Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura shquara shqiptare ne diaspore > VDIQ Presidenti Ibrahim Rugova
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Kosovė, shuhet ikona e pavarėsisė

Ibrahim Rugova mbylli sytë në 11:38. Vuante nga kanceri



Dje u nda nga jeta në moshën 61-vjeçare një nga figurat më të shquara politike të Kosovës, presidenti Ibrahim Rugova, i quajtur Babai i Kombit, njeriu që luftoi pambarimisht për pavarësinë e Kosovës.

Ai mbylli sytë në shtëpinë e tij në Velania, në prani të bashkëshortes Fane, mjekëve të tij dhe këshilltarëve, rreth orës 11.38 minuta. Kur në gushtin e vitit të kaluar, ai zbuloi se vuante nga sëmundja e pashërueshme e kancerit në mushkri, të gjithë përjetuan ankthin: a do të mundet Rugova të kurorëzojë ëndrrën e tij për pavarësi? E ajo që ishte ëndërr, në të gjallë, për të nuk u bë realitet. Ai filloi të merrej seriozisht me kurimin e sëmundjes, duke e zbuluar atë pas analizave të kryera në Landsthul në Gjermani ku e bëri publike vetë.
Jeta
Presidenti Rugova u lind më 2 dhjetor 1944, në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut, në Kosovë. Vetëm kur ai ishte 40 ditësh, më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë pushkatojnë babanë e tij, Ukë Rugova, dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike, që po depërtonin gjatë LIIB në krahinën e Rugovës. E pavarësisht dhimbjes dhe fëmijërisë së vështirë të kaluar, Ibrahim Rugova mbaroi shkollimin e mesëm në Pejë, më 1967. I lidhur shumë me Kosovën dhe shqipen, ëndrra e tij ishte vazhdimi i studimeve për Albanologji, degë të cilën ai e filloi dhe e përfundoi në fakultetin e Filozofisë në Universitetin e Prishtinës, më 1971. Rugova qëndroi gjatë një viti akademik (1976-77) në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare. Ibrahim Rugova mori doktoratën në Letërsi në universitetin e Prishtinës, më 1984. Më 1996, dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës. Po në këtë vit ai u shpall Doktor Nderi i Universitetit të Parisit VIII, në Paris. Gjithë jetën e vet studimore, ia kishte kushtuar shqipes. Ndaj, që në të ri dhe në vazhdim, 10 libra mbajnë autorësinë e tij. Penën e provoi si redaktor në gazetën e studentëve “Bota e re” dhe në revistën shkencore “Dituria” gjatë viteve 71-72, gazeta që botoheshin në Prishtinë. Dhe duke iu kushtuar edhe fakultetit që përfundoi prej dy dekadash, doktor Rugova punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si hulumtues i letërsisë. Për një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës “Gjurmime albanologjike”, të cilën e publikonte ky Institut. Prirjet e tij artistike, letrare dhe albanologjike, e ngritën liderin e ardhshëm të Kosovës deri në detyrën e kryetarit të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës më 1988, një shoqatë që u bë bërthama e fuqishme e lëvizjes shqiptare që po kundërshtonte sundimin komunist serb/jugosllav në Kosovë.

Jeta politike
Ibrahim Rugova që e udhëhoqi Kosovën drejt autonomisë po luftonte që bisedimet për statusin e saj përfundimtar të përfundonin me arritjen e pavarësisë. I njohur si “Gandi i Ballkanit” për përkrahjen e idesë së rezistencës paqësore ndaj shtypjes dhe represionit serb, Rugova dominoi jetën politike të shqiptarëve të Kosovës në vitet ’90 deri në shpërthimin e konfliktit të armatosur në vitin 1998.
Rugova, 61 vjeç, me shallin e pandarë prej mëndafshi dhe syzet e rrumbullakëta, ka luftuar gjithmonë me mjete paqësore kundër pushtetit të Beogradit dhe represionit të regjimit të Sllobodan Millosheviçit. Shkrimtar i shquar, i diplomuar në Sorbonë për Letërsi, Ibrahim Rugova, që fliste frëngjisht, anglisht, serbisht, ishte një nga pionierët e qarqeve të inteligjencës në Kosovën nën ish-Jugosllavinë komuniste. Pas revokimit të autonomisë së Kosovës nga Millosheviçi, në vitin 1989, Rugova themelon LDK-në, e cila bojkoton të gjitha zgjedhjet e organizuara nga Beogradi dhe vendos institucione paralele si shkolla, sistemin e shëndetësisë dhe taksave për shumicën shqiptare në Kosovë. Në shoqërinë historikisht konservatore të Kosovës, ai është vlerësuar shpeshherë si “babai i kombit”. Me ardhjen e OKB-së dhe NATO-s në Kosovë Rugova u gjodh President në mars të vitit 2002 nga zgjedhjet e para të organizuara nga OKB-ja në vend. Në vitin 2002 Rugova u zgjodh presidenti i parë i Kosovës. Në dhjetor të vitit 2004 u zgjodh për një mandat të dytë. Në pesëmbëdhjetë vitet e fundit, Ibrahim Rugova është kthyer në një mit në Kosovë”, vlerëson analisti Mufail Limani. “Pjesa më e madhe e banorëve të Kosovës e konsideronin si të pazëvendësueshëm”.

