Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Shfrytezimi i Postit:Ministri Imoral Pango!
Gjithsej 26 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Shfrytezimi i Postit:Ministri Imoral Pango!

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re pango-ylli1%5b1%5d.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 90 herė.

Berisha: Pango, i shkarkuar. Pango: Montaturë e mediave


Skandaleve të shumta të ministrave të kabinetit "Berisha", iu shtua mbrëmë edhe skandali seksual i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango. Zyrtari i lartë i qeverisë, është kapur nga kamera e fshehtë e emisionit "Fiks Fare", duke i kërkuar favore seksuale një vajzë të re, e cila kishte aplikuar për një vend punë në dikasterin me titullar Pangon. Ai, duke shfrytëzuar postin e zyrtarit të lartë të qeverisë së drejtuar nga Kryeministri Berisha, i kërkon vajzës që të japë shërbime seksuale në këmbim të mundësisë për t'u punësuar në Ministri. Biseda e plotë mes vajzës së "Fiksit" dhe ministrit, tregon angazhimin e plotë të këtij të fundit për të shtënë në dorë vajzën.
Ai nuk përton t'i shpjegojë dhjetëra detaje vajzës, për t'i treguar se ku e ka zyrën e një instituti që ai e kishte zgjedhur si vendtakimi. Më pas, kamera e fshehtë zhvendoset në vilën trekatëshe të ministrit të Kulturës, Ylli Pango, pranë Qytetit Studenti, ku ministri është vetëm për vetëm me vajzën, ndaj të cilës ai nis të bëjë ngacmimet seksuale, që nisin me zbërthimin e këmishës. Pas qëndresës së vajzës, ministri detyrohet të shtyjë takimin për një ditë tjetër, pa ia arritur qëllimit të tij.
57-vjeçari, Ylli Pango, apo "profesori", siç e thërrasin studentët dhe vajza e infiltruar nga "Fiks fare",
është njëri prej emrave të hershëm të qeverive shqiptare. Në vitet 1992-1994, ai ishte zëvendësministër i Arsimit, si përfaqësues i Partisë Socialdemokrate të Skënder Gjinushit dhe, për disa vite, qëndroi në SHBA. Në vitet 1999-2005 ishte dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës dhe më pas deputet i PD-së, pasi fitoi mandatin e deputetit në Tiranë. Pas një incidenti me granatë në garazhin pranë vilës së tij, në vitin 2004, ai u angazhua në KOP-in e PD-së, si hartues i platformës për arsimin për qeverisjen e ardhme të PD-së dhe, pas shkarkimit të Bujar Leskajt, ai mori drejtimin e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve, duke u bërë edhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së. Pango, brenda dy viteve në krye të MTKRS-së, ka qenë në krye të betejës me organizmat e kulturës dhe të sporteve, siç ishte rasti i konfliktit me FSHF-në, çka solli edhe pezullimin për disa kohë të Shqipërisë nga aktivitetet ndërkombëtare.


