Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > Lajme nga Mjeksia
Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Straniero
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

Njė Terapi e Re Kundėr Kancerit

Cod. F05012008

Burimi i Informacionit : Zeri i Amerikes
Data e Publikimit : 24/09/2002
Autor : Astrit Lulushi

Një Terapi e Re Kundër Kancerit

Kohët e fundit, Instituti Kombetar amerikan i Kancerit njoftoi se ka filluar eksperimentimin e një mënyre jo të zakonëshme për luftimin e kancerit. Metoda e re quhet imunoterapi, që siç mund të kuptohet, imuniteti i organizmit përdoret për të goditur qelizat kanceroze.

Shkencëtarët janë shumë optimist rreth së ardhmes së kësaj terapie, megjithëse provat deri tani kanë qënë të pakta në numër, ndoshta për arsye të fondeve jo të mjaftueshme .

Në këtë kuadër, javën e kaluar, koalicioni kombëtar për kërkime në fushën e kancerit organizoi një takim në Kongres për të kërkuar më shumë fonde qeveritare. Doktor Harold Moses i qëndrës kërkimore mjekësore Wanderbild-Ingram thotë se provat me imunoterapi duhen parë si një zhvillim mjaft i madh në fushën e mjekësisë për faktin se kjo mënyrë mund të përdoret kundër të gjitha llojeve të kancerit.

Nga rezultatet e deritanishme të provave, megjithëse të pakta në numër, duket se shumica e të sëmurëve janë përmirësuar dukshëm. Ndërkohë, shumë të tjerë shpresojnë se imunotherapia do t’i shpëtojë nga kjo sëmundje vdekje prurëse.

Jesica Mosher, 26 vjeçare, vitin e kaluar u diognastikua me melanoma. Pavarësisht nga përpjekjet për trajtimin me kirurgji e kimotherapi, melanoma u përhap duke prekur mëlçinë, mushkritë dhe shtyllën kurrizore.

Para tre javësh, Jessica u bë pacientja e 16 që i nënshrohet mënyrës së re të trajtimit me imunoterapi. Kjo lloj terapie shfrytëzon sistemin imunitar të organizmit për të luftuar kancerin.

Shefi i Institutit Kombëtar mbi Kancerin, Stephen Rosenberg thotë se imunoterapia është proces katër fazash: Së pari kanceri hiqet me operacion nga trupi i të sëmurit. Pas kësaj, tumori i hequr dërgohet në laborator për kërkime për qeliza anti kaceroze të quajtura T-Lymphocytes. Këto qeliza shumëfishohen dhe pastaj miliarda në numër ato futen në gjakun e pacientit për të gjetur dhe goditur tumoret.

Kjo mënyrë e re ka dhënë rezultate mjaft premtuese. Nga 16 të sëmurë që janë i janë nështruar imunoterapisë, në 6 prej tyre tumori është zvogëluar dukshëm, tek 2 të tjerë tumori u zvogëlua deri në 95 përqind. Në 4 pacientë, tumori u zvogëlua deri diku, ndërsa vetëm tek 3 pacientë, nuk u vu re ndonjë ndryshim. Ndërkohë për Jessicën, e cila ndodhet në proces, ende nuk mund të thuhet gjë.

Mjeku Harlod Moses thotë se duket që në një të ardhme të afërt, imunoterapia do bëhet një mënyrë e përhapur në trajtimin e rasteve të kancerit, dhe se bashku me terapi e ilaçe të tjera si Gleevec dhe Iressa do të ndikojë dukshëm në uljen e rasteve të vdekjeve nga kanceri në Shtetet e Bashkuara e në botë.

Ndërkohë Koalicioni kombëtar për kërkime në fushën e kancerit thotë se nevojiten më shumë fonde qeveritare për vazhdimin e provave dhe punës kërkimore në këtë drejtim. Herë pas herë ky koalicion organizon takime në Kongres ku paraqet para ligjvënësve ish viktima të kancerit që dëshmojnë sesi ilaçet e reja dhe puna e palodhur e mjekëve kanë shpëtuar jetën e tyre.

