Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > truri, semundjet e tij dhe te rejat e fundit rreth tyre
Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

semundja e parkinsonit (4)

Gjeja me e cuditshme eshte qe disa paziente me mutacion te parkines nuk kane trupa te Lewy-t ne substancen e zeze. Kjo tregon se proteinat nuk formojne grupime derisa punon sistemi i ubikuitizimit dhe se proteinat kur nuk jane ne formen e trupave te Lewy-t demtojne qelizen. Meqenese pacientet me mutazione te parkines qe e zhvillojne semundjen ne moshen me te hershme, ka mundesi qe te mos kene ate mbrojtjen fillestare qe shkaktohet nga grumbullimi i proteinave.

Mutazione te tjera jane gjetur ne vitin 2002 ku gjeni ishte DJ-1 dhe se jepte nje forme autozome recesive. Pastaj jane hasur mutazione te gjenit UCHL1 (shkakton forme parkinsonizmi familiar), PINK1 (problem metabolik dhe vdekje qelizore ne substancen e zeze) , LRRK2 (drejton prodhimin e dardarines qe merr pjese ne metabolizem,shihet ne nje forme parkinsonizmi te trashegueshme). Te gjitha keto mund te behen shenjestra terapish ne te ardhmen.

Po cfare kurash mund te vijne si pasoje e ketyre gjetjeve? Jane pare qe nivele te larta te kaperoneve ne qelizat e substances se zeze jane mbrojtese ne rast te nje mutazioni te alfa-sinukleines dhe se mbrojne kunder vdekjes qelizore. Idete e para qe shkojne ne mend jane ato te ilaceve qe te mund te bllokojne shkaterrimin e qelizave ose ose ate te terapise gjenike qe te mund te stimuloje prodhimin e kaperoneve. Eshte pare qe nje perqendrim i larte i parkines mbron qelizen nga proteinat e prishura. Tani duhet pare nese keto gjetje i pershtaten edhe njeriut apo jo sepse keto gjetja bazohen ne eksperimente te kryera tek kafshet. Kerkuesit kane filluar te fusin ne tru faktore ushqyes te neuroneve (faktore neurotrofike) qe jo vetem ulin simptomat por edhe tregojne nje mbrojtje te neuroneve si dhe riparojne qeliza te demtuara. Eshte pare qe GDNF (glial derived neurotrophic factor),nje faktor neurotrofik me prejardhje gliale (glia ben pjese ne qelizat qe mbeshtesin rritjen dhe ushqimin e qelizave neuronale), rrit mbijetesen e qelizave dopaminergjike dhe ul ne menyre te rendesishme shenjat e parkinsonit. Ne angli eshte duke u kryer nje studim duke u dhene kete faktor parkinsonianeve. Teknika kerkon futjen e nje kateteri ne tru,ne zonen e berthames striatale te majte dhe te djathte dhe ne ato zona fillon te injektohet ne menyre te vazhdueshme sasi te vogla GDNF me ane te nje pompe qe ne bark dhe qe ka nje depozite 1 mujore GDNF dhe qe mbushet me ane te injeksioneve hipodermike gjate nje vizite te thjeshte ambulatoriale...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Maj 2007 23:48
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

semundja e parkinsonit (5)

Rezultatet e para tek pak paziente treguan permirsime dhe se PET (positron emitting tomography) kishte treguar nje permirsim te dobet te marrjes se dopamines nga ato zona por keto rezultate jane vendosur ne dyshim nga nje trial i koheve te fundit qe nuk ka treguar ndonje permirsim krahasuar me nje placebo. Por do te ishte mire qe kerkimet te vazhdojne mbi kete terapi sepse edhe ilace te tjera si levodopa kane hasur te njejtat probleme ne fillim por sot jane ilacet kryesore per kurimin e parkinsonit (1).
Per GDNF, po provohet edhe metoda e terapise gjenike, me shpresen qe gjeni do jape prodhime te mjaftueshme. Gjeni eshte futur ne nje lentivirus, i cili mund ta trasferoje ne brendesi te qelizave dopaminergjike te berthames striatale. Rezultatet? Esperimenti i kryer ne 4 majmune tregoi rezultate te mrekullueshme ku problemet motore uleshin ne menyre te rendesishme dhe se nje injektim i ri i MPTP nuk shkaktonte ndryshime. Duke u bazuar ne keto rezultate, atehere u kerkua te futej neurturina, nje tjeter proteine e grupit te GDNF. Eksperimentet jane ne faze preklinike dhe eshte ne program eksperimentimi mbi njerez.

