Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura shquara shqiptare ne diaspore > Avni Rustemi
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Enver-Hoxha
AntiParazit.

Regjistruar: 28/04/2008
Vendbanimi: Milano
Mesazhe: 112

Avni Rustemi

Avni Rrustemi (1895, Libohovë, Gjirokastër - 10 qershor 1924) - pedagogë, mësues, aktivist, deputet, atentator, shqipëtar nga Shqipëria.

Atdhetar e demokrat revolucionar i shquar, udhëheqës i shoqërisë demokratike "Bashkimi", pjesëtar i opozitës demokratike në Asamblenë Kombëtare në prag të Revolucionit të Qershorit 1924. Hero i Popullit. Lindi në Libohovë, Gjirokastër në një familje atdhetare. Mësimet fillore i mori në vendlindje, vazhdoi në normalen e Elbasanit dhe më vonë në Shën Mitër Korone (itali), kurse studimet e larta për pedagogji i filloi në Universitetin e Romës. Ndërkohë Avni Rrustemi punoi si mësues në Libohovë (1910), në Tragjas të Vlorës (1913), në Tepelenë (1916-1917) e në Vlorë (1917-1918).

I rritur dhe i edukuar në një mjedis atdhetarësh, Avni Rrustemi u shqua si veprimtar me armë në dorë për lirinë, pavarësinë e tërësinë territoriale të Shqipërisë. Më 1908 braktisi bankat e shkollës për t'u bashkuar me çetën e Çerçiz Topullit , më 1910 bëri një përpjekje për të vrarë në Shkodër komandantin e ekspeditës ushtarake osmane gjeneral Shefqet Turgut pashën. Më 1914 u radhit në forcat shqiptare për çlirimin e Shqipërisë së Jugut nga pushtimi i forcave greke. Më 1918 , me nismën e tij u formua në Vlorë shoqëria atdhetare e rinisë vlonjate me emrin "Djalëria e Vlorës". Në krye të saj organizoi demonstratën anti-imperialiste të 28 Nëntorit 1918 kundër pushtuesve italianë. Në pranverë të vitit 1919 në Shën Mitër krijoi "Lidhjen e Rinisë Shqiptare" për mbrojtjen e të drejtave kombëtare, kurse më 13 qershor 1920 vrau me atentat në Paris Esat Pashë Toptanin, politikan me botëkuptime feudale.

Akti heroik i Avni Rrustemit në Paris, nuk ishte një atentat i thjeshtë, ai nuk kishte karakter terrorist, apo anarkist... Plumbat e Avni Rrustemit që shtrinë përdhe Pashën e Toptanit ishin sinjali, kushtrimi i Revolucionit Demokratiko-Borgjez, i një revolucioni të ri i popullit shqiptarë që po ngrihej kundër feudalizmit. Me t'u kthyer në Shqipëri, në dhjetor 1920 ai filloi punën për bashkimin e shoqërive demokratike ekzistuese në një organizatë të vetme. Kongresi i mbajtur më 25 prill 1921 në Vlorë krijoi një shoqëri që mori emrin federata "Atdheu". Kryetar nderi i saj u zgjodh Avni Rrustemi. Me nismën e tij u krijuan dhe organizata profesionale të mësuesve. Pas mbylljes së federatës "Atdheu", në gusht 1922 përsëri me nismën e Avni Rrustemit më 13 tetor 1922 u krijua në Tiranë shoqëria demokratike "Bashkimi".

Avni Rrustemi nuk qe vetëm organizatori kryesor i shoqërive demokratike, por edhe një ndër ideologët më të shquar demokratë. Idetë e tij, të formuluara në një sërë fjalimesh e artikujsh publicistikë u bënë armë e fuqishme në duart e rinisë demokratike e të masave të shtypura punonjëse. "Kur qeveria, nuk plotëson nevojat më me rëndësi që ka kombi, - thoshte ai, atëherë kjo nevojë duhet të realizohet me interesimin e pjesës së organizuar të popullit e ta bëjmë ne qeverinë që ta ndjejë këtë nevojë". Daljen e vendit nga prapambetja Avni Rrustemi e shikonte në zhvillimin e ekonomisë së pavarur kombëtare. "Pa pavarësi ekonomike, - shkruan ai, - nuk mund të ketë pavarësi politike". Idetë e tij demokratike e revolucionare ai i shprehu edhe në Asamblenë Kushtetuese të vitit 1924, ku u zgjodh deputet nga populli i ish-prefekturës së Kosovës. Ai kritikoi me guxim shpërdorimet e aparatit burokratik të kohës, fodullëkun e injorancën e klasave sunduese reaksionare dhe mbrojti me zjarr traditat e popullit tonë dhe të drejtat e shqiptarëve që jetonin në trojet e veta në Jugosllavi.

