Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Ekonomia dhe Biznesi > Sistemi fiskal > Importet Dhe Sistemi Fiskal
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Importet Dhe Sistemi Fiskal

Thellimi i vazhdueshem i deficitit tregtar po shnderrohet dita-dites ne nje rrezik serioz per te ardhmen e ekonomise shqiptare. Statistikat e gjashtemujorit te pare paralajmerojne se edhe kete vit do te vendoset nje rekord i ri ne treguesin e deficitit tregtar. Per kete periudhe, importet tona u rriten me rreth 25% me shume se sa ne te njejten periudhe te vitit 2002. Por ne gjashtemujorin e dyte, duke pasur parasysh eksperiencen e viteve te kaluara, vellimi i importit pritet te jete edhe me i madh se sa ne gjysmen e pare te vitit. Ne keto kushte parashikohet qe deficiti tregtar ne fund te ketij viti te arrije ne rreth 1,4 miliarde dollare nga 1,2 miliarde dollare qe ishte vitin e kaluar.

Po te shkosh ne doganat shqiptare per te pare mallrat qe hyjne e dalin, qofte edhe ne nje dite te vetme, ndjehesh i shokuar kur shikon qe tregtaret shqiptare importojne edhe prodhimet me tradicionale te bujqesise dhe industrise sone, duke filluar nga frutat e perimet e te gjitha llojeve e duke perfunduar tek te gjithe llojet e artikujve industriale. Jane rreth 450 milione dollare qe perdoren mesatarisht cdo vit per te blere ne vendet fqinje fruta e perime, drith, vajera ushqimor, sheqer, pije te ndryshme, cigare, etj., nderkohe qe sipas studiuesve serioze te fushes se ekonomise, qofshin keta vendas apo dhe te huaj, Shqiperia eshte percaktuar, kohe pas kohe, si (nje vend thellesisht bujqesor(. Kjo do te thot----e se eshte e paimagjinueshme, ne menyre te vecante per kushtet e sotme te ekonomise se tregut, qe vendi yne te shpenzoje sasira te konsiderueshme valute, te siguruara me mund e sakrifica te panumerta nga puna e emigranteve tane jashte shtetit, per te importuar prodhime bujqesore. Nga ana tjeter, burimet statistikore bejne te ditur se po kaq dollare perdoren edhe per importin e materialeve te ndertimit si tulla, tjegulla, cmento, hekur, etj., nderkohe qe artikuj te tilla jane prodhuar dhe mund te prodhohen shume mire ne vend. Mund te kete edhe prodhime apo materiale te tjera te kesaj natyre, te klasifikuar si artikuj konsumi, per te cilat ekzitojne kushte e mundesi te pashfrytezuara brenda vendit qe t'mos importohen ne sasira te tilla te medha, duke arritur deri ne 60-70% te importeve gjithesej. Ka dhe importe te tjera te domosdoshme, ne te cilat perfshihen dhe makinerite e pajisjet me destinacion investimin e tyre ne krijimin e linjave te prodhimit, por ne rastin me te mire kjo pjese e importit nuk shkon me shume se 30-40%, nga te cilat vetem 10-15% mund t'i perkasin fondit te investimeve.

Thellohet defici tregtar

Nga te dhenat me te fundit mbi analizen import-eksport per vitin e kaluar, botuar nga Drejtoria e Statistikave prane Qendres Kombetare te Informacionit Doganor rezulton nje rritje prej 6% te vellimit te eskporteve dhe 9% te vellimit te importeve, duke e thelluar edhe me shume deficitin tregtar, cili ne fund te vitit 2002 arriti ne 1,2 miliarde dollare. Ne jemi akoma ne kufijte ekstrem te ketij raporti dhe me eksportet tona nuk mbulojme as 20% te importeve. Por e keqja ne kete rast me shume se sa tek treguesi global i eksporteve te larta qendron tek struktura e zerave perberes te tij. Struktura e eksporteve flet per nje peshe ekstremisht te vogel te prodhimit te brendshem ndaj totalit, i cili perben 24% te tij nga 76% qe zene mallrat e perpunimit aktiv ne kete total. Grupmallrat me peshe specifike me te larte ne eksportet tona jane tekstilet dhe artikujt tekstile me 31%, veshjet dhe kepucet me 25%, etj. Duke u thelluar akoma me tej ne analizen e ketyre treguesve ndesh ne nje absurditet te madh e te panjohur per vendet e tjera te rajonit, i cili qendron ne faktin se ne importojme me shume pikerisht ate prodhim apo mall, te cilin e kemi prodhuar ne vend dhe e kemi eksportuar edhe ne kushtet e ekonomise se centralizuar dhe te mungeses se teknologjive bashkekohore. Me konkretisht, ne importojme ne sasira te konsiderushme ushqime, prodhime bujqesore, pije, duhan e te tjera prodhime te kesaj natyre per te cilat kemi jo vetem kushtet e eksperiencen, por edhe mundesite praktike per realizimin e tyre.

