arturm
Veteran ne forum
Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195
|
Te "dyja" paleve
A nuk e adhurojme te gjithe JFK, presidentin e Amerikes?
E pra, te gjithe i dime teshme historite seks-droge midis tij dhe Mailyn Monroe. A e ul figuren e tij ky fakt ne syte e amerikaneve (dhe gjithe botes)? Une mendoj se jo.
E pra, kete mendoj se nenkupton Fajtori kur flet per "dyjezim" te moralit.
Puna eshte, per mendimin tim, tek koherenza e politikanit. Mjafton qe ai te mos te predikoje te kunderten e asaj qe ben vete. Mjafton qe Edi Rama mos te na dali dhe te na kerkoje ligje qe ndalojne nudizmin ne plazhet shqiptare apo Nano qe te beje nje ligj kunder alkolit. Gjithe pjesa tjeter ngelet private dhe ne nuk duhet te na interesoje ajo (ose mundesisht sa me pak).
IQ, na fole per Blair-in, dakort, por ndoshta harron te shtosh qe edhe skandalet seksuale te Karlos apo te Dianes nuk e kane ulur respektin qe anglezet ndjejne per familjen mbreterore.
Problemi, perseris, eshte tek hipokrizia. Ne parlamentin italian nuk do habitesha po te shifja Panelen qe pinte nje "cigare-cana", por me vjen turp kur kam pare nje emision televiziv ku u bene nje test parlamentareve (me nje tampon qe merrte djersen e tyre) pa u thene se per cfare e donin efektivisht, dhe doli qe 60% e tyre perdornin droga. Ne nje kohe kur parlamenti sapo miratoi nje ligj qe rreptesonte ligjin kunder droges.
Mendoj qe kjo ishte ajo qe donte te shprehte Fajtori, dhe une e mendoj njelloj si ai.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|