Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Ne lidhje me lajmin per partine Memedheu
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Admirali
ITSD Engineer

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Durrės
Mesazhe: 2298

Ne lidhje me lajmin per partine Memedheu

Si gjithmone, mediat ne Shqiperi qimen e kane bere tra. E them kete gje, pasi prova ka sa te duash, sidomos kur behet llafi per fene islame, per te cilen nuk pertojne t'i veshin lloj-lloj epitetesh, vetem si e si qe te mbushin faqet e gazetave. Ka pak dite qe ne shtypin shqiptar, qarkullon lajmi per nje parti "islamike" te quajtur Memedheu. Sot gazeta shqiptare kishte botuar dy faqe plot me intervista me ate qe eshte personi qe ka marre persiper te formoje kete formacion te ri politik si dhe me nenkryetarin e KMSH Ermin Gjinishi, nje opinion te poetit Ervin Hatibi etj. Keto intervista po i paraqis ketu, te plota pa asnje modifikim. Arsyeja qe e bej kete, eshte qe te kete nje ide te qarte persa i perket ketij lajmi qe ben pjese ne ato lajme qe synojne te japin nje imazh te keq te Islamit dhe shqiptareve muslimane.


Me respekte

Intervista me Gjinishin, Hatibin

"S'KA SHTRESE INTELEKTUALE PER NISMEN"

Muslimanët: Jo partisë islamike
Gjinishi: Nuk e mbështesim një ndërmarrje të tillë






TIRANE

Nuk e mbështesim krijimin e një partie islamike, pasi fillimisht në Shqipëri mungon hapësira ligjore për një hap të tillë", ishte opinioni i pare, njëkohësisht shumë i prerë, i Nënkryetarit të Komunitetit Musliman, Ermir Gjinishi. I pyetur nga Gazeta në lidhje me lajmin, sipas të cilit në Shqipëri ishte duke u krijuar një parti me karakter fetar islamik, numri dy i Komunitetit Musliman u shpreh kundër. Pasi pranoi se kishte lexuar me kujdes Gazetën, madje e kishte atë ende përpara, Gjinishi formuloi shumë saktë mendimet, jo vetëm të tij, mbi atë që kishte lexuar. Sipas gjykimit të Gjinishit, në Shqipëri ka një numër të madh partish politike, një fenomen që u quajt prej tij "jemi shtet ekzemplar për numrin e madh të tyre". Por zyrtari pohoi gjithshtu se nuk ishte ky problemi kryesor. "Në shoqërinë ku ne jetojmë, çështjet nuk marrin zgjidhje duke shtuar elementë politikë", tha Gjinishi në vazhdim të idesë të tij kundër kësaj partie. Dhe në vazhdim: "Kam frikë se një parti e tillë mund t'i krijojë paragjykime dhe shqetë-sime kulturës fetare në Shqipëri". Por kundërshtitë e numrit dy të Komunitetit Musliman nuk përfundonin këtu. Sipas tij "në Shqipëri nuk ka ende një shtresë kulturore muslimane, që të ndërmarrë një hap të tillë". "Mendoj se mungojnë totalisht potencialet intelektuale për një hap të tillë", përfundoi Gjinishi.

Partia e re
Ideja e pragzyrtarizimit të një partie të re politike shqiptare me karakter islamik u soll nga Gazeta Shqiptare në numrin e saj të të shtunës. Sipas të dhënave të Gazetës një grup personash, që praktikojnë fenë muslimane, ishin duke zyrtarizuar në Gjykatën e Tiranës një parti politike të quajtur Partia Mëmëdheu, e cila kishte në programin e saj qëllime fetare, si unifikimi i muslimanëve shqiptare apo përfshirja e sistemit fetar islam në sistemin arsimor shqiptar. Personi që është duke u marrë me legalizimin e partisë së re, i quajtur Artan Shaqiri, ka përmbushur detyra të larta në Komunitetin Musliman Shqiptar. Pikërisht duke u nisur nga personaliteti i këtij personi, apo i të tjerëve ende të panjohur, të cilët qendrojnë pas kësaj partie, janë amplifikuar të dhëna se qëllimi i vërtetë është krijimi i një partie me tipare fetare islamike. Gjithsesi sipas njohësve të personave që janë duke marrë drejtimin e kësaj partie të re, thuhet se në programin e paraqitur ka nuanca fetare, por nuk besohet se ky ështe një grup ekstremistësh që kërkojnë themelimin e një formacioni politik fetar radikal në Shqipëri. Aktualisht pritet verdikti i gjykatës së Tiranës që kjo parti të legjitimohet.


