Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Konfliktet botėrore > George W. Bush dhe Irani
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
WOLF_CUB
Pure Instinct

Regjistruar: 09/03/2006
Vendbanimi: Alpe
Mesazhe: 289

Ne fakt shume vete kane thene se nese ishte per tu sulmuar me pare duhej sulmuar Irani dhe me pas Iraku.

Sikur nuk shkon edhe me mjekerr e callm edhe me kuran edh me bombe atomike...

__________________
"Teach me half the gladness, That thy brain must know, Such harmonious madness, From my lips would flow..." (Shelley)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Prill 2006 16:48
WOLF_CUB nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė WOLF_CUB Kėrko mesazhe tė tjera nga: WOLF_CUB Shto WOLF_CUB nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto WOLF_CUB nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Veshtrusja
e thjeshte

Regjistruar: 14/01/2006
Vendbanimi: diku
Mesazhe: 23

Ka ardhur koha për negociata direkte midis SHBA dhe Iranit


Bisedimet për kërcënimet eventuale me sanksione në grindjen atomike me Iranin kaluan të martën pa arritur ndonjë rezultat. Sipas të dhënave amerikane konsultimet kanë vazhduar të mërkurën. Deri tani në tryezën e bisedimeve ndodhen përballë njëra-tjetrës pesë fuqi me të drejtë vetoje në KS të OKB-së, SHBA, Rusia, Kina, Britania e Madhe dhe Franca - si dhe Gjermania. Tani, sipas një informacioni të CNN, me këtë grup do të bashkohen edhe Kanadaja dhe Italia.

Kohë nuk mbetet më tepër, për ta nxitur Teheranin për koncesione, të cilat ai nuk është i gatshëm t'i bëjë: më 28 prill më e vonta Irani duhet të ketë hequr dorë nga pasurimi i uraniumit, përndryshe...Përndryshe çfarë?

Me këmbëngulje amerikane KS të OKB-së e vendosi këtë ultimatum të hapur, dhe sa më pranë që afrohet data, aq më e qartë bëhet se Irani nuk do të lëshojë pe. Jo para 28 prillit dhe as më pas. Përkundrazi: presioni nga Uashingtoni ka kontribuar edhe më fort që Teherani të shpallë zyrtarisht pasurimin e suksesshëm të uraniumit.

Raundi më i fundit i konsultimeve në grindjen atomike me Moskën tani nuk solli gjë: anëtarët e përhershëm të KS të OKB-së dhe Gjermania nuk mundën të bien dakord për sanksione kundër Iranit, sepse Rusia dhe Kina i refuzojnë masa të tilla.

Në Uashington kjo duhet të qe parashikuar, sepse pikërisht për këtë arsye KS të OKB-së nuk arriti më parë të merrte një vendim të unisuar- me përjashtim të vendimit për t'ia kaluar topin sërish Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore. Por kontrollorët rreth shefit të IAEA Mohamed el Baradei nuk e vështrojnë veten si zbatues të politikës amerikane ndaj Iranit: ata e dinë shumë mirë se Irani si anëtar i marrëveshjes së mospërhapjes së armëve të shkatërrimit në masë deri tani vepron në mënyrë fare legale dhe se në rastin më të mirë mund t'i bëhet thirrje vetëm vullnetit të mirë të Teheranit, për ta eleminuar mosbesimin e botës së jashtme duke hequr dorë vullnetarisht.

Për këtë, Teherani nuk është i gatshëm. Dhe sa më shumë vringëllijnë shpatat në Uashington, aq më e vogël bëhet mundësia që Irani të ndryshojë qendrim. Administrata amerikane vërtet e hodhi poshtë lajmin e gazetarit të Nju Jorkut Sejmor Hersch, se po përgatit strategji lufte kundër këtij vendi - deri në përdorimin e armëve atomike taktike. Presidenti Xhorxh Bush fillimisht e përcolli këtë informacion në fushën e fantazisë, për të kërcënuar tani vetë me përdorimin e armëve atomike. A mund të cuditesh nga fakti që Teherani cdo ditë demonstron aftësinë e tij për mbrojtje duke lëshuar shprehje të forta kundër sulmuesve potencialë?

