zemër Këto pyetje janë; A munden ato të ngjisin shkallët, duke mbajtur çantat e rënda të ushqimeve, dhe a janë ato në gjendje të vrapojnë në distanca të shkurta?.

Doktor Timothy Wessel pranë kolegjit mjekësor të Floridës thotë se gratë që u përgjigjen me “po” këtyre pyetjeve kanë pak rrezik të ndeshen me probleme në zemër, edhe nëse ato vuajnë nga mbi pesha trupore. Në këtë përfundim arriti doktor Wesel dhe kolegët e tij pas studimit mbi sëmudnjet e zemrës, studim që u krye edhe në bashkëpunim me 5 institute kombëtare të shëndetit. “Ekzistojnë shumë mënyra për rënien nga pesha”, thotë doktor Wesel, “përfshi dieta të veçanta ose me operacion. Megjithatë, studimi tregon se mungesa e gjendjes së mirë fizike është një faktor më i rëndësishëm rreziku për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, sesa të qënit mbi peshë.” Shkencëtarët shqyrtuan përgjigjet e mbi 900 grave që thonin se kishin simptoma të sëmundjeve të zemrës. Këto gra iu nënshtruan vizitës dhe analizave mjekësore për të përcaktuar gjendjen e tyre shëndetsore. Studimi zgjati 4 vjet. “Ne pamë se shumë gra që do të klasifikoheshin si mbi peshën normale në fakt ishin në gjendje të kryenin një numër veprimtarish fizike, të cilat anketa jonë i gjykoi si fizikisht të përshtashëme. Madje edhe gratë që kishin faktorë të tjerë rreziku si diabeti apo bllokim arteresh ishin më të mbrojtura nga problemet e rënda të zemrës, nëse gjendja e tyre fizike ishte pak a shumë e mirë. “Pra, nëse ju dëshironi të dobësoheni për të pakësuar rrezikun nga sëmundjet e zemrës, ju duhet të siguroheni që të shtoni nivelin e veprimtarive fizike pasi vetëm rënia nga pesha nuk mjafton”, thotë doktor Timothy Wessel. Doktor Wesel thekson se mbi pesha vazhdon të jetë një faktor i madh rreziku për shumë probleme shëndetsore dhe studimi i tij nuk duhet kuptuar se njerëzit nuk duhet të humbasin peshën e tepërt.


Hipertensioni tek të moshuarit

Disa mjekë në Shtetet e Bashkuara thonë se hipertensioni sistolik tek personat e moshuar nuk duhet lënë pa u trajtuar. Tensioni sistolik i gjakut është numri i madh dhe diastolik është i vogli. Pra në se tensioni i gjakut është 14 me 8, 14-ta tregon shkallën e tensionit sistolik. Sipas një studimi, tensioni i lartë sistolik tek njerëzit 60 vjeç e sipër ndoshta nuk trajtohet sa duhet në Shtetet e Bashkuara. Mjekja Sravat Çaudri, thotë se ajo dhe kolegët e saj rishqyrtuan të literaturën mjekësore të 38 vjetëve të fundit duke analizuar rreth 1 mijë studime, për të parë se si është trajtuar hipertensioni sistolik tek të moshuarit.

Mjekja Çaudri pranë spitalit të veteranëve në shtetin Kenektikat e kreu këtë studim në bashkëpunim me mjeken Xhoana Fudi pranë universitetit Jell. Ata thonë se më parë mendohej se presioni sistolik në nivelin 14 ose më lartë ishte thjesht pjesë e një procesi normal të plakjes. “Por tani ne e dimë”, thotë mjekja Fudi, “se kjo sjell rrezik të madh dhe se duke trajtuar dhe ulur tensionin e gjakut, ne mund të pakësojmë rastet e hemoragjive cerebrale dhe sëmundjeve të zemrës.” Ndërsa mjekja Çaudri thotë se të dhënat e shumta mbështesin idenë e trajtimit të pacientëve që kanë një presion sistolik deri në nivelin 16. Studimi tregoi se ekzistojnë pak prova që mbështesin trajtimin e pacientëve me presion sitolik nga 14 deri në 16. Por një shkallë e tillë konsiderohet e lartë dhe mund të përbëjë rrezik për të moshuarit. Mjekja Fudi thotë se është me rëndësi që pacientët dhe mjekët të punojnë së bashku për të kuptuar dhe përcaktuar planin e trajtimit që i përshtatet të sëmurit. Gjatë studimit u vu re se pacientët e moshuar me tension sistolik 16 ose më shumë, përfitonin më shumë nga dy lloj ilaçesh; diuretikët që pakësojnë lëngjet e trupit dhe bllokuesit e kanaleve që transportojnë kalciumin në zemër dhe që qetësojnë venat.

