Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Berisha: Nuk mund te ecet duke mbajtur te falsifikuar historine kombetare.
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Berisha: Nuk mund te ecet duke mbajtur te falsifikuar historine kombetare.

Shefi i ekzekutivit e cilësoi si të papranueshme absurdin e falsifikimit të aktit të pavarësisë kombëtare, fshirjen “me gomën e turpit emrat e atyre që firmosën pavarësinë dhe këtë e ke bërë vetëm për verbëri ideologjike, për të zëvendësuar baballarët e pavarësisë dhe pluralizmit, me komitë dhe kaçakë, të cilët nuk kanë asnjë vlerë”. Kryeministri i vendit Sali Berisha ka ritheksuar dje domosdoshmërinë e rishkrimit të historisë së Shqipërisë, duke i drejtuar me këtë rast një tjetër thirrje studiuesve dhe historianëve që të rishikojnë tekstet që iu serviren nxënësve dhe studentëve në shkolla. “Historia duhet të rishkruhet dhe ftoj studiuesit dhe historianët që të angazhohen në këtë aksion” - deklaroi kryeministri pas vizitës që zhvilloi dje në ekspozitën me dokumenta të parlamentarizmit shqiptar, të çelur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit nën kujdesin e kryeparlamentares Jozefina Topalli dhe Arkivit të Shtetit. Sipas Berishës këto dokumenta iu faktojnë shqiptarëve se cilët ishin themeluesit e pluralizmit politik në Shqipëri. Shqipëria në çerekun e parë të shekullit që shkoi themeloi pluralizmin politik, themeloi parlamentin, duke qënë absolutisht një ndër vendet më të para, qoftë në rajon, por dhe më gjerë që vendosi në themelet e shtetit votën e qytetarëve. “Dokumentet e publikuara dëshmojnë se shtetin shqiptar e themeluan burra dhe gra të mençur, të shkolluar në shkollat më të mira të perëndimit, përfaqësues të shquar të vokacionit perëndimor të kombit, që u bashkuan edhe me Lëvizjen për të ndërtuar një Shqipëri demokratike. Iu bëj thirrje edhe njëherë studiuesve, historianëve që t'u thonë shqiptarëve të vërtetën e tyre historike. Nuk ka gjë më të papranueshme se sa të falsifikosh aktin e pavarësisë kombëtare, të fshish me gomën e turpit emrat e atyre që firmosën pavarësinë dhe këtë e ke bërë vetëm për verbëri ideologjike, për të zëvendësuar baballarët e pavarësisë dhe pluralizmit, me komitë dhe kaçakë, të cilët nuk kanë asnjë vlerë. Përkundrazi, historia duhet të rishkruhet dhe për këtë ftoj studiuesit të angazhohen në këtë aksion” - deklaroi më tej kreu i qeverisë. Duke argumentuar arsyet e këtij apeli, kryeministri theksoi se askush nuk mund të tundohet para deklaratave të atyre që preferojnë, para forcës të së vërtetës, të nanurisen nga mashtrimi dhe gënjeshtra. “Nuk mund të ecim duke mbajtur të falsifikuar aktin e shpalljes së pavarësisë kombëtare. Nuk mund të ecet duke zëvendësuar Mehdi Frashërin, këtë burrë të madh të kombit me komitë” - theksoi ai. Për të njëjtën çështje kryeministri Berisha u ndal dhe tek periudha e Luftës Nacionalçlirimtare, duke e cilësuar këtë “një faqe të ndritur në historinë e kombit shqiptar, që nuk e vë në diskutim askush”. “Asnjë të mos mundohet që me këtë luftë të bunkerizojë historinë dhe të vërtetat historike të kombit, pasi është një gjë jashtëzakonisht e rëndë dhe e papranueshme. Shqiptarët kanë shumë motive për të qënë krenarë me
historinë e tyre dhe duhet ta shohin atë drejt në sy, me anët pozitive dhe jo pozitive të saj. Historia duhet të interpretohet edhe në kontekstin e kohës” - tha ai më tej. Përsa i takon reagimeve nga politika lidhur me nevojën e rishikimit të historisë, kryeministri tha se qeveria nuk ka ndërmend t'i mohojë kujt të drejtën e shprehjes së mendimit, por ajo nuk mund të pranojë më tutje mashtrimin e nxënësve shqiptarë me tekste, të cilat nuk u mësojnë historinë e vërtetë të këtij kombi.