Ervin Hatibi: Kjo parti e re nuk më ngjall asnjë shije të mire

Ervin Hatibi, ish-kryeredaktori i gazetës "Drita Islame" dhe njëkohësisht njohësi i preferuar nga mediat i problemeve të Komunitetit Musliman dhe kryesisht fesë islame në Shqipëri, gjatë një kontakti me Gazetën pohoi se nuk ishte shumë dakord me një iniciativë të tillë të krijimit të një partie me karakter fetar islam. Mendimet e para të komunikuara prej Hatibit pas njohjes me çështjen ishin: "Partia e re që thoni, nuk më lë shije të mirë. Nuk e kuptoj se si feja mund të futet në parti". Sipas Hatibit feja në Shqipëri në stadin aktual kishte probleme më të ndryshme se krijimi i një partie të tillë. "Nuk duhet t'i shtohet kaosit politik shqiptar edhe një telash më tepër. Nuk i kuptoj këto lloj lëvizjesh. Unë jam nga ata njerëz, të cilët nuk i besojnë organizimet partiake. Qëllimi i fesë është i ndryshëm nga ai i partive. Qëllimi i fesë është të rregullojë zemrat e njerëzve", tha përgjatë përçimit të ideve të tij Hatibi. Pasi mëson emrin e Artan Shaqirit, njeriut që është duke u marrë me procedurat e legalizimit të parties së re, Hatibi thotë se e njeh pak, por mohon të ketë krijuar përshtypje negative. "Unë nuk di se me kë bashkëpunon Artani, i cili dikur ka përmbushur detyra të larta në Komunitetin Musliman, që të marr guximin të jap një opinion më të specializuar", pohon Ervini. Por njeriu që njihet edhe si një nga poetët e rinj me emër të mirë në Shqipëri, ka edhe dyshime. "Ka të ngjarë që gjithçka të jetë një lojë e madhe politike e dirigjuar nga persona të tjerë të fuqishëm", ishte një tjetër pohim i tij. Ndërsa përsa u përket synimeve të fshehta apo eventualisht të paligjshme të një partie të tillë, Hatibi ishte më optimist. Sipas tij synime të tilla nuk kanë për të patur jetë të gjatë, pasi jetojmë në një shoqëri ku gjithçka bëhet publike dhe kalon në sitën e ngushtë të kritikës, qoftë të mediave. "Normalisht që synimet e paligjshme, nëse ka të tilla, nuk kanë për të mbijetuar aspak", përfundon Hatibi.


Muslimanët e Elbasanit: Feja s'ka lidhje me politikën

Kurrsesi, nuk duhet që një njeri që është marrë me predikimin e fesë të krijojë një parti politike. Mendoj se muslimanët e Elbasanit janë kundër krijimit të një partie për të cilën kemi lexuar sot". Kështu është shprehur për Gazetën Shqiptare një nga teologët muslimanë në Elbasan, njëkohësisht student teologjie në Kuvajt, Arben Ramkaj. Ky i fundit ka sqaruar edhe arsyen pse është kundër krijimit të një partie islamike. "Në radhë të parë, feja nuk duhet të përzihet me politikë, në çfarëdolloj rrethane. Plus kësaj, politika manipulohet shpejt", ka thënë Ramkaj, duke shtuar se "interesat e muslimanëve, harmoninë mes tyre apo marrëdhënie të tjera, duket t'i mbrojë dhe e ka për detyrë, vetëm Komuniteti Musliman Shqiptar". Sipas tij, partitë politike shërbejnë për manipulim të ndjenjave personale të njerëzve. "Jam i mendimit se, kur bëhet fjalë për raporte mes fesë dhe shtetit, duhet të ekzistojnë rrugë të tjera. Së shpejti do të bëhet një marrëveshje për marrëdhënie të tilla, duke marrë shëmbuj anglezë ose amerikanë. Raportet nuk mund t'i vendosë një parti që ka në program edhe çështje fetare", ka theksuar Ramkaj. Lidhur me kërkesën e një ish-imami për krijimin e një partie, Ramkaj është shprehur se, "para se të vendosë gjykata, duhet të konsultohen me njëri-tjetrin edhe Komiteti Shtetëror i Kulteve me Komunitetin Musliman, pasi një parti e tillë mund të krijojë probleme".