Familja
Pak thuhet e dihet për familjen Rugova. Rezidenca e tij është në rrugën “Velania” në Prishtinë dhe ai qëndron aty me bashkëshorten Fane, Zonja e Parë e Kosovës. Nga martesa ata kanë tre fëmijë, dy djem: të madhit, i ka vënë emrin e të atit Ukë, të dytit i ka vënë emrin Mendim, dhe vajza e tyre ka emrin Teuta. Asnjëherë nuk ka dashur të flitet dhe të bëjë publike familjen e tij. Pak kanë shkruar edhe mediat. Veçse, asnjëri prej fëmijëve të tij nuk është shquar për prirje politike. Vetëm Nasiri, një nip i Rugovës, është këshilltar i kryeministrit Kosumi dhe është i vetmi nga familja që i është dedikuar politikës.





Titujt nderkombetare te Rugoves
Më 1995, dr. Rugovës iu dha çmimi për Paqe i Fondacionit Paul Litzer, në Danimarkë.
Më 1996, Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Parisit VIII, Sorbonë, Francë.
Më 1998, Rugovës iu nda çmimi Saharov i Parlamentit Evropian
Në vitin 1999, Rugova mori çmimin për Paqe të qytetit Mynster (Münster), Gjermani
Në vitin 1999 u shpall Qytetar Nderi i qyteteve italiane: Venedikut, Milanos dhe Breshias
Në vitin 2000, dr. Rugova mori çmimin për Paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë “Manuel Carrasco i Formiguera”, në Barcelonë, Spanjë.
Në vitin 2004, Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi i ka ndarë presidentit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, çmimin e Evropës për vitin 2004. (Bartës të mëparshëm të çmimit të Evropës janë: Mbreti i Spanjës, Huan Karlos, Helmut Kol, Ronald Regan-i, Oto fon Habsburg dhe Emil Konstantinesku.
Në vitin 2004, gjenerali Xheri Bek, komandant i Brigadës Multinacionale të KFOR-it Lindja, i dorëzoi dr. Rugovës fletëlavdërimin e nënshkruar nga zëvendësguvernatorja e Pensilvanisë, znj. Kethrinë Bejkër Noll
Në vitin 2004, Presidenti i Kosovës, dr.Ibrahim Rugova, në një ceremoni solemne të zhvilluar të hënën më 2 shkurt në Belgjikë), është shpallur Senator Nderi i Evropës nga Senati i Evropës.
Më 9 shtator 2004, Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Tiranës.
Më 20 nëntor 2005, Këshilli i Qytetit të Nju Jorkut e ka nderuar presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, me një mirënjohje të veçantë për përkushtimin e tij në afirmimin e parimeve të demokracisë dhe për udhëheqjen e tij politike frymëzuese.


Eliot Engel
“Ibrahim Rugova i kushtoi të gjithë jetën pavarësisë së Kosovës. Duhet ta marrim si shembull.
Unë u surprizova nga aftësia e këtij njeriu. Po Kosova ka politikanë shumë të zotë që do ta kryejnë mirë punën e tij”, tha ligjvënësi demokrat në SHBA, Eliot Engel.

Goldberg
Përfaqësuesi i zyrës amerikane në Prishtinë është shprehur se Rugova e ka siguruar vendin në historinë e Kosovës. Kosova ka humbur një udhëheqës të dashur dhe mik të nderuar. Ai ka zënë vend në zemrat e popullit kosovar.

Merkel
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shprehur ngushëllimet e saj duke shtuar se Rugova e ka çuar shumë përpara drejt demokracisë, shtetit të së drejtës dhe ekonomisë Kosovën. Mënyra e tij e mospërdorimit të dhunës duhet të mbetet trashëgimi në Kosovë.


