robert
Veteran ne forum
Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871
|
Nga une, inspiruar nga lajmi i fundit.
U kapën (zbuluan) valët e gravitetit Anshtajni ka gjithmonë të drejtë
Më së fundi... edhe një herë... tani ne jemi në fillim... të madhes së më të mëdhajave zbulime_! Kapja e valve gravitacionale, të cilat na hapin Universin, shpjegojnë natyrën, tregojnë gjithshka_! Ej-ej, jo valët gravitacionale njutioniane, por valët gravitionale ajnshtajniane kemi kapur tani, si të thuash më mirë, lëkundjen e Hapsirës, apo Hapsirës-Kohë thënë ndryshe. Dy trupa përplasen me njëri-tjetrin, (pse_? ky është një problem tjetër), prej kësaj përhapen valë, pra valë hapsire, si në det. Dhe, pse ne i quajmë këto «_valë graviteti_»_?! Hëm_!.. Tingëllon më bukur_! Thjesht fjalët greko-romake janë si të thuash sugjestive. Kryesorja ne qëndrojmë në qartësi, ne nuk kemi të bëjmë me forca, me këto të mallkuara forca njutioniane, të cilat na japin frikë_! Jo, ne kemi të bëjmë me disa valë, biles vetëm me një valë, që zgjat më pak se 1 sekondë, e cila është shumë e dobët, - çfarë fati_! A nuk është kjo një ngjarje për tu gëzuar_?!? Për tu lumturuar_!? Për gjithë botën_?!..
Natyrisht_! Tani do të vërshojnë paratë tek institutet e shkencës dhe tek shkencëtarët për vrojtimet dhe zbulimet e tjera. Dhe ne të gjithë kemi nga shkencëtarët më tepër prova për teoritë e Ajnshtajnit, të themi, një justifikim (një lehtësim) për ta hedhur në plehra Njutonin dhe teorinë e tij të Gravitetit. Nëse ka akoma njerëz, të cilët pyesin_: përse kemi ne nevojë për të provuar teorinë e Ajnshtajnit, kur ne kemi fakte para syve për teorinë e Njutonit, këta lloj njerzish duhet thjesht ti injorojmë, sepse këta nuk kuptojnë nga shkenca_!
Natyrisht që njerëzit janë xhelozë dhe lëshojnë me qindra pyetje_! Pyetje pa rëndësi dhe budallaqe_! Si p.sh._: çfarë lidhje ka kjo vala e Hapsirës-Kohë e cila u zbulua tani me TPR-n (teorinë e përgjithshme të relativitetit) e Anjshtajnit_? Çfarë rëndësie i jep kjo valë e Hapsirës-Kohë TPR-s së Ajnshtajnit_? Çfarë vendi ze kjo valë e Hapsirës-Kohë në TPR_? Pse ishte kjo valë e Hapsirës-Kohë, e cila quhet valë gravitacionale aq e parëndësishme për Ajnshtajnin dhe teorinë e tij, dhe pse ka folur ai disa vjet më pas (1918) mbi të (1-2 fjali)_?!. A është kjo lëkundje (valë) e Hapsirës-Kohë më e rëndësishmja në TPR_? Në këtë kohë (1918) Ajnshtajni besonte akoma në konstanten e Universit, (natyrisht si dhe të tjerë shkencëtarë edhe atij i takonte një konstante, pse jo_!), ndaj ai i hoqi forcat në univers, si dhe valët e gravitetit, (si gjithnjë me të drejtë të plotë). E më vonë ai e ktheu konstanten e tij mbrapsh tek Akademia e Shkencave dhe e akceptoi zgjerimin e Universit_! Në këtë fazë, si i ka përshkruar Ajnshtajni valët e Hapsirës-Kohë_? Sepse është e qartë, që në një univers stabil (të pandryshuar) nuk do të përhapen njëlloj këto valë të Hapsirës-Kohë si në një univers të ndryshueshëm_! Në rastin e dytë ato do të shuhen më shpejt.