TELEFONATA E PARË

Ylli Pango - Po

Fiksi - Alo
Ylli Pango - Çkemi?
Fiksi - Mirëmbrëma profesor Ylli.
Ylli Pango - Mirëmbrëma.
Fiksi - Më fal që nuk e hapa telefonin pak më parë, por isha me familjen tek QTU-ja dhe nuk mund të flisja.
Ylli Pango - Nuk ka problem, unë kujtova se ishe në gjumë (qesh).
Ylli Pango - M.q.s., për sot kaloi, se unë tani prapë po merrem me gjëra të tjera, nesër ta fiksojmë një çikë që të të takoj pak, mirë?
Fiksi - Ok., por rreth çfarë ore?
Ylli Pango - Shiko, ta bëjmë kështu, se kam hall që të tregojë rrugën shoferi ty, ose të të sjell nja dy makina të ndryshme, ose në një makinë, si të duash ti. Nuk ka asnjë problem. Ti të vish tek Ministria, le të themi rreth orës 5-5.30. Nga 5.30, tek Ministria, më kupton? Pastaj do të tregoj, është aty ajo ku të thashë, aty tek Tirana e Re.
Fiksi - Tek Tirana e Re... a mund të ma thuash edhe një herë se nuk e...
Ylli Pango - Më mirë të ta tregojë shoferi, që mos të ngatërrohesh, ta tregon shoferi.
Fiksi - Hë, se kam makinë vetë, mund të vij edhe vetë.
Ylli Pango - Lër makinën tënde, me makinën e tij, që mos të shqetësohesh. Nuk ka asnjë problem. E kupton, edhe një herë, kur të vish, do të të presë shoferi me makinën time.
Fiksi - Shoferi juaj?
Ylli Pango - Shoferi i imi, i imi. Ti me makinën tënde vazhdoni. Do të tregojë se ku është instituti dhe kaq.
Fiksi - Ok. Do ndalem një herë tek Ministria, apo të vazhdoj?
Ylli Pango - Te Ministria, te Ministria.
Fiksi - Dokumentet i pe?
Ylli Pango - Dokumentet i pashë, prandaj thashë që duhet të bëjmë pak muhabet, sepse kam disa ide që lidhen edhe me..., prandaj po të them edhe për institutin, sepse lidhen edhe me institutin. D.m.th., kam disa gjëra për punën, gjithmonë që, po të jesh dakord ti, shkon mirë. Gjithsesi, pasi ta shikosh ti, sepse edhe ti ke të drejtën e zgjedhjes, e ke parasysh?
Fiksi - Ok., ok. Të thashë që kam mesatare të mirë dhe kam një CV të pasur, besoj që...
Ylli Pango - Po, e pashë pra, e pashë. Ti the që mesataren e ke, kështu mesatare, por atë nuk e kishe dhe aq mesatare, mirë e kishe. Po pra, mirë ishte e vlerësova, e kupton? Hajde në 5.30 në Ministri, a e kupton?
Fiksi - Tek instituti do jemi në zyrë, në lokal do ulemi...
Ylli Pango - Po pra, po. Jo mo, ka zyrë aty, ka zyrë, është normale, ka zyra, asnjë gjë tjetër. Hajde në Ministri që të të tregojë shoferi se ku është instituti dhe kaq, asgjë tjetër. Pastaj, në institut, punët që janë atje për t'u bërë, dhe kaq. Do rrijmë një çikë vetëm dhe ik pastaj.
Fiksi - Ok. Në orën 5.30?
Ylli Pango - Në 5.30 jam në Ministri. Si ta kesh më kollaj, se po të të them unë dil atje, dil këtu, nuk e gjen dot se ku është instituti, a më kupton, sepse do të vijë shoferi? Që të të trgojë rrugën ty, që ta gjesh menjëherë. Po të duash ta shpjegoj edhe kështu unë, nuk ka ndonjë problem, më kupton?
Fiksi. Ok., ma shpjego, se po vij më mirë, se, e kupton... të vij...
Ylli Pango - Mirë, dil tek kjo që të bëj një kalim andej unë, që sot të ta tregoj si vend ku është, dhe të vazhdoj pastaj. Dil tek kjo... e di bankën "Pro Credit"?
Fiksi - "Pro Credit", ku i bie?
Ylli Pango - Ajo rruga që të thashë unë, që të nxjerr te... si quhej?
Fiksi - Tek "Koha Jonë"?
Ylli Pango - Po eee, por rruga e gjatë. Kjo është aty te... ku del sheshi i rrumbullakët, që të çon tek Tirana e Re.
Fiksi - Po po, tek Tirana e Re.
Ylli Pango - Tek sheshi, sa fillon sheshi, d.m.th.
Fiksi - E kam idenë "Pro Credit Banc", tek LSI-ja, aty.
Ylli Pango - Aty afër LSI-së, bravo, aty afër LSI-së. Për sa vjen ti, vonohesh shumë?
Fiksi - Po për 20 min. them, nga Vora.
Ylli Pango - Ok, ok. Hajt pra, ciao.
Fiksi - Ok. kur të jem aty pastaj, do të të bëj telefon.


