Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura shquara shqiptare ne diaspore > Le te krenohemi me disa emra Shqiptaresh
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Pavaresisht pikpamjeve politike ai eshte njeri i ditur.E kam ndjekur ne nja dy biseda ne TV dhe kam krijuar respekt per personalitetin e tij.Ai eshte nje intelektuali shquar shqiptar!

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Nëntor 2008 15:32
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha landi1
Mua A.Fuga me ka dhene mesim. Eshete ndoshta pedagogu me i mire, Tolerant dhe i dashur. Kur pergjigjeshim gabim ai kurre nuk fyente njeri. Perdorte gjithmone formen sokratike: ti e ke mire...po te provojme njehere te mendojme keshtu.

Eshte pak majtist po ske c'ti besh Fuga eshte nga te paktat figura ekselente qe shqiperia ka.



Fuga nuk eshte majtist, por human. Kkoncepti majtas-djathtas eshte shume i komplikuar. Ajo qe per nje vend europian si franca eshte e djathte, per nje tjeter vend (le te themi USA) eshte afer qendres.

Zhvillimet sociale te nje vendi nuk e bejne vendin socialist. Socializmi si filozofi nuk eshte ai qe ka njohur Shqiperia e Enverit. Ne konceptimin e Fuges, e majta e tij eshte shume afer humanes. Kompleksi i nje shteti, duhet para se gjithash te krijoje besimin e shumices(kjo eshte socialiste). Funksionimi i shtetit, nuk mund te kuptohet pa krijuar mireqenje dhe siguri per shumicen. Mos kjo eshte socialiste?

 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Janar 2009 12:50
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Kriza e albanologjisė dhe kriza e ujit