Petersen mbledh qeverinë e Kosovës menjëherë pas lajmit të dhimbshëm. Daci merr kompetencat

Ahtisari: Negociatat do të shtyhen
Beogradi i trembet zëvendësuesit të Kosovës, propozon Surroin

Presidenti i Kosovës është larguar nga jeta në një kohë shumë delikate për Kosovën.

Menjëherë pas marrjes së lajmit për vdekjen e Rugovës, kryeadministratori Petersen ka kërkuar takim urgjent me kryeministrin Kosumi dhe qeverinë e Kosovës, ku ka dhënë edhe një deklaratë për shtyp me rastin e vdekjes së presidentit, në të cilën u ka kërkuar liderëve dhe partive politike të Kosovës si dhe popullit kosovar, që të qëndrojnë të bashkuar dhe të përballen me këtë moment të dhimbshëm. Pasi i ka dhënë ngushëllimet e tij familjes së Rugovës, ai i ka kërkuar popullit kosovar, që të vazhdojë rrugën e lënë përgjysmë nga presidenti Rugova, në mënyrë paqësore. Ndërsa i dërguari special i Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari, është shprehur se “E kam marrë me hidhërim të thellë lajmin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova. Kosova ka humbur një lider historik në një kohë shumë të rëndësishme për të, ndërsa negociatat për statusin e saj kanë hyrë në një fazë të rëndësishme. Ai ishte simboli i frymëzimit të popullit të Kosovës dhe i ka kushtuar të gjithë jetën e tij kërkesës së të drejtave të popullit kosovar nëpërmjet mjeteve paqësore. Gjithmonë më ka impresionuar vizioni i tij për të ardhmen, puna e tij e vendosur për një Kosovë më të mirë, dhe mënyra e tij e drejtimit të skuadrës negociuese. Pres nga populli i Kosovës dhe nga liderët e saj politikë, që të marrin përgjegjësitë e tyre për të mbetur të bashkuar për të realizuar statusin e Kosovës. Për këtë, ai ka shtyrë afatin e takimit të drejtpërdrejtë të grupeve negociatore në një kohë të papërcaktuar qartë, mbase në fillim të shkurtit. Ndërsa liderët serbë në Kosovë kanë kërkuar vazhdimin e negociatave edhe pas vdekjes së presidentit Rugova. Ata e kanë quajtur si një njeri të drejtë e demokratik, i cili kurrë nuk është akuzuar për diçka të paligjshme. Ndërsa fjalët nga Beogradi thonë se i tremben kandidaturës së ardhshme për postin e presidentit. Ata i kanë cilësuar pretendentët, që mendojnë si të mundshëm, me një karakter ndryshe nga i Rugovës, i cili ishte një njeri demokratik. Gjithashtu nuk kanë humbur kohë edhe për të propozuar njeriun, i cili atyre u duket më i përshtatshëm, liderin e partisë ORA, Veton Surroi, duke e quajtur të vetmin njeri demokratik dhe paqësor ndër politikanët e Kosovës. Thirrja kundrejt popullit kosovar për të vazhduar procesin drejt përcaktimit të statusit të qetë, ka ardhur edhe nga liderët e KE, nëpërmjet presidentit të tyre, Manuel Barroso. Ata e kanë cilësuar Rugovën një kryetar të respektueshëm e paqësor dhe kanë kërkuar, që populli i Kosovës të vazhdojë në të njëjtën rrugë. Rugova është shuar në një moment shumë të rëndësishëm, por kjo nuk duhet të frenojë progresin e Kosovës për të realizuar atë që ishte edhe ëndrra e tij: pavarësinë e shtetit të Kosovës dhe të drejtat e plota të kosovarëve në vendin e tyre dhe kudo në botë. Rolin e tij do ta luajë kryeparlamentari Daci, i cili do të jetë përkohësisht president deri në vendosjen e një personazhi të besuar, i cili të votohet si i aftë për të kryer rolin e rëndësishëm që ka luajtur Rugova gjatë gjithë këtyre viteve për Kosovën. Rugova ka vazhduar të ushtrojë funksionin e presidentit të Kosovës dhe të kreut të grupit negociator të Kosovës deri në ditën e vdekjes së tij. Ai u zgjodh para katër vjetësh si presidenti i parë i Kosovës.