Metode tjeter eshte ajo e futjes se gjenit te proteines dekarboksilazi qe merr pjese ne prodhimin e dopamines dhe qe shton prodhimin e dopamines. Se shpejti do fillojne provat mbi paciente.

Diku tjeter ndiqet e njejta menyre por me nje drejtim tjeter: te perdoret terapija gjenike per te fikur zonat qe hiperaktivizohen kur sasia e dopamines ulet (duhet te kujtoj qe dopamina bllokonte neurone te acetilkolines dhe nje ulje e saj eshte edhe shkaktare qe keto neurone te riaktivizohen dhe jane pikerisht keto qe shkaktojne dridhjet). Eksperimentimet tek njeriu do fillojne se shpejti dhe parashikojne futjen ne ane te viruseve te gjenit te dekarboksilazit te acidit glutamik, nje enzime baze per prodhimin e GABAs nje neurotrasmetues bllokues, me shpresen qe ky te bllokoje ato qeliza dhe te ule levizjen tipike te parkinsonit.

Tjeter mundesi eshte ajo e qelizave staminali per te zevendesuar ato te vdekurat por qe hap shume debate sepse qelizat merren nga embrione me pak dite jete dhe perdorimi i tyre akoma nuk eshte i qarte. Te marresh qeliza staminali nga te rriturit paraqitet me me pak probleme nga ana bioetike por me shume nga ana funskionale sepse eshte shume e veshtire te punohet me to. Keshtu qe nuk dihet akoma nese trapianti qelizor do jete nje terapi e mundshme ne te ardhmen. Rezultatet e deritamishme kane treguar qe me dhjetra mijera neurone jetojne pas trapiantit por kane pasur shume efekte kolaterale dhe permirsimet kane qene modeste (2).
Metoda e fundit eshte ajo e stimulimit cerebral te thelle duke derguar stimuj elektrik.

Ka akoma shume per te kuptuar rreth kesaj semundjeje por gjetjet e fundit i kane hapur rruge kerkimeve dhe terapive te reja per kete semundje.

Referencat:
-Andres M. Lozano, Suneil K.Kalia “Horizonte te reja per kurimin e parkinsonit”,faqa 70-77, revista “Le scienze” ,numri i tetorit 2005.
- “Principet e Biokimise” (Lehningher)
- “Farmakologjia Mjeksore” (Ritten-Dale)

(1) levodopa-ilaci baze per parkinsonin (Cod. A 08072006)
(2) qeliza staminale per parkinsonin? (Cod. A 26062006)

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 02/06/2007 ora 00:22

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Qershor 2007 00:07
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Straniero
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

Anatomia e Trurit

Cod. A25122007

Truri i kafkes-ecephalon-fiziolologjik

Truri i kafkës(ecephalon) ndahet ne disa pjesë:
- truri i madh(telencephalon)
- ndërmjettruri(diencephalon)
- truri i mesem(mesencephalon)
- truri romboid(rhombencephalon)(perfshin truri e vazhduar(medulla olongata), urën dhe trurin e vogël(cerebellum)).

- Truri i madh(telencephalon)- është pjesa më e madhe e trurit është i
ndarë në hemisferën e djathtë dhe të majtë, me një hulli të thellë në mes që quhet fisura longitudinale. Secila hemisferë eshtë e ndarë në katër vriguj(lobuse), të cilët janë të emërtura sipas eshtrave të kafkës që janë: ballor, murorë, tëmthorë, prapakokës. Indi nervor i jashtëm i hemisferës trurore është masë e përhimtë, e cila krijon koren e trurit të madh. Korja e trurit të madh është shumë e rrudhur dhe përbëhet nga disa thellime që quhen sulkuse ku dallojmë sulkusin e qëndror dhe parietal. Në mbrendësi të trurit të madh përcaktohen dhe analizohen shumë ngacmime. Në koren e trurit ka vend për proceset sic janë: vlerësimi, të mendurait dhe kujtesa.Truri i madh është i mbështjellur me tre mbështjellësa: mbështjellsi i jashtëm( dura mater) është mbështjellësi që është më i trashë dhe më i fortë, mbështjellësi merimangorë dhe mbështjellësi i mbrenshem(pia mater) është mbëshjellësi i butë dhe i pasur me ene të gjakut. Pesha e trurit të madh peshon1 400gr.(te meshkujt) dhe 1 300gr.(te femrat).Pra, truri i madh ndahet në 4 vriguj(lokuse):