Intervista me nismetarin e ketij formacioni politik

ARTAN SHAQIRI: DO KANDIDOJME NE ZGJEDHJET E 2005

"Ja 'islamizmi' në partinë tonë"
Kreu i "Mëmëdheu": Duam arsimin fetar në shkolla


--------------------------------------------------------------------------------

Ferdinand Dervishi


Artan Shaqiri, njeriu që thotë se është ngarkuar të formojë Partinë Shqiptare Mëmëdheu, është një krijesë serioze. Një vëzhgues i vëmendshëm nuk do të ketë shansin të zbulojë në fytyrën e tij pak milimetra katrorë, që nuk reflektojnë seriozitet. Jo sepse nga Shkodra në Tiranë e ka sjellë një problem që çdokujt do t'i ngrinte nervat. Në media partia, të cilës ai është duke i dhënë jetë, është quajtur "islamike" e të tjera të ngjashme. "Veç meje që kam studjuar për teologji, kjo parti nuk ka asgjë fetare në programin e saj", thotë përsëri shumë seriozisht. E ndërsa thotë se synimi i Partisë Mëmëdheu është që në zgjedhjet e ardhme të ketë deputetët e vet në Parlamentin Shqiptar nga një listë shumëemërore, Artani pohon pa u ndrojur se Partia Mëmëdheu ka në programin e saj aspirimin për një kontroll më të fortë të shtetit ndaj aktivitetit religjoz në Shqipëri. "Ne kemi në program ngritjen e Ministrisë së Feve apo edhe futjen në program të arsimit fetar në sistemin arsimor shqiptar", pohon ai pa i'u dridhur qerpiku.

Zoti Artan, sa e vërtetë është që ju jeni duke formuar një parti islamike?
E vërtetë është që jemi duke formuar një parti të qendrës demokratike. Pra nuk është ashtu si e quani ju. Ajo ka për qëllim stabilizimin politiko-social të shqiptarëve dhe integrimin në strukturat euroatlantike e Bashkimin Evropian.

Përse emri i partisë suaj është "Mëmëdheu"?
Është përçuarja e thirrjes së rilindasve shqiptarë, zgjimi i vlerave kombëtare, me një fjalë të punojmë, të integrojmë Atdheun tonë që tingëllon më ëmbël "Mëmëdhe".

Cili është qëllimi i kësaj partie?
Qëllim i afërt është të marrim pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me një listë shumëemërore kandidatësh për deputetë të klasifikuar e të përzgjedhur nga shoqëria civile shqiptare, mundësisht potencialë akademikë.

Cilët janë njerëzit që aderojnë në këtë parti?
Të gjithë ata që dëshirojnë, pa paragjykime.

Ç'thotë programi i partisë suaj për fenë?
Duam të arrijmë që shteti shqiptar dikur të jetë i aftë të kontrollojë aktivitetin religjoz në Shqipëri. Mund të përqaset me politikën e qeverisë demokratike të Fan Nolit, e cila kishte përcaktuar më qartë se çdo qeverisje tjetër historike e shqiptarëve pozicionet e vendosjes së besimeve përballë shtetit.

Në shtyp është shkruar se ju jeni për një unifikim të muslimanëve shqiptarë…
Aspak e vërtetë. Unifikimi është nonsens. Asnjëherë askush nuk ka marrë përsipër të bëjë bashkë të gjitha sektet apo derivatet e këtij besimi.

