Dielli_pz
Anetar i ri
Regjistruar: 15/04/2008
Vendbanimi: Prizren
Mesazhe: 3
|
Post scriptum
a asht ujku aty?
po du me kullotë n'livadhet tua
n'krojet tua me e mbytë etjen
n'klithmat e tua prej virgjëneshe
me u harlisë, për nji natë...
ti çobanesha jeme nuk je
as unë delja jote e zezë, jo
n'ven të tamlit pijm makiato
ti n'andrra evropiane e harlisun
un n'filxhan t'pa shplamë dy herë
ja nisi me t'vizatue keq
(e ti smunesh me u vizatue keq)
vec mos me m'ngjall menime t'ndalueme
që po ma shtrydhin natën
s'kam me fjetë as sonte
tuj ecë si rrugaç nëpër livadhet tua
e tuj u mundue me ta kullotë
djersën e nxehtë ntrupin tand
vec...
a mos asht ujku aty?
__________________
Njeriu ėshtė zotėrues i fjalės qė nuk e ka folur dhe rob i fjalės qė e ka thėnė. (Ali r. a.)
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|