“Reforma në drejtësi të angazhojë të gjitha palët për të shmangur një proces farsë/Lideri i shumicës Sali Berisha ka shprehur dje mbështetjen e tij të plotë për reformën që presidenti i vendit Bamir Topi ka premtuar se do të ndërmarrë së shpejti në sistemin e drejtësisë të molepsur prej vitesh nga korrupsioni duke filluar më së pari nga insititucioni që ky i fundit drejton, Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Megjithatë kryeministri vuri në dukje rëndësinë që ky proces të shohë angazhimin e të gjitha palëve në mënyrë që të reforma të mos shndërrohet në farsën e radhës. Në mbledhjen e Komitetit Ndërministror për Integrimin në NATO, kryeministri Berisha përshëndeti mbledhjen e djeshme të KLD-së, si dhe shprehu besimin se nën drejtimin
e Presidentit Topi, me vullnetin e Parlamentit dhe me vullnetin e shprehur edhe nga opozita qartësisht në mënyrë të përsëritur, reformat në drejtësi do të njohin një progres real. “Drejtësia në Shqipëri do të ketë përmirësime shumë të ndjeshme në funksionimin e saj, sikundër është e domosdoshme që të studiohen të gjitha detajet për përmirësimin e kushteve të ushtrimit të funksionit nga ana e gjykatësve të vendit. Gjykatësi duhet të ketë të gjitha lehtësirat e nevojshme për të arritur në vendimin më ligjor, ndaj mendoj se në mbledhjen e djeshme u mor një vendim shumë i rëndësishëm në drejtim të trajtimit të mbingarkesës, por nga ana tjetër duhet të fillojmë t'u japim mundësi gjykatësve që të kenë asistencë”- deklaroi kryeministri. Sipas tij, ky do të ishte një standard që përmirëson dhe mundëson lehtësimin e punës së tyre, ndaj qeveria është shumë e vendosur të bëjë përpjekje për të krijuar kushtet më optimale të veprimtarisë së këtij sistemi vendimtar e përcaktues për funksionimin e shtetit ligjor në një vend të lirë. Gjithashtu kryeministri u shpreh se përpjekjet e kohëve të fundit kanë qenë shumë serioze për zbatimin e ligjit, dhe në këtë drejtim disa tregues janë të krahasueshëm me imponimin e zbatimit të ligjit me disa vende të zhvilluara. Megjithatë, kryeministri kërkoi që këta tregues duhet të njohin nivele të reja, pasi në rast se vërtetë ka një kthesë rrënjësore në ekzekutimin e vendimeve gjyqësore, pa të cilën nuk ka shtet ligjor real, objektivi duhet të jetë thellimi i mëtejshëm
i zbatimit të këtyre vendimeve. “Qeveria duhet të përcaktojë të gjitha fondet për t'u përgjigjur veprimtarisë së përmbarimit pasi treguesi i vlerave monetare dhe transaksioneve monetare që ai dëshiron duhet të jetë në përputhje me vendimet e gjykatave, ndaj dhe ne duhet të përmirësojmë këta tregues”- tha Berisha. Duke u ndalur në përmirësimin e kushteve në ambientet e paraburgimit, kryeministri theksoi se në kuadër të përpjekjeve për përmirësimin e kushteve, paraburgimi kaloi në varësi të Ministrisë të Drejtësisë, pasi për vite të tëra mbaheshin të paraburgosurit në menaxhimin e atyre që i paraburgosnin. Në këtë drejtim, kreu i qeverisë theksoi se janë bërë përmirësime të ndjeshme në përputhje me ligjin, duke ndërtuar qëndrat e reja të paraburgimit në çdo prefekturë të vendit. “Mendoj se ndryshime cilësore ka patur në trajtimin e të burgosurve në Shqipëri. U përmbys një vendim i qeverisë dhe u përcaktuan norma tërësisht të tjera ushqimore, pasi ne gjetëm norma tejet të vjetra, por këtu ka një hapësirë të madhe sepse është e domosdoshme që në burgjet tona të krijohen kushte më optimale” - tha kryeministri.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Shtator 2007 19:25
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Sa e mire eshte historia,kur e shkruan bace Salia!...