Edhe ndërgjegjësimi më shumë i njerëzve për dëmet që sjell duhani duket se është punë e këtij koalicioni. Një pjesë të punës ky koalicion e përqëndron në kërkimet shkencore që e paraqesin duhanin si shkaktar kryesor të kancerit. ********************************************

Ndërkohë, astronomët për herë të parë kanë përgatitur një film dokumentar me fotografitë e marra nga teleskopi Hubble. Kur mjegulla në formë gaforreje u shfaq papritur në qiell afro një mijë vjet më parë, astronomët kinezë mbajtën shënime e shkruan rreth saj, ndërsa indianët e Amerikës e gdhëndën në gur.

Tani astronomët duke përdorur teleskopët më të fuqishëm të kohës, kanë bërë një film dokumentar rreth Mjegullës së Gaforres. Shkencëtarët thonë se nga pamjet kanë mësuar se kjo mjegullje është një yll mjaft kompakt që rotullohet me shpejtësi rreth vetes duke çliruar vrullshëm energji.

Filmi u prodhua duke përdorur pamje televizive dhe duke i kombinuar ato me një seri fotografishë të marra nga teleskopi Hubble dhe nga Observatori Chandra X.

Ndërkohë, sateliti Aqua, sistemi më i ri i Nasas për vrojtimin e Tokës po dërgon me suskes të dhëna dhe imazhe mbi gjendjen e planetit tonë. Sateliti Aqua, i pajisur me 6 instrumente të fuqishme, u lëshua në orbit para dy muajsh, dhe nëse gjithshka shkon sipas planit të dhënat e dërguara mund të çojnë në përmirësimin e parashikimit të motit dhe në një kuptim më të mirë të sistemit klimatik, veçanërisht rolit të ujit në të.

__________________
Nena eshte shkolle, ne qofte se e pergatite ate ke pergatitur nje popull....... .
O All-llah meshiroi prinderit e mi, sic u kujdesen per mua ne vegjeli

Modifikuar nga NS-6 datė 05/01/2008 ora 23:30

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Janar 2008 18:42
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Straniero Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Straniero Shto Straniero nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Straniero nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Straniero
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

Kinė: dėnim me vdekje pėr helmimin e ushqimit

Cod. A05012008

Burimi i Informacionit : Zeri i Amerikes
Data e Publikimit : 30/09/2002
Autor: (pa autor)

Kinë: dënim me vdekje për helmimin e ushqimit

Një gjykatë kineze dënoi me vdekje pronarin e një restoranti, për vrasjen e dhjetra njerëzve dhe dëmtimin e qindra të tjerëve, duke helmuar ushqimin e një pronari rival. Gjykata e qytetit lindor Nanjing e shpalli Chen Zhenpingin fajtor për përdorimin e barit të miut për të helmuar ushqimet në një restorant të vogël në qytetin fqinj Tangshan më 15 shtator te 2002. Nga helmimi vdiqën 38 vetë dhe qindra të tjerë u sëmurën.

__________________
Nena eshte shkolle, ne qofte se e pergatite ate ke pergatitur nje popull....... .
O All-llah meshiroi prinderit e mi, sic u kujdesen per mua ne vegjeli

Modifikuar nga NS-6 datė 09/01/2008 ora 22:45

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Janar 2008 18:44
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Straniero Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Straniero Shto Straniero nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Straniero nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Straniero
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

Menyre e re pėr trajtimin e sėmundjeve tė zemrės

Cod. B05012008

Burimi i Informacionit : AlbanianHub.Ch
Data e Publikimit : 01/01/2008
Autor : jetmiri_gl