Apo dhe pyetje të tjera do të bëhen_: sa kohë zgjat në Kozmos një përplasje e dy Vrimave të Zeza_? Përsa kohë marrim ne në tokë këto valë të Hapsirës-Kohë, që janë shkaktuar nga kjo «_dashuri lesbike_»_? Nëse ne do të ishim pranë kësaj përplasje, do të merrnim më shumë fuqi-sinjale në aparaturat tona_? Apo njëlloj_? Dhe pse jemi ne kaq të sigurtë se ishin dy Vrima të Zeza që janë përplasur, dhe jo dy yje, apo një lloj tjetër eksplozioni_? Dhe kjo lëkundje (valë) e Hapsirës-Kohë a nuk do të matej më mirë në hapsirë, se sa nën tokë_? Dhe, nëse Hapsira-Kohë pëson të tilla valë, (si rrudhat e çdonjërës gjyshe), si nuk e ndjejnë këtë më lehtë satelitët tanë_? Dhe si nuk e ndjejnë satelitët tanë këtë Hapsirë-Materi/e/al, që pëson shpesh të tilla valë (rrudha) nga përplasja e trupave në hapsirë?
Përveç këtyre pyetjeve të mësipërme budalle, bëhen edhe të tjera, për të shkaktuar hutim, si p.sh.: nëse graviteti është vetëm një cilësi gjeometrike e Hapsirës, përse flasim ne mbi shumë e shumë forca, si p.sh. ajo elektromagnjetike e tokës? Përse rrotullohet cilido trup në vetvete? Nga elektroni, atomi, deri tek planetët, yjet, galaktikat!? Nëse sot pranohet nga astronomët, astrofizikanët, etj., që çdo trup bashkvepron me trupa të tjerë, përse atëhere kemi ne nevojë për një hapsirë dy-dimensionale kaq të rëndësishme dhe kaq konkrete? Nuk mjafton ky bashkveprim njutionian midis trupave, për të kuptuar lëvizjen e trupave në natyrë? Nëse pranojmë që hapsira (universi) është e mbushur plot me këto forca bashkveprimi midis trupave, (të cilat janë më t forta pranë trupave e më të dobta larg tyre, -siç shkruan edhe çdo libër i shkollës fillore), a mund të ndjejmë / masim ne këto valë (lëkundje) të Hapsirës-Kohë që janë shkaktuar nga përplasja e dy trupave diku në Kozmos? Nëse po, a nuk na mjafton neve kjo hapsirë tre-dimensionale njutoniane? Apo kemi nevojë për një TPR për ta shpjeguar këtë valë?
Përveç këtyre pyrtjeve budallaqe, bëhen shpesh edhe pyetje të komplikuara, të cilat janë akoma më budallaqe, si p.sh.: nëse është vrojtuar, që trupat në hapsirë largohen nga njëri-tjetri, ata më larg nga ne akoma më shpejt, përse flitet në këto raste për zgjerim të hapsirës (universit)? Dhe, nëse ka një zgjerim nga të gjitha anët që ne shohim (pak rëndësi ka nëse bëhet fjalë vetëm për largim trupash nga njëri-tjetri, apo bëhet fjalë për zgjerim të hapsirës), përse nuk e shohim ne këtë fakt si rast të hapsirës tre-dimensionale të Njutonit, por duhet të kërkojmë gjurmët e hapsirës dy-dimensionale të Ajnshtajnit??? (Kjo quhet: ujku qëndron përpara nesh, ndërsa ne i kërkojmë gjurmët atij!)
Apo bëhen pyetje nga shek. I 19-të: nëse KOHA është një abstraksion, si mund të ndryshojë ajo? Dhe nëse ndonjëri qëndron i ri, sepse nga ne largohet me shpejtësi të madhe, mos do të thotë kjo që ai do të bëhet shpejt i vjetër kur vjen me shpejtësi të madhe drejt nesh? Ha-ha-ha, çfarë pyetje plehrash mendonin njerëzit!