Vrigulli ballorë(frontal) gjendet zona motorike, që përgjigjet për lëvizje(pjesa e majtë e trurit rregullon lëvizjen e pjesës së djathtë të trurit si dhe e anasjellta) dy qendra për të folurit, pjesa përgjegjëse për të menduarit e ndërgjegjshëm, planifikimin dhe vullnetin e lirë, por këto funksione rregullohen edhe nga pjesët tjera tjera të trurit.
Vrigulli tëmthorë(temporal) posedon zonën e degjimit, nuhatjes po ashtu merret edhe me të folurit, gjuhën dhe tingujt.
Vrigulli zverkorë (oksipital) në të ndodhet zona për të folurit po ashtu ka për detyrë kryesore përpunimin e informacioneve që vijnë nga sytë (impulset).
Vrigulli rrashtorë(parietal) është i rëndësishëm për lëvizjen, ndjejshmërinë, orientimin, është qendër e cila i përpunon ngacmimet që vijnë nga lëkura sic është: prekja, dhimbja, të nxehtit dhe të ftohtit.

- Ndërmjettruri(diencephalon)-posedon talamusin dhe hipotalamusin.
Fuksionet e talamusit janë të klasifikojë ngacmimet nga jashtë dhe ti dërgojë në zonën e trurit të madh. Hipotalamusi qendet nën talamus ka qendra të cilat rregullojnë temperaturat trupore, bilansin ujorë,instiktin, gjumin, oreksin disa emocione sic janë: friga dhe mëshira, taitjen e hormoneve, ku nga kjo qendër varen se sa janë njerëzit të mëdhenj po ashtu ka ndikim në punën e zemrës dhe në shtrirjen dhe tkurrjen e enëve të gjakut. Ndërmjettruri(diencephalon) ka rëndësi të madhë për jetën emotive dhe psikike. Dëmtimet ose ngacmimi i ndërmjettrurit bjen deri te ndjejshmëria e madhe, nervoza, qeshja, qarja, frika etj. Ne ndërmjettru ndishen qendra e gjumit, e ngopjes dhe e urisë, për tretjen e ushqimit dhe këmbimit të materieve(uji, kripërat) dhe shtypjen e gjakut.

Shtylla e trurit- përbëhet nga truri i mesëm dhe palca e zgjatur.

- Truri i mesëm(mesencephalon) gjendet nërmjet trurit të zgjatur dhe trurit ta madh. Renditja e masës së përhimtë dhe të bardhë është njësoj si ajo trurit të zgjatur. Ne truri e mesem gjenden qendrat për orientim( shikim dhe dëgjim) dhe posedon gjëndra për tonusin e muskujve( tkurrje-shtrirjen e muskujve), shtangimin e muskujve dhe mirëmbajtjen e pozitës së trupit. Lëndimet e trurit të mesëm sjellin deri te gjendja e alivanosjes ose koma, në të cilën njeriu ngel për një kohë të gjatë. Në të gjenden qenrat primare optike dhe akustike.

- Truri vazhduar(medulla oblongata)-seli e qendrave nervore me rëndësi vitale
si: qendër për frymëmarrje, rregullimin e punës së zemrës, qenra për zgjerimin dhe ngushtimin e enëvë të gjakut, ndihmon kontrollimin e gjumit , të jashtëqitjes po ashtu gjenden qenrat për reaksione mbrojtëse sic janë qendrat për lotim, gëlltitje, teshje , kollitje, vjellje, taitjen e pështymës etj.. Renditja e masës së përhimët dhe e bardhe te truri zgjatur është njësoj si dhe te palca e kurrizit. Masa e përhimët është e përbërë nga një grup qelizash që quhen bërthama apo qendra. Te truri i zgjatur fijet nervore kryqezohen nga anae e djathtë në të majtë. Në këtë mënyrë ngacmimet motorike, që vijnë nga ana e majtë e trupit, nëpër trurin e vazhdura kalojnë në anën e djathtë.