Menyre e re për trajtimin e sëmundjeve të zemrës


Nje studim i kohëve të fundit vë në dukje se përdorimi i një membranë të hollë sintetike mund të ulë mundësinë e një sulmi vdekjeprurës në zemer. Membrana e hollë në formë rrjete luan rolin e një korseje për mbajtjen e zemrës të tkurrur brenda kufijve normalë. Shknecëtarët mendojnë se membrana e hollë e sintetike mund t’u vijë në ndihmë njerëzve që përballen me rreziqe serioze të zemrës. Kur zemra dobësohet apo dëmtohet, ajo shpesh zmadhohet dhe nuk arrin të pompojë me efikasitet. Doktorët thonë se kjo membanë sintetike mbështillet rreth zemrës së zmadhuar duke e mbledhur apo e tkurrur atë deri në një masë normale. Firma Acorn që e ka prodhuar këtë membranë ka zbuluar se pacientët e mjekuar në këtë mënyrë, dhe me ilaçe të zakonëshme ndaj sëmudnjeve të zemrës, kanë treguar përmirësime të dukëshme. Paisja është miratuar për përdorim në Europë dhe Acorn pritet të kërkojë miratimin në Shtetet e Bashkuara gjatë muajve të ardhshëm

__________________
Nena eshte shkolle, ne qofte se e pergatite ate ke pergatitur nje popull....... .
O All-llah meshiroi prinderit e mi, sic u kujdesen per mua ne vegjeli

Modifikuar nga NS-6 datė 09/01/2008 ora 22:51

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Janar 2008 18:45
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Straniero Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Straniero Shto Straniero nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Straniero nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Straniero
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

Mėnyrė e re skanimi

Cod. C05012008

Burimi i Informacionit : AlbanianHub.Ch
Data e Publikimit : 01/01/2008
Autor : jetmiri_gl

Mënyrë e re skanimi

Një procedurë e re skanimi e quajtur angiogramë mund të zbulojë shenja sëmundjesh shpesh të padallueshme nga analizat e deritanishme. Ndërsa një Ndërkohë, doktorët po përdorin tani një procedurë që jep një pamje tre-dimensionale të zemrës. Procedura e re, e quajtur angiografi, kombinon tomografinë e një kompjuteri me ato të një angiograme. Një angiorafi prodhon imazhe tërthore të trupit, duke përdorur rreze X, por me shumë më tepër hollësi sesa një tomografi. Angiograma bëhet duke futur një kateter në trupin e pacientit, për të injektuar një pigment të veçantë në gjak i cila lejon rrezet X të depërtojnë. Angiografia i lejon doktorët të injektojnë një pigment në venën periferike, dhe jo në arterie, procedurë kjo që është më pak e dëmshme, dhe me më pak rreziqe për komplikacione të rënda. Pastaj doktorët përdorin analizat kompjuterike për të studiuar rezultatet. Doktor Hooman Madyoon është specialist zemre në Qendrën Mjekësore Saint Joseph në Stockton të Kalifornisë. Ai thotë: “Ajo që mund të bëjmë tani dhe nuk kemi mundur ta bëjmë më parë është mundësia për të parë brenda arterieve të zemrës dhe të mos shohim vetëm shtresat e zemrës, kalciumin që ka pasur gjatë katër pesë viteve të fundit, por edhe shtresat më të reja, që janë më të buta dhe jo të kalciumizuara. Në të kaluarën, nuk kemi qenë në gjendje t’i shohim këto shtresa, dhe ato janë më të rrezikshmet.” Shumica e pacientëve mund të bëjnë një angiografi pa qënë e nevojëshme të shtrohen në spital.

__________________
Nena eshte shkolle, ne qofte se e pergatite ate ke pergatitur nje popull....... .
O All-llah meshiroi prinderit e mi, sic u kujdesen per mua ne vegjeli

Modifikuar nga NS-6 datė 09/01/2008 ora 22:52

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Janar 2008 18:46
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Straniero Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Straniero Shto Straniero nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Straniero nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
SmoKer
heavy ...