ǒpo ndodh në Kosovë e Shqipëri pas vdekjes së Rugovës
Ndizen qirinj në sheshet e Kosovës në shenjë zie


Sot, më 22 janar, në Kuvendin e Kosovës mbahet seancë komemorative me rastin e vdekjes së presidentit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Përveç deputetëve janë ftuar të marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve, të zyrave të huaja në Prishtinë, si dhe personalitete shkencore e fetare të vendit. Seanca fillon në orën 12:00. Po sot, në ndërtesën e Kuvendit, në orën 11:00, mbahet mbledhja e Këshillit organizativ të varrimit, i cili do të saktësojë itinerarin e aktiviteteve, lidhur me ceremoninë mortore. Po në një farë mënyrë hija mortore ka rënë në të gjithë Kosovën, që në çastin kur u lajmërua vdekja e presidentit, dje rreth orës 11:40 të paradites. Në ceremoninë mortore të tij, që u caktua më datë 25 janar, Haga ka mundësuar edhe pjesëmarrjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Ndërkohë që sheshi “Skënderbej” në Tiranë u mbush dje me qirinj për nder të presidentit Rugova. Parlamenti rinor shqiptar ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë për të nderuar një nga figurat më të njohura të Kosovës. Flamurët janë ulur në gjysmë shtizë si në Kosovë edhe në Shqipëri në të gjitha institucionet. Kryesia e forumit të rinisë së LDK-së në Kosovë organizoi mbledhjen e të gjithë qytetarëvë të Kosovës në sheshet kryesorë të qyteteve të tyre dhe njoftoi që ata të ndezin qirinj për të nderuar jetën dhe veprën e presidentit Rugova.
Dhe nuk mund të ndodhte ndryshe. Mijëra qytetarë janë mbledhur nëpër sheshe dhe kanë ndezur qirinj, si shenjë respekti për Rugovën. Gjatë të gjithë pasdites dhe mbrëmjes në Kosovë kanë mbërritur njoftime ngushëllimi nga shumë vende të botës. Presidentë e kryeministra, ministra të Jashtëm e
përfaqësues të lartë, kanë ngushëlluar Kosovën për humbjen e njeriut të rëndësishëm politik, i cili doli nga skena politike e Kosovës vetëm katër ditë para takimit të parë të drejtpërdrejtë për statusin përfundimtar të Kosovës, në vitin kur Kosova shpreson të fitojë pavarësinë e saj, gjë e cila ka qenë qëllimi i jetës së presidentit Rugova.



Straw
Sekretari i Jashtëm britanik, Xhek Straw, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e presidentit Rugova. “Ai ishte një nga figurat më të shquara të Kosovës dhe ka punuar shumë për pavarësinë e vendit të tij”, tha Straw.
Mesiç
"Kosova ka humbur një udhëheqës politik, urtësia e maturia e të cilit ishte shumë nevojshme për periudhën thelbësore që po kalon Kosova". Kështu është shprehur presidenti i Kroacisë Mesiç në ngushëllimet për humbjen e presidentit Rugova.
Solana
Drejtimi i liderit karizmatik të Kosovës, i cili quhej ndryshe edhe “Gandi i Ballkanit”, ishte thelbësor për negociatat. “Me të Kosova ka humbur një lider historik, i cili i ka kushtuar jetën mbrojtjes dhe kërkimit të të drejtave të kosovarëve”.
Ahtisari
I dërguari special i Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari, ndërkohë që i ofroi “ngushëllimet më të thella” familjes së Rugovës tha: “Që kontributi i tij të nderohet, jam i sigurt se presidenti Rugova do të donte të arrinim rezultat në negociata”.
Shirak
Presidenti francez, Zhak Shirak, ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e Rugovës. “Sot Franca, shpreh keqardhjen për humbjen e politikanit kurajoz, i cili ka kryer një rol historik në mbrojtjen e të drejtave demokratike të kosovarëve dhe paqes në rajon”.
Buçkovski
Autoritetet maqedonase dhe kryeministri Buçkovski shprehën ngushëllimet për humbjen e një politikani me ide dhe punë konstruktive. “Më vjen keq që njeriu, i cili dha një kontribut të madh për paqen dhe stabilitetin në rajon la skenën politike.



ps.peshtim kot lodhesh qe be kerkesa,ky forum nuk ka moderatore

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Janar 2006 16:04
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
e dashur
Anetar i ri

Regjistruar: 23/01/2006
Vendbanimi: albania
Mesazhe: 6

ngushellime,, ngushellime,, familjes se tij,, ne vecanti,,dhe gjithe kosovareve.. te cilet humben ikonen e paqes,,,,

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Janar 2006 15:33
e dashur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė e dashur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me e dashur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: e dashur Shto e dashur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto e dashur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

CEREMONIA E PËRCJELLJES SË KORTEZHIT MORTOR

http://new.rtklive.com/ceremonia.html

pnm://video3.rtklive.com/varrimi.rm

pnm://video2.rtklive.com/ceremonia64.rm

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Janar 2006 18:35
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Gjithe shqiptaret jane te humbur...