• Truri I vogël-(cerebelum)- është vendosur ne pjesën zverkore kafkës.
Ne mbrëndësi të këtij truri gjendet masa e bardhë, ndërsa nga jashtë e përhimët. Është e përberë nga pjesa qëndrore që ka formën e krimbit dhe dy hemisferave anaësore. Funksinet e këtij truri janë: bashkërendojë muskujt skeletorën të trupit, ta ruajnë paraspeshën gjatë ngritjes, ecjes dhe uljes po ashtu ndikon që të mbahet tonusi i muskujve. Zbulimet e fundit tregojnë se ai luan rol te gjuha, shikimi, leximi dhe planifikim. Njerëzve që i është lënduar truri i vogël nuk mund ta vene perin në gjilpërë dhe lëvizin me pasiguri, e njejta ndodhë dhe me njerëzit e dehur.

Anatomia e trurit
Qendër e cila I kontrollon mendime, memorjen, emocionet, prekjet,aftesite motorike, vizionin, respiracionin, temperaturën, urinë, dhe cdo process rregullues ne trup.
Truri mund te ndahet ne Cerebrum, shtylla kurrizore dhe Cerebellum (ose ndryshe truri i vogel):

• Cerebrum - Është I përbërë nga hemisfera e majtë dhe e djathtë. Ka këto funksione: nisjen , kordinimin e lëvizjeve, temperatrën, prekje, vizion, dëgjim, gjykim, ,emocionet fhe mësimin
• shtylla e trurit - përfshin trurin e mesëm urën dhe palcën. Funksionet ne kete hapësirë përfshijnë: lëvizjen e gojes dhe syve, relaying sensory messages (i.e., nxehtësinë, dhimjet dhe zë të lartë), urinë, respiracionin, ndërgjejga, funksionet e zemrës, temperaturën trupore, lëvizjen e padëshiruar muskulore, teshtimë, kollitje, vjellën, and gëlltitjet.
• cerebellum – i vendosur prapa kokës, kontroollomin e lëvizjes së muskujve me dëshirën tonë, qëndrim në këmbë, dhe ekujlibrin.


- =+=+=+=+=+=+=+==+=+=+=+=+=+=+=+=+=+=+=+=+=+=+=+=+=
+=+=+=++=+=+
NDOSHTA POSTIMI NUK KA PARAQITJE TE MIRE GRAFIKE, POR UNE E KAM SHKRUAJTUR NE WORD, MANDEJ VETEM E KOPJOVA KETU......SIDOQOFTE KUPTOHET LEHTE......PER ZOTIN NUK E KAM KOPJUAR...

Modifikuar nga NS-6 datė 27/12/2007 ora 10:42

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Dhjetor 2007 10:47
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Straniero Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Straniero Shto Straniero nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Straniero nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NoThInG
AltruisT

Regjistruar: 20/03/2008
Vendbanimi: Ballkan
Mesazhe: 70

Dremitja rrit rrezikun pėr sulm nė tru

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re f0223040929360mum1.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 34 herė.

Cod. A22032008

Një studim i ri ka treguar se dremitja para televizorit, ose diku tjetër në dhomë, mund ta rris rrezikun për goditje në tru.

Studiuesit raportojnë se dremitja brenda ditës mund të shoqërohet me një përgjumje të tepruar, mirëpo nuk dihet ndikimi i tyre në shfaqen e pikës në tru. Mendohet se dremitja dhe sulmi në tru janë të lidhura me anë të një gjendje të quajtur “apnea e gjumit” (kur një personi i ndërpritet frymëmarrja deri sa është në gjumë).

Sipas studimeve të mëparshme, përgjumja ditore shoqërohet me çrregullime të ndryshme të gjumit, përfshirë edhe apnenë e gjumit. Studime të tjera e kanë lidhur apnenë e gjumit me rrezikun e lartë për goditje në tru.