Artikuj, Ese


Pak kush në kohët që jetojmë nuk e di se vështirësitë e sotme në furnizimin me ujë dhe me energji elektrike të popullsisë, sidomos në zonat urbane të mëdha të vendit, në fakt, kanë si burim të njejtë krizën në gjetjen, shfrytëzimin dhe përdorimin e burimeve ujore.
Gjithçka përmblidhet, në fakt, thjesht në krizën e ujit.
Këtu nuk do të hyj hëpërhë në analizën e problemit të ujit që në rang planetar është bërë një shqetësim i dorës së parë. Ndofta edhe shumë më i rëndësishëm sesa ai i naftës apo i karburanteve apo i lëndëve të tjera energjitike. Ajo që më intereson sot në këtë plan, është fakti se burimet ujore, uji në pëgjithësi, sikurse ekologjia, pasuritë natyrore dhe administrimi i tyre, përpara sesa të jenë një problem teknik dhe shkencor, janë shqetësime që kanë të bëjnë me organizimin e shoqërisë.
Prandaj pyetjes : Përse lidhet çështja e krizës ujore që na ka pllakosur sot e prej disa dekadash me çështjen e albanologjisë ? – fillimisht do t’i përgjigjesha shkurt se marrëdhëniet e njeriut me natyrën varen kryekëput nga mënyra e organizimit shoqëror.
Qysh prej një shekulli, shkencat sociale perëndimore punojnë me shumë sukses mbi bazën e hipotezës se cilado veprimtari njerëzore, vetë gjendja në të cilën ndodhen marrëdhëniet e njeriut me burimet natyrore dhe me natyrën në përgjithësi përcaktohen prej mënyrës së organizimit të çdo shoqërie të caktuar.
Të dimë sesi mund të dalim nga kriza ujore, të mos duket çudi, kjo mund të ndodhë vetëm pasi të mësojmë se cilat janë defektet tona shoqërore që na kanë çuar deri këtu.
Le të mos harrojmë se kjo krizë që na ka pllakosur dhe prej së cilës nuk do të dalim dot aq lehtë për disa dekada nuk ka të bëjë aspak thjesht me ndonjë qeverisje të caktuar, as me ndonjë politikë afatshkurtër, do të ishte shumë gabim po të mendonim kështu, kriza lidhet me probleme të thella që kanë të bëjnë me marrëdhënie të caktuara shoqërore midis nesh.
Në këtë kuptim, shkenca shoqërore e ka fjalën e para për t’iu bërë ballë problemeve shumë serioze që i kanë dalë përpara zhvillimit tonë njerëzor dhe ekonomik, pra, me një falë, që na shqetësojnë si komb dhe si popull. Le të mos harrojmë se këto probleme, t’a zemë në shekullin nëntëmbëdhjetë, nuk kanë pas ekzistuar në këtë formë që i përjetojmë sot, pra ato janë probleme që lidhen me marrëdhëniet e kombit tonë me modernitetin bashkëkohor.
Problemi i administrimit të burimeve ujore është më së pari i lidhur me raportet e pushtetit.
Jo më kot në sociologjinë e sotme perëndimore studiohen marrëdhëniet midis atyre që sundojnë burimet ujore dhe atyre që pësojnë politikat dhe strategjitë e të parëve. Nga kjo pikëpamja janë të përhapura shumë studimet që lidhen me strategjitë e administrimit të ujit, të cilat dikur, qysh nga Egjipti i Lashtë dhe më pas, janë shoqëruar me ushtrim pushtetesh faraonikë dhe diktatorialë, në kushtet e shoqërive demokratike, ku pushteti politik ndodhet nën presionin sidoqoftë edhe të masës së elektoratit. Sa duhet që politikat e administrimit të burimeve ujore të përkojnë me strategji çentralizimi të aftësive vendimmarrëse dhe sa ka nevojë që këto politika t’iu përgjigjen orientimeve deçentralizuese duke bërë që krahinat dhe qarqet të kontribuojnë fuqimisht për zgjidhjen e problemeve të tyre energjitike dhe të furnizimit me ujë ?
Kjo është sa një pyetje teknike aq edhe politike.
Jo vetëm shkencat politike shqiptare duhet t’a thonë fjalën e tyre mbi sa më sipër, por këtu kërkohet edhe një kontribut i pashoq dhe vendimtar edhe i gjeografisë dhe sociologjisë.
Ne na duhet të bëjmë një kartografi të hollësishme të të gjitha burimeve ujore të vendit si edhe të karakteristikave të plota të tyre, jo vetëm në rang kombëtar, por edhe ndofta për çdo fshat, të dimë prurjet e përrenjëve, lartësitë e rënies së ujit, rrugët e rrjedhjes së tij nga kuotat më të larta drejt zonave më të ulëta, etj.
Pa u zgjatur në faktin se na duhen studime sociologjike që të tregojnë se përse e përdorin ujin dhe energjinë elektrike grupet dhe shtresat e ndryshme shoqërore të vendosur në zonat urbane apo rurale të vendit. Me një fjalë ka nevojë të gjendet se cilat janë nevojat bazë për ujë dhe energji elektrike për familjen shqiptare dhe ekonominë e vendit. E gjitha kjo jo thjesht në nivel kombëtar, por e shtrirë në të gjitha qelizat e territorit të vendit.
Sado çudi që të duket, këtu fjalën e tyre e kanë për t’a thënë të fuqishme edhe shkencat etnografike dhe të antropologjisë kulturore.
Ne na duhet t’a dimë se në cilat raporte ka qendruar kultura popullore shqiptare me burimet ujore dhe ato energjitike. Nuk është këtu fjalë për të njohur thjesht mitet dhe përrallat tona të vjetra me qëllim përmbledhjen e tyre në ndonjë vëllim për t’a përdorur për lexime këndimi për fëmijët e shkollave. Kjo do të ishte një kuptim krejt i thjeshtëzuar i problemit. Ky i fundit, në fakt, është shumë më i thellë sesa kaq. Puna është të dihet se çfarë përmban kultura popullore shqiptare si urtësi mijëravjeçare lidhur me mënyrën sesi kolektivitetet territoriale kanë pasur rregulla për gjetjen, çfrytëzimin dhe administrimin e përbashkët të pasurive ujore. Jo më kot edhe në vendet perëndimore bëhet kujdes të studiohet sesi e trajtojnë problemin e ujit kultura të vjetra, për të parë tek to mënyrën për të mbijetur në kushtet kur sasia e pasurive ujore të vendit është e kufizuar. Qindra e ndofta mijëra vite urtësi popullore e mbledhur dhe e kondensuar në mite, në përralla, në gojëdhëna, në kode zakonore, në norma bashkëjetese ka vend të merret seriozisht. Kjo vjen edhe për shkakun se burimet ujore zakonisht gjenden në zona malore ku kultura zakonore vazhdon, jo vetëm te ne, të mbetet e fuqishme.
Urbanistët e sotëm më të shquar në Perëndim kanë treguar dhe tregojnë një interes jashtëzakonisht të madh për sistemet e furnizimit të hapësirave urbane në qytetet antike të botës së lashtë greke dhe romake.
Studiojnë mënyrën e furnizimit të tyre me ujë, kanalizimet, varësitë e dinamikave politike dhe urbane në raport me burimet ujore, formën e tyre dhe ekspansionin ose jo që ato kanë pasur varësisht nga aftësia e gjetjes dhe e përdorimit racional të prurjeve ujore. E gjitha kjo e lidhur me mënyrat e zhvillimit të jetës shoqërore, me habitatin e brendshëm, si edhe me teknikat e përdorimit të prurjeve ujore për transport apo për qëllime të tjera.
Edhe te ne arkeologjia mund t’a thotë fjalën e vet me shumë kompetencë nëse i studion dhe ristudion me themel këto probleme.