Në kushtet e ashpërsimit të kontradiktave klasore e politike të vendit, reaksioni çifligar me Ahmet Zogun në krye organizoi vrasjen e Avni Rrustemit më 22 prill 1924. Me këtë akt reaksioni synonte të godiste lëvizjen demokratike-borgjeze në ngritje. Vrasja e udhëheqësit të shquar të Lëvizjes demokratike shërbeu si shkëndijë e revolucionit që triumfoi më 10 qershor 1924.



Ketu gjeni edhe nje Video Interesante : http://www.youtube.com/watch?v=gGZoXZbAs_o

__________________
'No force, no torture, no intrigue, no deception can eradicate Marxism-Leninism from the minds and hearts of men.' -Enver Hoxha

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Maj 2008 21:53
Enver-Hoxha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Enver-Hoxha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Enver-Hoxha (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Enver-Hoxha't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Enver-Hoxha Shto Enver-Hoxha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Enver-Hoxha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
devolliu
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 10/06/2004
Vendbanimi: aty ku nuk mungon rakia
Mesazhe: 482

Fuat Babani ...

di gje per kete ti mo ??? ja ke degjuar zene ??

__________________
Ndizmė, vėlla njė shkrepse nen qiellin e zi,nje shkrepese te brishte shprese,ne erresiren me shi..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Maj 2008 10:54
devolliu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė devolliu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me devolliu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: devolliu Shto devolliu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto devolliu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Lavero a mund te na thuash se cfare mendon per rehabilitimin e Gjergj Fishtes,Faik Konices e shume figurave te harruara nga komunistet?
Cfare mund te na thuash per fallsifikimin e deklarates se pavaresise firmosur ne Vlore me 28 Nentor 1912?
A ka qene vertete H Hoxha firmetare,por mos u kap tek ky i fundit per pergjigjen?

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Maj 2008 12:41
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Enver-Hoxha
AntiParazit.

Regjistruar: 28/04/2008
Vendbanimi: Milano
Mesazhe: 112

Re: Fuat Babani ...

Citim:
Po citoj ato që tha devolliu
di gje per kete ti mo ??? ja ke degjuar zene ??


Cfar do te dish per Gjergj Fishten?

Historine e shkruajne fituesit. Keta qe erdhen sot bejne Engjej te gjithe ata qe nuk pelqeheshin me pare... eshte klasike kjo, per te korrur konsens tek tipa si ty.

Per Fishten flet Historia.. Mund ta lexosh.

Fishta kishte lidhje me Mussolinin, u bashkua me te gjithe shkrimtaret e tjere fashist ne itali. Kete gje e lexon ku te duash... ka ngelur edhe sot si njolle.

Ti do ta besh hero? Beje por Anti Shqiptar ngelesh si cdo fashist.

Enver Hoxha ishte per nje Shqiperi te lire jo skllever te italise.

Une jam i te njejtit mendim. Ty te pelqen te komandohesh nga te tjere? Shume mire, pune per ty.


Devolliu: Heres tjeter pyet per A*** kopertonin

__________________
'No force, no torture, no intrigue, no deception can eradicate Marxism-Leninism from the minds and hearts of men.' -Enver Hoxha

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Maj 2008 17:01
Enver-Hoxha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Enver-Hoxha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Enver-Hoxha (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Enver-Hoxha't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Enver-Hoxha Shto Enver-Hoxha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Enver-Hoxha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
devolliu
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 10/06/2004
Vendbanimi: aty ku nuk mungon rakia
Mesazhe: 482

Re: Re: Fuat Babani ...

Citim:
Po citoj ato që tha Enver-Hoxha

Devolliu: Heres tjeter pyet per A*** kopertonin [/B]


oooo kerpaccc o trung o car te te them qe te thente prifti ne vesh , o torobell o allopran pa aerodrom ..........
tyt andej brrreeee si o tallesh ti me patriotin e flakte Fuat Mero Babani

__________________
Ndizmė, vėlla njė shkrepse nen qiellin e zi,nje shkrepese te brishte shprese,ne erresiren me shi..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Maj 2008 17:25
devolliu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė devolliu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me devolliu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: devolliu Shto devolliu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto devolliu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Enver-Hoxha
AntiParazit.

Regjistruar: 28/04/2008
Vendbanimi: Milano
Mesazhe: 112

Hahahahaha. Po te jap nje lajm te keq. Nuk e njohe fuatin .
Meqe po e thote madheria juaj qe ishte super njeri po bej sikur e besoj.

U kenaqe tani?

__________________
'No force, no torture, no intrigue, no deception can eradicate Marxism-Leninism from the minds and hearts of men.' -Enver Hoxha

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Maj 2008 17:52
Enver-Hoxha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Enver-Hoxha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Enver-Hoxha (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Enver-Hoxha't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Enver-Hoxha Shto Enver-Hoxha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Enver-Hoxha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:58 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura shquara shqiptare ne diaspore > Avni Rustemi

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.