Telefonata 2


Ylli Pango - Ke ardhur?
Fiksi - Alo, Prof. Ylli, më fal se të mora për të njoftuar se, ngaqë ka shumë trafik këtu, sepse po bëhen punime në autostradë edhe nuk e di se sa mund të vonohem.
Ylli Pango - E pashë, e pashë, se edhe këtu ka një trafik të tmerrshëm tek kjo, por dëgjo...
Fiksi - Po pra.
Ylli Pango - Këtë mund ta gjesh shumë lehtë ti. Atëhere këtë po ta them në telefon unë, që mos të ashtu... të vish me nge. D.m.th., LSI-ja është kur vjen nga Tirana për të shkuar tek Tirana e Re, është në krah të majtë, apo jo, është kështu?
Fiksi - Po, po.
Ylli Pango - Kur vjen tek rruga e gjatë, që është kjo rruga e gjatë me pemë anash, në fund fare, para se të kalosh tek sheshi i madh në krah të djathtë, është "Pro Credit Banc". E ke të shënuar, "Pro Credit Banc", duket ajo.
Fiksi - Po, po e kam parasysh.
Ylli Pango - E ke parasysh, kalon këto mobileri, lojëra fati, çfarë janë të gjitha me radhë. I kalon të gjitha këto dhe, para se të dalësh tek sheshi i madh, krah për krah, është banka "Pro Credit". Përballë asaj është pallati 10-katësh jeshil. Tek ky pallati është instituti, në kat të 6-të, dhe ka tabelën tek dera, "Instituti Shqiptar i Studimeve Sociale dhe Psikologjike". E ka të shënuar tek dera, me tabelë të kuqe të madhe. D.m.th., pallati jeshil është përballë bankës, në krah tjetër të rrugës, e ke parasysh?
Fiksi - Po, po, e kam parasysh.
Ylli Pango - Do hysh nga mbrapa, do ngjitesh në kat të gjashtë, shikon atë tabelën e kuqe. Kështu që, më mirë ta fiksojmë nesër nga ora 5.30 atje direkt, dhe e gjen, d.m.th.
Fiksi - Në orën 5.30 të vij direkt atje, mos të vij fare tek Ministria?
Ylli Pango - Jo, po, n.q.s., e ke kështu ti, kontrolloje një herë në mëngjes, mund ta gjesh direkt. Kontrolloje gjatë mëngjesit, mirë? D.m.th., bjeri një herë andej në mëngjes, shiko dhe do e gjesh kollaj. Po nuk e ke gjetur, më thuaj nuk e kam gjetur, dhe vij e të marr edhe tek Ministria, po të duash. Është shumë kollaj.
Fiksi - Ok., se unë mendova që, m.q.s., do fle sonte në Tiranë, mund të vij nesër nga ora 9-10 tek Ministria
Ylli Pango - Epo, tek Ministria e ke një çik zor ti, sepse unë nesër jam shumë në lëvizje, kam aktivitete, e ke parasysh? Në Ministri ti do vish, nuk ka problem, kjo është, sepse në institut ka edhe gjëra të tjera, kam për të treguar edhe disa gjëra, se unë kam tjetër ide, ta thashë, prandaj do bëjmë pak muhabet. Kam ide edhe tek instituti brenda, se janë dy gjëra Ministria dhe Instituti. Edhe aty ka njerëz si puna jote, të tjerë, më kupton?
Fiksi - E kuptoj.
Ylli Pango - Se më duhet aty, edhe aty më duhet juriste. Kështu që, nuk ka... kjo është thjeshtë për të... emrin e mundshëm, pastaj bëj çfarë të duash, vendos çfarë të duash ti. Dakord?
Fiksi - Ok. D.m.th., gjithsesi, mos të të bëj telefon, sepse unë jam nisur në Tiranë, ora është 7.30, e kupton? Nuk e di se sa mund të vonohem, mos të të bëj telefon?
Ylli Pango - Po ja, ti po ashtu bëj, ta llogaris. Çfarë të të them unë ty, gjithsesi, unë vendin ta thashë se ku është.
Fiksi - Ok., por thjesht që mos të të prish punë, se mund të takohemi edhe sot. Nuk e di a është vonë për ty?
Ylli Pango - Nuk më prish punë. Unë jam tek rrugica, tek "Kapriço". Edhe këtu ka një trafik të tmerrshëm, nuk e di, ti je duke ecur tani?
Fiksi - Po pra, jam bllokuar në trafik.
Ylli Pango - Ku në trafik, në ç'vënd është kjo...?
Fiksi - Është aty tek kjo autostrada, që ka filluar... po bëhen punime.
Ylli Pango - Mirë, gjithsesi, kur të vish, më bëj një telefon, se unë edhe mund të lëviz, se telefonin e mbaj hapur. Po qe se kam mbaruar punë, shikohemi edhe sot, po qe se do jem i zënë, ta lëmë në orarin e nesërm. Dakord?
Fiksi - Ora është 7.30, mendoj që maksimumi, maksimumi në orën 8 të darkës unë jam aty.
Ylli Pango - Po nejse, ti kurdo që të vish, më bëj një telefonatë. Ok?

Fiksi - Jam e penguar nga trafiku dhe jam si në siklet, se nuk e di, për çështjen e punës besoj që...
Ylli Pango - Pse, pse je në siklet? Çfarë sikleti ke?
Fiksi - Po e kupton, më pëlqen shumë ai vend pune edhe... u bë edhe shumë që jam papunë, edhe...
Ylli Pango - Sa kohë ke ti pa ashtu?
Fiksi - Ka 8 muaj.
Ylli Pango - Po jo mo jo, se n.q.s. ti i plotëson kriteret, është normale ajo, nuk ka asnjë gjë, pse duhet ta kesh me kështu? Mos ki siklet fare. Unë për të mirë po mundohem, nuk e kam për kështu.
Fiksi - Nuk e di n.q.s., e keni parë CV-në, unë personalisht mendoj që deri diku i plotësoj kriteret.
Ylli Pango - I pashë, i pashë. I pashë, por nuk është problemi aty. Do t'i shikojmë me detaje pastaj se çfarë kishe ti. Ajo puna e gjuhës një herë, është e rëndësishme, sepse anglishtja e ka një vlerë, sepse edhe një fraksion i huaj...