Është thënë gjithshtu se jeni për futjen e arsimit fetar islam në arsimin shqiptar?
Është bërë paksa gabim. Ne jemi për futjen në program të arsimit fetar, por pa e ndarë në islam apo krishterë.

Më konkretisht mund të sqaroni?
Po. Nuk jemi dakord që arsimi fetar të trajtohet në shkolla të posaçme. Kemi menduar që ky arsim të përfshihet në sistemin arsimor shqiptar. Në këtë logjikë duam që nga klasa e katërt e fillores të ketë një lëndë ku nxënësit të marrin njohuritë e përgjithshme për besimet fetare të vendit tonë. Jemi gjithshtu për krijimin e një universiteti religjioz, pasi mendojmë se nuk është mirë që të rinjtë apo të rejat shqiptarë të shkojnë të marrin këtë arsimim fetar jashtë vendit. Jemi gjithshtu edhe për një Ministri të Feve e cila të ketë për detyrë të kotrollojë dhe të rregullojë veprimtaritë religjoze në Shqipëri.

[b]Kemi të drejtë të mendojmë se partia juaj pas legalizimit dhë fuqizimit, të devijojë nga ato që shkruhen në statutin e saj, pra të kthehet në një parti me tendenca islamike…[b/]
Nuk ka të ngjarë. E para kjo nuk është në qëllimin tonë, e dyta shteti shqiptar ka ligje dhe rregulla të njohura, që të detyrojnë t'u përmbahesh edhe pas legalizimit të partisë apo fuqizimit të saj.


Legalizimi i partisë "Mëmëdheu", edhe një seancë në Gjykatë

Sipas Artan Shaqirit, njeriut të ngarkuar nga grupi nismëtar i krijimit të Partisë Mëmëdheu për përgatitjen e statutit dhe legalizimin e kësaj partie, nga momenti final e ndajnë pak ditë. Sipas Shaqirit gjithçka ka shkuar për bukuri në Gjykatën e Tiranës. Kërkesa për legalizimin e Partisë Shqiptare Mëmëdheu është depozituar para një muaji. Po një muaj i duhet gjykatës që të vendosë për zyrtarizimin ose jo të saj. Sipas Shaqirit gjykatësja e çështjes nuk ka parë ndonjë paregullsi në program. Në gjykatë ishin dërguar edhe 500 firmat e njerëzve, të cilët janë edhe anëtarët e parë të kësaj partie, një kusht i domosdoshëm që duhet të përmbushet për legalizimin. Sipas Shaqirit partia do të ishte legalizuar që më 10 mars, por gjykatësja kishte munguar për një problem privat, më saktë kishte një nga të afërmit të sëmurë rëndë.


Në Shkodër u hodh ideja e parë e një partie muslimane

Vala e krjimit të partive të reja në fillim të viteve '90 përfshiu edhe një grup qytetarësh shkodranë të cilët hodhën idenë e krijimit të një partie me emrin, Partia Demomuslimane. Ideja u hodh menjëherë sapo doli lajmi i krjimit të partisë Demokristiane të drejtuar nga Zef Bushati. Në këtë qytet kjo parti kishte edhe elektoratin më të shumtë në fillimet e saj. Ideja e krijimit të një partie me terma të ngjashme nga qytetarët shkodranë të besimit musliman mbeti vetëm ide. Arsyeja duket se ishte vetëm një nxitje e momentin e cila nuk u finalizua mbase për mungesë të modeleve. Në atë kohë pjesa më e madhe e partive të krijuara brenda pak javësh kishin emërtime të ngjashme me parti të njohura perëndimore apo që kishin një histori të vjetër siç ishte Balli Kombëtar apo Legaliteti.

__________________
Quis custodiet ipsos custodes?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Mars 2004 00:56
Admirali nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Admirali Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Admirali (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Admirali Shto Admirali nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Admirali nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Laudrup
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 23/01/2004
Vendbanimi: New York
Mesazhe: 119

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re gazeta.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 133 herė.