Gjatë një analize, pjesëmarrësit janë pyetur se sa herë në ditë dremisin gjatë situatave specifike p.sh. duke shikuar televizorin, duke biseduar apo gjatë vozitjes në komunikacion. Dhe në bazë të përgjigjeve pjesëmarrësit janë kategorizuar në persona të cilët “nuk dremisin” (44%), që “pak dremisin” (47%) dhe personat të cilët “dukshëm dremisin” gjatë ditës (9%). Dremitja është definuar si rënie pa dashje në gjumë.

Në dy-tre vitet e ardhshëm, personat të cilët pak dremisin kishin 2.6 herë më shumë gjasa për të pasur goditje në tru, përderisa personat të cilët dukshëm dremisin 4.5 herë më tepër.

Të përgjumurit e rastit mund të kishin për 1.6 herë më shumë ndonjë çrregullim vaskular (si pasojë e të cilit mund të jetë p.sh. sulmi në zemër), ndërsa të përgjumurit e tepërt e kanë këtë rrezik 2.6 herë më të lartë.

__________________
Nga Pema e Heshtjes Varet Fruti i Qetesise

Modifikuar nga NS-6 datė 24/03/2008 ora 16:52

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Mars 2008 11:17
NoThInG nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NoThInG Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NoThInG (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: NoThInG Shto NoThInG nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NoThInG nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

Semundja e Hantingtonit

Cod. A10042008

Semundja e Hantingtonit (Huntington) eshte nje semundje degjenerivative e trurit e trashegueshme! Shkaktari kryesor eshte mutacioni i gjenit te hantingtines qe ndodhet ne kromozomin 4 (4p16.3). Menyra e trashegueshmerise eshte autozome (kemi te bejme me kromozomin 4) dominante (mjafton prezenca e nje kromozomi te semure per tu shfaq). Nisur nga kjo mund te themi qe nje person qe ka ka nje prind me kete semundje,ka 50% mundesi qe ta kete semundjen. Semundja e hantingtonit ben pjese ne ato semundje gjenetike ku kemi nje shumefishim te nje triplete nukleotidesh te cilet duke kaluar nga brezi ne brez shtohen dhe si pasoje kjo semundje nga brezi ne brez ka tendence te shfaqet me heret.
Nje vecanti qe ka kjo semundje eshte qe fillon te shfaqet pas moshes 30 vjecare (me saktesisht 30-50 vjec) dhe ka nje ecuri te vazhdueshme te pandalshme! Karakteristika e kesaj semundje jane disa levizje qe marrin emrin levizje koreike (nga ku emri korea e hantingtonit) qe jane levizje relativisht te ngadalta,jo te vullnetshme,qe nuk kane ndonje finalitet dhe shoqerohen me levizje te nje gjymtyre te plote (ne ndryshim nga ato qe quhen Tiks qe jane levizje te shpejta,te lokalizuara sic mund te jete ngritja e shpatulles ne menyre te shpejte per nje fraksion te sekondit). Por duhet thene qe keto probleme motore nuk jane shenjat e para me te cilat mund te shfaqet kjo semundje! kjo semunde mund te filloje si semundje psiqike duke arritur deri ne depresion e ne vetvrasje (nje nga pyetjet qe behen ne momentin kur mblidhen te dhena rreth pacientit eshte nese ka familjaritet per ndonje semundje neurologjike degjenerative dhe nese ne familje ndokush ka kryer vetvrasje) dhe vetem ne nje moment te mevonshem fillojne simptomat motore te cilet me kalimin e kohes kapin zona edhe me te gjera derisa ne fazat e avancuara mblidhen te gjitha duke arritur deri ne nje renie totale te intelektit e humbje te kujteses.
Semundja per nga pikpamja fiziopatologjike eshte pasoje e mosfunksionimit normal te disa nga perberesve te sistemit ekstrapiramidal (ne kete rast goditen ato qe quhen berthamat e bazes).
Per te arritur ne diagnoze mblidhen informacionet dhe po ashtu mund te perdoren edhe analizat radiologjike sic jane tomografia e kompjuterizuar (CT). Ka te dhena qe mund te vije ne ndihme edhe PET (positron emitting tomography) e cila mund te mase graden e metabolizmit neper qeliza por paisjet e shtrenjta dhe fakti qe behet fjale per nje teknologji akoma na fazat e para te hyrjes ne klinike,nuk e ben te nje perdorimi te perditshem!
Per momentin,nuk ka akoma ilace qe te jene te afte te ndalin kete semundje. Ai qe mund te jape ndonje efekt eshte aloperidoli,i afte te ndaloje disi diskinezine. [1]