Bisedat e gazetares se Fiks fare, me ministrin Ylli Pango


Gazetarja e Fiks fare shkon në Ministrinë e Kulturës për të kërkuar punë

Ministri, Ylli Pango, e pret personalisht në zyrë
Ylli Pango - Ç'kemi?
Ylli Pango - Do më sjellësh dokumentet. Do më sjellësh çfarë ke mbaruar, fotokopjen e diplomës ... gjuhë të huaj ke?
Fiksi - Po , anglisht, italisht, tani jam duke mbrojtur frëngjishten.
Ylli Pango - Atëherë do të më sjellësh të gjitha dokumentet. Ku jeton tani?
Fiksi - Këtu.
Ylli Pango - Me kë rri?
Fiksi - Vetëm.
Ylli Pango - Sa e ke numrin?
Fiksi - 069 ...
Ylli Pango - (lexon nr. që i dha gazetarja dhe e regjistron në cel.)
Ylli Pango - E ke telefonin me vete (i bën zile në cel. Gazetares, me cel. e tij).
Fiksi - Normal.
Ylli Pango- Ai është numri im.
Fiksi - Ok.


Pasi ministri i çon një mesazh në celular, ku i kërkon takim në orën 21.15, gazetarja niset për ta takuar

Fillimisht komunikon me ministrit në celular

Fiksi - Unë jam, me aq sa ma shpjeguan, është këtu tek Club 24 orësh. Është këtu përballë shtëpisë tuaj? Ok. unë jam këtu jashtë.

Ministri e ka lënë takimin në banesën e tij private
(Ministri i hap derën e shtëpisë)