Për të mos folur për historiografinë që mund të na ndriçonte në mënyrë të pakrahasueshme për historinë e marrëdhënieve të botës shqiptare të kohëve të reja e këtej me burimet pasurore ujore. Na duhet të dimë në hollësi historinë e ndërtimit të infastrukturave teknike për përdorimin e ujit si burim energjie dhe si pasuri natyrore në kohën e rregjimeve të ndryshme politike dhe të formacioneve të caktuara ekonomike dhe shoqërore nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë. Është, në fakt, historia e ekonomisë shqiptaredhe e mendimit ekonomik të vendit, e cila, e bërë në mënyrë detyrimisht kritike, do të kishte se çfarë të na mësonte lidhur mesa më sipër.
I theksojmë të gjitha këto për të thënë se albanologjia si një tërësi disiplinash shumë të kryqëzuara dhe të ndërthurrura mund të japë pikërisht atë ndihmesë që presim lidhur me përballimin afatgjatë të krizës ujore sepse na ndriçon anë, të cilat sot fatkeqësisht nuk i njohim fare ose i njohim aspak.
Ne po e bëjmë historinë pa e njohur atë.
Kriza ujore dhe ajo energjitike vjen në një kohë kur kemi edhe një krizë, le t’a themi, të organizimit institucional të shkencave albanologjike.
Prej kohësh diskutohet se përse na duhen këto shkenca, si t’i organizojmë, çfarë forme t’iu japim insticuioneve të tyre, etj ?
Ajo që është shqetësuese, kam përshtypjen e plotë, qendron te fakti se shpesh propozohen ndryshime apo reforma nga individë, të cilat së paku vuajnë nga mungesa e platformës filozofike të shkencave shoqërore, dhe që, fatkeqësisht, janë mësuar prej vitesh që reformat shkencore t’i konceptojnë si zhvendosje të thjeshta institutesh nga një vend te tjetri.
Problemi është se në këtë rast harrohet t’i jepet përgjigje një pyetjeje kapitale, ndofta më themelorja, :
Është shkenca albanologjike dije që përbën një motorr zhvillimi ekonomik dhe shoqëror, apo duhet të trajtohet ajo thjesht si një krenari kombëtare edukuese, thjesht pedagogjike, si një gjurmë e lënë mbi enciklopedi të pluhurosura, apo si një krijim dekorativ për t’u ekspozuar nëpër vitrina muzesh apo ekspozitash etnografike ?
Kjo është pyetja.
Prej këtej le të mos luajnë disa duke dhënë këshilla lart e poshtë e që më shumë iu ngjajnë letrave anonime, takimeve të fshehta, kërkesës për privilegje që nëpunës të dorës së dytë a të tretë, a të katërt, të ardhur rastësisht nëpër ca poste që do t’i mbajnë fare përkohësisht, pa kurrëfarë kompetencash profesionale, përvoje apo filozofie, i paraqesin për të përputhur egon e tyre për karrierë personale me riorganizime që çuditërisht përputhen me interesat e tyre të vockëla.
Le t’i paraqesin idetë dhe platformat e tyre ndershmërisht përpara opinionit dhe instancave shkencore !
Mjaft me kulisa !
Zoti na ruajt nga këshilladhënës të tillë që i ndryshojnë bindjet e tyre në funksion të karrikes që mbajnë përkohësisht apo mëtojnë nØpër skuta !
Në kushtet kur kriza institucionale e albanologjisë përkon edhe me krizën e ujit, përdora shembullin e përballimit të krizës së ujit për të konkretizuar idenë se sot në botën e qytetëruar shkenca shoqërore është një motorr zhvillimi për të përballuar sfidat e zhvillimit dhe jo një dekoracion që t’i rrijë kombit si një kurorë e vjetër dhe e tharë dafinash.
Kombi nuk është thjesht një monument.
Monumenti sado madhështror që të jetë është i vdekur, është materie jo e gjallë, kurse kombi është një pemë në lulëzim, e që nuk duhet lënë të thahet. Ai ka nevojë për një dije që të ndriçojë praksisin e tij kolektiv, dije e cila nuk mund të konceptohet thjesht si furnizuese ekspozitash për t’u soditur në salla muzesh.
Sot ka disa mentalitete që e pengojnë abanologjinë si tërësi shkencash shoqërore që të jetë në vendin e saj sikurse simotrat e saja të zhvilluara në Perëndim.
Së pari, ka disa që mendojnë se albanologjia trajton probeme të së kaluarës, duke i parë këto të palidhura me shqetësimet akute të sotme të civilizimit shqiptar. E zhysin albanologjinë në cingla mingla të së kaluarës pa ditur të kuptojnë se çdo shkencë ka vlerë të vërtetë vetëm kur përballet me të sotmen. Edhe historia, edhe arkeologjia, edhe gjuhësia, duke parë pas, në fakt, shohin përpara. Albanologjia nuk e ka kryer misionin e saj kur prodhon thjesht tekste dhe i boton ato në libra dhe revista që nuk i lexon njeri apo i konsumon vetëm një publik erudit për kënaqësitë e veta intelektuale. Kaq do të ishte shumë pak.
Së dyti, nuk ka vend, mendoj unë, që institucionet albanologjike të reduktohen thjesht në kuadrin e një të ngjashmi me një fakultet universitar ku ato të jenë thjesht departamente. Veç të tjerave, kjo do t’i privonte këto institute që të kishin autonominë e funksionimit të tyre shkencor dhe financiar, pra do t’i atrofizonte. Përpara se t’iu mësojnë brezave të rinj kulturën shqiptare, kjo kulturë shqiptare duhet të zbulohet në vazhdimësi, sepse nuk dimë veçse shumë pak ende për të. Pasuria e saj dhe mesazhet që ajo na përcjell janë të pafundme dhe shtohen sa herë që ne ndodhem përballë krizave të mëdha kombëtare sikurse është edhe kjo e ujit dhe e energjisë.
Së treti, ka vend të heqim dorë nga konsiderimi i shkencave albanologjike si mjet i thjesht dekoracioni apo furnizues ekspozitash për sytë e turistëve. Ky dimension nuk është veçse i dorës së tretë a të katërt.
Për pasojë, e mbyll këtë shënim duke i shtruar opinionit shkencor dhe atij politik, vendimmarrës, një pyetje që kam bindjen e plotë se është qendrore dhe jetike për fatet e shkencës shoqërore shqiptare :
E doni albanologjinë në tërësinë e degëve të saj një dije që t’i paraprijë progresit ekonomik dhe shoqëror të kombit, sikurse ka qenë kur është themeluar, apo e doni një gargarizëm intelektual të derdhur në plumb në faqe revistash të pluhurosura nga mospërdorimi, apo e doni një mjet të thjeshtë dekoracioni dhe ekspozimi duke e vënë në funksion të vuajerizmit turistik ?
Gjykoj se nga kjo përgjigje do të varej gjithçka për të zgjidhur krizën e albanologjisë para se të zgjidhim krizën e ujit dhe të energjisë.
Personalisht, ende ruaj besimin se opinioni shkencor i vendit do të dijë të japë përgjigjen e parë, po ashtu sikurse edhe qeveritarët e lartë që kanë kompetencat e vendimmarrjes në këto fusha. Mbi këtë bazë edhe Qendra Albanologjike mund të bëhet një institucion i fuqishëm që t’a konceptojë, planifikojë, përdorojë, ofrojë shërbimin e saj për vendin duke siguruar unitetin e të gjithë hallkave të këtij zinxhiri të pashkëputshëm, si një dituri për shoqërinë për të përballuar sfidat e sotme të rënda të zhvillimit, duke filluar që nga hedhja e hipotezave për studimin shkencor deri në klasifikimin, ruajtjen, komunikimin e rezultateve shkencore jashtë çdo reduktimi të pafalshëm të shkencës në dekoracion, kurorë dafinash të thara, për t’u parë në salla të zbehta muzesh.