Produktet bujqesore zene 30% te importeve

Sipas statistikave zyrtare, importi i prodhimeve te mesiperme, perben gati 30% te totalit te importeve gjithesej, nderkohe qe afersisht ne te njejtin tregues qendron edhe pjesa e prodhimit bujqesor ne raport me prodhimin e pergjithshem kombetar ne vend. Por e keqja ne kete rast behet akoma me shqetesuese kur kujton se eshte pikerisht sektori i bujqesise ai qe pritet t'i zbradh faqen e nxire eksportit shqiptar, ndoshta dhe ekonomise kombetare ne pergjithesi, nderkohe qe rezultatet ne kete drejtim tregojne te kunderten. Vitin e kaluar, pesha e prodhimit bujqesor ne Prodhimin e Pergjithshem Kombetar ra ndjeshem dhe perspektivat e rritjes se tij duken teresisht te zymta. Renia e prodhimit bujqesor dhe reduktimi i llojshmerise se tij kane bere qe te ulet eksporti dhe te shtohet importi i ketyre prodhimeve. Dikur ne eksportonim rreth 100 mije ton perime ne vit dhe vetem nga eksporti i duhanit buxheti i shtetit fitonte cdo vit me shume se 50 milione dollare te ardhura, ndersa sot tregun shqiptar e ka pushtuar importi i ketyre prodhimeve nga vendet fqinje. Ne kete kuader, edhe tri nga industrite kryesore te agrobiznesit si industria e prodhimit te birres, vajit vegjetal dhe vezeve e marrin lenden e pare nga importi. Mjafton te permendim ketu se vetem Birra Tirana importon cdo vit rreth 6 milione dollare lende te pare, nderkohe qe Shqiperia i ka te gjithe mundesite e prodhimit te elbit distik qe perdoret per kete qellim. E njejta gje ndodh edhe me industrine e prodhimit te vajit vegjetal, nderkohe qe jo shume vite me pare bujqesia shqiptare ka prodhuar mijera ton lule dielli ne vit.

Strategji per te ulur importet

A mund te pretendoje nje vend ne tranzicion per t'u integruar ne Evrope, duke importuar pa asnje lloj kriteri cdo gje qe i duhet te konsumoje ne forme ushqimi apo lendesh te para, pa menduar te zhvilloje industrine dhe infrastrukturen e prodhimit te tyre ne vend? Sigurisht qe jo, ne se nje proces i tille nuk merret seriozisht nga qeverisja e vendit, dhe qe me shume se sa tek puna dhe arritjet konkrete mbeshtet tek psikologjia e te qenit gjoegrafikisht ne Evrope apo meshira dhe favoret e tjera jodinjitoze te endimmarresve. Ne keto kushte duhen te fillojne, pa humbur kohe, te ndertohen dhe aplikohen strategji te atilla qe reduktojne ne minimumin e domosdoshem biznesin tregtar te importit per sende konsumi per ta zvendesuar ate me importin e makinerive dhe paisjeve per investime prodhuese. Pra rritja e ketyre improrteve eshte e domosdoshme, tani per tani, per te kanalizuar bizensin tregtar ne biznes prodhues. Anetaresimi i vendit tone ne OBT, marreveshjet e njepasnjeshme te tregtise se lire me vendet e rajonit dhe perspektiva e krijimit te nje zone te lire tregtare ballkanike, asocimi dhe me pas anetraesimi ne BE, e te tjera zhvillime te kesaj natyre perfaqesojne jo vetem rritje te mundesive per zgjerimin e biznesit dhe aktivitetit ekonomik ne pergjithesi, por edhe rrezik ne se nuk u paraprihet ketyre procesve nga vete biznesmenet shqiptare. Komuniteti i biznesit, ne menyre te vecant ai i agrobiznesit ka filluar ta kuptoje dhe te reflektoje pozitivisht ne kete drejtim, duke braktisuar tregtine e sendeve te konsumit ne emer te investimeve prodhuese. Sipas statisikave te fundit, vetem gjate 6-mujorit te pare te ketij viti importi i makinerive dhe paisjeve nga Gjermania, Italia dhe Greqia, me destinacion ngritjen e linjave te prodhimit ne vend per prodhime ushqimore dhe lende te para vendase, eshte rritur gati 30% ne krahasim me te njejten periudhe te vitit te kaluar. E rendesishme eshte qe ky veprim t'mos mbetet thjeshte nje iniciative e biznesit, por te shnderrohet shume shpejt ne nje motiv qeverises i institucioneve shtetrore dhe ne nje aspekt kryesor te veprimtarise bankare ne fushen e kredidhenies.