Fiksi - Mirëmbrëma. Si jeni, mirë?
Ylli Pango - Si jeni, mirë? Je me njeri?
Fiksi - Jo.
Ylli Pango - Të pret njeri?
Fiksi - Jo.
Ylli Pango - Hajde ngjitu më lart. Po ç'kemi ndonjë gjë?
Fiksi - Asgjë, të përditshmet.
Ylli Pango - Eeeee pra. Po çfarë ke bërë?
Fiksi - Asgjë. Mbarova shkollën dhe tani jam në kërkim pune.
Ylli Pango - Hiqe xhupin.
Fiksi - Kjo është zyra juaj?
Ylli Pango - Unë kam të gjithë këtë vilën këtu. Kjo është me oxhak, një nga dhomat.
Fiksi - Se mos ju kam bezdisur, mbase....
Ylli Pango - Jo, përkundrazi nuk më keni bezdisur, më keni dhenë kënaqësi. Mbase të kam bezdisur unë ty?
Fiksi - Jo, jo.
Ylli Pango - Se mos ke njeri që të pret, se the dua telefonin, apo nuk ke njeri?
Fiksi - Telefonatat nuk dihen, e kupton? Mund të realizohen nga familja.
Ylli Pango - E çfarë mendon që të fillosh?
Fiksi - Po, nuk e di, të them të drejtën. Unë kam punuar vetëm tek .....
Ylli Pango - Çfarë bëje aty?
Fiksi - Tek ..... kam punuar si...
Ylli Pango - Po. Sa kohë ndenje aty?
Fiksi - Kam ndenjur rreth 7 muaj, se kisha shkollën.
Ylli Pango - Shkollën e mbarove tani ti? Sa t'u bë?
Fiksi - Vjet.
Ylli Pango - Që vjet, d.m.th., nuk ke kapur ndonjë punë tjetër?
Fiksi - Jo. Thjesht mendova një herë të trokas, se mbase.... Nuk e kisha idenë nëse kishit nevojë për të punësuar.
Ylli Pango - Po mirë. Çdo gjë bëhet, çdo gjë rregullohet. Kur femra është e guximshme edhe i lindin ide, të gjitha rregullohen. Varet se si e koncepton jetën dhe sa guxim ka (qesh). Si më shikon?
Fiksi - Shtëpia shumë gjigante.
Ylli Pango - Eeee. Ka edhe ambiente të tjera të vogla, që do t'i tregoj. Ç'kemi tjetër?
Fiksi - Asgjë.
Ylli Pango - Çohu një herë të të shikoj.
Fiksi - Uuuuuuuuuu.
Ylli Pango - Më pëlqen shumë ekspozeja jote, më pëlqeu që kur të pashë (Momenti kur tenton të zbërthejë këmishën)
Fiksi - Uauuuuuuuuuuuuu, të lutem.
Ylli Pango - Nuk të bëj gjë, nuk të bëj gjë.
Fiksi - Jo nuk është... të lutem.
Ylli Pango - Të jap fjalën që vetëm do të të shikoj se si je transformuar, asgjë tjetër (qesh).
Fiksi - Jo, por.... të lutem, të luuuuuuuuutem.
Ylli Pango - Nuk do që të të shikoj fare? Fare, fare, fare?
Fiksi - Ju nuk më keni parë më parë se si kam qënë.
Ylli Pango - Të thashë më parë që duhet të jesh vajzë që duhet të guxosh. Derisa erdhe e më takove, guxove. Nejse, nuk ka problem, dilni aty, sepse unë nuk të prek.
Fiksi - Po më vini në siklet.
Ylli Pango - Nuk të vë në siklet, sepse problemi është ky që, ti mund të hysh nëpër panairet e turizmit. Panairet e turizmit paraqiten kështu... ti pamjen e ke. Në këto lloj panairesh, n.q.s. ti je gocë e guximshme dhe futesh tamam në këtë punë, ti mund të bësh ekspozera shumë të mira sepse ne shkojmë nëpër panaire në Berlin, në Londër, nëpër panairet më të mira, dhe aty shkojmë... kemi marrë edhe femra kosovare. Kështu që, unë kam qejf të shikoj ekspozenë tënde. Po të jeshë e guximshme, mirë, i çan të tëra. Po qe se e ke problem pastaj, më thuaj, unë nuk është se ashtu...
Fiksi - E guximshme në ç'sens?
Ylli Pango - Sensi i parë është të të shikoj një herë që të të vlerësoj, se aty mund të dalësh me rroba banjoje.
Fiksi - Të dal me rroba banjoje?
Ylli Pango - Po mo, dalin të gjitha, nuk ka problem aty, që nga vendet e Amerikës Latine dhe të gjitha vendet që vijnë, normal, siç del në plazh. E dyta, mund të dalësh me rrobe ku paraqitesh me kostum kombëtar. D.m.th., janë disa variante, ka plot çdo vit aty. Kemi marrë nga dy vendet, Kosova dhe Shqipëria. Një variant që mendova për ty, është se do të të fus tek Agjencia e Turizmit që kam vend për goca, që të të vlerësoj. Tani kjo është pjesa e guximit. N.q.s. ti, që tani rezervohesh, dhe thua aaaaa, mos, të lutem, më lër mbaroj.
Fiksi - Jo unë....
Ylli Pango - Dëgjo, diçka mbaje mend; siç hyre do dalësh. Nuk prekesh, nuk të bëhet gjë. Tani unë të thashë, ja, them që të shikoj një herë si fillim, se kështu paske ndryshuar goxha, pastaj vazhdojmë e flasim. Hajt moj hajt, se ke guxim ti, hajde. Pastaj, që kur ke ardhur në Tiranë, e ke kapur jetën. Kështu që, si fillim, hiq vetëm këtë këmishën, që të të shikoj si lëkurë, deri ku ke rënë.
Fiksi - Të lutem, uuu më qenka zbërthyer.... të lutem, më vjen shumë rëndë, të lutem shumë.
Ylli Pango - Asnjëherë, prej meje, kurrë. Unë jam ai i fushës, s'më vjen fare asnjë kështu....
Fiksi - Të lutem.
Ylli Pango - Asnjë gjë, vetëm të të shikoj ke rënë nga shëndeti aq sa duhet.
Fiksi - Shëndeti shikohet edhe pa hequr këmishën.
