Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Njė nėnė nuk na ka bėrė, po njė vend kemi tė tėrė
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
altruisti
Anetar i ri

Regjistruar: 23/06/2007
Vendbanimi: Ne rruge
Mesazhe: 21

Njė nėnė nuk na ka bėrė, po njė vend kemi tė tėrė

Shkruan: Mirsim Maliqi
www.altruisti.com

E dimë se “Heshtja është flori”. Porse, gjithashtu e dimë se, po qe se e përdorim këtë floririn në momente që duhet të flasim të vërtetën, atëherë ajo shëndërrohet në djallëzi. Të heshtësh e të mos e thuash realitetin se në shtetet tona kemi armiq të brendshëm greko e serbofila, është hipokritëzi. Të heshtësh e të mos e thuash realitetin se Janullatos orthodoksi punon si spiun grek është vetmashtrim. Të heshtësh e të mos e thuash të vertëtën se, ata që duan të shtrembërojnë identitetin e vërtetë të shqiptarëve janë në një rrugë të gabuar, është injorancë.

“Dhe durimi ka kufi”- kjo fjalë e bukur na është transmetuar nga Jugu, pra, vjen po nga ajo pjesë e Shqipërisë së të parëve tanë, ku aty grekofilizmi sot po frymon. Po frymojnë edhe ata pseudoanalistë, që pa fije turpi Faik bej Konicën e akuzojnë duke shpifuar për të pa kurrfarë baze, vetëm pse ai kishte treguar realitetin se me pranimin e Islamit nga ana e popullit shqiptarë, u shua mundësia e sllavizimit të popullit tonë. Në një nga fjalët e tij mësojmë se: “Po të mos ishte feja Islame, populli shqiptarë do të ishte shumë i madh në numër, por jo shqiptarë”.

“Kemi tri fe, por kemi një Atdhe të përbashkët, një gjak vëllazeror, një gjuhë, një diell e një Zot. Detyrë, mbi detyra kemi bashkimin dhe mbrojtjen e Atdheut…”- kjo fjalë e Mulla Idriz Gjilanit flet shumë për rolin e ulemasë së shqiptarëve për bashkimin e Shqipërisë Etnike. Vetëm duke ndjekur shembullin e tyre, ne si shqiptarë mund të vazhdojmë në promovimin e tolerancës ndërfetare në popullin tonë, e asesi duke pasuar qorrazi provokimet e klerëve krishterë, si puna e Dom Lush Gjergjit, i cili pa ndërprerë provokon “vëllezërit myslimanë të islamizuar”. Ndoshta nuk i kushton asgjë këtij “promovuesi” të mirëkuptimit të thotë “besimtarët myslimanë” apo “vëllezërit myslimanë”, pasi që siç thotë ai (sa për sy e faqe): “Kisha katolike në Kosovë është e hapur për dialog dhe mirëkuptimi nuk mungon”, e që këtë asnjëherë s’e kanë dëshmuar.

“Shkrimi kritik duhet të jetë i guximshëm dhe “i vrazhdë”, absolutisht me miqtë dhe kundershtarët”- është një koncept që nxirret nga mësimet e komunimit masiv. Nisur nga kjo, personalisht nuk mendoj t’i bëj qef ndokujt, e të mos e them realitetin se dokrrat atyre që thonë se, populli shqiptarë duhet të kthehet në fenë e vjetër, s’janë gjë tjetër përpos interesa joshqiptare, që nuk i shërbejnë çështjes sonë kombëtare.Ata që sot thërrasin në fenë e vjetër, e që punëdhënës e kanë Vatikanit, një gjë duhet ta dinë e të mos e harrojnë se kur të flasin, shkruajnë, e japin deklarata në publik, dëgjuesit, transmetuesit dhe shikuesit nuk janë të gjithë që shkarkohen nga mëkatet duke u rrëfyer tek priftërinjët… Por janë intelektualë, brez i ri i integruar në vlerat demokratike, historianë e mendje të ndritura që s’tolerojnë dot shpërlarje truri nga librat që janë bërë nën urdhërin e komunizmit gjatë kohës së bashkëpunimit shqiptaro-sovjetik, të cilët ia mbanin krahun vëllezërve të rusëve, serbo-sllavëve, të cilët vetëm pasi u largua Perandoria Osmane nga tokat shqiptare në 1912, filluan masakrat ndaj popullit shqiptarë.

