Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Ekonomia dhe Biznesi > Rritje i cmimit te energjise
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
THe_AnSwEr
unknown

Regjistruar: 08/06/2003
Vendbanimi: California
Mesazhe: 681

Rritje i cmimit te energjise

Rritje galopante e çmimeve për familjarët dhe biznesin, çmimet e reja që prej 1 Marsit 2008

Pjesa më e dyshimtë e vendimit të marrë gjatë ditës së djeshme nga ERE mbetet vendosja e çmimit të energjisë sipas orareve të konsumimit për biznesin. Për 4 orë në darkë, biznesi do ketë një çmim energji prej 10-11 lekë/kilovati, me një rritje që shkon deri në 60% nga çmimi aktual. Nuk dihet se si ERE i ka bërë llogaritë që çmimi mesatar i energjisë rritet me 18%, në një kohë që me këto vendime rritja minimale shkon mbi 30%.

KESH bën realitet kërkesën për një rritje të fortë të çmimit për grupin e konsumatorëve familjarë. Pas kërkesës së bërë nga Korporata, Enti Rregullator i Energjisë ka rritur me 72 për qind çmimin e energjisë elektrike për të kategorinë e familjarëve. Kjo është edhe rritja më e madhe e çmimit të energjisë që është realizuar nga qeveria në vite, ndërsa kategoria më e goditur janë familjarët. Është veçanërisht kjo kategori që është përfshirë nga rritja e fortë e çmimeve, ndërsa energjia që do të përdoret nga biznese të kategorive të ndryshme ka pësuar një rritje më të ulët. Nga ana tjetër, vendimi i marrë dje nga Enti Rregullator i Energjisë do të ketë efekte të menjëhershme në çmimet e tjera në treg. Energjia është një nga inputet kryesore në prodhim dhe në sektorin e shërbimeve. Por, për herë të parë KESH ka futur rritje prej më shumë se 50 për qind për energjinë që do konsumohet gjatë orareve të pikut.

Mbi 300 kWh, çmimi 12 lekë

Më të goditurit nga kjo rritje e fortë dhe e menjëhershme (72%) e çmimit të energjisë mbeten konsumatorët familjarë që kanë një harxhim mujor mbi 300 kilovat/orë. Që prej datës 1 Mars të këtij viti, çdo kilovat/orë që konsumohet mbi nivelin 300 në muaj do të ketë një çmim prej 12 lekë, ose 5 lekë më shumë se tani. Kështu një familje që aktualisht ka një konsum mujor prej 400 kWh, do të paguajë 600 lekë më shumë në faturën e energjisë mujore, ndërsa një familje me një konsum mujor 600 kWh do të paguajë një rritje prej 1 800 lekë sipas çmimeve të reja, që prej datës 1 Mars të këtij viti.

Bizneset, çmimet sipas orarit

Rritja e çmimit të energjisë do të jetë edhe sipas orarit. Kështu, për të gjitha furrat e bukës në vend, rritja do të jetë me 4 lekë për kilovat nëse do të konsumohet energji nga ora 18:00 e darkës deri në orën 23:00. Në këto orare, furrat e bukës në të gjithë vendin do të kenë një rritje të çmimit me rreth 60 për qind. Edhe për të gjithë bizneset në vend ka një rritje të madhe të çmimeve (tabela) të energjisë në oraret e pikut. Kështu për të gjithë bizneset që operojnë në industri, tregti, bujqësi, etj., rritja e çmimit është nga 40% deri në 60 për qind. Por më e çuditshmja e kësaj rritjeje mbetet mënyra e llogaritjes, pasi nuk ka asnjë matës në vend që të bëjë këtë llogari që ka menduar ERE. KESH vazhdon që të lëshojë me mijëra fatura afrofe, pasi nuk plotëson dot qytetarët me matësa, e jo më të mendohet për një kategori të tillë matësash që të masin kohën se kur konsumohet energjia.

