Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Ku te Peshtyjme?
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
eko
Anetar i ri

Regjistruar: 02/11/2003
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 18

Post

Ku te Peshtyjme?

Pershendetje te nderuar Forumiste.
Me poshte po ju sjell nje shkrim qe me ka lene shume mbresa. Nuk dua qe kjo teme te ndeze qendrime politike kundreft forcave te caktuara politike. Do desha vetem te dija a duhet te peshtyjme edhe dhe nqs po, ku?

__________________________________________________
__________________________________________________
____________________

Faqe 6 - Koment
17Nentor 2003

Kundër rrymës

Ku të pështysh?

Edmond Tupja

Dikur, kur isha fëmijë e sapo kisha nisur të lexoja, më bënte përshtypje një pllakë e shtruar në njërën nga rrugët kryesore të Tiranës; në një sfond bojërozë, mund të lexoje me shkronja të dukshme blu: “Mos pështyni përtokë!”. Kur me një shok fëmijërie (aq të prapë saqë në mëhallë të gjithë e thërrisnin me nofkën Tersi i Pojanit) na qëllonte të kalonim pranë pllakës në fjalë, ai pështynte pikërisht mbi të, ndërsa unë skuqesha nga turpi, ndonëse, përbrenda, e kisha zili shokun tim për nishanin që kishte. Sot, pas gati gjysmë shekulli, gjërat dhe njerëzit kanë ndryshuar tmerrësisht, për mirë e për keq njëherazi: pështyhet kudo, sidomos atje ku s’duhet, atëherë kur s’duhet, jo aq sepse pllaka e trëndafiltë është zhdukur pa lënë gjurmë, sesa ngaqë kështu kanë ardhur punët...

... ǒështë vërteta, dikush, jo pa të drejtë, mund t’i justifikojë ata që, edhe pse me edukatë, shtrëngohen të pështyjnë përtokë: gazrat e tymrat e makinave, pluhuri nga ndërtimet e shumta, plehrat e hedhura sa andej-këndej, e që shpesh digjen në mes të ditës, krupa që u ngjall atyre kjo apo ajo fytyrë, ky apo ai grupfytyrash etj., etj., bëjnë që njerëzit të vazhdojnë të pështyjnë përtokë. ǒështë e vërteta, ku mund të pështyjnë? Ato pjatëzat e dikurshme, të mbuluara me kapak si hinkë e shtrirë dhe me një vrimë në mes, që quheshin “pështymore”, janë zhdukur nga qarkullimi, madje edhe në të hyrë apo në të dalë të kabineteve të dentistëve nuk të zë syri për be asnjë të tillë. Pra, më thoni, ku të pështyjë i shkreti njeri, edhe, siç sapo e thashë, kur është i qytetëruar nga maja e kokës te maja e gishtërinjve?

