sarandaebukur
Veteran ne forum
Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817
|
Ami, ja dhe disa te tjera vargje qe i benin furce ish - diktatorit
Ti je zemra, Parti
Vargje të Bardhyl Londos
30 vjet të kam folur me fjalë biri
dhe fjala gjithë dashurinë për ty se ka thënë
30 vjet zemra ime ka rrahur për ty
dhe prapë gjithë dashurinë se ka nxënë
30 vjet ka folur për ty gurgullima e gjakut
dhe prapë ka shumë të të thotë gjaku im i nxehtë
Smë mjaftokan, jo, 30 vjet që të jem biri yt
Smë mjaftokan bile as dy jetë
Komunistët
Vargje të Dritëro Agollit
Për Enver Hoxhën këngë thur tërë jetën
Se nëna ime bukë i dha me dhallë;
Me të në dhomën pa tavan ne fjetëm
Na puthi ne fëmijëve mu në ballë
Na puthi ne, fëmijët e rreckosur
Në tymin e kandilit e të pishës,
Të zverdhur prej rigonit e prej gjizës
Dhe pa në sytë tanë vetëtima,
Dhe pa ata që sot ngrenë turbina
Lavdi për ty, Parti
Vargje të Dhimitër Shuteriqit
Çaje tynelin me vërtik
Malin e Shqipërisë
Edhe vërsho tej, në të ik,
Hekurudh e rinisë
Sos janë male vetëm gur;
Po janë krom e bakër plot,
Thesare plot.
Mbi male sot jam zot,
I lirë e lavdiplotë.
Lavdi për ty, Parti!
Dimri i dyzet e katrës
Vargje të Fatmir Gjatës
Kishin ikur zogjtë shtegtarë
E kish ardhur një dimër i marrë
Qefinin kish hedhur mbi male
Dimri i zi, i kuq e i bardhë!
Po ne këndonim Internacionalen,
Këngë për Stalinin dhe Enverë
Dhe si lulet rriteshim në pranverë...
Alarme të përgjakura
Vargje të Fatos Arapit
Dhe erdhi Partia ndër shtëpitë tona
Bashkë me baballarët,
Bashkë me vëllezërit e lodhur
Prej pune
Mbi hasër të vjetëve
U ul te qoshja.
Maleve, qyteteve,
U lëshon kushtrimin
Partia e halleve,
Partia e derteve:
-Në këmbë, o të shtypur, e ju, të munduar
Shqiponjat fluturojnë lart
Vargje të Ismail Kadaresë
Ku ti kërkoj rrënjët e tua, Parti?
Si një rrap madhështor mbi këtë vend të lashtë
Ke mbirë ndanë udhës ku shkojnë shtrëngatat
Ato rrahin të të shkulin,
Por ti veç vaditesh
Prej shqotës së tyre
Dhe mes shqotave rritesh.
Çast nga pranimi në Parti
Vargje të Ndoc Gjetes
Kur po plotësoja autobiografinë
Me shkrim të pastër dhe të bukur.
Më dukej sikur hidhnin valle gërmat dhe firma
Nën ritmet e zemrës sime të lumtur.
Pastaj kur më dhanë për herë të parë
Teserën e Partisë shokët e komitetit,
Më dukej sikur mbaja në dorë
Tërë peshën e shqetësimet e planetit.
Enveri midis nesh
Vargje të Ndoc Paplekës
Sot Shqipëria ska dy milionë,
Por dyqind milionë...
Tha plaku nga Valbona-
Këtu edhe toka qet zjarr,
Edhe guri qet zjarr,
Edhe ahu qet zjarr,
Edhe pushka qet zjarr,
Edhe zemra qet zjarr,
Po të japë kushtrimin
Enveri.
Këngët e rinisë
Vargje të Natasha Lakos
Parti,
Mijëra mëngjese kam hapur sytë
Dhe kam gjetur dritën tënde.
Parti;
Mijëra ditë fjalën e parë e kam këmbyer me ty;
Parti;
Në mijëra ditë më bëre trime,
Parti;
Tu bëftë dita një mijë!
Meditim nga uzina e çelikut
Vargje të Sulejman Matos
Nga konturet e hekurta të kësaj uzine
Dëgjoj këngën e hekurit si ngjitet lart,
Për një këngë të tillë ëndërruam në shekuj,
Kur na munguan armët dhe luftuam me sfurqe,
Kur na mungonte plori i parmendës.
Kjo tokë e vaditur me djersë dhe me gjak
E ruajti këtë këngë thellë në gji
Për këto ditë të bardha, ditët e Partisë.
Ditëlindja e madhe
Vargje të Xhevahir Spahiut
Shtëpi e varfër,
Sup më sup me shoqet,
Dalë nga të çarat e dheut,
Dalë nga dhembjet e popullit.
Në strehët e saj
Erërat frynin,
Të thëllimta.
Akull.
Komunistët çelnin shtegun e një ere të re.
Çelnin në mes të shekullit
Shekullin.
Parti e vendit tim
Vargje të Xhuljana Jorganxhi
Ne mal përmbi këto male
E ngritëm Shqipërinë,
Plot dritë e sotmja jonë,
Më të bukura ditët vijnë
Dhe dora shtrëngon dorën
Dhe bëhet grusht i fortë,
Të gjithë rreth Partisë
Rreth shokut Enver Hoxha
______________
Hipokrizia eshte dhurate
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|