Ylli Pango - Çfarë i ke këto dreq mbërtheckash, që nuk hiqen (tenton të heqë këmishën).
Fiksi - Të lutem, shëndeti shikohet edhe pa hequr këmishën, të lutem profesor.
Ylli Pango - Ti do ta heqësh për të tjerë, si nuk do ta heqësh për mua?
Fiksi - Joooo, të lutem profesor, të lutem profesor, profesor, të lutem, të lutem.
Ylli Pango - Ja, deri këtu, deri këtu (për të zbërthyer bluzën).
Fiksi - Po nuk është gjë se... boll të lutem, boll.
Ylli Pango - Deri këtu, deri këtu (ndërkohë zbërthen disa kopsa të këmishës).
Fiksi - Të luuuutem, a mund ta mbërthej këmishën?
Ylli Pango - Lëre pra, deri këtu, lëre deri këtu, pra, se nuk po të prek.
Fiksi - (E SHTYN).
Ylli Pango - Shih!
Fiksi - A mund të qetësohem pak?
Ylli Pango - Po, qetësohu ti, qetësohu.
Fiksi - A mund të qetësohem, të lutem? Po më vjen shumë rëndë...
Pango - Po nuk u mësove me mua ti, i bie që...
Fiksi - Si do mësohem, të më shikosh para...
Ylli Pango - Po, po.
Fiksi - Të më shikoni ju nudo, para dhe pastaj?
Ylli Pango - Jo nudo, jo.
Fiksi - Ok. me të brendshme.
Ylli Pango - Avash, mos bërtit, se nuk është ndonjë gjë. Mos u trondit, se nuk do të vras. Me dalë me rroba banjoje, shiko si bën, imagjino...
Fiksi - Jo, unë tronditem. N.q.s. ju më shpjegoni paraprakisht pozicionin e punës, nëse pranon këtë lloj pune, ok! Por, në këto kushte, ora 9 e darkës, në shtëpinë tuaj, të zhvishem unë, tronditem.
Ylli Pango - Hë moj, qetësohu, se nuk të bën gjë njeri me zor, se nuk jam ajo kategori. Ideja është kjo: në Agjencinë e Turizmit, e kam menduar që ka një vend për vajzë me pamje dhe me shkollë. Tani, në atë agjenci, që varet nga unë, se është drejtoria ime, zakonisht bëhen panairet e Shqipërisë për turizmin, dakord? Në këto panaire, ne veçojnë pjesët më të bukura të turizmit shqiptar si, malet, detet, e me radhë. Duhet pak anglishtja, si je me anglisht ti?
Fiksi - Mirë, shumë mirë.
Ylli Pango - Ok. Kam marrë edhe një tekst aty, që po munde ta përkthesh, ta marrësh me vete. Tekst anglishteje, është një nga fjalimet e mia, që do ta mbaj kur të shkoj atje. N.q.s. ti i jep këto prova dhe i plotëson, ky është vendi. Vendi është shumë i mirë, do të jesh pranë meje. Unë, kur të kem panaire jashtë, në të gjitha, bashkë me grupin, do të të marr edhe ty. Në Europë do të shëtisësh, mundësitë i ke, rrogën do ta kesh të mirë, këto. Këtë ofertë unë e kam për ata lloj vajzash që janë të mira në paraqitje, që janë të guximshme dhe jetën e kap për fyti që sot. E bën, mirë, nuk e bën, ma thuaj, se nuk ka gjë, unë nuk të shqetësoj.
Fiksi - Duhet domosdoshmërisht të kthej një përgjigje tani, që të mendohem edhe unë?
Ylli Pango - Aha, duhet të mendohesh? Po mirë, mendohu, si të duash?! Pastaj, çfarë prisje, çfarë pune prisje? Të punoje në zyrë, të rrije aty? Zyrë është ajo, ka zyrë ku lëviz herë pas here nëpër panaire.
Fiksi - Ka këtë pjesën, që unë nuk e kisha menduar, që unë mund të dal edhe me rroba banjoje.
Ylli Pango - Nuk është gjithmonë kjo. Kjo mund të jetë një herë në vit, në verë, ndërsa periudhën tjetër mund të jesh organizatore në panaire. Do bëhesh specialiste për këtë punë, në sensin që do marrësh njohuri për fletëpalosjet, për albumet, për turizmin. Do kesh njohuri për spotet që bëjmë ne, publicitare. Këto janë, në përgjithësi, ndërsa çfarë të dalë ndonjë rast i veçantë....
Fiksi - Nuk e di nëse do më lini, të paktën, të mendohem deri nesër?
Ylli Pango - Unë nesër jam për rrugë. Unë jam për në Korfuz nesër, do rrij 2-3 ditë, do kthehem të dielën. E mbaj të hapur telefonin, nëse do, më bëj telefon.
Fiksi - Ok. do komunikojmë në telefon.
Ylli Pango - Do lëvizësh ti tani? Ke shqetësim, do të ikësh?
Fiksi - Po.
Ylli Pango - Ok. në dorën tënde është, unë kisha kënaqësi të të mbaja, ti e di. Të presin apo nuk të pret njeri?
Fiksi - Mua nuk më pret njeri, por kam plane të tjera.
Ylli Pango - Tani, sonte?
Fiksi - PO!
Ylli Pango - Çudi!
Fiksi - Mendova që do ishte një takim i shkurtër, thjesht dorëzim dokumenti dhe kaq, prandaj.
Ylli Pango - Dakord, herën tjetër rrijmë më gjatë, dakord?
Fiksi - Do shikohemi në Ministri herën tjetër?
Ylli Pango - Herën tjetër do më marrësh në telefon dhe do më thuash a e pranon apo jo, si punë, pastaj....
Ylli Pango - Ato m'i solle mua, dokumentet?
Fiksi - Po. Janë thesht një curriculum dhe lista e notave dhe diploma. Po të duhen certifikatat e gjuhës, t'i sjell.
Ylli Pango - Kur t'i marrësh, m'i bëj gati edhe ato dhe m'i sjell, mirë?
Fiksi - Ok. natën e mirë!
Ylli Pango - Natën e mirë! Ciao!


