Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Shfrytezimi i Postit:Ministri Imoral Pango!
Gjithsej 26 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

O milet,

Pse eshte kaq e veshtire te kuptohet rrjedha llogjike. Nje gazete dje kujtoi foton nudo te Edi Rames per te balancuar situaten. Ku qendron lidhja mes nje ministri qe kerkon favore seksuale dhe nje politikani qe del nudo per qejf personal (dhe jashte shtetit).

E dyta, mediat dihen qe kane nje force te madhe ne menyren si montojne filmimet. Efekti montazh eshte shuuuume me i forte nga c'mund te mendoni, mjafton te shikosh programin Le Iene. Kjo sidoqofte nuk hedh poshte faktin qe Ylli Pango i ka fut duret ne kemishe asaj femres sikur te ishte nje adoleshent 15 vjec. Dhe kjo ne kushtet e te qenit minister me nje vajze qe kerkon pune.

Historia dukej qe ne fillim qe ishte pergatitur se nuk dalin me kamera ne xhep dhe me mikrofon ne dore njerezit. Fakti qe nje televizion arrin te deshmoje fakte te tilla eshte prape per tu pergezuar, edhe pse jam i sigurte qe Top Channel nuk qellon pa aresye. Ka personazhe te tjere ne politike qe meritojne te degjenerohen publikisht, por Top Channel nuk i prek sepse "sillen gjithmone mire me Topin, dhe ndihmojne me leke kur ka nevoje". Shikoni se fjalia me lart eshte ne thonjeza...

Megjithate, ne duhet te ferkojme duart kur e keqja lufton me te keqen, sepse dobesohet sidoqofte. Dhe meqe morali juaj (pra "e mira") nuk ka fuqi te luftoje te keqen (madje lexoj mendje te coroditura se cfare eshte "e mira") atehere le te organizoje Topi reportazhe te tilla, dhe le te plasin syte mileti i coroditur te shikoje te verteten. Me kohen pastan ndoshta gjeni rrugen per te gjykuar me qarte.

P.s. Kam pershtypjen se banoret e Shqiperise po e tejkalojne me mire maskilizmin qe ndihet akoma ne rradhet e meshkujve te emigruar shqiptare.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Mars 2009 11:37
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Re: Ku eshte imoraliteti i Pangos?

Citim:
Po citoj ato që tha ishpeshtimi
Pango Ministri bie ne gracke!!!

Nuk e kuptoj se ku eshte imoraliteti i tij.

E gjithe Tirana e di qe eshte qejfli femrash....Nuk ka zene kurre me zor....ka nje liste te gjate bukuroshesh te te gjitha moshave qe kane vajtur me qejf me te(jo minorene)....nuk eshte i martuar apo i fejuar.

Shfrytezim posti???!!!!

E gjithe biseda me 'viktimen" eshte kryer me nje lloj kodi te njohur nga te gjithe...shiko si mund te rregullohet....une vij aty dhe shkoj atje....

Kur pranon te kerkosh pune dhe per kete te besh nje vizite ne shtepine e ministrit,sigurisht qe po luan te njejten valle....

Pango Ministri ishte, eshte dhe do te mbetet zuzar!

Nuk e di se sa i mire ishte si minister, se si specialist i psikologjise ka qene me i miri ne Shqiperi.

Fatkeqsisht i ndodhi si laraskes qe shkonte hu me hu...

Sa per imoralitet dhe shfrytezim posti nuk me duket se ka gjekundi...Shume shume, nje vetbesim i tepruar qe i kushtoi postin.

(Ne Shqiperi zyrat nuk kane goje te tregojne se sa te brendshme hiqen dhe vishen brenda nje dite.)