Nëse ka një rrugëzgjidhje nga kjo situatë, atëherë celësin për të e ka Uashingtoni: në vend që të kërcënojë cdo herë hapur me dhunë, SHBA duhet të kapërcejnë mbi veten dhe të zhvillojnë biseda të drejtpërdrejta me Teheranin. Parimisht u ra dakord për biseda për Irakun, por të cilat pastaj u shtynë nga Uashingtoni. Edhe senatorët amerikanë i bëjnë thirrje presidentit Bush për negociata të drejtpërdrejta. Dhe qëndrimi misterioz i një zyrtari të lartë iranian këto ditë në Uashington tregon edhe se negociata të tilla do të ishin të mundura.

Pavarësisht nga kritikat masive për politikën e tij të dështuar në Irak, Bushi me sa duket po e shtyn vendin në një konflikt të ri. Kjo në një kohë kur të gjithë janë të të njëjtit mendim se SHBA në rastin e Iranit përfundimisht do të mbivlerësonin mundësitë që kanë. Dhe se rrëzimi do të bëhet gjithnjë e më i fortë, sa më fort që u bie trompetave të luftës më parë. Uashingtoni nuk di si mund të largohet në njëfarë mënyre me nder nga Iraku. Prandaj nuk duhet të sajojë një konflikt të ri ushtarak- këtë herë me Iranin. Vetë presidenti Bush flet herë pas here për një "zgjidhje diplomatike" - ai ndoshta e di se diplomacia nuk ndiqet me bomba taktike atomike.

Peter Filip
Deutsche Welle
http://www2.dw-world.de/albanian/Po...1.179247.1.html

__________________
"Trajtoji tė tjerėt ashtu sic do doje qė ata tė tė trajtonin ty."

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Prill 2006 21:04
Veshtrusja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Veshtrusja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Veshtrusja (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Veshtrusja't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Veshtrusja Shto Veshtrusja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Veshtrusja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Enri
Student

Regjistruar: 07/07/2003
Vendbanimi: Athens
Mesazhe: 80

Shikoni Pyllin dhe jo Pemen

Nese doni vertet ti jepni nje pergjigje kesa teme, duhet ta shikoni nga shume pikepamje:
Brenda dhe Jashte Amerikes.
1) Brenda: shihni perberjen politike te neocons. Kendveshtrimin e tyre ndaj politikes se jashtme, synimet e tyre, abuzimet me pushtetin, menyren e marrjes se vendimeve. Do te kuptonit shume gjera duke bere nje dicka teper te thjeshte: www.newamericancentury.org ose shikoni mediat neokonservative amerikane. Cila eshte filozofia politike e Neoocnservativeve? Cilet jane, c'lidhje kane me segmentet fetare te shtetit amerikan? Cilat jane bazat filozofike te tyre? (ketu shihni menyren se si kane perdorur Leo Strauss)
2) Jashte: analizoni gjendjen politike te sistemit te marrdhenieve nderkombetare. Hidhini nje sy gjeopolitikes dhe shift-eve gjeopolitike te strategjise amerikane ne stabilizimin e hegjemonise se saj. Si ndryshoi strategjia e USA nga deterrence ne active action ?
Etj etj etj
Mos i shikoni gjerat vetem ne nje prizem, nese doni te arrini nje analize objektive. S'po them te hapni te gjitha librat e marrdhenieve nderkombetare. Por disa gjera teper te thjeshta, qe mund tju bejne te kuptoni me teper ne kete fushe teper komplekse.

P.S.: a) analiste Si te kam se u beme per mall.
b) veshtruese ke prespektive vazhdo

__________________
FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

Modifikuar nga Enri datė 24/04/2006 ora 16:02

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Prill 2006 15:35
Enri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Enri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Enri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Enri Shto Enri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Enri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:20 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Konfliktet botėrore > George W. Bush dhe Irani

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.