 

Nga Gjergj Golemi



Historia është shkruar e

rishkruar shumë herë në

Shqipëri, prish e ndreq, si kështjella e Rozafës, duke zhbërë çfarë të tjerët linin si gjurmë të mira pas dhe duke shtruar gjurmët e pushtetmbajtësve të radhës.

Por kjo e Saliut të Dytë ia kalon çdo fantazie, rishikimi dhe rishkrimi i historisë me vendim të Këshillit të Ministrave as ishte parë as ishte dëgjuar.

Kështu që i bie që secili nga ministrat, në bashkëpunim me “sejmenët” e tij që i ka nën “hyqëm” të shkruajë historinë e sektorit të tij.

Gjana, bie fjala, mund të shkruajë historinë e pyjeve (sigurisht me bashkëautor Xhuvelin) –tanimë të djegura- të kullotave ku nuk ka fije bari dhe barin e importojmë nga Maqedonia, të çobanëve dikur trima e liridashës që e vunë deri dhe gunën mbi telat e armikut, por që tani nuk kanë as gunë e as dele e dhi, meqë shkojnë çobej në stanet e Greqisë e gjetkë!

Ministri Ruli mund të shkruajë historinë e elektrifikimit me punë vullnetare të këtij vendi, kur nga ana e anës erdhën djem e vajza dhe sollën elektrikun edhe në zonat më të thella të vendit, ku tani sundon pisha dhe bishtuku, qiriri dhe kandili, meqë drita e tyre është më natyrale dhe më e shëndetshme.

Saliu duhet të porosisë zotin Basha, megjithëse më i riu i “kopesë” ministrore, të rishkruajë një histori me diplomatë, shpresa e zhgënjime të një kombi, në analet historike të së cilit ka më shumë enigma e pikëpyetje se sa histori reale, pasi edhe të vërtetat lakuriqe janë veshur me petkun e politikës së ditës, ku kryet e vendit për këtë marrëzi i mban kryeministri ynë!

Sa lezet i ka fjala Saliut, kur e tund në tryezën ovale kryeministrore, për rishkimin dhe rishkrimi e historisë! Duhet rishkruar të gjitha nga e para, pronat, tapitë e vjetra, testamentet e gjetura në varret ilire. A nuk thoshte aq bukur vëllai i tij siamezë se prapa më vjen historia!?

Aferim ju qoftë! Prapa ju vjen historia, marrshi jetë nga ditët e mia!…

Gëzon Shqipëria që i është grabitur drita, uji, infrastruktura dhe janë zgjatur orët e gjumit. Kur ngrihen në mëngjes të gjithë shqiptarët pasi flenë 16 orë gjumë të detyruar janë gjithë entusiazëm se në vitin 2200 Shqipëria do të bëhet. Po të kishte një aparat të fjalës së fundit për kontrollin e kujtesës dhe rezultantet e milionave ëndrrave do të dilte filmi më i mrekullueshëm në botë i cili do të shpjegonte memecllëkun e arkës së Noes, dëshirën për të vendosur drejtësinë e miratuar nga dy bashkëautor, Eva dhe Adami të cilët sipas grupit special të miratuar nga kryeministri për të rishkruar historinë rezulton të jenë shqiptarë, lindur njëri në Kavajë tjetri në Tropojë . Por meqënëse Noteri ndodhet në Gjirokastër të dy krijuesve të botës iu mungon legalizimi i pretendimeve. Megjithatë rrugëzgjidhja mund të gjendet në “qytetin” e Nokovës i cili është qendra e qytetrimit dhe e revoltës institucionale. Pas temperaturave të larta të kësaj vere që u mbyll me një shi rrebel dhe një tërmet 6 ballësh të gjithë shqiptarët panë që arka e Noes u gjend përpara ish-Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë. Meqënëse dy kokat shembëlltyra e shqiponjës shqiptare Saliu nga Veriu dhe Fatosi nga Jugu ishin në një bisedë me Kryeparlamentaren Topalli dërguan dy sejmenët e tyre dhe përkatësisht njëri Mediun e pronave pa kthim dhe tjetri Xhuvelin në oborrin e atij hë, për hë.

Të dy të dërguarit e personave që kanë në dorë fatet e botës të cilat thonë se do të vendosen gjatë Luftës së Tretë Botërore me nisjen në Kosovë.

Kur arka e Noes arriti në katin e tretë në ish zyrën e shokut Enver çuditërisht dy dishepujt e tij panë veten të rrethuar nga gjithë ngjyrat e ylberit udhëheqësin që shkoi dhe zuri vend në karrigen që i kishte munguar që prej 11 Prillit të vitit 1985.

-Po hëmo ç’kemi kam marë vesh që do të rishkruani historinë.