The King is back ............. long life to the King ......... .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Mars 2009 11:48
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AndreaPirelli Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AndreaPirelli nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
briseide
Shtrige

Regjistruar: 12/02/2007
Vendbanimi: Rrefime memece
Mesazhe: 4388

Per ju "Pango gate" 2,hakmarrja


Pango: Kërkoj falje publike që e futa vajzën në shtëpi

“Tani që ndoqa dy emisionet tuaja në televizion, u ftillova se gjithçka është e montuar...”. Me këto fjalë të para ndërhyri me anë të telefonit në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në “TV Klan”, ish-ministri i shkarkuar i Kulturës, Ylli Pango.Fevziu: Si ia vini ju emrin gjithë kësaj që keni bërë?
Pango: Unë ia vë emrin një provokacion, shantazh dhe skenar i ndërtuar në mënyrë diabolike në cinizmin më ekstrem i cili mund të shkatërronte jetën e çdo njeriu këto dhe në botë.
Fevziu: Ndiheni fajtor?
Pango: Për këtë moment që ka parë publiku ku janë prerë sekuenca, unë e ndjej që duhet ti rezistoja këtij provokacioni dhe për atë moment i kërkoj falje publikut. Por në atë moment dhe atë periudhë që është shfaqur nuk i kam kërkuar absolutisht asnjë raport, dhe një pjesë e parë e kasetës shpjegon shumë për pjesën e dytë.
Fevziu: I keni kërkuar marrëdhënie seksuale kësaj vajze?
Pango: Absolutisht nuk është kërkuar asnjë marrëdhënie seksuale.
Fevziu: I keni kërkuar të ekspozojë me rroba banje?
Pango: I është kërkuar të ekspozohet sepse në mjaft nga pavionet ekspozohen femra me rroba banje dhe kam menduar që këtë ta bëjmë edhe në panairin tonë.
Fevziu: Pse duhet të ekspozonte në shtëpinë tuaj me rroba banje?
Pango: Përpara se të ndodhte kjo, kjo vajzë e cila është shumë e njohur për mua dhe nuk është njohur aty për herë të parë, por ka vite që njihet, ka ardhur dhe më vjen çudi si nuk e ka paraqitur kamera, me treçerekun e gjoksit jashtë. Kjo ngjarje është në shtëpi.
Fevziu: Një vajzë ju ka kërkuar përmes një rekomandimi të punësohet...
Pango: Kjo vajzë e cila ka kërkuar punë, ka ardhur me ndërhyrjen e Filip Çakulit, i cili njihet me mua prej 40 vjetësh. Me këtë zotëri që ka paturpësinë të shkatërrojë jetën time, mu kërkua si nder, e mora parasysh. Kur pashë që notat ishin të mira i ofrova punë, madje edhe punë plotësuese, që u transmetua sot. Nuk ka pasur asnjë ndërhyrje siç thotë gazetarja e “Top Channel” që ka qarë.
Fevziu: Kësaj vajze i keni kërkuar takim në shtëpi?
Pango: Absolutisht. Kjo vajzë nuk i është ofruar punë vetëm në ministri, por edhe në Institutin Shqiptar të Studimeve Sociale dhe Psikologjike dhe i është kërkuar që të shkojë atje përpara se të shkoja unë, pasi kishte edhe njerëz të tjerë në institut që prisnin. Kjo vajzë nuk ka dashur të interpretojë këtë gjë, e ka mohuar dhe e ka interpretuar sikur unë e kam ftuar në shtëpinë time. Kamera e “Top Channel” ka kapur poshtë “Ylli Pango”, ndërkohë që po të shkonte lart do shikonte “Institutin Shqiptar të Studimeve Sociale dhe Psikologjike”.