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Prill 2009 14:31
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Pėrpjekja "Njerėzit qė mungojnė sot duhen krijuar dhe ata qė flenė duhen zgjuar."

nga Fatos Lubonja

"Njerëzit që mungojnë sot duhen krijuar dhe ata që flenë duhen zgjuar."

Këto fjalë i ka shkruar Vangjel Koça 73 vjet më parë, kur shoqëria shqiptare sapo kishte filluar të formësohej në kuadrin e një shteti të pavarur kombëtar. Shkrimi i tij me titull "Përpjekja jonë", që po e botojmë të plotë në këtë numër, është në formën e një përgjigjeje që i jep Koça konstatimit të hidhur të një miku, i cili i ka thënë se përpjekja e tyre intelektuale në jetën shqiptare që po kalonin ishte "një mundim i kotë", sepse – sipas tij - "mungon rrethi që ta kuptojë dhe të vihet nën flamurin e saj."

Për çfarë njerëzish e ka fjalën Vangjel Koça në vitin 1934? E ka fjalën për njerëz që të kenë "heroizmin e një shpirti që përpiqet për një gjë të bukur e të drejtë, kundër çdo kovencioni, poshtërsie, egoizme dhe vulgariteti." E ka fjalën për njerëz prototipin e të cilëve ai e gjen tek Don Kishoti të cilin - ve në dukje Koça - nuk duhet ta shikojmë si një figurë qesharake, por si një hero të idealit. Koça sjell në ndihmë edhe Miguel de Unamunon duke cituar thënien e tij se "historia e Don Kishotit është një Ungjill për ata që dëshirojnë shpëtimin nga konvencionalizmi dhe nga urtësia meskine”.

