Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Ekonomia dhe Biznesi > Biznesmen Matrapaz
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Biznesmen Matrapaz

Skandal, sallam me mish gomari, mushke dhe kali
Policia nis hetimet. Kafshët grumbullohen në një banesë në periferi të Fierit dhe transportohen natën

Një fabrikë sallami në Fier përdor për lëndë të parë mishin e gomarëve, mushkave apo kuajve gërdallë. Policia e Fierit konfirmon se ka nisur hetimet lidhur me këtë skandal dhe se ka piketuar tashmë fabrikën e dyshimtë.

Një burim policor tha për gazetën "Shqip" se është zbuluar tashmë baza e grumbullimit të njëthundrakëve, në një shtëpi private në periferi të Fierit. Këto kafshë, që janë përgjithësisht të paafta për punë, për shkak të sëmundjeve apo moshës së madhe, transportohen gjatë orëve të natës drejt një fabrike sallami, që ndodhet në qytetin e Fierit, dhe sipas ekspertëve të Antikrimit Ekonomik, aty kafshët theren dhe mishi i tyre përzihet me mishin e viçit për të prodhuar më pas sallamin.

Gazeta "Shqip" ka siguruar gjithashtu edhe disa fotografi që tregojnë se si ndërrohen kohë pas kohe njëthundrakët, në oborrin e shtëpisë private, që përdoret si vendgrumbullimi nga pronarët e fabrikës së sallamit.

Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Fierit thanë dje se prej tri javësh kanë vënë nën mbikëqyrje rrjetin e mirë-organizuar të prodhimit të sallamit me mish të pakontrolluar.

Për të zbardhur deri në fund këtë skandal, policia e Fierit ka kërkuar bashkëpunimin e autoriteteve vendore e qendrore në Fier, të cilat kanë nën administrim subjektet e prodhimit dhe tregun ushqimor në qytet.

Krerët e Inspektoratit të Higjienës në bashki dhe ata të Inspektoratit Veterinar në Drejtorinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, kanë pohuar se kanë nisur kontrollet për cilësinë e lëndës së parë që përdoret në të gjitha pikat e prodhimit të sallamit në qytetin e Fierit.

Liza Strati, përgjegjëse e Inspektoratit të Higjienës në Bashkinë e Fierit, deklaron se "me anën e një qarkoreje të brendshme po ushtrohet kontroll në pesë fabrikat e sallamit në Fier. Kontrolli ka të bëjë me cilësinë dhe llojin e lëndës së parë që përdoret për prodhimin e sallamit".

Sipas burimeve nga sektori i Antikrimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Fierit, dyshimet për këtë aktivitet të paligjshëm kanë lindur qysh përpara gjashtë muajsh. Ndërkohë, hetimet mbi këtë çështje mësohet të kenë nisur në muajin dhjetor, në prag të festave të fundvitit, kur çmimi i sallamit në qytetin e Fierit u ul deri në 500 lekë për 3 kilogramë. Në atë kohë ekspertët e Antikrimit Ekonomik menduan se kishin të bënin me abuzime sepse asnjë lloj mishi që qarkullon legalisht në tregun shqiptar nuk mund të nxjerrë sallam me kosto kaq të ulët.

Duke u nisur mbi këtë bazë dyshimesh, ekspertët e policisë arritën të piketojnë se cila ishte fabrika që mund të abuzonte me cilësinë e mishit, madje arritën të zbulojnë edhe mekanizmin e këtij abuzimi.

Sipas tyre, njëthundrakët e paaftë për punë blihen nga fshatarët e zonës me çmime simbolike, grumbullohen në periferi të qytetit dhe transportohen natën për në fabrikën e sallamit.

Lushnjë

Një restorant me nam, vetëm me mish kërriçi

Në rrethin e Lushnjës prej vitesh operon me menynë e tij tepër të veçantë një restorant, që si meny të vetme ka mishin e kërriçit dhe specialitetet e tij. Burime nga policia e Lushnjës konfirmojnë ekzistencën e këtij lokali në fshatin e Krutjes, vetëm 5 kilometra larg nga qendra e qytetit. Madje, këto burime tregojnë se edhe shumë efektivë policie janë klientë të rregullt të këtij restoranti. Restoranti, me një traditë disavjeçare, është i njohur edhe në Fier dhe njihet me emrin "Kërriçi". Shumë nga klientët shprehen se specialiteti i lokalit është mishi i kërriçit, i gatuar me shumë erëza. Një kilogram mish kërriçi kushton vetëm 350 lekë të reja, duke konkurruar denjësisht llojet e tjera të mishrave dhe duke u siguruar pronarëve të këtij lokali një klientelë të përhershme. Edhe shumë turistë të huaj e vizitojnë herë pas here këtë lokal, për shkak të menysë së tij të veçantë. Sipas kuzhinierit A.B, mishi i kërriçit konsumohet dhe është shumë i shijshëm vetëm atëherë kur është ende i vogël. "Kur kërriçi, mëzi (mushkë e vogël) fillon të hajë bar, atëherë ai është mjaft i pëlqyeshëm për t‘u konsumuar. Unë konkretisht e kam shërbyer në dy specialitete; rosto dhe biftek. Ai bëhet rosto njësoj sikur të ishte mish viçi, ndërsa për biftek ai duhet të marinohet për 12 orë". Restorant "Kërriçi" në Krutje nuk ka pasur asnjëherë probleme me ligjin, sepse klientët janë të mirinformuar për produktet që konsumojnë.