Fevziu: Kjo vajzë është parë me mikrofon, duke iu përgjigjur telefonatës suaj. Pse e morët në telefon këtë vajzë?
Pango: Më kishte marrë më përpara dhe më ka kërkuar punë me insistim dhe më ka ndërhyrë edhe Filip Çakuli. Por nuk jepen këtu telefonata e vajzës, por ato që kam bërë. Ia bëra të gjitha këto (makina me shofer) për ti kryer komoditet. Shoferi është zyrtar. Është ndërhyrja e mikut tim. Edhe ministrat bëjnë ndere. Kësaj vajze i është garantuar që në institut do të gjejë njerëz, kurse kamera ka fiksuar vetëm emrin tim. Është kërkuar të vijë edhe në mëngjes edhe pasdite. Kjo vajzë është dashur aty, sepse ka pasur mungesë njerëzish dhe përderisa kishte nota të mira dhe kisha ndërhyrje mund të bënte këtë punë.
Fevziu: Ju kërkoi punë, i ofruar punë në ministri apo në institut?
Pango: Në të dyja dhe pastaj nguli këmbë për në ministri. Ajo vajzë nuk erdhi fare në institut, me pretendimin se aty mund ti ndodhte ndonjë gjë. Biseda e transmetuar sot i thashë se aty ka njerëz. Duke parë që nuk donte i thashë dakord për në ministri.
Fevziu: U punësua në ministri kjo vajzë?
Pango: Kjo u largua dhe nuk u kthye më fare.
Fevziu: Përse një vajzë me rekomandim duhet të përgjohet? Pasi ka bërë përgjimin vajza është tërhequr se nuk ka dashur të përzihet. Kjo vajzë është e njohur apo e panjohur për ju?
Pango: Kjo vajzë është larguar sepse me të nuk u realizua dot pjesa e skenarit të përgatitur nga Filip Çakuli dhe padroni i tij Edi Rama. Kjo vajzë ka bërë vetëm biseda telefonike. Ajo ka pretenduar se unë do i them ndonjë fjalë nga ato që donte Filip Çakuli. Provokacionin e parë Ylli Pango e ka përballur. Kjo vajzë ka ardhur me veshje mjaft të papërshtatshme. Vajza ka bërë vetëm biseda normale. Unë do ti kërkoj prokurorisë të zbardhë të gjitha bisedat. Vajza siç erdhi dhe iku, pasi nuk u realizua dot skenari.
Fevziu: Pastaj erdhi një vajzë tjetër. E njihnit këtë vajzë?
Pango: Vite përpara. Në një emision publik si opinioni juaj, por jo i tillë. Për arsye etike se them sot, por jam gati ta them kur të doni dhe ku të doni. Është e njohura ime dhe prandaj kam thënë që është një problem personal.
Fevziu: Çdomethënë e njohura?
Pango: Është njohur në rrethana publike. Kjo vajzë më ka kërkuar edhe shkollë kur kam qenë dekan dhe jam përpjekur ta ndihmoj brenda rregullave. E kam takuar edhe vite më parë, por jam habitur nga transformimi i saj kur më doli përpara në ministri.
Fevziu: Keni pasur marrëdhënie më parë?
Pango: Jo. I thashë ku ju kam parë unë ju. Momenti i parë ishte i habitshëm. Ajo më pas ma sqaroi. I thashë të kërkoj falje dhe pashë që kish rënë shumë kile në peshë. Pas kësaj unë kam ritakuar të njohurën time të vjetër, e cila është futur në rolin e gazetares investigative. Ajo që ka dalë në “Top Channel” është ajo, është një tjetër. Është e dëshmuar që unë e njoh prej vitesh.