[1] Neurologia, Manfredi M fq.467

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Prill 2008 00:09
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

nevralgjia e trigjeminit

Cod. A22042008

nervi trigjeminal eshte nervi i 5 dhe invervon zonen e fytyres.ndahet ne 3 degezime,nje degezim qe inervon muskujt e nofulles (kjo konsiderohet edhe pjesa motore e muskulit te trigjeminit),njeri qe inervon zonen maksilare (ku shperndahet ne zonen e faqes,faqeve te hundes,buza e siperme) dhe degezimi oftalmik i cili inervon zonen e syrit (zona ballore,lakrimal dhe i hundes). duhet thene qe ne kete nerv udhetojne fibrat qe marrin pjese ne refleksin e pupiles se syrit ndaj drites. nje veprim i tyre shkakton ate qe quhet midriaze,nje rritje e bebes se syrit ndersa e kunderta kryhet nga nervi i 3 (okulomotor) neper te cilin udhetojne fibrat qe tkurrin beben e syrit.
pas ketij klasifikimi te shkurter mund ti kthehemi asaj per te cilen eshte nisur ky postim!
nevralgjia e trigjeminit eshte nje dhimbje e forte (e krahasojne me te kapurin e korentit),qe zgjat pak sekonda ose minuta dhe largohet pa lene shenja. godet kryesisht degezimin e nofulles dhe ate maksilar kurse ai oftalmik goditet shume me rralle. kjo dhimbje karakterizohet nga fakti qe nuk kemi humbje te ndjeshmerise sic mund te provohet me prova te ndryshme si prekja e zones se faqes ose nofulles me nje material te ngrohte ose te ftohte ose prekja me majen e gjilperes.
mund te mos kete ndonje shkak te vecante per te filluar ose mund te vije si pasoje e stimulimit te jashtem te zonave te ashtequajtura "kembez" qe jane gati te fillojne nje krize. format dytesore mund te vijne si pasoje e shtypjes se nervit ose ganglit trigjeminal dhe ne keto raste mund te kete nje humbje te ndjeshmerise te zonave te interesuara. duhet thene qe nga kriza ne krize ka nje hapesire kohore ku personi nuk ka asnje shqetesim.
kriza shoqerohet me mbyllje te muskulatures se syrit,tkurrje te muskujve te fytyres,kuqje e fytyres,lote,dalje peshtyme,djersitje,sekrecione te hundes (keto shenja mund te permblidhen nen emertimin "shenja vegjetative").
nervralgjia e trigjeminit i pergjigjet mire terapise me karbamazepine. ilace te tjere mund te jene fenitoina,gabapentina etj. nese terapia me ilace nuk eshte ne gjendje te kontrolloje situaten atehere mund te nderhyhet ne menyre mikroinvazive duke ndare nervin e trigjeminit nga enet e gjakut qe jane afer!

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Prill 2008 00:45
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

skleroza multiple

Cod. A22052008

skleroza multiple eshte nje semundje e sistemit nervor me tipare autoimune. edhe pse shume pika te kesaj semundje akoma nuk jane qartesuar,mendohet qe ka baza autoimune,ku sistemi imunitar sulmon antigjenet qe prodhohen nga trupi vete. ne kete rast,shenjestra e ketij sulmi eshte mielina,nje substance qe vesh aksonet e neuroneve dhe lejon pershpejtimin e levizjes se sinjaleve elektrike.
se cilet jane shkaqet qe cojne ne kete pergjigje autoimune,akoma nuk dihet me saktesi edhe pse jane hedhur ide te ndryshme te tipit infektiv,ku eshte perdorur koncepti i mimetizmit molekular. sipas ketij koncepti,gjate pergjigjes kunder nje agjenti infektiv,sistemi imunitar ka prodhuar antitrupa kunder nje antigjeni te agjentit infektiv,dhe ky antigjen ka ngjashmeri me nje antigjen qe prodhohet nga trupi vete dhe si pasoje,sistemi imunitar mund te mos e beje dallimin ne menyre te plote. gjithsesi,keto jane akoma hipoteza. finaliteti i cilesdo teorie eshte nje pergjigje autoimune mbi mielinen.

