Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura shquara shqiptare ne diaspore > Vdiq piktori i madh Ibrahim Kodra.
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
peshtimi
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 28/12/2005
Vendbanimi: bugjejovice
Mesazhe: 339

Vdiq piktori i madh Ibrahim Kodra.

Vdiq dje në Milano. Do të varroset në Shqipëri


Shuhet shqiptari i madh i neokubizmit Ibrahim Kodra






--------------------------------------------------------------------------------



Dje i tha lamtumirë botës së të gjallëve. Në moshën 88-vjeçare zemra e tij ndaloi së rrahuri dje në banesën e tij milaneze. Ibrahim Kodra, i lindur në fshatin Ishëm të Durrësit në vitin 1918, pas shumë pasionesh rinore, ndoqi pikturën. Në vitin 1938 shkoi në Itali me një bursë studimi në Akademinë e Breras, e më pas në Milano, ku vendosi të jetojë gjithë jetën e tij. Në Brera Kodra ndoqi kurset e pikturës me Aldo Carpi-n dhe Carlo Carrą-n, madje edhe atë të skulpturës me Francesco Messina-n. Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, mori pjesë në lëvizjet artistike të kohës duke krijuar një pikturë neokubiste. Në vitin 1948, në Romë me rastin e Konferencës Ndërkombëtare të Paqes, njihet me Pablo Picasso-n, nga i cili vijoi të frymëzohej edhe në vijim të krijimtarisë së tij. Vitet e fundit, Kodra, ishte tërhequr nga rrethet artistike e shoqërore. I kalonte ditët në Positano, ku i ishte dhënë titulli qytetar nderi në Siçili. Në Alcamo kohët e fundit kishte realizuar një skulpturë të madhe të cilën e kishte titulluar “Guri i jetës”. Ekspozitat e tij, janë të shumta dhe pothuajse në gjithë Europën, në Amerikë, Australi, etj. Vepra nga krijimtaria e tij ruhen në Vatikan, pranë Dhomës së Deputetëve dhe në koleksione publike dhe private, të Zvicrës, Gjermanisë Belgjikës Danimarkës, Francës, Britanisë së Madhe, Rusisë, Greqisë, Japonisë, Amerikës dhe Australisë.
Dy vite më parë në moshën 86-vjeçare, i ftuar nga Galeria Kombëtare e Arteve dhe Ministria e Kulturës, Ibrahim Kodra realizoi kthimin e tij historik në vendlindje. Një ekspozitë retrospektivë ishte një rrugë e mirë takimi me gjithë adhuruesit shqiptar të artit të Ibrahim Kodrës. Por, pas disa ditësh mbushur me udhëtime, në vende dhe qytete ku kishte lënë shumë kujtime e histori të rinisë së hershme, Kodra u rikthye sërish në shtëpinë e tij në Milano, mbase me një vetëdije gati të kristalizuar, se ajo, qe përshëndoshja e fundit me vendidlindjen e tij. Megjithatë do të ketë dhe një kthim të fundit. Pas homazheve në Milano, mësohet se trupi i tij do të sillet në Shqipëri, për ta përcjellë në banesën e fundit. ad. pe.

Antonio Tullier
Ibrahim Kodra ka shpikur shenja të reja për të përshkruar trupin njerzor, thirrja e tij është imponuese e plotë forcë dhe gjithçka ka një funksion të saktë. Një vizatim i qëndrueshëm e substancial, i merituar lart të qënit shkollaresk. Një vizatim që zhvillohet me nje logjikë agresive që nuk lejon të buzëqeshësh e jep shpesh një shprehje të ashpër… (Presentazione 1946)

Mario De Micheli
Kodra ka patur përvojat e tij. Sot më duket se ka arritur rezultatet më të mira... një pikturë me shije moderne që nxjerr përfitim nga një tavolocë e këndshme ku mbizotërojnë të kaltrat dhe afrohen me një përfaqësim të imazheve gati bizantine. Kodra njeh mjetin që përdor ai lë të arrijë tone sugjestive
(L’Unitį 1957)

Hans Kinkel
Ai është konsideruar një nga përfaqsuesit më të mëdhenj të brezit të ri të piktorëve italianë. Paul Eluard dhe Marcel Marceau kanë shkruar për veprat e tij. Në pikturat e këtij piktori ka një takim origjinal të „gjeometrisë” e lirizmit. Parapëlqen të kaltrën në të gjitha gradacionet e saj dhe që përbën pjesën kryesore të rezultatit shprehës. Humorizmi i lehtë është një lloj shprehjeje naive me të cilën ai trajton subjektet e tij dhe që të kujtojnë Klee.
(Stuttgarter Zeitung, 1959)

__________________
Liria ime ndalet atje ku fillon e jotja.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Shkurt 2006 13:29
peshtimi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė peshtimi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me peshtimi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: peshtimi Shto peshtimi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto peshtimi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
acparma
Ateist

Regjistruar: 28/09/2005
Vendbanimi: toronto
Mesazhe: 12

e pashe ene une ne televizor me erdhi shume keq ngushellimet e mia familjes se tij

__________________
teaching is the profesion that teaches every profesions

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Shkurt 2006 03:24
acparma nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė acparma Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me acparma (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė acparma't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: acparma Shto acparma nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto acparma nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Ngushellime paste piktori Kodra Ibrahim, vertet nje piktor me peshe, themelues i kubizmit...

Ngushellime Ibrahim!

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Shkurt 2006 00:25
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
astras
larguar

Regjistruar: 14/02/2006
Vendbanimi: x
Mesazhe: 214

Hapsire per te shprehyr dhe unengushellimet e mija per humbjen e ketij artisti te madh. Nuk eshte pak qe ne brezin e tij te themelosh the te besh te triumfoje nje rryme e re ne pikture.

__________________
Bye

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Shkurt 2006 19:15
astras nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė astras Kėrko mesazhe tė tjera nga: astras Shto astras nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto astras nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:45 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura shquara shqiptare ne diaspore > Vdiq piktori i madh Ibrahim Kodra.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.