kotka
.....
Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612
|
Bris e dashur, MIQESI ka dhe ka per te patur. Miqesia eshte si Dashuria, pa keto te dyja bota nuk mund te ekzistoje. Dy jane ndjenjat me te rendesishme, qe na mbajne ne kete bote dhe qe mbeshteten tek ajo rrenja baze, qe quhet Besimi, dhe keto te dyja jane: Miqesia dhe Dashuria.
Te jesh mik, nuk do te thote te puthesh, te flasesh, te shihesh per dite, keto edhe mund te mos ndodhin fare dhe ne zemren dhe ne mendjen e tjetrit, ti mund te mbetesh nje mik apo mikeshe, se cdo njeri ne brendesi e di kur duhet ta quaje tjetrin mik ose jo.
Ka raste, qe miqte ne momente te caktuara edhe te urrehen, edhe te zihen, edhe te mos flasin ose te harrohen komplet, ashtu si te dashuruarit, por ne brendesi ata e dine, qe jane miq dhe nuk mund te prishen kurre. Ata e kujtojne njeri-tjetrin, here pas here me nostalgji, por eshte ajo egoja e pakuptueshme, qe i ndalon te jene prane.
Principet bejne miqte, ndjenjat te dashuruarit. Te dy palet bejne gabime dhe faje, por principet dhe ndjenjat bejne, qe Miqesia dhe Dashuria te mos prishet kurre...
Shoh se qenkam gdhire mire sot une, in piece :p
__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|