Do të ketë gjithmonë njerëz budallenj dhe xhelozë, që bëjnë të tilla pyetje, por të cilat ne duhet ti injorojmë gjithmonë! Biles, në mënyrë që puna jonë e mëtejshme shkencore të ecë pa pengesa, unë propozoj : ne të organizohemi në një parti internacionale, partia e Ajnshtajnit. Kështu, nëse ne fitojmë zgjedhjet gjithandej, dhe natyrisht që ne do i fitojmë ato, nuk do të lejojmë më të tilla bezdisje në punën tonë, ne shohim vetëm përpara dhe jo mbrapa (në kohët njutioniane), sepse i madhi ynë i të mëdhenjve, Albert Ajnshtajni i ka parashikuar të gjitha. Në teoritë e tij unikale TSR dhe TPR gjindet gjithshka. Biles aty gjindet edhe çfarë është zbuluar më parë, prandaj i kemi vendosur sot të gjitha zbulimet e dikurshme nën emrin e Ajnshtajnit; kështu, pohimi i dikurshëm mbi kohën si dimensioni i katërt, i qëndron sot emrit të mendimtarit të madh, Ajnshtajn; kështu pohimi i njohur i dikurshëm : Energjia është ekuivalent i Materies dhe e kundërta, qëndron vetëm nën emrin e Ajnshtajnit, për shkak të formulës së Njutonit F=m.a , të cilën e përvetsoi Ajnshtajni: E=m.c², ku vetëm shpejtësia është vendosur në kuadrat, për të treguar karakterin relativist, çfarë as vetë Ajnshtajni nuk e ka kuptuar, por kjo nuk luan ndonjë rol; apo shpejtësia e dritës si maksimale dhe konstante në natyrë i njihet vetëm emrit të Ajnshtajnit, megjithse këtë e kanë zbuluar të tjerë, apo këto valë, të cilat ne i përcaktojmë tani si valë graviteti, e të cilat njihen qysh në antikitet si valë të zakonshme që tregojnë një lloj eteri (mediumi) të Hapsirës, të cilat ishin të njohura edhe tek Njutoni, Hygensi, Lajbnici, etj., por të cilat ne sot i tregojmë nëpër media si zbulime të Ajnshtajnit, biles këto lloj valësh të thjeshta (të zakonshme), që edhe për Ajnshtajnin ishin të parëndësishme, ne i prezantojmë sot si provën më të rëndësishme të gravitetit ajnshtajnian; e sa e sa të tjera të njohura dikur do të vihen në emrin e Ajnshtajnit. Thjesht dhe qartë! Ai i meriton të gjitha!
Sa më shumë kohë kalon, aq më shumë kuptojmë ne se si ai i ka zbuluar të gjitha! Gjithshka çfarë do të zbulohet në të ardhmen, (në fakt: çfarë do të thuhet, sepse për të zbuluar kështu që kështu i ka zbuluar Ajnshtajni), do të marri automatikisht emrin e tij. Ai kishte të drejtë, ai ka të drejtë, ai do ketë gjithmonë të drejtë! Në këtë nuk lëviz asgjë! Dhe biles, (këtë po ua tregoj unë), do të zbulohen gjithmonë dhe përjetsisht shkrime nga Ajnshtajni, (atje dhe andej, këtu dhe matanë, nën sirtar apo brenda këpucës), të cilat flasin akoma mbi ligjet e natyrës! Është pa rëndësi, nuk luan asnjë rol, çfarë do zbulohet (thuhet) nga njerëz të tjerë, gjithshka gjindet në manuskriptet e Ajnshtajnit. Dhe kush e kupton këtë shpejt, mundet të shpërblehet me një copë nga torta. Në të kundërt ... le të përplasi kokën në mur. Në media nuk lejohen të tillë idiotë! Aty punojnë njerëz të arsyeshëm, të cilët çmojnë mirë, (natyrisht nën ligjet e Ajnshtajnit), sa komode është të rrish ulur në kolltuk dhe të marrësh një rrogë të mirë, (pasi buzëqeshjet e shefit janë pa pagesë).
Rroftë i pavdekshmi ynë Ajnshtajn! (përkthim nga gjermanisht, 15.2.2016)
__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|