Regjistruar: 11/02/2005
Vendbanimi: Kabul- a great city , in which to live ,play and w
Mesazhe: 2511

Re: Nikotina dhe sistemi imunitar

Citim:
Po citoj ato që tha Sundimtari
Nikotina dhe sistemi imunitar


Nikotina dhe sistemi imunitar

Dihet se nikotina është një substancë që krijon varësinë e organizmit. Ajo gjendet në cigare, pirja e të cilave është shumë e dëmshme. Por shkencëtari Luis Ulloha, imunologjist pranë Institutit Feinstein për kërkime mjekësore, ka zbuluar se nikotina mund të kurojë sëmundjen sepsis kriptogjenin nga e cila vdesin çdo vit rreth 250 mijë amerikanë. Sepsis nxitet nga ndonjë traumë ose infeksion, dhe shkakton shrregullimin e veprimtarisë së sistemit imunitar të njeriut.

“Është përgjigja e pakontrolluar e këtij sistemi që sjell vdekjen”, thotë shkencëtari Luis Ulloha pranë institutit Feinstein për kërkime mjekësore. “Në këtë rast sistemi imunitar përgjigjet fuqishëm gjë që shkakton sulme ndaj sistemit kardiovaskular dhe është në gjendje të shkaktojë mosfunksionimin e plotë të shumë organeve njëherësh.”

Siç është njoftuar herë pas here në revista shkencore, studimet kanë treguar se ata që pijnë duhan janë më pak në rrezik të preken nga kjo sepsis kriptogjeni. Duhani e nikotina përbëjnë qëndër debatesh, dhe rezultatet befasuese të studimeve të herëshme bënë që grupi i shkencëtarëve i kryesuar nga doktor Ulloha të përqëndrohej edhe një herë mbi këtë çështje. Gjatë punës në laborator, doktor Ulloha zbuloi se nikotina mbështillet pas qelizave imunizuese dhe i parandalon ato nga përhapja e substancave infektuese në organizëm. Eksperimentet me kafshë në laborator treguan se nikotina ishte në gjendje të kuronte sepsis kriptogjenin tek minjtë.

“Pra në këtë rast nikotina mund të luftojë fuqishëm infeksionin”, thotë doktor Ulloha, “por problemi është se klinikisht nikotina nuk mund të përdoret, pasi përmban shumë efekte toksike.”

Doktor Ulloha thekson se studimi i tij nuk duhet të shihet si përkrahës për pirjen e duhanit, por përderisa ai dhe ekipi i tij zbuluan një aspekt ku nikotina jep rezultat për të qetësuar sistemin imunitar, shkencëtarët tani mund të shqyrtojnë mundësitë e zhvillimit të një ilaçi që sjell rezultate të ngjashme me nikotinën, për të luftuar sepsis kriptogjenin, një nga sëmundjet më vdekjeprurëse.



Kisha deshire dhe nevoje ta linja duhanin po me c'lexova nuk behet gje

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Janar 2008 18:47
SmoKer nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė SmoKer Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me SmoKer (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: SmoKer Shto SmoKer nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto SmoKer nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Straniero
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

Thumbs up

Ilaēi i ri kundėr mbipeshės

Cod. D05012008

Burimi i Informacionit : AlbanianHub.Ch
Data e Publikimit : 01/01/2008
Autor : jetmiri_gl