__________________
Nena eshte shkolle, ne qofte se e pergatite ate ke pergatitur nje popull....... .
O All-llah meshiroi prinderit e mi, sic u kujdesen per mua ne vegjeli

Modifikuar nga NS-6 datė 05/01/2008 ora 22:54

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Janar 2008 18:33
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Straniero Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Straniero Shto Straniero nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Straniero nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Straniero
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

Sėmundjet e rėnda dhe shpresa pėr jetėn

Cod. B05012008

Burimi i Informacionit : Zeri i Amerikes
Data e Publikimit : 03/05/2004
Autor : (pa autor)

Sëmundjet e rënda dhe shpresa për jetën

Shkencëtarët e kanë thënë me kohë që egziston një lidhje ndërmjet shpresës së pacientit dhe përmirësimit të tij nga sëmundjet e rënda. Tani një specialist i shquar amerikan në fushën e kancerit, sygjeron se ka baza mjeksore për një lidhje të tillë. Këtë sugjerim ai e bën në librin e ri mjaft të shitur të titulluar, “Anatomia e Shpresës: Si Fitojnë Njerëzit Përballë Sëmundjes”. Autori i librit është Jerome Groopman, profesor në degën e mjeksisë së Universitetit të Harvardit, njëkohësisht korrespondent i revistës ”The New Yorker” për mjeksinë dhe biologjinë.

Jerome Groopman u mbështet tek përvoja e tij në punë dhe zbulimet e fundit në mjekësi për të shkruar librin “Anatomia e Shpresës.” Ai beson se është e rëndësishme që së pari të kuptohet se çfarë është shpresa, dhe si ndryshon ajo nga optimizmi.

“Një optimist thotë se gjithçka do të shkojë mirë. Por në fakt, ne e dimë që në jetë kjo nuk ndodh gjithmonë kështu. Ndërsa shpresa i pranon të gjitha problemet me të cilat ndeshemi, dhe përmes saj ne shikojmë një të ardhme më të mirë. Diçka e re në libër është të kuptuarit e shpresës dhe ndryshimet që ndodhin në trurin dhe trupin tonë kur kemi shpresa.”

Por cilat janë disa nga këto ndryshime? Si rezultat i shpresës truri çliron disa kimikate të cilat reduktojnë shqetësimet. Shqetësimet janë pengesat më të mëdha tek pacientët për fillimin e një kure të sëmundjeve, apo për të patur forcën e duhur për të përballuar mjekimin. Gjithashtu ka ndryshime serioze në funksionimin e muskujve. Kur të sëmurët me Parkinson shpresojnë kjo bën që të çlirohen kimikate, që i bën muskujt të jenë më elastikë, kështu që të sëmurët mund të funksionojnë më mirë. Shpresa mund të pakësojë dhimbjet tek njerzit me rreumatizëm. Ndërsa për sa u përket sëmudjeve të zemrës, ka studime të mira që tregojnë se të sëmurët që shpresojnë mund të shpejtojnë shërimin dhe ky shërim mund të jetë më i gjatë.

Përsa i përket pacientëve të prekur nga sëmundjet e kancerit, profesori Groopman thotë, studimet nuk janë të qartë. Me siguri që optimizmi dhe shpresa nuk e zhdukin sëmundjen. Por ndikimi i të shpresuarit tek pacientët e kancerit bën që ata të marrin vendime të qarta dhe të zgjedhin mënyrat më të mira me shpresë që të kurohen.

Jerome Groopman beson se roli i doktorit është që t’u thotë të vërtetën pacientëve, por gjithashtu t’i inkurajojë ata që të shpresojnë dhe të kurohen, edhe nëse ata janë në gjendje të rëndë.

“Asnjë doktor nuk është Zoti. Ata nuk mund t’u thonë pacientëve që kanë 3 apo 6 muaj jetë. Kam parë mjaft pacientë që kanë ardhur tek unë për një opinion të dytë, të cilëve u është thënë diçka e tillë nga doktori i tyre por një vit më vonë ata janë akoma gjallë. Pacientëve mund t’u thuhet se sëmundja është serioze dhe dihet që shumë njerëz nuk mbijetojnë nga një sëmudje e tillë. Por gjithashtu pacientëve u duhet thënë se gjërat mund të ndryshojnë. Dhe se ndoshta doktori do të ketë mundësi ta mbajë pacientin gjallë për një periodë më të gjatë, dhe ndoshta ilaçe apo mënyra të reja kurimi do të zbulohen në kohë që t’i shërbejnë kurimit të pacientit. Unë e kam parë një gjë të tillë të ndodhë gjatë 30 vjetëve të karrierës.”