Na ka tërhequr vëmendjen edhe një polemikë e Tajar Zavalanit me shkrimin e Koçës, të cilin po ia sjellim, edhe atë, të plotë lexuesit të “Përpjekjes”. Në shkrimin e tij “Don Kishotë apo pionierë” Zavalani polemizon me interpretimin që i bën Koça Don Kishotit lidhur me njerëzit që i duhen Shqipërisë. Interpretimi i tij na kujton edhe një parathënie të mirënjohur të Fan Nolit, për vëllimin e parë të librit të Servantesit, përkthyer po prej tij, e cila është dhënë si i vetmi çelës i leximit të veprës së shkrimtarit të madh spanjoll në shkollat e mesme të kohës së komunizmit. Është një interpretim në frymën deterministe e progresiste të materializmit dialektik e historik. Don Kishoti, sipas këtij interpretimi, shihet si një figurë që shikonte prapa, që ëndërronte një botë që s’kish të nesërme, si njeriu i së shkuarës, si përfaqësuesi i klasave të rëna nga vakti. Kurse, sipas Zavalanit, "ata që lëftojnë kundër orientalizmës këtu në Shqipëri, kundër idarei-masllahatit, kundër plagëve që s’na lënë të vemë përpara, ata shikojnë përpara, kasnecojnë një botë që do të triumfojë më doemos, janë njerëzit e së ardhmes." Duke ditur pikëpamjet komuniste të Zavalanit nuk mund të mos mendosh se ai e ka fjalën pikërisht për ata të paktë që kishin filluar të përqafonin idetë marksiste në Shqipëri, të cilët, gjithë sipas Zavalanit, "nuk verbohen me ëndrat e fantazis së tyre, nuk dehen me utopira të parealizueshme,(…). Ata janë realistë në kuptimin e lartë të fjalës, ata shikojnë më lark se të tjerët, e ndjejnë se ku po na shpie rryma historike e palëftuarshme dhe duan të shpejtojnë këtë evolucion, këtë të ecur përpara. " "Jo Don Kishot, po militant të frymës së ré, kështu do ta quanja unë typin e “Përpjekjes sonë”, replikon Zavalani.

Por edhe ai nuk mungon të verë në dukje se në Shqipërinë e asaj kohe këta të paktë "lëftohen, përbuzen, shikohen me një buzëqeshje ironike dhe quhen njerës që “s’i përshtaten” kohës, ambientit dhe nuk dinë të përfitojnë nga “rrethanat”."

Pa u futur në analizën e kësaj polemike, që meriton një përthellim filozofik jo të lehtë, pasi në thelbin e saj do të gjemë ballafaqimin e dy filozofive të ndryshme të historisë, do të thonim se një lexim jo ad literam i Don Kishotit, por si metaforë universale, nuk e kundërve njeriun që kërkon Koça me atë që kërkon Zavalani pasi që të dy janë dy forma të njeriut idealist. Në thelbin e librit të Servantesit, që barabitet me veprat e Shekspirit për nga rëndësia dhe ndikimi, qëndron lufta e reales me idealen në këtë botën tonë dhe në vetë shpirtin e njeriut. Libri ka, prandaj, një plan të dyfishtë, të humorit dhe dhimbjes. Por të qeshurit me Don Kishotin, - “satira më e tmerrshme ndaj ekzaltimit njerëzor” e ka quajtur Hajne - nuk është i mbarsur me përçmim ndaj personazhit, ai nuk na bën të përqeshim një klasë të përmbysur, siç thonë Noli dhe Zavalani. “Avantyrat” e tij na bëjnë të qeshim me dashuri dhe dhemshuri njëherësh. Dashuri, pasi tek marrëzia e tij gjejmë mënçurinë dhe guximin e idealizmës; dhemshuri, pasi ai del gjithnjë i mundur. Don Kishoti është ai që kërkon të pamundurën, ndërkohë që shumica kërkon të mundurën, që kërkon moralitetin në një shoqëri të zhbërë moralisht, që kërkon të vërtetën në një botë ku mbretëron gënjeshtra dhe kjo e bën të duket “i marrë”. (Shih dhe F. Lubonja: Don Kishoti, Fan Noli dhe Korrieri, Shekulli)

“Përpjekja” i ka ribotuar shkrimet e Koçës dhe të Zavalanit sepse, duke lexuar ato, nuk mund të mos mendosh për kohën tonë e të konstatosh se edhe pas katër pesë brezash, Shqipëria e sotme e fillimshekullit XXI ka shumë karakteristika të ngjashme me atë periudhë. Dhe ajo që e bën ngjashmërinë nuk janë anët materiale të jetës. Ato kanë ndryshuar shumë. Ajo që i bën të ngjashme të dy kohët është pikërisht mungesa e Don Kishotëve apo pionierëve që kërkojnë Koça dhe Zavalani, e atyre që ndërtojnë shpresën dhe besimin tek e ardhmja, tek vlerat më të larta shpirtërore, e njerëzve që luftojnë, ashtu si Don Kishoti, për triumfin e drejtësisë mbi këtë botë.

Dikush mund të bëjë vërejtjen se kështu ka qenë e do të jetë gjithmonë bota, një republikë e mediokërve, ku "Sokratët e vuejtun" kanë qenë gjithnjë të paktë në krahasim me "derrat e kënaqun". Koça kërkon Don Kishotë, por a nuk është një nga tiparet kryesore të këtij heroi qënia e tij i vetmuar përballë shumicës së dominuar nga "egoizma", "vulgariteti", "konformizmi", apo "urtësia meskine".

Megjithatë nuk mund të mos bëjmë dallimin midis atyre shoqërive ku mazhorancat vulgare mbretërojnë të pashqetësuara dhe atyre shoqërive ku ato sfidohen, apo dhe udhëhiqen nga njerëzit e botës shpirtërore, të idealit e të heroizmës së mendimit, nga Don Kishotët apo “pionierët”. Madje, nëse do të kërkonim një kriter matës të përparimit të disa shoqërive, në krahasim me të tjera, një ndër ta, në mos ai më kuptimploti, do të ishte pikërish ai që tregon rritjen e numrit të Don Kishotëve, apo pionierëve në ato shoqëri si dhe aftësinë e shoqërisë për të ndjekur ata dhe jo mësuesit e nënshtrimit e konformizmit, të urtësisë meskine dhe egoizmit vulgar. Tek e fundit, kjo diferencë ka të bëjë me diferencën midis shkallëve të lirisë dhe demokracisë së një shoqërie.