Une nuk e lexova te gjithe artikullin po e di ceshtjen. Se pari, krijimi i kesaj partie eshte kunder kushtetutes se Shqiperise. E dyta, keta njerez mund te jene ekstremista dhe te marrin fuqi ne shtet do te thote te jetojme ne rrezik, sidomos Krishteret. Kam lexuar tek korrieri se kryesoret e kesaj partie kane qene student ne Siri, Tunizi, Jordani etj. Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore jane shtete te udhehequra nga ekstremiste(e kam fjalen per ato me maxhorance Myslimane). Kujtojme se ne Algjeri, para shume vjetesh, popullsia ishte 98% Islame dhe 2% e Krishtere. Ekstremistat Mysliman prene fytet e bashkatdhetareve te tyre, ne kete rast te Krishteret, duke e bere popullsine 100% Islame. Une nuk po them se keta kryetaret e Partise Memedheu do bejne lufte civile apo percarje kombetare, por me duket e rrezikshme qe ata te marrin udheheqje. Parrulla e tyre ishte: "Te bashkojme te gjithe Myslimanet Shqiptar". Po Krishteret? Sipas mendimit tim, parrulla duhet te jete "Te bashkojme te gjithe Shqiptaret". Qe ketu mund te shikohet nje shenje percarje.
Te mos harrojme se nqs kjo parti hypen ne pozite, atehere ne i kemi prere marredheniet me cdo shtet te perendimit. Mua s'me pelqen Evropa perendimore por Amerika duhet te mbahet se aleat pasi do na duhet per te ardhmen. U takova me shume Shqiptare ne New York dhe ata me thane se kjo mund te jete nje propagande serbe per te marre Kosoven, pasi eshte duke i ikur nga kontrolli dhe i duhet nje nderhyrje ushtarake per ta mbajtur. I vetmi justifikim qe kane eshte te hapin llafe per nje shtet ekstremist Mysliman dhe kjo nuk do ti pelqeje Amerikes dhe do e beje te terheqi te gjitha trupat. Mbase, edhe propaganda serbe eshte nje hipoteze per t'u konsideruar si e vertete.
Gjithsesi, mendoj se kjp parti nuk mund te hype ne pozite pasi 1) eshte kundra kushtetutes, dhe 2) shume Mysliman Shqiptar jane kundra kesaj partie.

PS: Gazeta Shqiptare e kish vene ne faqe te pare.

__________________
Jemi djemtė e Skėnderbeut,
Qė i dalim zot atdheut
Ne sė bashku do tė fitojmė,
Shqipėrinė e bashkuar t’a ndėrtojmė.
Dhe Shqiponjat dy krenare,
Tė fluturojnė mbi trojet Shqiptare...!
- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
Marre nga unionishqiperikosove

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Mars 2004 21:22
Laudrup nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Laudrup Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Laudrup (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Laudrup't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Laudrup Shto Laudrup nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Laudrup nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_pafajshem
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 15/07/2003
Vendbanimi: Spain
Mesazhe: 383

Laudrup.

Me falni, por nese do te lexonit te gjithe artikullin, sidomos intervisten e personit qe mund te krijoje kete parti te re, do te shkruanit ndryshe. Gazetat, sidomos ato shqiptare, e bejne qimen tra, me mire do te jete ti referohemi autorit te kesaj polemike apo asaj qe thone gazetat?

"Te gjithe ata qe deshirojne, pa paragjykime", pra ne kete parti mund te marrin pjese te gjitha shtresat, pa paragjykime. Nuk thuhet "te gjithe myslimanet", thuhet "te gjithe".

Mos te ngaterrojme sapunin me djathe, nese shihet qe kjo parti nuk do te sjelle gje te re, atehere do te shihni qe do te jete veç ne statistikat politike te shqiptareve dhe jo ne udheheqjen tone.