-Po mirë mo po këto dokumenta që ka kjo arka e Noes nuk i përfillni ju mo.? Po këto i ka miratuar Partia mo Sillo dhe Biroja Politike mo! Po si guxoni more Birbo a e dini çelsin e arkës së Noes e kam marrë unë me vete në atë botë.

-Po e kuptoni që jeni kotë mo ? Si çelsin e urrejtjes dhe të dashurisë e kam unë në atë botë e kam marrë me vete që atë ditë që menduat që ika...

-Kot vërdallisen Bushi dhe Putini çelsin e Kosovës e kam unë, e kam marrë në pronësi qysh në koferencën e Bujanit.

Prandaj po qe se dy të fortët e botës mendojnë se ka mbaruar lufta e ftohtë le të vinë tek unë, të kërkojnë çelsin e zgjidhjes për të ndaluar luftën e tretë botërore duke marrë leje kalimi nga Anjshtajni që pretendonte se lufta e tretë do të bëhet me shkopinjë ose për mungesë të ujit, aq më tepër që rezulton e vërtetuar sipas dokumentave të nxjerra nga arkivi i Komitetit Qëndrorë të Partisë së Punës së Shqipërisë se Anjshtajni është bir i një Tropojani. Kështu që dua t’ju them bijtë e dashur e të devoçëm të Partisë pasi të mirrni mendimin e shoqes Nexhmie dhe sidomos të shokut Ramiz si dhe të tërhiqnin mendimin e masave të gjëra popullore të organizonin një miting mbarëkombëtarë në sheshin Skënderbej ku unë udhëheqësi i Partisë dhe i popullit, i dërguari i Partisë dhe i Perëndisë do të më jepet mundësia me çelsin e artë të fitorjeve të hapë arken e ndryshkur të Noes në momentin kur pullumbat e bardhë do të lëshohen nga Selia blu dhe rozë mbi pallatin e madhë të kulturës, nga e cila do të dalë testamenti i paqes për shqiptarët dhe për botën mbarë, të cilët prej mijëra shekujsh kanë udhëtuar midis dashurisë dhe urrejtjes...


-Gazeta Ndryshe

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Shtator 2007 15:18
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
briseide
Shtrige

Regjistruar: 12/02/2007
Vendbanimi: Rrefime memece
Mesazhe: 4388

Qe Einstein te jete bir i nje Tropojani s'do me dukej ndonje cudi e madhe


Problematike kjo ceshtja e historise ;
Para disa ditesh degjova per publikimin e librit " Historia 6" ; Harta e Greqise se lashte sipas Papajanit dhe Nishkut tregonte qe Greqia perfundonte ne Vlore.Ky eshte vetem nje rast.

Sa vdesim per ti hapur pune vetes ne Shqiptaret...

__________________
I had seven faces,Thought I knew which one to wear...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Shtator 2007 15:41
briseide nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė briseide Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me briseide (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: briseide Shto briseide nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto briseide nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Citim:
Po citoj ato që tha sarandaebukur
"Iu bëj thirrje edhe njëherë studiuesve, historianëve që t'u thonë shqiptarëve të vërtetën e tyre historike. 

  Për të njëjtën çështje kryeministri Berisha u ndal dhe tek periudha e Luftës Nacionalçlirimtare, duke e cilësuar këtë “një faqe të ndritur në historinë e kombit shqiptar, që nuk e vë në diskutim askush”. “Asnjë të mos mundohet që me këtë luftë të bunkerizojë historinë dhe të vërtetat historike të kombit, pasi është një gjë jashtëzakonisht e rëndë dhe e papranueshme. Shqiptarët kanë shumë motive për të qënë krenarë me
historinë e tyre dhe duhet ta shohin atë drejt në sy, me anët pozitive dhe jo pozitive të saj. Historia duhet të interpretohet edhe në kontekstin e kohës” - tha ai më tej. 



Oh faleminderit Berisha ... tani po do ta mesojme historine e vertete !! Se ndoshta ju e dini mire perderisa doni te na e tregoni dhe ne.

Kam dyshime te thella se studiuesit do ta bejne kete duke qene se shumica e tyre jane  po te njejtet qe kane shkruar menxyrat komuniste    ... te detyruar nga diktatura apo jo ...kjo tani ka pak rendesi . I bie te shkruajne : na falni se ju kemi genjyer me ose pa dashje ... tani lexoni brockullat e tjera qe kemi zbuluar ...