Fevziu: Jeni njohur personalisht?
Pango: Vite më përpara në studio dhe pastaj personalisht. Padyshim që e njoh. Atë ditë i thashë hajde nesër në orën 10.
Fevziu: Erdhi në ministri ç’ndodhi?
Pango: Nuk erdhi në ministri. I ka rënë telefonit, këto janë ato telefonata që nuk i zbardh “Top Channel” dhe më ka kërkuar kurdo sido që të ishte puna. I thashë do takohemi pasdite në ministri. Nuk erdhi pasdite. Pasdite në ministri ka njerëz deri vonë. Nuk ka ardhur në ministri dhe unë kam shkuar në shtëpi. Kur kam shkuar në shtëpi jam marrë në telefon nga zonjusha dhe më tha a të vij unë. I thashë jam shumë i lodhur dhe nuk jam më në ministri, jam në shtëpi. Ajo u tregua e gatshme të vij në shtëpi.
Fevziu: Pse duhet ta prisnit ju ministër në shtëpi?
Pango: Kam njohje të vjetër me të. Më ka kërkuar punë. Këtë njeri e kam ndihmuar. Mora përsipër ta ndihmoj. Hap derën dhe shoh një vajzë krejtësisht të transformuar, me një dekolte të ekzagjeruar. Ishte e njëjta vajzë. U ngjitëm lart dhe fillojmë bisedën për peshën.
Fevziu: U fol për një oxhak në shtëpinë tuaj...
Pango: Nuk kemi qenë pranë oxhakut, edhe kjo mund të dëshmohet. Filloi biseda për peshën. E gjithë kjo pjesë që duhet të zbardhet është prerë. I kam thënë që është e habitshme se si mund të bjerë njeriu kaq shumë dhe përgjigja ka qenë që marr disa ilaçe, që mund të më bëjnë dëm edhe në stomak, por me ato kam arritur të dobësohem kaq shumë. Në raste të tilla i thashë ndodh diçka që lëkura transformohet dhe rrudhet dhe aty është kapur ajo sekuencë që i kam thënë dale të shoh pak lëkurën. Duke pasur parasysh konfidencën e pasur që përpara me të, këtë gjë edhe mund t’ja thosha. Pastaj ka ardhur momenti, që u dha pjesa e amplifikuar për publikun, unë për këtu bëj apologji të thellë. Provokacione të tilla jam me të vërtetë nga më të rrezikshmet dhe janë skenarë të cilët janë të palejueshëm sepse janë me qëllim të përcaktuar. Nëse një vajzë vjen me veshje normale ka shumë më pak të ndodhin gjëra të tilla. Kur ka thënë të dalë nudo, i kam thënë jo, me rroba banje.
Fevziu: U ka thënë ajo të dalë nudo?
Pango: Po.
Fevziu: S’është kjo pjesë?
Pango: Po është. I kam thënë jo nudo, me rroba banje. Këtu nuk ka kërkesë për seks. Pas kësaj është kërkuar pjesa e sipërme dhe kjo pjesë është shkëputur, është dhënë shumë herë, me këtë pjesë është bërë xhiro botërore, me këtë pjesë unë dhe familja ime jemi të traumatizuar, ndërkohë që kjo gjë i ka ndodhur shumë njerëzve.
Fevziu: Më thonë që gazetarja është filmuar 3 herë në ministri. Ju thatë një herë...
Pango: Ajo kur ka ardhur në ministri ka shumë mundësi që të ketë takuar njerëz të tjerë, por jo mua. Megjithatë takimet që mbaj unë mend, janë një takim të dera, ku po dilja me nxit dhe pastaj takimi në shtëpi.
Fevziu: Më thonë që vajza nuk ka takuar të zhvishet, i keni thënë ju...
Pango: Përpara se të kalonim në bisedën e daljes me rroba banje për të bërë një ekspoze, kemi diskutuar për rënien e saj në peshë. Kjo pjesë është hequr.