Por çfarë mund të bëhet kur për pacientin nuk ka më shpresë.

“Po ju flas për grua të quajtur Barbara Wilson, e cila më dha një mësim të rëndësishëm në këtë drejtim. Ajo kishte kancer në gji dhe e përballoi mjaft mirë për një kohë të gjatë. Unë shkova tek krevati i saj dhe i thashë se nuk kisha më ilaçe për ti dhënë. Ajo mu përgjigj duke më thënë se e kisha gabim. Barbara më tha se unë zotëroja ilaçin e miqësisë. Dhe mendoj se ajo që duhet bërë në raste të tilla, është tjetërsimi i shpresës për trupin e njeriut që vuan, tek shpresa e shpirtit të tij.”

Doktori Groopman beson se njerëzit shkojnë tek mjeku për të kërkuar shpresë. Pjesë e punës së mjekut është t’i njohë pacientët, të kuptojë ndjenjat e tyre dhe si mund të ndikojnë tek pacientët që t’u ngjallin shpresa për jetën.

__________________
Nena eshte shkolle, ne qofte se e pergatite ate ke pergatitur nje popull....... .
O All-llah meshiroi prinderit e mi, sic u kujdesen per mua ne vegjeli

Modifikuar nga NS-6 datė 05/01/2008 ora 22:57

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Janar 2008 18:38
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Straniero Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Straniero Shto Straniero nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Straniero nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Straniero
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

Nikotina dhe sistemi imunitar

Cod. C05012008

Burimi i Informacionit : Zeri i Amerikes (po ashtu edhe tek Shqip.dk mund ta gjeni kete shkrim)
Data e Publikimit: 20/06/2006
Autor : Astrit Lulushi

Nikotina dhe sistemi imunitar


Nikotina dhe sistemi imunitar

Dihet se nikotina është një substancë që krijon varësinë e organizmit. Ajo gjendet në cigare, pirja e të cilave është shumë e dëmshme. Por shkencëtari Luis Ulloha, imunologjist pranë Institutit Feinstein për kërkime mjekësore, ka zbuluar se nikotina mund të kurojë sëmundjen sepsis kriptogjenin nga e cila vdesin çdo vit rreth 250 mijë amerikanë. Sepsis nxitet nga ndonjë traumë ose infeksion, dhe shkakton shrregullimin e veprimtarisë së sistemit imunitar të njeriut.

“Është përgjigja e pakontrolluar e këtij sistemi që sjell vdekjen”, thotë shkencëtari Luis Ulloha pranë institutit Feinstein për kërkime mjekësore. “Në këtë rast sistemi imunitar përgjigjet fuqishëm gjë që shkakton sulme ndaj sistemit kardiovaskular dhe është në gjendje të shkaktojë mosfunksionimin e plotë të shumë organeve njëherësh.”

Siç është njoftuar herë pas here në revista shkencore, studimet kanë treguar se ata që pijnë duhan janë më pak në rrezik të preken nga kjo sepsis kriptogjeni. Duhani e nikotina përbëjnë qëndër debatesh, dhe rezultatet befasuese të studimeve të herëshme bënë që grupi i shkencëtarëve i kryesuar nga doktor Ulloha të përqëndrohej edhe një herë mbi këtë çështje. Gjatë punës në laborator, doktor Ulloha zbuloi se nikotina mbështillet pas qelizave imunizuese dhe i parandalon ato nga përhapja e substancave infektuese në organizëm. Eksperimentet me kafshë në laborator treguan se nikotina ishte në gjendje të kuronte sepsis kriptogjenin tek minjtë.

“Pra në këtë rast nikotina mund të luftojë fuqishëm infeksionin”, thotë doktor Ulloha, “por problemi është se klinikisht nikotina nuk mund të përdoret, pasi përmban shumë efekte toksike.”

Doktor Ulloha thekson se studimi i tij nuk duhet të shihet si përkrahës për pirjen e duhanit, por përderisa ai dhe ekipi i tij zbuluan një aspekt ku nikotina jep rezultat për të qetësuar sistemin imunitar, shkencëtarët tani mund të shqyrtojnë mundësitë e zhvillimit të një ilaçi që sjell rezultate të ngjashme me nikotinën, për të luftuar sepsis kriptogjenin, një nga sëmundjet më vdekjeprurëse.