Deklarata:
"Kryeministri Berisha ka folur me Ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango dhe i komunikoi atij se episodi i paraqitur në media është i papranueshëm në moralin dhe standardet e qeverisë që ai drejton.
Kryeministri Berisha ka vendosur shkarkimin e tij nga detyra e Ministrit të të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Z. Pango lidhur me këtë çështje.
Z.Pango i tha Kryeministrit Berisha se kemi të bëjmë me një montaturë të mirëfilltë të medias.
Kryeministri Berisha u shpreh se ky pozicion i z Pango nuk mund të sqarohet dhe saktësohet duke mbajtur postin e ministrit..."




__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Mars 2009 08:29
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

Sikur nuk e dinte edhe me pare Doktorri, se c“fare ministri kishte.
Ja qe doli ne media, se nuk e cante njeri trapin.

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Mars 2009 08:41
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė trojani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: trojani Shto trojani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto trojani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Me dy vjet qe ka minister ky do ta kete bere ministrine harem.

Nejse, pervec batutave, Pango "shtypte" studentet tek Ekonomiku qe ne kohen e Enverit, ku po te te kapnin te tridhnin per keto gjera, e jo me tani qe eshte bere deti kos. Ka te drejte Trojani, Doktori e dinte mire cfare malli ishte Ylli Pango por i ngeli dopio gjashta ne dore thuaj.

Po te ishte ndonje incizim zeri si ai i Gazmend Dibres edhe mund ta shpetonte (sic shpetoi Gazin) por filmimet jane pak me te renda.

Turp

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Mars 2009 08:53
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Re: Shfrytezimi i Postit:Ministri Imoral Pango!

Citim:
Po citoj ato që tha Une jam...!!!

Ylli Pango - Hë moj, qetësohu, se nuk të bën gjë njeri me zor, se nuk jam ajo kategori.



Cfare ministri ishte ky, i Kultures dhe Arsimit? Ky qenka rob zoti, nuk qenka ajo kategori... LoL

P.s. Bo bo, tani po mendohem qe mund te ishte dhe ajo kategori... Nuk eshte cudi.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datė 05/03/2009 ora 10:57

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Mars 2009 09:14
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Po pate guxim i can te tera thote ... As i pari as i fundit (sa ka si puna e tij) por me fatkeqi po sepse e kapen ne flagrance . Ik e kerko pune po deshe te keto lloj speciesh.

s'doja te isha ne vendin e familjes se tij

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Mars 2009 11:39
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Neveri dhe urrejtje per nje zagar

Pershendetje te gjithve!
Nje nate me pare ndoqa debatin midis ketij ministri zagar dhe regjizorit K Cashku.Cashku edhe pse kish shkelur ligjet e shtetit ne qendrimin e tij ishte dinjitoz,tamam qendrim artisti,ndersa ky zagar fryhej si gjel deti dhe i spiegonte me ironi Z Cashku se kush ish ai e se cfare kish ne dore te bente kunder tij.Mustaqe pushti dukej qe fliste nga lart e poshte sikur kish nje milingone e jo nje artist, i cili me punen e tij ka realizuar disa filma qe jane vepra ,qe nuk vdesin e ka pergatitur qindra kuadro te kultures e artit shqiptar.Ime shoqe qe po shikonte debatin me mua me tha:''Ceshte ky minister me qendrim prej snobi karshi nje artisti?''.Buzeqeshja e tij ironike dhe qendrimi prej kapadaiu na irritoi dhe u detyruam te ndronim kanal.Mjer shqiptaret,arti dhe kultura jone qe kane nje minister antikulture u shpreha.Pavaresisht se kish uzurpuar pak toke,ajo toke nuk perdorej per te ndertuar magazina,dyqane apo shtepi pa leje,por per te shkolluar artiste,te cilet i sherbejne gjithe kombit ,por edhe Ylli Zagarit e femijve te tij.Sali Berisha la gjithe tropojanet e te tjere qe zaptuan 1/3 tokave me zot, ndersa vet bashke me dhendrrin e tij e Fazllicet serb po zapton bregdetin shqiptar,ndersa tani ndersen policet e tij kunder nje personaliteti te kultures.Pavaresisht se nuk mund ta akuzojme per moral te dobet personalisht,Saliu perseri e ka moralin te dobet gjersa emeron ministra te till monstra seksuale ne qeverine e tij.Eshte e pamundur qe ai mos ta njoh kete njeri me vese.Atehere lind pyetja pse na i beri minister?Ky skandal eshte haka e B Leskajt.Per saktesim para gazetares ka qene nje vajze tjeter qe realisht kerkonte pune,por kur e pa qe ai e ftoi ne shtepi nuk pranoi te shkonte.Atehere Filipi i dergoi gazetaren dhe e diskreditoi perfundimisht ate zagar.A ka me fytyre te dale para shoqerise e familjes ky laro?Une mendoj se jo.Regjistrimi nuk eshte montazh por realitet dhe Ylli per te shpetuar veten dhe nderin e familjes se tij duhet t'i japi fund jetes se tij.Nuk ka c'i duhet me.Nqse nuk e bene kete akt ai duhet te hetohet e te shkoje ne burg si qen.Mendoj se ky eshte peshku apo peshkaqeni me i madh i rene ne rrjetat e Fiks Fare.Ju lumte F Cakulit dhe gazetarve te tij guximtare!
Eh te dashur miq,por sa e sa zagar te till ka zyrave te ministrive e te administrates shteterore!Me mijra jane qe livadhisin zyrave te mbajtur nga paret e taksapaguesve shqiptare.Vajza, e cila kerkoi pune ka takuar te jete e ndershme dhe e denoncoi ministri pusht,por ka me qindra te tjera, qe per nje vend pune mund ta shesin nderin e tyre.Mjere ata shqiptare qe kane vajza e kerkojne pune!Zullumi i kesaj qeverie po i kalon kufijte,prandaj shqiptaret nuk duhet ta votojne kesaj here,jo se Edvini eshte burre i mire,sepse edhe ai u pa me hallate sheshit me R Magjistarin plazheve te Frances,por duhet t'i jepet fund sundimit te Berishes e para dhe e dyta eshte ne te mire te vet PD-s..Te dy palet nuk jane te pershtatshem te udheheqin vendin.Fuck off all politicians!