Zoti Berisha e merr historine pjese pjese per ta riparuar ...hmm duhet kapur qe nga antikiteti e pastaj te arrijme ne ditet e sotme ( te gjithe e dime se Berisha do na dale si Mesia i shqiperise )... s'dua ti imponoj mendimin tim asnjerit por jam e bindur se historia e sotme shqiptare eshte nje genjeshter e madhe ..heronjte tane me te medhenj  s'jane medoemos ata qe nderojme te gjithe sot ... dhe ajo lufta Nacional Clirimtare duhet pare mire sepse nese do te dale e verteta populli shqiptar ka per te ngelur i zhgenjyer : ajo s'eshte periudha me e ndritur por me e zymta ...eshte periudha kur Shqiperia ra pre jo e gjermaneve por e vete shqiptareve .

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Shtator 2007 17:19
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Historine nuk do ta shkruje Berisha sepse ajo eshte e shkruar.
Problemi qendron me fallsifikimet qe i jane bere asaj. Mund ta them me bindje se shume prej jush shume kryeministra e deputete te shtetit te pare shqiptar ju ose i keni lexuar neper gazeta ose nuk i keni degjuar akoma. Nuk ka nevoje per komnte te teperta por po ju them me bindje se historia jone ka mjaft personazhe qe duhet te vlersohen qe ose u fshehen ose u tjetersuan nga ata qe tjetersuan njerzit shtetin dhe pasurite e popullit. Ne fakt historia (e re) jone ka qene e besueshme deri ne vitin1966 dhe punimet e historianeve tane jepeshin mesimi edhe ne Oxford. Pas atij viti heshtje. Nje fakt tjeter domethenes edhe kur disa komuniste steriotipe deshen te ngrinin ne kalane e Ali Pashes ne Tepelene shtepine e pionierit dhe vetem nderhyrja direkte e Enver Hoxhes do ta shpetonte kalane por at fat nuk do ta kishin shume e shume vepra e monumente te tjera si shtepia,kisha e xhamia qe u prishen dhe u dogjen me gjith ate pasuri librash qe sot mund te thonin diçka qe e kerkojme dhe nuk e gjejme.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Shtator 2007 19:28
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
dhoma666
djale i mire,,,,,,

Regjistruar: 20/01/2007
Vendbanimi: duke shaluar,,,instiktet....
Mesazhe: 325

une po jap mendimin tim personal ne lidhja me kete qe do te beje Berisha:

e para ai nuk ka per qellim qe te manipuloje ate ne favorin e tij sic u permend me siper,

e dyta ai do te tregoje te vertetetat ashtu sic jane pa asnje manipulim dhe per kete kerkoi ndihmen e historianeve dhe botes akademike,,,,,,,,,

e treta,,,Berisha te jeni te sigurte qe ka shume te verteta historike qe i ka marre vesh shume vone, edhe vete dhe e do te verteteten,,,,,,

 katerta ,,,,dihet qe ne komunizerm cdo qelize e shoqeris  ka qene nje sistem  i  larte sigurimi ku deviz kryesore ka qene ideologjia dhe per kete edhe historia nuk mund ti shpetonte asaj periudhe pa u kthyr ne favorin e saj,,,,,

une quditem se si shqiptaret jane kaq deduktiv,,,,,,,,BERISHA NUK MUND TE JETE MESIA JONE POR AI ESHTE ME PAK SE AQ DHE ME SHUME SE SA MENDOJME NE..  ne te gjithe e kemi jetuar kohen e berishes dhe e njohim me te mira dhe te keqijat e tij .....kush ka nje sy objektiv,,,,,,, 

__________________
,,,,,,,,,ti je parajsa ime e humbur dhe une ."mekatar" ne kerkim te hynores...........

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Shtator 2007 11:02
dhoma666 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė dhoma666 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me dhoma666 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: dhoma666 Shto dhoma666 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto dhoma666 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Mbase ketu ka qe i njohin thelle mendimet personale te Berishes   ... une nuk jam nga ato ... bazohem vec ne disa deklarata pa kuptim te personazhit kryesor te temes

Doja te theksoja se ai i imi s'ishte vec nje reflektim kunder Berishes por e mora si pike referimi te tanishme. Fundja deri dje dhe te majtet s'bene asgje per te nxjerre dicka ne drite.