Ilaçi i ri kundër mbipeshës

Një ilaçi i ri i quajtur Rimonabant. mund të rregullojë balancën kimike në tru, duke e bërë njeriun që vuan nga mbipesha të mos ndjejë uri ose personin që pi duhan të mos ndjejë nëvojë për nikotinë. Në rastin e Vela Della Yoakam ky ilaç ishte tepër efikas. “Habitem. Unë kam lënë cigaren dhe kam humbur peshë. Kam humbur gjithsej 20 kilogram me këtë ilaç”, thotë ajo. Doktorët thonë se ilaçi i ri shkakton humbje peshe më shumë se çdo ilaç tjetër. Studiuesit zbuluan gjithashtu se Rimonabant përmirëson nivelet e kolesterinës, ndihmon në parandalimin e sulmeve në zemë, dhe të mbron organizmin kundër diabetit. Kjo tabletë dietike eksperimentale duket të jetë pa rrezik, dhe efekte anësore të zakonshme janë marramendja dhe dhimbjet e kokës për një ose dy ditë. Studiuesit thonë se nëse Rimonabant miratohet nga agjencia federale e ushqimeve dhe ilaçeve, ata që e marrin këtë ilaç do të vazhdojnë ta marrin gjithmonë. Doktor Christopher Cannon nga Spitali Bringham thotë: “Të jesh mbi peshë apo i shëndoshë është si sëmundje kronike dhe prandaj duhet një ilaç kronik për t’i ndihmuar njerëzit të humbin peshë.” Shkencëtarët besojnë se Rimonabant- ilaçi më i ri, mund të jetë me të vërtetë mjekimi i duhur për shumë probleme të zakonshme shëndetësore.

__________________
Nena eshte shkolle, ne qofte se e pergatite ate ke pergatitur nje popull....... .
O All-llah meshiroi prinderit e mi, sic u kujdesen per mua ne vegjeli

Modifikuar nga NS-6 datė 09/01/2008 ora 22:53

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Janar 2008 18:47
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Straniero Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Straniero Shto Straniero nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Straniero nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Straniero
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

Metodė e re kirurgjike

Cod. A09012008

Burimi i Informacionit : Zeri i Amerikes
Data e Publikimit : 08/01/2008
Autor : Astrit Lulushi

Metodë e re kirurgjike

Kohët e fundit, Maria Viruet iu nënshtrua një operacioni për heqjen e tëmthit. Mjekët e operuan atë nëpërmjet vrimës së kërthizës. Mjeku Paul Kurçillo thotë se kjo metodë e re operimi nuk sjell asnjë rrezik, nuk shkakton asnjë dhimbje, pasi kirirgu nuk përdor asnjë lloj bisturie. Pas hapjes së kërthizës, kirurgu përdor një lloj instrumenti që mund të lëvizë si një dorë kirurgu, duke eleminuar kështu përdorimin e mjeteve laparoskopike pak të manovrueshme. Mjekët po e përdorin metodën e operimit nëpërmjet kërthizës për heqjen e tëmthit, riparimin e gjendrave të dhjamit, histerektomi dhe ndërhyrje në shtyllën kurrizore.

__________________
Nena eshte shkolle, ne qofte se e pergatite ate ke pergatitur nje popull....... .
O All-llah meshiroi prinderit e mi, sic u kujdesen per mua ne vegjeli

Modifikuar nga NS-6 datė 09/01/2008 ora 22:55

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Janar 2008 19:00
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Straniero Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Straniero Shto Straniero nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Straniero nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Straniero
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

Studime pėr trajtimin e traumave nė tru

Cod. B09012008

Burimi i Informacionit : Zeri i Amerikes
Data e Publikimit : 08/01/2008
Autor : Astrit Lulushi

Studime për trajtimin e traumave në tru

Shkencëtarë amerikanë të laboratorëve të mbrojtjes dhe të sektorit privat po bashkëpunojnë për të krijuar mjete më të mira mbrojtëse për civilë e ushtarë.

Këtë lojtar futbolli janë pjesmarrës në një studim. Helmetat e tyre janë pajisur me ndjesorë të posaçëm që vëshgojnë dhe regjistrojnë efektet e goditjeve. Doktor Tom Guduin pranë kolegjit të Virxhinias thotë se ndjesorët për rreth helmetës regjistrojnë forcën e goditjes dhe drejtimin që shpërndahet ajo. Në këtë mënyrë ekspertët mund të shohin se cila pjesë e trurit preket më shumë nga goditjet.