Policia dyshoi kur në treg u ulën çmimet

Në qytetin e Fierit ekzistojnë disa fabrika sallami, të cilat për nga cilësia e prodhimit të nënprodukteve të mishit nuk bien nën nivelin e firmave të njohura në vend, duke krijuar kështu një treg të sigurt në Fier dhe në qytete të tjera.

Por, pavarësisht të dhënave të tregut, policia e Fierit po heton dhe po ndjek hap pas hapi në rrugë operative aktivitetin e një fabrike me destinacion vetëm prodhimin e nënprodukteve të mishit. Burime të sigurta nga Drejtoria e Policisë së Fierit, thanë se "një fabrikë përdor si lëndë të parë sasi të konsiderueshme mishi të pacertifikuar nga ana ligjore, duke përdorur kafshë dhe kryesisht njëthundrakë si gomarët, kuajt dhe mushkat e sëmura". Po këto burime thanë se "grumbullimi i kafshëve të vjetra dhe të sëmura bëhet në periferi të Fierit në një banesë private në mënyrë periodike. Kafshët grumbullohen kundrejt çmimeve simbolike nga personat që merren me këtë aktivitet, duke joshur fshatarët e zonave rurale të sjellin kafshët e tyre shtëpiake që nuk janë më të afta për punë".

Pasi grumbullohen në këtë pikë, që sipas policisë është identifikuar, kafshët transportohen në orët e natës në fabrikën e sallamit, e cila ndodhet në qytetin e Fierit.

Operacioni i policisë nuk është finalizuar ende, për faktin se pika e grumbullimit të kafshëve po mbahet nën survejim. Sipas specialistëve të policisë, po pritet momenti i përshtatshëm për të ndërhyrë, në mënyrë që të mund të sigurohen të gjitha provat e mundshme për të vënë përballë drejtësisë të gjithë përgjegjësit.

Burime konfidenciale të policisë thanë se ky aktivitet i jashtëligjshëm e që ka të bëjë me shëndetin e konsumatorëve, ka disa muaj që ushtrohet nga këta biznesmen matrapazë, të cilët për të ulur koston e prodhimit blejnë kafshë të sëmura dhe e trazojnë mishin e tyre me sasitë e mishit të blerë në treg. Po këto burime thanë se nisur nga ky fakt, nën survejimin e policisë janë vënë edhe disa pika të tregtimit të sallamit, ku vihet re një ulje e ndjeshme e çmimit të nënprodukteve të mishit, çka mund të shpjegohet me koston e ulët të prodhimit të këtyre nënprodukteve nga mishi jashtë standardeve.

Gazeta Shqip

----------------------------

I  mjeri popull ce ka zene, hajde te ishin ketu ne USA se sa denim te rende do te mernin? Ketu u be nje buje e madhe vetem per spinaqin qe ishte i pa lare mire dhe bllokuan gjithe tregun dhe per cdo gje me te vogel ketu behet buje e madhe, nje mi te shohin i mbyllin restorantet e jo te hash sallam me mish gomari....

Pershendetje Saranda

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Prill 2007 13:57
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Admirali
ITSD Engineer

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Durrės
Mesazhe: 2298

Eh...

Personalisht vete ne Shqiperi kam ngrene mish kali, biftek dhe qofte.Por e kam ditur qe ka qene mish kali, nuk eshte se e bleva per mish vici, ama ishte shume i shijshem, ne te dy variantet.

Persa i perket kerricit, nuk shoh ndonje te keqe ne konsumim, mjafton qe te deklarohet se cfare mishi sherbehet dhe qe i permbahet analizave per konsumim.

__________________
Quis custodiet ipsos custodes?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Prill 2007 22:47
Admirali nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Admirali Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Admirali (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Admirali Shto Admirali nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Admirali nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Endri
Moderator

Regjistruar: 02/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Admiral por mish qeni ke provuar?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Prill 2007 02:11
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Endri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Endri Shto Endri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Endri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:46 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Ekonomia dhe Biznesi > Biznesmen Matrapaz

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.