AngelDevil
Shejtone
Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611
|
Njė e majtė mbarėshqiptare
Koço Danaj
do të ishte rruga më e saktë e daljes nga kriza që ka mbërthyer të majtën politike dhe rruga më e shkurtër për të ardhur në pushtet. Sot në Shqipëri nuk ka parti politike të majta. Ka parti me etiketa majtiste, por jo parti politike. E fundit ishte Partia Socialiste. Por edhe ajo, në sajë të veprimit të mirorganizuar të Ramës dhe të Ruçit, pushoi së qeni parti e majtë. Se çfarë thelbi do ti japë Rama partisë së tij, kjo tashmë nuk i përket së majtës reale, por historisë. Prej saj ka mbetur etiketa dhe elektorati që mashtrohet dhe vetëmashtrohet, që ecën me ishalla dhe me sikur, por ka vdekur partia. Edi Rama nuk ka asnjë përgjegjësi që ka akoma iluzionistë nga radhët e majtistëve që vazhdojnë të besojnë se ai është i majtë. Kësisoj, shumë më shpejt se sa në Europë, e majta politike në Shqipëri është plotësisht e rrëzuar. Dhe duke qenë e tillë, ajo ka nevojë të ringrihet. Kush? Grupi që drejton Blushi, majtistët e rinj dhe me kulturë të institutit Antonio Gramshi, të tjerë brenda Partisë Socialiste që ndiejnë veten majtistë? Akoma nuk dihet. Dihet vetëm domosdoshmëria e ringritjes të së majtës.
Po si? Ja disa mendime:
E majta duhet të ringrihet fillimisht si ide, si platformë ideore. Në Shqipëri tek njerëz të zakonshëm, gazetarë, analistë, intelektualë etj., ka me qindra ide të majta të dala nga realiteti i Shqipërisë dhe në shërbim të ndryshimit të këtij realiteti. Por këto ide kanë munguar tek e majta politike. Fshehja pas nocioneve integrim, globalizëm etj., rezultoi dështake. Ato janë nocione që shprehin një aspiratë qytetare, por asesi një bindje politike.
Ja një shembull: Një e majtë e dalë nga realiteti shqiptar e kundërshton taksën e sheshtë, të cilën e vendosi e djathta. Sepse kjo taksë favorizon të pasurit. Dhe në vend të saj i ofron elektoratit të majtë taksën progresive, që do të thotë se sa më i pasur të jesh, aq më shumë do paguash taksë. Por jo vetëm kaq; ajo i ofron gjithë qytetarëve se të gjitha paratë e mbledhura do të shkojnë në shërbim të qytetarëve në arsimin publik, shëndetësinë publike etj.
Ja edhe një ide tjetër: Një e majtë e dalë nga realiteti shqiptar, do ti thotë elektoratit të majtë se kur të vij në pushtet unë do të studioj sa është pasuria ime detare. Pse? Shqipëria ka 30 mijë kilometra katrorë det. Askush nuk e di sa është kjo pasuri dhe ku shkon ajo, me përjashtim të peshkut të peshkarexhave. Prandaj do ta studioj atë, dhe pa prekur biznesin detar, pasurinë tjetër qindra milionësh euro do ta vë në shërbim të interesit publik të qytetarëve, si shkolla, çerdhe, kopshte etj.
Ja edhe shembulli i tretë: Sot shpenzimet për mbrojtjen sociale që kanë të bëjnë direkt me qytetarin i cakton Ministria e Financave. Ndërsa unë si e majtë e dalë nga ky realitet shqiptar do të veproj ndryshe, do të jetë kryeministri ai që do të merret direkt me shpenzimet për mbrojtjen sociale të qytetarit.
Ka edhe shembuj të tjerë, por edhe kaq mjaftojnë për të ringritur të majtën politike.
