Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > "Fillimi i ri" i Berishės, akoma nė fillim
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
edzaloshnja
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 30/09/2003
Vendbanimi: SHBA
Mesazhe: 83

"Fillimi i ri" i Berishės, akoma nė fillim

Nga EDUARD ZALOSHNJA


Në fund të vitit 2000, pakëkush mendonte se Berisha do të hiqte ndonjëherë dorë nga strategjia që kishte ndjekur në tre vjetët e para të të qënit në opozitë. Pakëkujt i shkonte në mendje atëhere se do vinte një ditë që ai të shpallte "Fillimin e ri"; që të mos shfrytëzonte krizën presidenciale për zgjedhje të parakohshme; që të ftonte Eduard Selamin për të kandiduar në garën bashkiake të Tiranës; dhe që të bisedonte për bashkpunim me kundërshtarë si Fatos Lubonja, Preç Zogaj, Arben Imami, Gramoz Pashko, Dashamir Shehi, Genc Pollo, etj, të cilët i kishte pas anatemuar aq shumë më parë.

Por megjithëse kanë kaluar katër vjet që kur Berisha shpalli "Fillimin e ri", akoma ka shumë shqiptarë që janë skeptikë për thellësinë e transformimit në filozofinë politike të tij. Kjo sepse egziston një probabilitet jo i vogël që lëvizjet e sipërpërmendura të Berishës, në vend që të reflektojnë një ndryshim themelor të brendshëm, të jenë thjesht lëvizje taktike në funksion të llogarive politike të momentit.

Që këta shqiptarë t'ia japin votën partisë së Berishës, atij do t'i duhet t'i bindë se ajo, nga parti që ka në themel të funksionimit të saj emocionet dhe dominimin e Njëshit, do të shndërrohet në parti të konkurencës reale të ideve dhe personaliteteve. Më tej, që këta votues t'i afrohen PD-së, Berishës do t'i duhet të përmirsojë ndjeshëm fjalorin e tij publik, i cili iu kujton atyre vitet e frikshme '97 e '98.

Nga ana tjetër, edhe shumë nga intelektualët, akademikët, biznesmenët, dhe ish-demokratët që Berisha ka katër vjet që i fton në PD, duan të kenë garancinë se ndryshimi i Berishës është real para se të afrohen. Por deri më sot, ai akoma nuk i ka dhenë këto garanci. Eshtë kjo arsyeja që strukturat e PD-së kanë mbetur pothuajse te pandryshuara që nga shpallja e "Fillimit të ri".

Një mënyrë se si Berisha mund t'i bindi intelektualët, akademikët, biznesmenët, dhe ish-demokratët se ndryshimi i tij dhe i PD-së do të jetë rrënjësor është shpallja e iniciativës për një ribërje të statutit të partisë që do të sanksiononte shndërrimin e PD-së nga parti me strukturë të brendëshme piramidale në parti me demokraci të drejtpërdrejtë të modelit nga poshtë lart.

Sipas këtij modeli, kandidatët për të gjitha nivelet e pushtetit do duhet të përzgjidhen drejtperdrejte nga anëtarët apo elektorati i PD-së, dhe të njëjtën linjë do duhet të ndjekë edhe zgjedhja e kryetarit dhe e figurave të tjera të rëndësishme të partisë - pra të bëhet jo nga kuvendarët, por nga të gjithë anëtarët e partisë me votim të përgjithshëm dhe të fshehtë. Ndërkohë, për të eliminuar mundësinë e silurimit nga partia, kandidatit për postin e kryetarit që zë vendin e dytë do duhet t'i garantohet automatikisht posti i nënkryetarit të partisë.

Për të theksuar rëndësinë e të zgjedhurve direkt nga elektorati, duhet që qendrimet politike të një PD-je të tillë të përpunohen dhe paraqiten nga grupi parlamentar i partisë kur ajo është në opozitë, dhe nga qeveria, në bashkëpunim me grupin parlamentar, kur është në pozitë. Ndërkohë, roli i strukturave drejtuese të partisë, duhet të kufizohet vetëm në organizimin e fushatave zgjedhore dhe në hartimin e platformës politike strategjike.

Një PD e tillë ka gjasa të qeverisë me shumë më tepër përgjegjësi ndaj zgjedhësve se sa mund të qeverisë PD-ja e sotme. Kjo për faktin se të zgjedhurit e saj do të kenë primar plotësimin e dëshirave të elektoratit që iu jep votën dhe jo ato të Njëshit të partisë. Për më tepër, një model i tillë i ndërtimit të partisë shërben edhe si një shoshë e mirë për të nxjerrë jashtë garës politikanë të korruptuar apo mediokër, të cilët mund të mbijetojnë në modelin aktual për aq kohë sa i binden me përulësi të gjithfuqishmit numër Një.

Në qoftë se PD-ja do të rindërtohej sipas këtij modeli, dhe figura të reja do të dilnin në krye të saj si rezultat, fitorja kundër PS-së tashmë të diskredituar në sytë e votuesit të thjeshtë ndoshta nuk do të diskutohej. Por (dhe kjo është një POR e madhe) për të ndodhur kjo gjë, duhet të kryet një evolucion i plotë në mentalitetin e Berishës së pari, e më pas, në atë të pasuesve të tij. Dhe evolucioni kërkon kohë, shumë kohë. Që është një nga gjërat që PD-ja nuk e disponon me shumicë në rrugën e saj drejt zgjedhjeve të ardhëshme.

__________________
Mos i bej te tjereve ate qe nuk deshiron ta bejne te tjeret ty!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shkurt 2004 14:42
edzaloshnja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė edzaloshnja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me edzaloshnja (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė edzaloshnja't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: edzaloshnja Shto edzaloshnja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto edzaloshnja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:26 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > "Fillimi i ri" i Berishės, akoma nė fillim

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.