Boll me me keto paragjykime ju lutem, ne nuk jemi myslimanet e Algjerise, as te Arabise Saudite, jemi shqiptare si te gjithe shqiptaret e tjere.Perse i kemi prere marrdheniet me ç'do shtet te Perendimit ne rast se ata vijne ne pushtet, ne Turqi nuk eshte qeveri islamike?
Pastaj nese ne do te bejme çdo gje qe na thote Perendimi, atehere ku eshte pavaresia jone? Sipas kesaj mendesie ne na bie qe te mbajme marrdheniet me Perendimin dhe ti nderpresim me Lindjen e Mesme apo me dike tjeter sepse Perendimi nuk i pelqen. Keni pare ndonje shtet oksidental te nderprese marrdheniet me Lindjen e Mesme per aresye sepse jane islamike?
Perse ne duhet ta bejme?

Boh, mendoja se te pakten dikush qe jeton ne boten e "civilizuar" do kishte arritur ti kuptoje disa gjera, nuk qenka e thene.

P.s Pa dashur te paragjykoj, kush eshte pronari i "Gazeta shqiptare"?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Mars 2004 17:10
i_pafajshem nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_pafajshem Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_pafajshem (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_pafajshem Shto i_pafajshem nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_pafajshem nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

ciao black eagle

Po pse valle duhet behemi kaq naive dhe ti besojme nje personi te cilin nuk e njohim? ( sipas artikullit e vetmja gje ne CV-ne e tij eshte qe ai ka kryer detyra te larta ne komunitetin mysliman, dhe se ka lexuar per teologji).

A nuk do ishte me mire ti besonim eksperiences nderkombetare per parti te ketij lloji?

Sipas mendimit tim futja e religjionit ne shkollat shqiptare do te ishte me pasoja katastrofale per femijet e besimeve minoritare.

Eshte e drejta e secilit te besoje ku te doje, por asnjeri nuk ka te drejte te detyroje te tjeret te besojne.

pershendetje trojani

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Mars 2004 17:54
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė trojani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: trojani Shto trojani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto trojani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
botaed
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 05/01/2003
Vendbanimi: londer angli
Mesazhe: 190

mos u merzisni mor aman

Edhe nqs hapet kjo parti dhe legalizohet te vetmit njerez qe do te votonin per te jane vete ata qe e kan hapur , eshte Ali hazhi afiz sabri koci dhe nja dy alinj te tjere nga arixhinjte e elbasanit plus shto ketu edhe tre fshatar nga kukesi dhe kater nga shkodra.Me nje fjale do te jete partia e nja 15 veteve.Edhe ata dhe ti mbaje mire me para se perndryshe sikur 1% te kene gjak shqipetari ne vena e prishin fare muhabetin dhe ikin punojne me lopate ne greqi ata me emrin thanas.Ah po se desh harrova, ajo qe duhet te kemi frike eshte te marre pushtetin Sala se pastaj do na detyroje te gjitheve te na prezantoje ne konferenca te perbashketa me vellezerit islamik.

__________________
E MARTE 8 QERSHOR 2004
DITA ME E ZEZE NE HISTORNE E POLITIKAVE NDERKOMBETARE.

Modifikuar nga i_pafajshem datė 19/03/2004 ora 16:11

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Mars 2004 18:12
botaed nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė botaed Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me botaed (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: botaed Shto botaed nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto botaed nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
matrix
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 25/11/2003
Vendbanimi: TIRANE
Mesazhe: 34

Partia Myslymane Shqiptare..

qe thoni ju kalamoja do doja mendimin tuaj mbi partine me te re ate te myslymaneve shqiptare.si thoni ju. eshte e drejte qe cdo fe ne shqiperi te kete partine e saj?a po shkojme drejte nje percarje fetare ne shqiperi?dhe pse eshte e nevojshme qe feja te perfaqsohet nga parti?presim pergjigjen tuaj

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Prill 2004 21:15
matrix nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė matrix Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me matrix (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė matrix't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: matrix Shto matrix nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto matrix nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Ta them une ty.

E para nuk jam kalama pasi e pashe qe pyetjen ja kushton bashkemoshatareve lool.
Une cuditem cju hyn ne pune poolitika kalamajve!!!!?