Një ditë isha shumë i emocionuar përderisa lexoja një urim për Fitër Bajramin, nga vëllau ynë, patrioti i shquar, Faik Miftari, i cili uronte të gjithë besimtarët kudo çofshin, (citoj) “në Kosovën kreshnike, në nënën Shqipëri, në Iliridën besnike, në Luginën tonë, në Ulqinin denbabaden shqiptar, në Çamërinë e braktisur”, vende këto të Shqpërisë Etnike, të cilave iu vërsulën armiqët tanë vetëm atëherë kur më shqiptarët s’kishin afër Perandorinë Osmane. Prandaj jo rastësisht, në 12 maj të vitit 1878 banorët e Prizrenit i dërguan telegrame ambasadave të Anglisë, Francës, Italisë dhe Austro-Hungarisë në Stamboll ku deklaronin se: “ne nuk i nënshtrohemi admninistratës serbe dhe bullgare. Ne nuk njohim asnjë qeveri përveç asaj osmane… dhe jemi të gatshëm për çdo flijim, qoftë edhe të vdesim, për të mbrojtur të drejtën tonë të pacenueshme”. Pra ky admirim ndaj Perandorisë nga ana e popullit shqiptarë vjen si rrjedhojë e asaj se, populli e dinin se e vetmja administratë që ia donte të mirën shqiptarëve ishte Perandoria Osmane, e cila brenda qeverisjes së saj disa shekullore, siç tregon dijetari i shquar, Sami bej Frashëri, kishte 25 kryeministra shqiptarë.

Fillimi i aneksimit të tokave autoktone shqiptare dhe dhunës ndaj kësaj popullate, ishte fill pas shkëputjes së shqiptarëve nga Perandoria Osmane, largimin e të cilës Perandori serbo-sllavët, siç thoshte një analist i huaj “e kishin pritur pesë-gjashtë shekuj të tërë për të marrur Kosovën”. Pas rënies së perandorisë, kur serbët filluan të pushtojnë tokat shqiptare, ata masakruan 50.000 civilë shqiptarë për disa javë… Kurse më vonë, nga ana tjetër grekët filluan spastrimin etnik, duke ushtruar dhunë ndaj çamëve, vëllezërve tanë që jetonin në tokën më të bukur të Europës, ku shtrihen tokat e Shqipërisë Etnike, e që si pasojë e shtypjes në atëkohë popullsia çame prej 35000 vetësh, mbeti vetëm me disa dhjetra familje, pasi që helenët vranë mijëra familje shqiptare, pleq, gra e fëmijë, e dogjën mijëra shtëpi. Më tej, në konferencat e mashtrimeve, tokat shqiptare i’u premtuan disa shteteve, e që pasojat e atyre tradhëtirave të promovuesve të “mirëkuptimit” po i shohim edhe sot. Më pas erdhi regjimi sllavo-komunist në dekadat e fundit dhe persekutoi shqiptarët deri në pikën e fundit.