Perendia gaboi ne kete rast.


I dashur Zot

Gjera te pa tolerueshme kane ndodhur se fundi, ndaj e mora guximin qe t’Ju drejtohem me kete leter, me shprese se se bashku do ti korrigjojme.
Natyrisht, une ju a fale disa gabime qe ndodhen ne” Librin e Shenjte”qe juve na i derguat nepermjet Lajmetarit ,duke e justifukuar me moshen tuaj te re ne kohen e shkrimit.
Gabime rinore… te themi, dhe cdo gje eshte e kuptueshme, por jo pa tjeter e tolerueshme, sa te jete jeta mbi kete planet qe e quajme,Toke.
Duke u bazuar mbi parimet demokratike dhe te drejtes qe na i kane “mesuar” zuzarret komunista tashme te “rinovuar”, si fjala dhe mendimi i lire, ju sygjeroje Juve te beni disa ndryshme ne”Librin Shenjte” deguar neve per perdorim. Me qe ra fjala per komunistat, desha t’ju beje me dije, ne qofte se Ju ka shpetuar, se jane te njejtet kellirra qe dikur na vrisnin sepse mendonim dhe flisnim ndryshe. Shume prej “deleve” te tua jane vrare dhe sakatosur dhe per te vetmin fakt se besonin ne Ju Shenjeteri.
Nejse, Une e kam fjalen qe klauzola se; kriminelat, tradhetaret, hajdutet, kopuket, horrat, zuzaret, kellirrat etj., e gjejne parajsen nepermjet jush, te anulohet. Te fshihet fare. Kjo klauzole po sjell fatkeqsira te papara mbi shqiptaret. Gjithe kategorine qe permenda i kemi pushtetar, politikane, zyrtare, gazetar… te bindur se ne momentin e fundit do ta rregullojne me Ju sipas premtimit te bere ne” Librine Shenjte”, dhe parajsen do ta kene te siguruar.
I dashur Zot! Ju lutem shume vini dore. Juve duhet te zgjidhni midis horrave dhe njeriut te thjesht dhe te ndershem, sepse ne nuk duam ti kemi ata kopuke ne Boten e Perjetshme, ne Parajsen e premtuar si per te miret dhe per keta vrases kopuke.
Tjetra gje qe desha te theksoje eshte se; mire qe na eshte mbushur politika me horra, por dhe TE RALLET E MIRE qe me zi i kemi po na i merrni.
Nuk me thua c’deshet me IBRAHIM RUGOVEN qe na i moret? Qe te na shuhet fare shpresa? Merni horrat politikane nga kjo bote dhe neve do te na gezoni. Cojini ku te doni po i more shpejt e shpejt, qofte edhe ne parajse, sepse na i kane kthyer Shqiperine ne sketere dhe s’po di i varfri njeri nga t’ja mbaje dhe nga t’ja fut vrapit dhe KUJT TI DREJTOHET PER NDIHME. Fillojani qysh kete vit, ose qysh kete moment ne se ju duket e pershtatshme.
Une per vete e kame bere punen time me epitafet qe kam shkruar ne advance:-

Epitaf per Ramiz Aline

Ne se mendon se eshte kohe e shkuar,
Paralajmerim, ketu “prehet” qeni i helmuar.

***
Epitaf per Sali Berishen

Poshte kesaj pllake qe eshte porta e ferrit,
Digjet shpirti i derrbederit.
Poshte kesaj pllake plote zift e zjarr,
Torturohet Jagua shqiptar.
***

Epitaf per Fatos Nanon

Gjarper. Kujdes, kafshon edhe i ngordhur.
***

Epitaf per Sabri Godon

Zborist i Partise se Punes se Shqiperise deri ne vdekje.
***
Tani eshte radha juaj i dashur Zot.
Sa me shpejt, aq me mire.
Delja juaj

Petrit Kola

Marre nga http://vertet.blogspot.com

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Janar 2006 01:21
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petrit Kola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Petrit Kola't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petrit Kola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Rugova...

Me politiken pacifiste beri ate qe te idendifikohej qarte kush ishte viktima, qe ishin Kosovaret. Dhe ky eshte nje kontribut dhe nje merite.
Pastaj koha thirri UCK-ne dhe gjaku dhe jeta e dhene prej atyre luftetareve trima eshte me teper se e shenjte.

__________________
Kolonel Anastas Janullatosi, jashte nga Shqiperia!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Janar 2006 21:06
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Petrit Kola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Petrit Kola't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Petrit Kola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:36 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura shquara shqiptare ne diaspore > VDIQ Presidenti Ibrahim Rugova

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.