Muslimanet ne shqiperi nuk kane nevoje per parti pasi ka shume gjera te tjera shume paresore. Krijimi i partise do jete hap shume gabim per ate qe e ndermer pasi nuk hahet darke ne tete te mengjesit.

Por te jemi te sinqerte qe kjo parti nuk do prishe fare pune e keqja eshte vetem tek Islami pasi do ngatterojhet me punet e pista te politikes e do bejhet e barazvlefshme me parti si ajo Demokristjane edhe pastia omonia.
Njera me tendenca katolike e tjetra Greko-ortodokse.

Me fal qe ne fillim kam perdorur pak shaka ee por se besioj se kjo hedh poshte fjalet qe vijne me pas.

Dhe e fundit me duket se e kam pare diku tjeter kete teme ishalla nuk jam gabim.
Mirembec

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Prill 2004 21:27
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Admirali
ITSD Engineer

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Durrės
Mesazhe: 2298

Hmmm

E para, o mik, ajo parti, pervec kryetarit qe ishte musliman, nuk kishte gje tjeter muslimane apo islamike te perbashket. Por si gjithmone, ne Shqiperi, gazetat nuk rrine dot pa llap kot pa baza, sidomos duke pasur parasysh faktin qe ne bote, feja Islame eshte ne shenjester per faj te disa tipave qe nuk kane asgje te perbashket me fene Islame.


E dyta, sic ta tha dhe ai vellai me siper, feja Islame nuk e ka te nevojshme nje parti politike. Morali i fese Islame, ndalon besimtaret te merren me pune te ndyta sic eshte politika shqiptare sot.

Persa i perket percarjes fetare qe ti permend, ka nje zgjidhje, nuk jane partite fetare, por nje ligj qe te detyroje mediat te kene kujdes me me lajmet qe japin, pasi vec per te mbushur faqet apo kronikat e kane mendjen, ka ndodh apo jo realisht, nuk iu duket shume e rendesishme.

Personalisht, te jete per mua, ato media qe pulikojne lajme te paqena, por qe demtojne imazhin e Shqiperise dhe qe tentojne te sjellin percarje, do ti gjobisja, konfiskim si dhe padi ne gjykate.

Me respekte

__________________
Quis custodiet ipsos custodes?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Prill 2004 21:58
Admirali nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Admirali Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Admirali (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Admirali Shto Admirali nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Admirali nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Laudrup
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 23/01/2004
Vendbanimi: New York
Mesazhe: 119

Nje parti qe na shkaterron interesat tona kombetare.
Nje parti qe beri mire gjykata qe nuk e kaloi.
Nje parti qe synon te na kthej tek gamilet e deve-te , ose "qyteterimi Islam" i Irakianeve me shoke.
Nje parti qe synon te mashtroje historine e hershme Shqiptare. Nje histori krenare me Skenderbeun, mbrojtesin e Krishterimit ne kryen tone... dhe jo Hoxhallaret arabfoles "Shqiptar".

__________________
Jemi djemtė e Skėnderbeut,
Qė i dalim zot atdheut
Ne sė bashku do tė fitojmė,
Shqipėrinė e bashkuar t’a ndėrtojmė.
Dhe Shqiponjat dy krenare,
Tė fluturojnė mbi trojet Shqiptare...!
- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
Marre nga unionishqiperikosove

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Prill 2004 23:25
Laudrup nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Laudrup Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Laudrup (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Laudrup't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Laudrup Shto Laudrup nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Laudrup nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
azurro
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 21/01/2004
Vendbanimi: Canada
Mesazhe: 280

Thjeshte per sqarim:

Ne Shqiperi nuk ka asnje parti Muslimane.

Eshte e vertet se nje grup personash kerkuan krijimin e partis me bindje muslimane te quajtur"Memedheu",por qe u hodh poshte nga organet kopetente,d.m.th nuk u aprovua.

__________________
Te gjithe jetojme nen te njejtin qiell, por jo te gjithe kemi te njejtin horizont

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Prill 2004 23:25
azurro nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė azurro Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me azurro (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: azurro Shto azurro nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto azurro nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:05 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Ne lidhje me lajmin per partine Memedheu

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.