Fevziu: Si një ministër merr një vajzë në shtëpi...
Pango: Ky është momenti që e pranoj dhe bëj apologji. Nuk i është kërkuar seks. Nëse do filmoni pozat e saj më përpara nuk është siç e nxjerr aty dhe pasi ka rezistuar i është thënë në rregull s’ka problem, mos u shqetësoni.
Fevziu: I keni thënë për mbërthecka që nuk hapen...
Pango: Ky është ai momenti për të cilin unë pranoj që rashë pre e provokimit e pamjes së saj dhe faktit që një femër vjen kaq natën vonë që edhe mundet të shikohet, por thjesht të shikohet. Pastaj u la.
Fevziu: Kërkoni falje?
Pango: I kërkoj falje për këtë pjesë. Në zyrë kanë ardhur dhe kam mbajtur qëndrimin më korrekt.
Fevziu: Ju duket e denjë për gjuhën e ministri, që të jeni e denjë për këtë vend pune...
Pango: E guximshme do me thënë që të kesh guximin të dalësh me rroba banje nëpër panaire. Kjo pjesë mund të interpretohet. Por nuk është kërkuar kurrë seks.
Fevziu: Si duhet ti ketë përmasat një femër që duhet të marrë pjesë në panaire...
Pango: Ju duhet ti dini se jeni djalë me gusto.
Fevziu: Topalli deklaroi se keni turpëruar moralin e PD...
Pango: I jap të drejtë Berishës që pas asaj goditje shokuese, të mbante qëndrimin që mbajti. Pa dyshim që ka qenë një qëndrim i cili s’mund të ishte ndryshe, pasi kjo media e orkestruar nga Edi Rama dhe vegla e tij Filip Çakuli ka bërë një skenar diabolik që s’mund ti shpëtonte njeriu.
Fevziu: Kur morët dijeni për videon?
Pango: Para emisionit me Çashkun. Nuk dija asgjë dhe po vrisja mendjen. Fillova të pyes dhe ishte hermetike. E mora dhe Çakulin më gënjeu disa herë që nuk ishte në Shqipëri. Ka pasur telefonata anonime që më është kërkuar ti përgjigjem kësaj.
Fevziu: Ju është kërkuar që të jepni para për këtë çështje?
Pango: Pikërisht pra. Unë nuk kam ofruar para. Më kanë thënë që është një çështje shumë e madhe dhe që digjesh përfundimisht.
Fevziu: E sqaruat kryeministrin për çfarë bëhet fjalë?
Pango: Sqarimi i sotëm është sqarimi i parë publik. Për të gjithë njerëzit që rri në shtëpi, kam qenë i goditur. Kryeredaktori i këtij emisioni, Armir Shkurti ka konflikt interesi, kunata e tij ka punuar te unë dhe më pas është hequr për paaftësi. Edhe nga grupi i PD-së që kanë fërkuar barkun, por edhe njerëz shumë korrekt.
Fevziu: Nëse ju merr të pandehur prokuroria çdo të bëni?
Pango: Do të kërkoj ato që thashë këtu sot. Të gjitha kasetat filmike.
Fevziu: Do ta dorëzoni mandatin e deputetit?
Pango: Mandatin ma ka dhënë zona 38, është një mandat i marrë me gjak, me luftë, me djersë, është një mandat që s’ma ka dhuruar asnjë deputet apo kryetar parlamenti. Heqja e këtij mandati nuk i bën mirë jo vetëm Ylli Pangos, por as PD-së. Të heqësh mandatin do të thotë të kërkosh zgjedhje në atë zonë dhe kjo s’realizohet dot.
Fevziu: Do kërkoni heqjen e imunitetit?
Pango: Patjetër. Do ti lutem prokurorisë të verifikojë autenticitetin e kasetave.