Në studim marrin pjesë edhe ekspertë të Pentagonit. Shefi i shttabit të ushtrisë, Xhorxh Kejsi thotë se tani po kryhen eksperimente me helmetat e pajisura me ndjesorë të vendosura në kokën e mostrave në laborator. Ekspertët masin tronditjen e shkaktuar në kokën, pastaj të dhënat e regjistruara kalohen në kompjuter për të parë efektet e goditjeve në tru.

Helmeta me ndjesorë vazhdojnë të perfeksionohen dhe është planifikuar që ato të fillojnë të përdoren këtë vit në Irak e Afganistan. Kjo pllakë është një tjetër pajisje për të matur drejtpeshimin, që njeriu shpesh humbet kur goditet në kokë. Neurologu Tomas DeGravo e përdor këtë pajisje për të matur përpjestimin e përhapjes së goditjes në tru.

Kudo që ndodh lëndimi, në fushëbetejë a në fushën e sportit, këto pajisje do t’i lejojnë mjekët të përcaktojnë me shpejtësi mënyrën më të mirë të trajtimit për viktimat e traumës.

__________________
Nena eshte shkolle, ne qofte se e pergatite ate ke pergatitur nje popull....... .
O All-llah meshiroi prinderit e mi, sic u kujdesen per mua ne vegjeli

Modifikuar nga NS-6 datė 09/01/2008 ora 22:56

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Janar 2008 19:01
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Straniero Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Straniero Shto Straniero nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Straniero nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Straniero
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

Testosteronet nė formė tabletash, tė paefektėshme

Cod. C09012008

Burimi i Informacionit : Zeri i Amerikes
Data e Publikimit : 08/01/2008
Autor : Astrit Lulushi

Testosteronet në formë tabletash, të paefektëshme

Një studim tregon se marrja e testosteroneve nuk i ndihmon burrat e moshuar për t’u bërë më të fortë e më të shkathët. Në Shtetet e Bashkuara, qindra mijëra të moshuar marrin testosteron në formë tabletash duke shpresuar për forcimin e muskujve e të kockave dhe për një jetë cilësore.

Ndërsa burrat moshohen, niveli i hormonit testosteron në gjak pakësohet. Shkencëtarët pranë qëndrës mjekësore të universitetit Utrecht në Holandë, kryen kohët e fundit një studim për të parë nëse marrja e këtij hormoni në formë tabletash mund t’i ndihmojë ata në përmirësimin e gjendjes fizike.

Mjekja Mariel Emelot Vonk thotë se qëllimi i studimit ishte për të parë nëse testosteroni ndihmon për parandalimin e shenjave të plakjes. Në studim u përfshinë 207 burra të moshës 60-80 vjeçare të cilëve iu dhanë testosteron në formë tabletash për 6 muaj. Mjekja Ivone van der Shoun, një prej autoreve të studimit thotë se shpresohej që testosteroni do të ndihmonte në uljen e shtresave të dhjamit në bark. Por gjatë studimit nuk u vu re një pakësim i tillë. Shkencëtarët panë se niveli i kolesterinës së mirë u pakësua tek burrat që merrnin testosteron. Në përgjithësi, studimi tregoi se marrja e testosteronit në formë tabletash nuk sillte ndonjë të mirë për shëndetin, prandaj shkencëtarët dolën me rekomandimin që ai të mos përdoret. Mjekja Emelot Vonk thotë se ka plot mënyra që burrat e moshuar mund të përdorin për të shftuar fuqinë, përmirësuar funksionin mendor e mposhtur plogështinë. Këto mënyra janë ushtrimet fizike e ushqimet e shëndetshme.