Rritjet e tjera të çmimeve

Duke përjashtuar furrat e bukës, që do të kenë një rritje çmimi të energjisë vetëm në oraret e darkës, të gjitha bizneset e tjera do të kenë një rritje çmimesh të ndjeshme sipas tabelës së mëposhtme. Por për të gjithë bizneset do të ketë një rritje të përgjithshme çmimi, si edhe një rritje çmimi në oraret e darkës, duke e çuar rritjen e çmimit në nivelet 100 për qind.

Somario

Rritja e çmimit të energjisë do të prekë jo vetëm në mënyrë të drejtpërdrejtë xhepat e qytetarëve por nga ana tjetër, rritja e ndjeshme e çmimit për bizneset do të sjellë edhe efekte zinxhir në çmimin e mallrave në treg. Të tilla efekte kanë qenë të pranishme në vend, edhe në rritjen e mëparshme të çmimit të energjisë.

Box

Faturat sipas çmimit të vjetër dhe të ri (përfshirë edhe TVSH)

300 kWh = 2 500 lekë ishte, mbetet 2 500 lekë

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Shkurt 2008 03:08
THe_AnSwEr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė THe_AnSwEr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me THe_AnSwEr (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė THe_AnSwEr't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: THe_AnSwEr Shto THe_AnSwEr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto THe_AnSwEr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
THe_AnSwEr
unknown

Regjistruar: 08/06/2003
Vendbanimi: California
Mesazhe: 681

Ēmimet minimale, thellohet kriza financiare

Rritja e çmimeve të energjisë është minimale dhe KESH rrezikon që të zhytet në një krizë të thellë financiare. Me këto çmime Korporata nuk mund të sigurojë energji pa kufizime për klientët e saj
Çmimet e miratuara gjatë ditës së djeshme nga ana e ERE nuk sigurojnë dot energji për furnizimin e vend, ndërsa mund ta agravojnë më tej krizën e thellë financiare në të cilën është futur KESH. Deklarata ka ardhur gjatë ditës së djeshme nga ana e Drejtorit të KESH, Gjergj Bojaxhi. “Ne kemi kërkuar që të ketë një rritje mesatare të çmimeve në 37% duke garantuar se me këtë rritje nuk do të ketë kufizime dhe të gjithë konsumatorët do të furnizohen pa ndërprerje. Por ERE në vendimin e saj nuk ka marrë parasysh operimin e kompanisë në treg, por ka përfshirë në këtë vendimmarrje edhe pasojat sociale, duke e rritur çmimin e energjisë vetëm me 18%”,- tha Bojaxhi. Nga ana tjetër deputeti socialist Andis Harasani, që ka qenë njëkohësisht edhe ish-drejtori i KESH, thotë se rritja e çmimeve të energjisë do të varfërojë më shumë shqiptarët. “Rritja e çmimeve është kthyer në një fenomen të ditës dhe kjo po varfëron çdo ditë e më shumë shqiptarët”, - tha Harasani. Rritja e mesatare e çmimit të energjisë, sipas ERE, për vitin 2008 do të jetë 18%, ndërsa çmimi mesatar 8.46 lekë për të gjithë energjinë e shitur nga KESH. Sipas kryetarit të Entit Rregullator të Energjisë, Bujar Nepravishta, rreth 76 për qind e familjeve në vend nuk konsumojnë më shumë se 300 kilovat/orë energji në muaj. Një shifër e tillë, e përkthyer në para, do të thotë 25 mijë lekë të vjetra në muaj. Megjithëse duket se është e vështirë të besohet se 76 për qind e familjeve shqiptare kanë këtë nivel konsumi, rritja e çmimit vlerësohet se do të jetë një barrë e rëndë për ekonominë, në një kohë që krizat e çmimeve të importit kanë dhënë efektet kryesore.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Shkurt 2008 03:09
THe_AnSwEr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė THe_AnSwEr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me THe_AnSwEr (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė THe_AnSwEr't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: THe_AnSwEr Shto THe_AnSwEr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto THe_AnSwEr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:15 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Ekonomia dhe Biznesi > Rritje i cmimit te energjise

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.