Gazeta Panorama

__________________
I had seven faces,Thought I knew which one to wear...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Mars 2009 11:53
briseide nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė briseide Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me briseide (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: briseide Shto briseide nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto briseide nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Dmth fakti i ri ketu eshte qe ministri Ylli Pango gjen pune femrave kur ja kerkon shoqeria?

E forte kjo. Ministrat ne Shqiperi domethene punojne me rekomandime shokesh, jo me meritokraci...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Mars 2009 11:59
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Per te kene cinik i keq bastard po i kujtoj TOP-it se ne cfare rrethanash vdiq presidenti i tij prandaj mos te na bajne moral....
Me kete du me ju kujtu 2 standartshin e perdorun nga FIKS FARE,ose ata qe thote edhe Faja, miqte e armiqte e TOP-it.

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Mars 2009 11:59
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
briseide
Shtrige

Regjistruar: 12/02/2007
Vendbanimi: Rrefime memece
Mesazhe: 4388

E kujt i prishet terezia per presidentin e Top Channel apo ndonje burracak tjeter?Ketu behet fjale per Minister,dikush qe perfaqeson popullin shqiptar.

__________________
I had seven faces,Thought I knew which one to wear...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Mars 2009 12:15
briseide nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė briseide Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me briseide (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: briseide Shto briseide nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto briseide nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

po po kete drejte ti, me fal

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Mars 2009 12:21
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Koli_tr
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 14/11/2008
Vendbanimi: nuk e di
Mesazhe: 109

Citim:
Po citoj ato që tha tresh
Per te kene cinik i keq bastard po i kujtoj TOP-it se ne cfare rrethanash vdiq presidenti i tij prandaj mos te na bajne moral....
Me kete du me ju kujtu 2 standartshin e perdorun nga FIKS FARE,ose ata qe thote edhe Faja, miqte e armiqte e TOP-it.


treshi ka te drejt
presidenti i top chanal vdiq ne kushte jo te moralshme

por a nuk ju ka shku menia per nji gjo tjeter ?
ky pergjim qenka bo me 2 shkurt
ky flimim qenka bo me 2 shkurt
atehere pse ka dale kaq vone ky filmim ?
cfar na del vete ai filip cakulli ? a nuk del ma pusht se ylli pango ?
po te kishte qene nji filmim i moralshem , pse nuk doli me 3 shkurt ky filmim po del nji muj me vonese ?
cfar pazaresh qenkan bo nji muj rresht ?

kush me jep pergjigje per kte ?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Mars 2009 13:20
Koli_tr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Koli_tr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Koli_tr (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Koli_tr Shto Koli_tr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Koli_tr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Nuk ishte Sabit Broka ne kohen e Fatos Nanos qe u kap duke bere seks me sekretaren dhe u shkarkua? Sikur mbaj mend dicka te tille.

Keto gjera coku ndodhin. Ajo qe vret eshte qe nuk terhiqen nga veprimi i vet dhe mundohen te pergenjeshtrojne paturpesisht lajmin.