Sot shohim se shumë nga publicistët e historianët tanë kanë një urrejtje të papërshkrueshme ndaj Perandorisë Osmane, e që admirimin e shqiptarëve ndaj saj, kolosi Sami bej Frashëri e shpjegonte duke thënë se: “Shqiptarët që nuk iu bindën shtetit romak dhe bizantin dhe që deri diku nuk e dëgjuan Lekën e Madh, i cili ishte bashkëkombës i tyre, u bënë të përbashkët me osmanlinjtë, kaluan në ngritjen dhe famën e Shtetit Osman, u bënë shumë dashamirës dhe ndihmës në zgjërimin e pushtimeve osmane dhe islame”. Ndërsa sot sipas disa kristianëve, të urresh Perandorinë Osmane do të thotë që pse jo, të kesh edhe nostalgji për regjimin serbo-sllavo-komunist vetëm e vetëm jo të pranojmë osmanlijën. Apo në gjuhën e sotshme do të thotë, që për hir të historisë komuniste që u është servuar shumicës së shqiptarëve sot, të kesh mall për regjimet serbe, siç bëjnë disa nga “shkenctarët” e sotshem shqipfolës, vetëm jo të përkrahësh qëndrimin e shqiptarëve pro-osman, të cilët për pesë shekuj jetuan së bashku me perandorinë. Prandaj, mua personalisht s’më çuditë fare Mark Shkreli kur thotë se: “është më e kuptueshme nostalgjija për një regjim të para 20 vjetëve sesa për një regjim të para 100 vjetëve”.

Shkrimi, në të vërtetë s’është për këta, pra për priftërinjët, porse për ca të tjera, si Baki Ymeri, alias Albert Voka, i cili pa fije turpi pohon se “Vetëm kopilat e kombit mund të lehin kundër Kadaresë”, e me këtë fjalë ky intelektual i lazdruar, që akuzon kombin tonë shqiptarë si prodhues edhe të kopilave, atribut ky i lavireve, dëshmon frymën e tij të dyshimtë ideologjike. Pse në të vërtetë, shkrimi ynë s’ka të bëjë rreth klerëve krishterë…? Sepse thirrja e disa prej tyre kundër historisë së vërtetë është e qartë dhe e hapur, ndërsa ne duke e pasur parasysh se kurreshtja e popullit është t’i zbulojë fshehtësitë, po shkruajmë rreth atyre që mbahen/fshihen për patriot (me demagogji të dëshmuar), e në anën tjetër e vetautorizojnë vetën për ligjerimin nacionalist, në bazë të sistemit komunisto-antishqiptarë.

Nejse, të kthehemi tek thelbi i shkrimit. Pra, njerëzit gjithënjë janë të interesuar për t’i zbërhyer “pse”-jat enigmatike. Ndokush tani mund të pyet rreth filozofisë… E ndokush pyet pse jetojmë, e ndokush pyet pse të ekzistojnë e mira dhe e keqja, apo më qartë pse të ekzistojë ana pozitive dhe ajo negative? E që për t’iu përgjigjur këtij të fundit në pyetjen e tij, unë do mirrja ca shembuj që do i mundësonin atij ta percepton vet këtë çështje, paraprakisht duke i treguar ca realitete që ndodhën e ndodhin në tokat e Shqipërisë Etnike.

Për ilustrim: Me daljen e falsifikatorëve të historisë (lexo argatët e komunizmit), u manipulua populli ynë rreth historisë autentike; me daljen e shqipfolësave “intelektualë” tradhëtarë (lexo UDB-ashat), filluan burgosjet e vëllezërve dhe motrave tona shqiptare me dekada nëpër burgjet serbo-sllavo-maqedonase; me daljen e ideologjisë së shqipfolësve (lexo hajdutët hipokritë) për ndarjen e Kosovës dul edhe një mbeturinë e sllavëve shqipfolës; me daljen e atyre që harruan tokat shqiptare prej Nishit, Leskocit, Kurshumlisë, Vranjës, Surdulicës e deri ne Çamëri (lexo serbofilët dhe grekofilat) u shfaqën lëvizjet shqipfolëse që punojnë për shkëputjen madje edhe të Jugut të Shqipërisë.