Prandaj nuk mund të mos shtrojmë pyetjen pse shqiptarët i tallin e i përqeshin në vend që t’i duan Don Kishotët? Pse edhe vetë librin e famshëm nuk kanë arritur ta lexojnë si duhet. Pse nuk ka idealizëm në Shqipëri, pse ka aq pak njerëz që t’i qëndrojnë koherentë ideve apo idealeve të tyre, me koston e humbjes së të sotmes, por me aspiratën e fitimit të së ardhmes dhe pse ka kaq shumë nënshtrim, konformizëm dhe egoizëm vulgar?

Nëse do të kërkojmë shkaqet e kësaj mungese nuk mund të mos ia gjejmë origjinën, tek "nëna e të gjitha të këqijave" injoranca. Dhe kur themi "injoranca" nuk kemi parasysh thjesht mungesën e dijeve shkencore. Kemi parasysh mungesën e tërë atij ushqimi të mendjes e zemrës së njeriut, tërë atyre vlerave më të mira e më të larta të vlerësuara e nderuara nga historia - për të cilat lëfton edhe Don Kishoti - pa të cilat njeriut i mungon ajo që e bën atë, ndrysha nga kafshët, një qënie që nuk përsërit vetveten, por që ka aftësinë të përmirësojë pareshtur vetveten dhe kushtet e jetës së tij. Edhe mungesa e leximit dhe kuptimit të librave si Don Kishoti është pjesë e kësaj injorance.

Dikush mund ta përgënjeshtrojë Koçën dhe Zavalanin, duke na thënë se vetëm shtatë tetë vjet pasi ata shkruan artikujt e tyre doli një brez të rinjsh që qe i gatshëm të shkonte në luftë e të jepte jetën për lirinë e atdheut, apo për idealet e komunizmit. Nuk mund të mohoet as idealizmi dhe as sakrifica e një pjese shqiptarësh gjatë Luftës së Dytë. Por ajo çka ndodhi edhe gjatë, edhe fill pas asaj lufte i jep më shumë të drejtë Koçës dhe Zavalanit. Ajo çka i karakterizon idealistët është koherenca dhe paepshmëria në mbrojtjen e idealit të tyre, kurse ajo çka ndodhi tregoi se pak, shumë pak, kishin qenë nga ai brez idealistë të tillë - një pjesë e të cilëve u eliminuan mu për këtë, - kurse ajo çka triumfoi ishte poshtërisa, egoizmi, nënshtrimi, konformizmi. Regjimi totalitar në duart e këtyre pseudoidealistëve e reduktoi njeriun shqiptar në një qënie të depersonalizuar, që në vend të edukimit me luftën pa kompromis për idealet, u detyrua të përvetësojë, për të mbijetuar, artin e skllavit, gënjeshtrën.

Një mungesë e ngjashme e njeriut idealist po ndodh edhe tani, pas rënies së komunizmit, ndonëse në një kontekst tjetër. Idealistët e pakët që aspironin në fillimvitet '90 një Shqipëri ndryshe, të demokracisë dhe lirisë, të meritokracisë dhe të vlerave më të larta njerëzore, shumë shpejt u shkrinë si kripa në ujë në një totalitarizëm të ri: atë që e ka reduktuar njeriun thjeshtë në një qënie ekonomike, ku e vetmja vlerë është paraja dhe e vetmja kënaqësi konsumimi i saj; ku individi nuk ka asnjë ideal shoqëror përveç "idealit" të rregullimit të qënies së vet meskine, për realizimin e të cilit nuk ndalet përpara asnjë lloj poshtërsie. Shqipëria është shndërruar në vendin ku çdokush që refuzon t'u përshtatet ligjeve të kësaj shoqërie luftohet si kundërshtar, ose përbuzet si i paaftë, apo shikohet me një buzëqeshje ironie, si njeri që “s’i përshtatet kohës, ambientit dhe nuk di të përfitojë nga “rrethanat”. Jemi përballë një thesi me njerëz që nuk mund të quhet kurrsesi shoqëri, pasi këta njerëz e kanë të bjerrur dimensionin e tyre social. Një thes me njerëz të cilët nuk dinë asgjë prandaj nuk dyshojnë për asgjë, të cilët, mu pse janë të paditur, po t'i këshillosh, të bëjnë armik, e që paditurinë e tyre të thellë e mbulojnë me gënjeshtrën, demagogjinë e tonet dogmatike. Kemi të bëjmë me një shoqëri ende të shtrirë përtokë pas tërmetit shoqëror që shkaktoi rënia e komunizmit.