Sistemi fiskal

Po krahas shume pengesave te tjera si mungesa e strategjive dhe politikave efektive per prodhimin vendas, infrastruktura e shkaterruar, brishtesia e institucioneve, konkurenca e pandershme, korrupsioni dhe kontrabanda, niveli i larte i ekonomise informale, krijimi i monopoleve qeveritare ne fushen e tregtise me shumice, etj., qe kontribuojne negativisht ne bilancin tregtar eshte edhe sistemi fiskal, i cili favorizon importet ne kurriz te eksporteve. Shqiperia klasifikohet si vendi me ngarkesen me te larte fiskale, por njekohesisht edhe si vendi me evazionin me te larte fiskal. Vitin e kaluar ngarkesa fiskale arriti ne mbi 50%, dhe ne po keto terma mendohet te jete edhe evazioni fiskal. Ne deklaratat publike te disa prej politikaneve shqiptare shprehja se, (pesedhjete perqind e biznesit paguan per pesedhjeteperqindeshin tjeter(, eshte shnderruar ne nje akuze te rende per qeverisjen e shqiptare, e cila nuk po reformon ne parametra normal jo vetem sistemin fiskal, por as administraten fiskale. Komuniteti i biznesit, per t'i dhene frymemarrje dhe shtrirje aktivitetit te tij privat ka 5 vjete rresht qe kerkon perjashtimin nga detyrimi fiskal i fitimit qe riinvestohet, uljen e TVSH-se dhe heqjen e takses doganore per makinerite e pajisjet per linja prodhimi dhe masa te tjera te kesaj natyre, por qeveria vazhdon t'i permbahet betimit te bere para FMN-se per mosndryshimin e sistemit fiskal. Ne keto kushte pjesa derrmuese e biznesmeneve shqiptare i jane turrur tregtise. Mjafton te permendim se afro 60% e bizneseve private ne vendin tone i perkasin tregtise dhe sherbimeve. Dhe, cuditerisht, situata ka ardhur duke u perkeqesuar me kalimin e viteve. Kesisoj, ne se ne `93-shin industria jepte 14% te PBB-se, bujqesia 55%,ndertimi 9,7%, transporti 10% dhe sherbimet 10,3% te ketij prodhimi; vitin e kaluar buqjesia nderroi vendin me sherbimet, duke dhene vetem 26% te prodhimit te pergjithshem kombetar. Nje strukture e tille e PBB-se eshte dramatike po ta ballafaqojme me kerkesat integruese qe shtrohen sot para nesh. Celja zyrtare e negociatave per nenshkrimin e marreveshjes se asociim-stabilizimit te Shqiperise me Bashkimin Evropian ne kushtet e nje ekonomie te rrenuar dhe problematike na shtyn te mendojme se sfida kryesore e qeverisjes dhe sipermarrjes se lire private eshte shtimi dhe standratizimi i prodhimit vendas. Ky eshte koncepti mbi bazen e te cilit e kane zhvilluar ekonomine e vendit te tyre amerikanet dhe europianoperendimoret.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Tetor 2003 11:08
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:16 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Ekonomia dhe Biznesi > Sistemi fiskal > Importet Dhe Sistemi Fiskal

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.