ajo qe e karakterizon kete semundje eshte zona e demielinizuar, ne te cilen oligodendrocitet (qeliza ne tru qe kane edhe mielinen) shkaterrohen ne menyre masive dhe astrocitet (qelizat riparuese le te themi) tentojne te zevendesojne zonen e shkaterruar duke shkaktuar sklerozen. keto zona mund te jene te shumta ne tru (nga kjo fjala multiple) dhe mund te dallohet nga rezonanca magnetike e cila mund te gjeje edhe paraqese zona me intensitet te larte (hiperintensitet)! prandaj nder analizat e para per te pohuar hipotezen ze vend rezonanca magnetike.

per sa i perket menyres se si fillon,kjo paraqet nje problem te madh ne klinike per faktin se semundja ka nje shumllojshmeri si ne menyren si fillon por edhe ne ecurine e saj. shenjat e para mund te mos vihen re ose te neglizhohen dhe mendohet qe rreth 60-70% e tyre zhduken per nje fare kohe. shenja si ulja e forces,ndjenje pergjumesh mund ti jepet pak rendesi por mund te paraqesin format fillestare te semundjes qe ka nje prezantim rreth moshes 20-40 vjec me nje mbizoterim te rasteve ne gjinine femerore (raporti meshkuj: femra 1:2) [1]
ndoshta shenja me karakteristike e fillimit te kesaj semundje mund te konsiderohet neuriti optik retrobulbar i cili sjell nje ulje te shikimit ne nje nga syte. diagnoza eshte relativisht e thjeshte kur duhet te bejme diagnozen e neuritit retrobulbar per faktin se eshte i vetmi shkak i uljes se shikimit nese fundi i syrit nuk ka ndonje demtim. ndersa per te thene qe ky neurit eshte shkaktuar nga skleroza multiple duhet te behet diagnoze diferenciale me semundje te tjera.
per sa i perket ecurise se semundjes,ka nje larmishmeri te madhe duke pasur raste qe kalojne nje krize dhe rikthehen ne faze te heshtur per nje fare kohe dhe pastaj serish nje krize,nje forme ku kemi nje vazhdueshmeri te semundjes me kriza ne mes dhe nje forme e cila qe ne fillim paraqitet si progresive dhe shoqerohet here pas here me kriza.

per diagnozen kerkohen analiza te cilat fillojne nga ato me pak invazive sic mund te jene analizat me potencialet e induktuar ku shkaktohet nje stimul per te matur menyren si pergjigjet trupi (potenciale vizive,ndegjuese,somatosensitive etj). keto mund te shfaqin anormalitete ne momentet fillestare. nje dore me shume mund te jape rezonanca magnetike, e cila mund te gjene demtimet e ndryshme (ka nje sensibilitet deri ne 95% per te gjetur rastet e sklerozes).
per te bere diagnoze,kerkohen 2 demtime te ndara ne sistemin nervoz qendror,te shfaqur ne kohe te ndryshme dhe qe skane lidhje me semundje te tjera. ndersa diagnoza e dyshimte bazohet ne prezencen e shenjave te nje demtimi te vetem te shfaqur ne 2 episode te ndryshme, ose te 2 demtimeve te gjetur njekohesisht [2]

per sa i perket terapise,akoma nuk ka rezultate te mire edhe pse kortikosteroidet (si prednizoni ose metilprednizoloni) mund te japin ndonje efekt ne fazat akute te semundjes. ilace te tjere qe mund te japin ndonje efekt jane ciklosporina dhe interferoni beta. ky i dyti paraqitet si ai qe ka dhene me shume rezultate por perdoret vetem ne format qe nuk paraqesin nje progresivitet qe nga fillimi i shfaqjes se tyre. [3]

[1] neurologia. Manfredi 2001 fq.410
[2] new diagnostic criteria for multiple sclerosis: guidelines for research protocols
Ann.Neurol . 13, 227, 1983
[3] Multiple Sclerosis NEJM 2000; 343 (13): 938-52

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Maj 2008 19:32
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

shume faleminderit NS-6

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Maj 2008 19:47
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kotka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė kotka't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: kotka Shto kotka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kotka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:38 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > truri, semundjet e tij dhe te rejat e fundit rreth tyre

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.