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Mars 2009 12:05
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Neveri dhe urrejtje per nje zagar

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Eshte e pamundur qe ai mos ta njoh kete njeri me vese.Atehere lind pyetja pse na i beri minister?


Miku im.

Eshte e pamundur qe Berisha te mos ta dinte kush ishte Ylli Pango.

Po e perseris, qe ne kohen qe ne ishim studente, fundi i viteve 80, (kur edhe vete Saliu ishte pedagog), Ylli pango ishte shume i perfolur per "mardheniet" me studentEt. Nje e njohura ime ka qene njera prej tyre, nga halli natyrisht.

Dhe, per mendimin tim, eshte me e ndyre kur e ben nje gje te tille ne rolin e Pedagogut. Te pakten nje femer qe vjen per pune mund edhe te refuzoje nje "avance" te tille duke kerkuar pune ne vend tjeter, por nje studente si mund "te mbrohet" nga pedagogu i vet qe i ka ne dore shkollen/diplomen? Studentja nuk mund "ta zgjedhi" profesorin e saj, as mund ta nderroje, prandaj studentja eshte me e pambrojtur ndersa pedagogu eshte dyfifh plehre.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Mars 2009 12:32
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Pershendetje ammico mio!(eshte ne rregull apo i kam shtuar nje m kot)


Ne kohen e dikktatures ka qene teper e rrezikeshme per rezil te till.Mjafton nje ankese dhe plus akuzes direkte i fusnin edhe nenin 55 dhe Ylli do te pirdhte ne qyp per nja 12-15 vjet.Vetem nqse kishte krahe te ngrohta shume te forta, mund te shpetonte,por perserri nuk ja hidhte lehte.Por sot eshte kuje fare,sepse shteti nepermjet policise,prokurorve dhe gjykatesve muk e rruan te te mbroje ty nga keta kriminele.Me nje zarf pare mund t'ja hedhesh edhe kur ke vrare e jo me per breke femrash. Shteti jone eshte i mbushur me kryezagare qe jane politikanet dhe zagare te tjere gjer tek nje shit polic.Jane te rralla ato femra qe kundershtojne keta imorale ne keto kohe ne Shqiperi,sepse pjesa me e madhe e atyre qe ju duhet nje vend pune i mire i nenshtrohen zagarve te till.Mos kujto se ata qe do te vijne ne pushtet jane me te mire nga Ylli.Te gjithe pushter e zagare jane.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Mars 2009 12:57
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
CYBORG
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 08/06/2008
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 72

Ashtu eshte ,edhe ata te tjeret nuk jane me te mire ,ka me te degjeneruar se F Nanoja e shoke te tij ,po ama ky ylli pangoja e mbushi kupen .eshte bere i famshem per keto gjera .tani ,si mund te behet minister nje njeri i tille .ku e gjen guximin ta besh minister dhe pastaj kur e kapin me presh me dore e pushon sikur nuk ka ndodhur asgje .
kjo histori me la vertet nje shije te keqe ,per te zene vendin e punes na u dashka cv e pasur po na u dashka te flesh edhe me yllin ,turp.

__________________
IGNORANCE IS CURABLE .STUPIDITY IS FOREVER .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Mars 2009 13:55
CYBORG nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė CYBORG Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me CYBORG (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: CYBORG Shto CYBORG nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto CYBORG nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ari.
I VETPERJASHTUAR

Regjistruar: 15/11/2006
Vendbanimi: skela e pare ne evrope
Mesazhe: 1763

Mu baba jem me ka thon 3gjona

me vjedhje
me kurva
me drog
mos u merr biri jem

__________________
flamuri yne eshte me i drejti ne bote sepse nuk ka pushtuar asnje...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Mars 2009 14:26
Ari. nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ari. Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ari. (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ari.'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ari. Shto Ari. nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ari. nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:47 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 26 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Shfrytezimi i Postit:Ministri Imoral Pango!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.