Megjithatë nuk mund të mos pajtohemi me Koçën, sipas të cilit, kjo s'do të thotë se njeriu nuk duhet të përpiqet që "të përgatitë udhën për një tjetër periodë jete më të lartë dhe me kuptim më të gjerë"; se "ideja s’mundet të triumfojë me një herë, po, më parë duhet të shkojë nëpër disa faza gjer sa të arrijë në fazën që të kuptohet, të çmohet, të ndjehet dhe të mbretërojë në mendjet dhe shpirtrat e të gjithëve."

Dëshmi modeste të vlerës së këtij pohimi konsiderojmë edhe vazhdimin e botimit të revistës sonë si përpjekje që njerëzit që mungojnë sot "të krijohen" dhe ata që flenë "të zgjohen".

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Maj 2009 21:20
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re kopertina 1.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 30 herė.

.

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Maj 2009 21:26
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Permbajtja e librit "Rrota e mundimit", Artan Fuga

Jetojmë në një shoqëri të komunikimit, të mediave, por ende jo në një shoqëri të së vërtetës. Njerëzit nuk e thonë të vërtetën kur iu preken gjëra thelbësore. Thonë të vërteta pa rëndësi, gati banale, shpesh budallallëqe. Nuk përdorin fjalët që duhen, për t'i emërtuar siç duhet gjërat e rëndësishme të jetës. Ato anë që rregullojnë shoqërinë, bazat e vërteta të saj, mbeten thuajse në heshtje. I mbulon ligji i heshtjes.

Fjalët që thuhen shpesh nuk janë veçse eufemizma duke i dhënë të shprehurit njerëzor një përmasë të thekshme hipokrizie. Ne e quajmë veten «qytetarë», ndërkohë që mund të thërriteshim «konkurrentë» në një botë ku gjithkush dëshiron të jetë më mirë se të tjerët. Askush nuk i tregon burimet e pasurisë së vet. Si e bleu vilën? Si është vënë në zotërim të veturës gjigande? Si nisi ta vërë pasurinë? Edhe sëmundjet duhet t'i fshehësh për shkak se nga gjendja shëndetësore varet niveli i kredisë që të japin bankat. Jo pak operatorë ekonomikë fshehin sasinë e xhiros së vërtetë për t'iu shpëtuar taksave. Askush nuk tregon se çfarë fitoi nga tenderi? Pa fund burra dhe gra që i fshehin njëri-tjetrit marrëdhëniet e tyre jashtëmartesore. Pa fund të rinj dhe të reja që iu fshehin prindërve jetën e tyre seksuale dhe lidhjet e tyre dashurore. Shitësi nuk thotë se fiton parą kur shet ujë të pijshëm me bidonë qytetarëve të etur, por shprehet se po i shërben komunitetit në këto ditë thatësire. Shitësi i gjeneratorëve po ashtu mban fytyrë të mërzitur para blerësve, ndërkohë që ndofta zemra i gufon nga gëzimi kur ndjen se kriza e energjisë ia ka rritur ndjeshëm fitimin. Gjuha njerëzore është bërë hipokrite pikërisht për të fshehur agresivitetin ndaj të tjerëve. Jetojmë kohën e një komunikimi eufemik.

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Modifikuar nga agata datė 15/12/2009 ora 15:00

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Dhjetor 2009 14:48
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Morfine
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 08/03/2010
Vendbanimi: ...
Mesazhe: 459

L'exil et le royaume

Fragile, atypique et ennemi des automatismes, ce prodige virtuose venu d'Albanie et réfugié en France a rejoint les plus grands


Les violonistes vraiment enthousiasmants se comptent aujourd'hui sur les doigts de la main. Tedi Papavrami, 39 ans, albanais d'origine, français d'adoption, traducteur attitré d'Ismaļl Kadaré depuis dix ans, est de ceux-lą. Une technique hallucinante, une sonorité sublime, une passion jamais affaiblie... Comme ces acteurs de théātre qui tiennent la scčne sans avoir ą parler, il vous accroche d'entrée, et vous tient : il a cette poigne. Pourtant tout chez lui, et jusqu'ą l'autorité, repose sur une fragilité essentielle. Sūr de ce qu'il fait, jamais sūr de ce qu'il est. Lorsqu'on lui parle, on redoute de le blesser. Il n'avait pas 5 ans lorsque son pčre lui a mis un instrument entre les mains. Premier concert ą 8 ans. Beaucoup plus tard, quand il reviendra dans son pays, qu'il reverra les « 800 000 bunkers de béton» construits en prévision des invasions et les pieds de vigne tous hérissés de pointes métalliques (contre les parachutistes), il aura dans les yeux des éclats de rire trempés de larmes.