E drejta s’mund të jetë kurrë e të dy palëve, ajo i përket vetëm njërës, kështu thoshte Eskili. Për ato që përmendem më lartë, e drejta i takon shqiptarëve… I takon Shqipërisë Etnike, Kosovës, Çamërisë, Preshevës e Iliridës… i takon popullit shqiptarë, i cili kishte një kolos të dijës që e quanin Sami bej Frashëri, që thoshte: “Dashuria për atdheun është topi që shkatërron kalatë më të forta dhe kalaja që mund t’u qëndrojë topave më të forta”. Pra, e vërteta s’i takon komunistave, UDB-ashëve, hajdutëve hipokritë, e grekofilave, serbofilëve, porse shqiptarëve të cilët gjithnjë kanë qenë kundër tyre.

Kur S. Frashëri sqaronte se si erdhi Islami tek populli ynë, thoshte: “Kështu, pasi shqiptarët hynë nën administratën osmane, të gjithë bejlerët dhe njerëzit autoritativë menjëherë e pranuan fenë e drejtë islame. Pas pranimit të Fesë islame nga ana e tyre, gradualisht edhe të tjerët filluan ta pranojnë, kështu, për një kohë të shkurtër 2/3 e popullit shqiptar u bënë muslimanë, kurse 1/3 që mbetën u ndanë, gjysma në ortodoksë dhe gjysma në katolikë”. Ndoshta me të lexuar këto fjalë ndonjë pioner i komunizmit do e shpall turkofil antishqiptarë këtë mendje të ndritur të shqiptarëve… Nga librat e të cilit mësojmë se me ardhjen e fesë së drejtë Islame në trojet tona, populli shqiptarë shpëtoi nga asimilimi që i kanosej nga sërbët e grekët ortodoksë. Pra, me ardhjen e kësaj administrate osmane, shqiptarët më nuk ishin nën tmerrin e ortodoksizë bizantino-greke e serbe, porse nën hijën e një Perandorie e quajtur Osmane, emër ky i një njeriut të urtë.

Ata që angazhohen nga Vatikani për të përçarë shqiptarët, me “të dhënat historike” të servuara nga Enver Hoxha, si Shan Zefi, të mos mendojnë se ideologjija e tyre joshqiptare mund të pijë ujë tek populli shqiptarë. Shan Zefi, që inicon përçarjen e shqiptarëve, e që inkurajon luftë kundër myslimanëve e Islamit, të cilës fe i takon shumica e popullit shqiptarë, një një shkrim thotë: “Populli i Kosovës, një popull katolik, i cili nën preteksin e dhunës, të të hollave dhe motiveve tjera u konvertua në fenë myslimane shpreson se një ditë do t’i kthehet rrënjëve të veta si kombëtare po ashtu edhe fetare dhe të besimit”. Ju, zotri Zefi, ndoshta mund të mendoni se kur shqiptarët kundërshtuan sërbët dhe bizantinët dhe u bashkuan me osmanët ishin nën presionin dhe dhunën e shtypjes osmane, porse s’mund të vetmashtroni vetën se, sot ekzistojnë shqiptarë që dëshirojnë të kthehen në idhujtarizmat e politeizmat mesjetare të imponuara nga greko-bizantinët dhe sllavët.

Vlerat kombëtare ne si popull i kemi ruajtur gjithënjë. Për ato vlera është luftuar me shekuj të tërë, prandaj nuk e di se ç’do të thotë ky “kthimi tek rrënjë kombëtare” sipas Zefit, përderisa për rrënjët tona të vërteta të cilat sot i kemi, ne si popull edhe kemi dhënë jetën. A mos vallë pretendoni se kemi “rrënjë të tjera” pos atyre, për ruajtjen e të cilave kemi sakrifikuar me shekuj?