Si shqiptar jam indinjuar kur pashe kameren e fshehte te pergatitur nga Topchanel. Per me shume se 20 dite ajo video eshte pergatitur ne menyre te atille per te shkaktuar nje kosto politike ne anen kundershtare.Per njeriun e ndershem revolta e zemerimi nuk njeh kufij,prandaj e denova shume ashper ish ministrin.Do ishte me mire qe cdo njeri nga ne te degjonte edhe palen tjeter,pastaj te nxirrte konkluzione.Efekti i mediave ne pergjithesi eshte derrmues,por i atyre vizive eshte shkaterrues.Si cdo shqiptar edhe une e degjova prononcimin e Y Pangos mbreme ne darke.Une e besoj ate tani se thoa te verteten dhe jam i bindur plotesisht se ajo video eshte nje montim shume dashakeqas i Topchanel me dirigjent lidershipin e PS dhe ndonje zagar tjeter te se majtes.Ish ministri ka gabuar shume rende,por ai eshte provokuar nga nje kurve e cila i ka shkuar ne shtepi me insistimin e saj e veshur tamam si ato putanat qe dalin ne semaforet e qyteteve te kurves Itali,apo heret ne mengjez rrugeve te qyteteve te medha te botes ku kalojne furgonet e atyre qe shkojne per ne pune.Ish ministri duhet te pergjigjet per aq sa ka gabuar me sy te plasur,por ama nqse dikush ka bere montazhe kriminale,sic bente dikur Serbia me intelektualet shqiptare te Kosoves,ai ose ata duhet te pergjigjen para drejtesise per krimin e kryer.Kam besim se keto ndyresira kushdoqofshin do te diskreditohen nqse do te behet nje hetim i pandikuar.Do t'ju thosha vetem kaq-kujtoni momentin kur z. Y Pango nderhyri me telefonaten e tij.Ju iku zeri te gjithve dhe ajo shurra qe na qenkej kryeredaktore e Fiksit i uli syte si pule dhe nuk e diskutoj qe eshte friksuar e i ka shpetuar shurra ne breke si pjesmarrse ne nje krim.Ndoshta lakuriqi qe e ka pergatitur planin nga selia roze nuk do te dali ne drite,por keta te vegjlit me ne krye grekofonin F Cakuli do ta pesojne keq.U nxitova ne perfundimet e mia e jam i penduar.Une i njoh shume mire se cfare monstra jane djemte dhe vajzat e baballarve kriminele komuniste,sepse e kam pesuar eshe vet nga keta hale njerez pa shpirt.Keta jane ata sypalare qe nuk ju pelqen Ligji Lustracionit,sepse kane akoma gjykates e prokurore ,te cilet kane vrare e burgosur shqiptaret e pafajshem.Keto monstra ju sherbejne akoma djemve e vajzave te baballarve kriminele qe duan te vijne ne pushtet.Ata pavaresisht llafeve qe leshojne lart e poshte per demokracine per te mashtruar shqiptaret,jane njesoj si baballaret,xhaxhallaret e dajat e tyre.Gjarpri helmues nuk mund te lind,pervecse gjarprinj te vegjel helmues.Te jeni te bindur se ajo video,sado e montuar me kujdes per gati nje muaj do te c'montohet dhe ajo sy pula po ka bere montazhe me qellim te ulet do te shkoje mbas hekurave.Ndersa grekofonit do t'i vihen bolet ne big.Kjo ndodhi ose do ta lartesoj Fiksin, sepse arriti te godas majat e pushtetit ose do ta shkaterroj perfundimisht.Topichanel ky medium gjigand e thote mire miku im tresh,se babain e tij e kish nje pusht e njeri te degjeneruar.Beri shume mire Berisha qe e shperfilli.Dikush thote qe Topchanel te denohet me nje gjobe te madhe,nqse ka denigruar e shkaterruar familjen e jeten e nje njeriu publik,ndersa une do t'i shtoja pervec gjobes edhe burgun.
Veprimet e ish ministrit nuk jane brenda ligjit e ai duhet te pergjigjet,por duhet te jemi te ndershem e te pranojme,sepse ai nuk i kerkoi asaj favore seksi dhe nuk e dhunoi ate edhe pse ishte vetem per vetem me te ne ate ore te vone.Mire ai,po ate putane ku e conte mendja?Ylli po te ishte treguar pak me i ashper do te kish zbuluar gjithcka rreth misionit te asaj prostitute me dy gisht minifund e me gjokse jashte.Ajo ish e njohur e tij, e cila ish ndihmuar prej tij dikur.Perseri ai nuk ja beri publik emrin,por nuk eshte e larget dita qe ajo nuk do te dije ku te futet kur te publikohet emri i saj.Megjthese kurvave nuk ju bene pershtypje asgje.Ne cdo qeveri e botes kane ndodhur e do te ndodhin fenomene te tilla,por ne e kemi shume te rende si shqiptare e na duket si dicka e paimagjinueshme.Nuk e di nese Topchanel eshte i bindur qe PS-ja fiton zgjedhjet!Po humbjen e Edvinit a e kane llogaritur?
Pse or keshtu do te fitojne keta maskarenj e turpmedhenj???
E pergezoj Yllin per kurajon e tij.Nqse ai do te ishte fajtor,nuk do te gjente kurajo te dilte ne nje ekran teper te shikueshem.PS do t'i humbas zgjedhjet.
Ajo e Sabitit(ne familje,nga vellezrit thirret Zabit) ishte nje veprim i kryer,por per Yllin???????????

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Mars 2009 13:26
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Koli_tr
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 14/11/2008
Vendbanimi: nuk e di
Mesazhe: 109

iqvlora dhe un u indnjova shum
por me fjalet qe ke thone shikoj dhe veten time aty sepse si shqiptar u revoltova shum

pra e sakte osht qe duhet degju edhe pala tjeter

un per vete e pranoj gabimin qe shkruja ne fillim me inote per kete ngjajre

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Mars 2009 13:30
Koli_tr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Koli_tr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Koli_tr (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Koli_tr Shto Koli_tr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Koli_tr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:01 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 26 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Shfrytezimi i Postit:Ministri Imoral Pango!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.