Këto mendime po bluaja me mullirin e mendjes një ditë të zhurmshme, të pluhurosur e të neveritshme zgjedhjesh vendore, kur emrin (që më figuronte tashmë në listat paraprake) ma kishin zhdukur nga listat përfundimtare, teksa ndieja pluhurin dhe zemëratën të më kërciste mes dhëmbëve. Ku të pështysh? Sigurisht që asgjëkundi. Këtë përgjigje e imponon edukata qytetare. Por le ta këqyrim këtë dukuri në stilin shekspirian: “Të pështysh apo të mos pështysh, kjo është çështja”. Sinqerisht, unë mendoj se duhet pështyrë: së pari, për të eliminuar një pjesë të faktorëve ndotës (e rrjedhimisht kancerogjenë në pjesën më të madhe të tyre) që qarkullojnë në ajrin e qelbur të Tiranës; së dyti, për të shkarkuar inatin tonë të ligjshëm ndaj atyre që na qeverisin qenërisht, duke na futur gjemba në shpirt pa u hyrë atyre vetë gjemb në këmbë. Po ku, ku të pështyjmë për t’i arritur këto dy qëllime pa shkelur gjithsesi rregullat e edukatës që nuk e lejojnë një gjë të tillë?... Kërkoja dëshpërimisht një përgjigje dhe, në çastin kur po gatitesha të hiqja dorë nga orvatjet e mia të pasuksesshme në këtë drejtim, befas, në drejtim të kundërt m’u shfaq... Tersi i Pojanit, shoku im i fëmijërisë, që kthehej pas një mërgimi të gjatë nga Amerika. U përqafuam, u futëm në një bar-restorant, porositëm nga një gotë verë e bëmë goxha muhabet. Pastaj, duke përfituar nga një çast heshtjeje, unë i fola për dilemën time shekspiriane, “To spit or not to spit that is the question”; i fola për të sepse miku im, dikur, kishte qenë një snajper i vërtetë për të goditur në shenjë me pështymë. Ai po mendohej për të gjetur një përgjigje të denjë, kur vështrimi i ngeci rastësisht tek televizori i lokalit: ishte ora e lajmeve dhe fytyra e grupfytyrash politikanësh, qeveritarësh, shtetarësh e partiakësh të lartë nisën të parakalonin, shpesh të paturpshme, cinike, madje edhe agresive, para syve tanë. Papritmas, Tersi i Pojanit ia plasi një të qeshure shpërthyese, i dha trupit prapa, zgjati kokën dhe nxori në orbitë një goxha raketë të lëngshme nga goja e tij si shpellë. Në momentin kur raketa kulloi mbi ekranin e vogël, duke freskuar ca fytyra tejet të njohura të politikës shqiptare, ai sokëlliu: “Ja ku të pështysh, miku im i edukuar!”. Por, me t’i shqiptuar këto fjalë, shtangu në vend kur pa se banakieri, një alamet burri me pamje mundësi të pamëshirshëm, iu turr aty për aty. Pandeha se do të plaste grushti dhe u ngrita për t’i dalë përpara, por tjetri, qetë-qetë, më bëri shenjë të ulesha dhe, duke iu drejtuar gjithë mirësjellje Tersit të Pojanit, i tha me zë të lartë që ta dëgjonin të tjerët: “Mos zotëri, mos ashtu, se e bëre pis pështymën tënde me ato farë fytyrash!”.

© 2003 Gazeta Panorama

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Nëntor 2003 06:40
eko nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė eko Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me eko (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: eko Shto eko nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto eko nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_pafajshem
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 15/07/2003
Vendbanimi: Spain
Mesazhe: 383

Pershendetje

Pergjigje me te mire se nga goja e "tersit te Pojanit" per kete shkrim, une
nuk do te kisha. Dhe me te vertete nje shkrim jo vetem interesant por edhe shume domethenes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Nëntor 2003 12:13
i_pafajshem nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_pafajshem Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_pafajshem (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_pafajshem Shto i_pafajshem nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_pafajshem nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
SUNBELOVED
Tequila`Spirit

Regjistruar: 28/12/2002
Vendbanimi: my house, house of sun
Mesazhe: 389

Gjerat kane ndryshuar sot. Njerezit duhet ta mbajne peshtymen edhe te peshtyjne neper koshet e plehrave, neper fytyrat e kanidateve per deputete, neper fazoleta dhe neper ekranet e televizoreve kur dalin minstrat e qeverive te sukseshme. Njehere nje shoku im peshtyu ne rruge dhe une u skuqa nga turpi asaj rruge i thenshin se ishte arna-arna, po ai me mire te kishte peshtyre ne fytyren e ndonje polici sesa ne rruge. Boll plehra ka ne rruget tona...

__________________
Ottimi corraptus pessimi

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Dhjetor 2003 20:41
SUNBELOVED nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė SUNBELOVED Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me SUNBELOVED (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: SUNBELOVED Shto SUNBELOVED nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto SUNBELOVED nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:49 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Ku te Peshtyjme?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.