Nuk e di nëse nga fjalët e Shan Zefit, i cili ua përkujton shqiptarëve se kishim emra si Gjona e Gjergja, u motivuan ca pseudointelektualë shqiptarë t’i ndërrojnë emrat në emër të shqiptarizmit… Si puna e Baki Ymerit e Kadri Manit (Kont Uranit). Nëse për këta të sipërpërmendur, patriotizëm është t’i trashëgosh ato emra Albert e Kont, atëherë për mua dhe miliona shqiptarë të tjerë patriotizëm është t’i trashëgojmë emrat si: Adem, Hamza, Shaban, Jashar, Isa, Azem, Hasan, Ismajl, Ismet e Qemajl, Abdyl, e Naim, e mijëra emra të tjerë, që dashtë Zoti do jenë një shkak që të përkujtohen këta burra të shqiptarisë, derisa në Tokë te ketë njerëz që bukës i thonë bukë, e ujit ujë.

Para përfundimit dua të pyes se, si kanë të drejtë që sot, në këtë tokë të shtrenjtë të Kosovës, ndokush në emër të ligjit të privon nga e drejta e mësimit vajzën shqiptare myslimane, vetëm pse ajo mban shaminë në kokë? A nuk është kjo në një farë mënyrë mbeturinë e komunizmit antishqiptarë që promovonte dhunën, shtypjen, dhe shkeljen e të drejtave të njeriut? Në shtetet tona “Liria për të manifestuar besimin religjioz përfshin mbrojtjen e fjalëve, mësimeve, praktikimeve, kulteve dhe zbatimin të atij besimi. Sipas kësaj ke të drejtë të flasësh për fenë të tënde, ta mësosh atë, ta praktikosh vetë ose së bashku me tjerët dhe t’i zbatosh rregullat lidhur me ushqimin, veshjen ose përdorimin e një gjuhe të caktuar, si dhe ritualet e lidhura me besimin e caktuar.” (Shih: Dr. Benita Ferrero-Ualdner, Kuptimi i të drejtave të njeriut, fq. 187)

Para se të përfundoj këtë shkrim, pasi që kam përcjellur debatin e të nderuarit Faton Zharku me Blerim Gashin, këtij të fundit profesor Blerimit, dua t’ia bëj nja dy pyetje… Kur keni thënë: “O i madhi Skenderbe, rroke edhe një herë shpatën për këtë dhe”, vallë, ishe i inspiruar për këto fjalë nga filmi “Skenderbeu”, i regjisorit Sergej Jutkeviç, të cilin film televizionet tona shqiptare e kanë shfaqur me mijëra herë, që kur ishte prodhuar në vitin 1953, nën urdhërin e Leninit, në kohën e bashkëpunimit shqiptaro-sovjetik apo nga ndonjë libër historik i Barletit, Frangut, Biçikemit, Segonit e Muzakasë? Dhe pyetja e dytë: Skenderbeun, i cili siç thonë të krishterët: “mbrojti Krishterimin e shenjtë e të lartë nga të pafetë”, e quani çlirimtarë, patriot e trim të shqiptarisë, apo e quani njëllojë sikur Vatikani: “Kalorësi i Krishterimit”?

Për fund: “Nuk vlen asgjë të dashurosh –thotë një fjalë e urtë-, nëse vajtimi i vendit tënd nuk prek zemrën tënde”. Shqipërisë i duhen burra si Mulla Idriz Gjilani, thënien e të cilit po e ripërsërisë: “Kemi tri fe, por kemi një Atdhe të përbashkët, një gjak vëllazeror, një gjuhë, një diell e një Zot. Detyrë, mbi detyra kemi bashkimin dhe mbrojtjen e Atdheut…”. Shqipërisë nuk i duhen njerëz të atillë që për interesa vetjake dhe të partive e grupeve e kulteve që përfaqësojnë prishin, shkatrrojnë, e rrënojnë tolerancën që e kemi kultivuar ndërshekuj mes vete. Naim Frashëri ka thënë: “Rruga jonë është e mbushur me gjemba, po ideali është aq i lartë sa ia vlen të ecësh edhe mbi gjemba”. Ideali i shqiptarëve, është t’i shohim të gjithë shqiptarët e bashkuar në një shtet. Kenedi ka thënë: “Mos pyet se ç’do të bëjë atdheu për ty, pyet me gëzim ç’mund të bësh ti për të!” Ti mund të bësh shumë për Shqipërinë, ti mund të përkrahësh bashkimin e shqiptarëve, dhe të kundërshtosh përçarësit dhe t’i injorosh ata, pasi ata s’na duan të mirën. Prandaj ec përpara duke punuar për Shqipërinë e të parëve tanë, dhe mos lejo që i huaji të të prish me vëllanë me të cilin flet një gjuhë, e dije se: “Gjuha bashkon kombin”. Prandaj t’i bashkohemi fjalëve të patriotëve shqiptarë të Beratit, se: “Një nënë nuk na ka bërë, po një vend kemi të tërë.”