Historia nuk shkruhet vec per ata qe jetojne tani por dhe per ata qe do te vine e nuk mund te evitohen hiperbolizmat mbi figurat e tanishme ( shkurt fundja historine duan ta shkruajne ata qe jane pushtet ) ... e sinqerisht jam shume kurioze te shikoj shtjellimin e ngjarjeve si psh : krijimi i PD, dalja e rastesishme si figure politike e Berishes, viti 97' etj

keto jane vec disa ... nese eshte e vertete se historia shkruhet mbi faktet atehere une them se faktet aty jane  ... rreziku eshte tek interpretimi i tyre ... shqiperia kam frike se do te vazhdoje te ngelet peng e historise se saj te rreme.

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Shtator 2007 14:26
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Tulipani besoj se i ke pak te ngaterruara gjerat po flasim per historine e Shqiperise ketu jo te pd. Behet fjale per ate qe nuk u shkrua dhe qe ti nuk e ke mesuar dhe po vazhduam keshtu nuk do ta mesosh kurre. Rishikimi ka te beje me fallsifikimet retushimet deklasimet eliminimet etj . Dhe po te hecim me llogjiken tende do sdo ti Berisha Nano Rama etj kane hyre ne histori. Tani ka mbetur vetem te degjosh dhe te mesosh gjerat qe nuk u thane kurre ose u shtremberuan.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Shtator 2007 17:36
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
dhoma666
djale i mire,,,,,,

Regjistruar: 20/01/2007
Vendbanimi: duke shaluar,,,instiktet....
Mesazhe: 325

cdo mendim duhet te shikohet perpara se te jete i dokumentueshem (ne sensin e te qenurit ketu pjese e temes) sepse nuk mund te arsyetohet me preferenca dhe emocione por me fakte ,,,,,,,nejse.......

 

po jap mendimin tim edhe nje here,,,Berishes i eshte dhene vendi nga historia dhe besoj qe e duan shume kush nga politikanet e sotem vendin e tij ne sensin historik dhe jo momental,,,,,,,,

per 97` Berisha nuk diti te menaxhonte po jo shkaktar i saj,,,,,per kete askush nuk e paditi,,,,as brenda dhe as jasht,,,,,,ky eshte fakt,,,,,por po e le berishen dghe po flas per temen......

rishikimi i historise nuk eshte qeshtje e Berishes por nje detyrim i nje shteti qe e ka te ditur idene qe historine tone ndryshe nga vendet e tjera qe e ben populli ne na e beri partia,,,,,,,andaj ai duhet te nderhyje ,,,,,dhe te leme me nje ane paranojizmat dhe te jemi pro kesaj idea,,,,,,,,,

ne jemi shume te zhurmshem per te qene objektiv,,,,,,,,nuk ka vend per gjelozi ,,,,,,,,

pastaj do te jete perseri historia qe do te rigjykoje berishen per rishikimin se e tashmja behet e shkuar ,,,,,,,historia jone eshte identiteti yne,,,,,,,,

 

__________________
,,,,,,,,,ti je parajsa ime e humbur dhe une ."mekatar" ne kerkim te hynores...........

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Shtator 2007 20:50
dhoma666 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė dhoma666 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me dhoma666 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: dhoma666 Shto dhoma666 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto dhoma666 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

CUDI

Edhe kur Berisha ngre nje problem te drejte,njerezit i versulen sikur ai po shkruan vete historine e Rames babait te tij.Ne shqiptaret jemi te semure nga trute e kokes me sindromen komunizem.A e dijne disa pioner ketu qe per gati 50 vjet historia e shqiptareve u fallsifikua ne menyre kriminale?Jo nuk e dijne se po ta dinin nuk shpreheshin sikur Berisha po ribene historine e familjes se tij.Cfare interesash ka ky njeri ta shtremberoj ate?Ju thoni qe ai vjen nga radhet e komunisteve dhe ai e di shume mire se cfare baterdie bene ata me historine dhe familjet e shquara te kombit tone.Prandaj odjem e vajza shqiptaret duan qe historia te rishkruhet ashtu sic ka ndodhur,me te gjithe personazhet e saj;negativ apo pozitiv qofshin.Nuk mund ta heqesh ti Mithat Frasherin nga pjesmarrja ne ngritjen e flamurit apo edhe ndonje tjeter sepse ata nuk ju pelqenin komunisteve.Sido qe ka ndodhur ne Arkivin e Shtetit ka dokumenta autentike qe nga fillimet e ketij shekulli.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Shtator 2007 23:21
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:53 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Berisha: Nuk mund te ecet duke mbajtur te falsifikuar historine kombetare.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.