__________________
Nena eshte shkolle, ne qofte se e pergatite ate ke pergatitur nje popull....... .
O All-llah meshiroi prinderit e mi, sic u kujdesen per mua ne vegjeli

Modifikuar nga NS-6 datė 09/01/2008 ora 22:57

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Janar 2008 19:03
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Straniero Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Straniero Shto Straniero nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Straniero nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Straniero
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

Robotėt dhe inxhinieria bio-mjekėsore

Cod. D09012008

Burimi i Informacionit : Zeri i Amerikes
Data e Publikimit : 07/01/2008
Autor : (pa autor)

Robotët dhe inxhinieria bio-mjekësore


Arritjet në teknologjinë mjekësore nuk janë të rastësishme. Neuro-kirurgu James Burgess në Spitalin e komunës Allegëni mendon se fillimisht lind frymëzimi. Prandaj ai ka hapur një kurs me titull “Kirurgjia për Inxhinierët.” Studentët vijnë në këtë kurs për të marrë mësime mbi sistemin Da Vinci të Kurirgjisë.

"Kjo është një teknologji shumë e avancuar që sapo kemi filluar ta fusim në përdorim në sallat e operacioneve. Por kjo teknologji mund të frymëzojë inxhinierët biomjekësorë, duke iu zgjuar ide të reja për të përmirësuar teknologjinë ekzistuese".

Dr. Marco Zenati e përdor shpesh sistemin Da Vinci për bypass në zemër. Në këtë rast ai po e provon sistemin jo në një pacient real, por në një model kirurgjie në laborator.

"Kirurgjia e ndihmuar nga robotët ka bërë që tani mes dorës së kirurgut dhe tehut të bisturisë të ketë një kompiuter të vogël, i cili i jep mjekut aftësi mbinjerëzore. Një prej aftësive të sistemit është eliminimi i dridhjeve të dorës".

Gjatë semestrit 4 mujor studentët shohin kirurgët gjatë operacioneve. Në sesione 3 orëshe çdo javë, ata ndjekin operacione që varen tek mjete robotike dhe pajisje kompiuterike të krijuara nga inxhinierët.

Duart e kirurgut Zenati nuk e prekin kurrë pacientin. Ai ulet në një pult komandimi dhe mbi duar dhe këmbë ka pajisje kontrolluese kompiuterike përmes të cilave drejton krahët robotikë të pajisur me kamera dhe instrumente kirurgjikale. Pamjet 3-dimensionale që ai sheh mes lenteve zmadhuese dalin 10 herë më të mëdha se origjinalet.

"Është disi e frikshme, por shpejt zhytesh në këtë veprim si magjistari me shkopin magjik. Ky është një operacion i vërtetë dhe mbi të gjitha ka rëndësi shëndeti i pacientit".

Studentët ulen me radhë tek një pult komandimi që funksionon nga lëvizjet e duarve dhe këmbëve të tyre si një lojë elektronike. Por James Burges thotë se kjo është një përvojë shumë e rëndësishme, pasi i ndihmon ata të mendojnë si kirurgë të vërtetë:

"Pikërisht këtë duam të arrijmë, pra t’i angazhojmë studentët që në fillimet e studimeve në këtë teknologji që t’i frymëzojmë dhe ndoshta t’i nxisim të punojnë në projekte të tjera teknologjike jashtë kësaj klase".

Michael Despenza dhe Frank Hamond, si shumë studentë të tjerë, ndjekin studimet pasuniversitare në inxhinieri mekanike dhe janë shumë të interesuar në këtë teknologji. Ata e shohin veten si pjesë përbërëse të një ekipi bio-mjekësor në të ardhmen.

__________________
Nena eshte shkolle, ne qofte se e pergatite ate ke pergatitur nje popull....... .
O All-llah meshiroi prinderit e mi, sic u kujdesen per mua ne vegjeli

Modifikuar nga NS-6 datė 09/01/2008 ora 22:59

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Janar 2008 19:04
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Straniero Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Straniero Shto Straniero nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Straniero nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 01:41 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > Lajme nga Mjeksia

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.