__________________
Mė i miri prej jush, ėshtė ai qė ėshtė mė i dobishėm pėr shoqėrinė.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Nëntor 2007 22:11
altruisti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė altruisti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me altruisti (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė altruisti't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: altruisti Shto altruisti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto altruisti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Heshtja është flori...prandaj hesht me mire....

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Nëntor 2007 22:41
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
altruisti
Anetar i ri

Regjistruar: 23/06/2007
Vendbanimi: Ne rruge
Mesazhe: 21

Citim:
Po citoj ato që tha tresh
Heshtja është flori...prandaj hesht me mire....

"Kur je duke heshtuar dhe ajo ben qe te terheqesh vemendjen e njerezve qe te rrethojne, atehere fol, deri ne ate moment qe te shohesh se edhe folura yte po terheq vemendjen, dhe me pas ndalu" (proverbe)

__________________
Mė i miri prej jush, ėshtė ai qė ėshtė mė i dobishėm pėr shoqėrinė.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Nëntor 2007 22:48
altruisti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė altruisti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me altruisti (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė altruisti't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: altruisti Shto altruisti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto altruisti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

ne rastin tend hesht

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Nëntor 2007 06:06
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
altruisti
Anetar i ri

Regjistruar: 23/06/2007
Vendbanimi: Ne rruge
Mesazhe: 21

Citim:
Po citoj ato që tha tresh
ne rastin tend hesht

S'heshti kur duhet thene e verteta!

__________________
Mė i miri prej jush, ėshtė ai qė ėshtė mė i dobishėm pėr shoqėrinė.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Nëntor 2007 14:25
altruisti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė altruisti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me altruisti (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė altruisti't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: altruisti Shto altruisti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto altruisti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

partizanet nuk dorezohen....

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Nëntor 2007 14:40
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
altruisti
Anetar i ri

Regjistruar: 23/06/2007
Vendbanimi: Ne rruge
Mesazhe: 21

Pse s'dorezohen? Kush jane ata?

__________________
Mė i miri prej jush, ėshtė ai qė ėshtė mė i dobishėm pėr shoqėrinė.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Nëntor 2007 15:13
altruisti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė altruisti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me altruisti (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė altruisti't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: altruisti Shto altruisti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto altruisti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Lahuta
Anetar i ri

Regjistruar: 08/03/2008
Vendbanimi: Suisse
Mesazhe: 1

...

Duke Lexuar neper tema te ndryshme ketu , hyna ne ket theme.

Mendimet e para qe me kalojshin ishin : Cfare do ta na ndhimoje ky tekst per te arritur ma larg na si komb ? Cfar Domethanje ka ky tekst ? Cka don me arrit ky autor me ket tekst?

Pe pys veten pse na si komb shqipetare po bajm dallime ndaj fes?
Pse njekim fe, kur mund njekemi Zot?

Pytje pas pytjes ...

__________________
bukurija eshte sjellja ne shoqeri..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Mars 2008 00:00
Lahuta nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Lahuta Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Lahuta (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Lahuta Shto Lahuta nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Lahuta nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:05 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Njė nėnė nuk na ka bėrė, po njė vend kemi tė tėrė

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.