Por edhe kaq nuk mjafton. E majta në Shqipëri duhet të jetë e majtë kombëtare. Çfarë dua të them me këtë. Sot shoqëria shqiptare nuk ka një Marrëveshje Vlerash Morale kombëtare të saj, të pranueshme nga të gjithë dhe të detyrueshme pastaj të respektohen nga të gjithë. Prandaj, një ndër punët e para të së majtës së re do të jetë hartimi i kësaj Marrëveshje Vlerash jashtë bindjeve politike, përkatësive krahinore. P.sh., në qoftë se Konferenca e Bujanit është një vlerë madhore, ajo do të përbëjë fondin e artë të së majtë së re. Në qoftë se pluralizmi i viteve 20-të përbën një vlerë madhore, do të jetë pjesë e fondit të artë të së majtës së re. Në qoftë se antifashizmi përbën një vlerë ndër madhoret, do të jetë i tillë për të majtën e re. E majta e re, në çështjen e vlerave nuk do kërkojë pronësi, por vetëm respekt nga të gjithë, duke mi dhënë shoqërisë mentalitetin progresist dhe identitetin modern shqiptar.
Por edhe kaq nuk mjafton: E majta që duhet ringritur ka të domosdoshme të jetë mbarëkombëtare. E majta mbarëshqiptare-ky është emri më realist dhe më progresist i saj. Çfarë dua të them me këtë?
Dua të them se kjo e majtë me qendër në Tiranë do të ketë degët e saj në Mitrovicë, Prizren, Kaçanik, Tetovë, Preshevë, Athinë, Gostivar, Shkup, Romë, pra kudo ku ka shqiptarë. Të gjithë ata shqiptarë në Kosovë apo Maqedoni që duan të aderojnë në këtë të majtë, do të jenë të mirëpritur dhe kur të vij në pushtet do tju jap edhe nënshtetësinë shqiptare atyre që nuk e kanë.
A kam të drejtë për këtë të fundit? Kam të drejtë qind për qind. Por nisur nga mania e disave, që më shumë besojnë shembujt e huaj se nevojën e realitetit shqiptar, po sjell disa shembuj të huaj rajonalë. Po marr si shembull disa parti të majta të rajonit. E para: E kam thënë edhe njëherë tjetër se PASOK do të thotë Lëvizje socialiste mbarëgreke. Por PASOK ka anëtarë edhe në radhët e minoritetit grek në Shqipëri dhe askush nuk i ka thënë ndonjë gjë për mungesë europeizmi. Ka seksione të partisë edhe në SHBA, Francë etj. Pra nuk po shpik, po kopjoj. Kur PASOK është mbarëgreke, është e majtë dhe quhet europiane, moderne demokratike, pse të mos jetë e tillë edhe e majta e re?
E dyta: Partia Socialiste bullgare ka anëtarë të partisë së saj edhe në Maqedoni, të cilëve kur ishte në pushtet u dha edhe shtetësinë bullgare.
E treta: Partia Demokratike e Boris Tadiç në Serbi konsiderohet më demokratikja dhe më europeistja. Por është një parti mbarë serbe. Pse? PD e Tadiç ka anëtarë jashtë Serbisë, në Mal të Zi, Kosovë, Bosnjë, në Republika Serbska. Dhe askush nuk i thotë se nuk je progresiste. Bile ka ministra që banojnë jashtë Serbisë. Ministri serb për Kosovën quhet Goran Bogdanovic, është nga Kosova dhe shtëpinë e ka në Kosovë. Sekretari shtetëror i Ministrisë është Oliver Jovanovic dhe është nga Kosova dhe banon në Kosovë. Askush nuk e ka akuzuar Tadiç për mungesë europeizmi, megjithëse ka ndërtuar një parti tipike mbarëserbe.
Po e mbyll. Tashmë që e majta në Shqipëri ka rënë për tokë, ajo duhet ringritur. Por duhet ringritur si e majtë mbarëshqiptare
Marre nga Gazeta Panorama
__________________
.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|