__________________
Nena eshte shkolle, ne qofte se e pergatite ate ke pergatitur nje popull....... .
O All-llah meshiroi prinderit e mi, sic u kujdesen per mua ne vegjeli

Modifikuar nga NS-6 datė 05/01/2008 ora 23:25

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Janar 2008 18:39
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Straniero Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Straniero Shto Straniero nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Straniero nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Straniero
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

Ushtrimet e jogės ndihmojnė kundėr kancerit

Cod. D05012008

Burimi i Informacionit : Zeri i Amerikes
Data e Publikimit: 20/06/2006
Autor : Astrit Lulushi

Ushtrimet e jogës ndihmojnë kundër kancerit

Diana Lansden thotë se para një viti ishin ushtrimet e jogës që e ndihmuan atë të përballonte pa probleme terapinë 6 javëshe me rreze.

Doktor Lorenco Kohen pranë qëndrës mjekësore Anderson në Houston të Teksasit është autor i studimit që arriti në përfundimin se gratë me kancer të gjirit që morrën pjesë në klasën për ushtrime të jogës gjatë periudhës së trajtimit me rreze, e kaluan këtë periudhë pa probleme fizike apo shpirtërore. Tani Diana Lansden ka përfunduar trajtimin, megjithatë ajo kryen rregullisht ushtrime të jogës dhe arsyeja që tani ndjehet mirë, thotë ajo, është kryesisht edhe rezultat i ushtrimeve të tilla fizike e medituese.

__________________
Nena eshte shkolle, ne qofte se e pergatite ate ke pergatitur nje popull....... .
O All-llah meshiroi prinderit e mi, sic u kujdesen per mua ne vegjeli

Modifikuar nga NS-6 datė 05/01/2008 ora 23:26

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Janar 2008 18:40
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Straniero Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Straniero Shto Straniero nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Straniero nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Straniero
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

Angry

Gripi i shpendėve nė Kinė mund tė ketė qenė i pranishėm qė nė vitin 2003

Cod. E05012008

Burimi i Informacionit : Zeri i Amerikes
Data e Publikimit : 22/06/2006
Autor : Luis Ramirez

Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka kërkuar Kinës më shumë informacion pas një njoftimi se një person mund të ketë vdekur nga gripi i shpendëve dy vjet përpara se zyrtarët kinezë të njoftonin prezencën e virusit në vendin e tyre.

Lajmi për këtë rast doli nga një letër e publikuar këtë javë në revistën mjekësore amerikane, New England Jornal of Medicine. Në letër një grup shkencëtarësh kinez thotë se një 24 vjeçar kinez i cili vdiq nga simptoma të ngjashme të pneumonisë në vitin 2003 mund të ketë vdekur si rezultat i virusit H5N1 i gripit të shpendëve.

Në letrën e tyre shkencëtarët kinez thonë se analizat e bëra pas vdekjes së tij rezultoi se ai kishte virusin e gripit të shpendëve. Në kohën e vdekjes, personi u radhit në listën e viktimave të epidemisë së SARS-it. Për ekspertët ndërkombëtar të shëndetësisë, njoftimi i kësaj jave ngreh pyetje nëse virusi H5N1 ishte prezent në Kinë para vitit të kaluar kur zyrtarët kinez raportuan praninë e tij për herë të parë.

Roy Wadia është zëdhënës për zyrën e Pekinit në Organizatën Botërore të Shëndetësisë e cila u ka kërkuar autoriteteve kineze më shumë informacion. "Duam të dimë kur u kryen analizat dhe kur u zbulua prania e virusit. Në se parnia e tij u zbuluar në 2003shin përse nuk u njoftua për të?", pyet zëdhënësi.

Shkencëtarët thanë se hollësitë e rastit të vitit 2003 janë të rëndësishme pasi ato mund të ndihmonojnë të zbulohet në se virusi ka pësuar ndryshim gjenetik qysh atëherë. Ata thonë se ky informacion mund të jetë i nevojshëm për të krijuar një vaksinë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se H5N1 ka marrë jetën e të paktën 130 personave që kur u rishfaq në Azi në vitin 2003. Shumë nga viktimat kanë patur kontakt me kafshë të infektuara.

Megjithatë ekspertët e shëndetësisë janë të shqetësuar se virusi mund të ndryshojë në një formtë që të mund të kalojë nga njeriu tek njeriu duke krijuar një epidemi botërore

__________________
Nena eshte shkolle, ne qofte se e pergatite ate ke pergatitur nje popull....... .
O All-llah meshiroi prinderit e mi, sic u kujdesen per mua ne vegjeli

Modifikuar nga NS-6 datė 05/01/2008 ora 23:28

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Janar 2008 18:41
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Straniero Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Straniero Shto Straniero nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Straniero nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:37 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > Lajme nga Mjeksia

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.