« La dose de travail était incroyable »
Tout enfant, aprčs deux ans de négociations avec le régime, il obtient de partir pour Paris, oł il vient de remporter le concours d'entrée au Conservatoire (ą 11 ans). Il vit dans un appartement «presque vide, sale, sans rideaux», appartenant ą l'ambassade. « On y logeait les diplomates de passage, pour économiser l'hōtel. En 1982, l'ambassadeur était payé 1 000 francs. Avec ma bourse française, j'étais plus riche que lui. » Il prend ses repas quelques étages plus haut, chez un fonctionnaire de l'ambassade, genre Thénardier, « des gens horriblement méchants, ą qui je donnais 600 francs pour ma nourriture, et dont ils tentaient de conserver la plus grande partie ». Mais un chauffeur l'emmenait aux leçons. « Les cours d'analyse, quand on ne parle pas le français... C'était affreux. » Et lą se produit un curieux renversement : «En Albanie, mes parents me surveillaient, me forçaient ą travailler, c'était une contrainte extérieure - alors je trichais, j'avais la liberté de tricher, je n'ai jamais été aussi libre. » (On dirait du Sartre : «Jamais nous n'avons été plus libres que sous l'occupation allemande ») Alors qu'ą Paris : «Je me suis forcé ą travailler, je me levais ą 5 heures, j'avais tellement peur de ne pas avoir envie. C'était une contrainte intérieure... »
Etait-il sūr d'avoir du talent ? «Ah oui, ça, depuis toujours. Mon pčre, qui était trčs dur, me disait justement que je ne méritais pas mon talent, que j'étais nul. » Il s'inscrit en sixičme, apprend le français... «La dose de travail était incroyable, j'avais quatre heures de scolarité générale, cinq heures de violon quotidiennes, et tous les cours du Conservatoire : violon, analyse, solfčge, déchiffrage. Mais je souffrais horriblement de passer quatre heures au collčge. J'étais obsédé par ces heures de violon que je perdais. » Cela ne s'arrange pas, il découvre les grands violonistes : «Jascha Heifetz me transperçait le coeur. On m'aurait dit : tu joues comme lui pendant un an et tu meurs aprčs, j'aurais signé. » Puis sa mčre le rejoint ą Paris, et son pčre. Le régime se venge sur le reste de la famille. Déportations, travaux forcés... Le jeune Tedi y pense alors aussi peu que possible, mais la nuit les rźves le rattrapent. Et le violon ne va pas bien ; si l'expression est juste, la technique est mal contrōlée. « C'était tendu, serré, marqué au fer rouge. Ce que j'ai acquis, la fluidité, la détente, cela ne m'intéressait pas. J'ai toujours eu du mal ą faire face ą quelqu'un, ą le contrer; si bien que j'avais peur de me renier en quźtant l'approbation de l'autre, et de me fourvoyer, de trahir mes idées et mes goūts. » Alors Tedi Papavrami travaille seul. Il passe au «Grand Echiquier», les concerts viennent, premier disque ą 18 ans. «Je n'étais pas mūr. Personne n'a autant changé que moi. On ne le sait pas toujours... » Il continue ą faire ce qu'il aime. Il joue comme un dieu, il est flamboyant, mais sa carričre est sans paillettes. C'est un pur-sang il enregistre pour Aeon, excellente maison qui le laisse galoper librement. Il multiplie les disques de violon seul, de musique de chambre, il joue des sonates de Scarlatti, déją difficiles pour le clavier, ou des fantaisies pour orgue de Bach ( !), vient de publier un disque fantastique de concertos français. Il est oł on ne l'attend pas. Les « Caprices » de Paganini, pierre de touche de la « virtuosité transcendante », comme disait Liszt, qui s'y connaissait, il les publie dans un double album : une prise de studio et un enregistrement de concert. Stupéfaction de ses pairs. Silence jaloux. Perplexité de la presse, qui voyait en lui une machine ą faire des notes et découvre un fantastique musicien. C'est que, un peu moins occupé que ses collčgues de niveau identique, il prend le temps de travailler, de changer, de progresser. Parce que cet Albanais montre une sensibilité exceptionnelle pour la langue française, comme le Libanais Schéhadé, comme le Roumain Cioran, comme l'Argentin Bianciotti, Fayard le choisit pour traduire Kadaré. Parce qu'il est sombre et beau, il joue Danceny dans « les Liaisons dangereuses » de Josée Dayan. «Moi, comédien débutant, j'ai vécu choyé comme une star, dans des hōtels cinq étoiles, avec un chauffeur, une grande caravane. Et quand j'ai redonné mon premier concert, aprčs le tournage, le hasard a voulu que je me retrouve dans un hōtel minable, avec du papier ą fleurs sur les murs, ą dīner au Campanile du coin... Le monde ą l'envers ! »

SES DATES

1982. Arrivée en France.
1985. Asile politique.
2004. Enregistrement des sonates et partitas de Bach.
2010. OEuvres pour violon et orchestre (Saint-Saëns, Chausson).

Jacques Drillon


Te me falni qe e solla ne Frengjisht, por nuk kam kohe t'a perkthej, u ndjeva krenare dhe e gezuar kur e lexova... flet per vilonistin "Tone" te talentuar Tedi Papavrami...

__________________
Intiligjenca e zemres...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Maj 2010 08:53
Morfine nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Morfine Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Morfine (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Morfine't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Morfine Shto Morfine nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Morfine nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:01 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura shquara shqiptare ne diaspore > Le te krenohemi me disa emra Shqiptaresh

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.