Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Gjeologji & Gjeografi > Liqenet e Prespės, thesari i tre shteteve
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
ARMAGEDON
Artist

Regjistruar: 19/01/2004
Vendbanimi: Mesdhe-Adriatik
Mesazhe: 44

Liqenet e Prespės, thesari i tre shteteve

Prespa e Madhe ndan kufijtë e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Greqisë. Në lindje ndodhet mali i Peristerit. Kthjelltësia e liqenit është një nga më të spikaturat në Evropë, ndërkohë që përgjatë vijës ujore të liqenit mund të shohësh ishuj të vegjël, brenda së cilëve fshihen vende mistike dhe kulti, të ndikuara dukshëm nga feja ortodokse. Nga Gollomboci duket ishulli i vogël me pyll, i Golemgradit. Ky ishull iu dha si dhuratë Mbretit Aleksandër i Jugosllavisë nga mbreti Kostandin i Greqisë para se të fillonte lufta. Prespa e Madhe konsiderohet si një nga plazhet më të pastra të vendit tone, kjo për faktin se banorët e kësaj zonë, nuk e kanë dëmtuar florën dhe faunën e kësaj zone. Gjatë viteve të fundit është vënë re një frekuentim i madh i plazheve të Prespës së Madhe, ndërkohë që si motra e saj, pra Prespa e Vogël, prej vitesh ka degraduar, duke humbur bukurinë dhe vlerat e saj historike dhe arkeologjike. Për ujërat, florën dhe vlerat e rralla të Prespës, janë angazhuar qeveria shqiptare, greke dhe ajo maqedonase. Në qendër të Prespës së Madhe ndahen kufijtë e Shqiperisë, Maqedonisë dhe Greqisë. Kjo zonë është zona e fundit e banuar nga pelikani Dalmat dhe zogj tq tjerë të rrallë dhe manaxhohet nga UNESKO. Nga Gollomboçi duket ishulli i vogël me pyll i Golemgradit, afër kufirit midis 3 vendeve. Afër kufirit me Maqedoninë midis Liqenit të Prespës dhe Ohër, ngrihet kisha e Shën Naumit, e cila iu dha jugosllavëvë si dhuratë nga mbreti Zog. Në ujarat shqiptare ndodhet edhe një tjetër ishull i vogël, ai i Maligradit, me një kishë të shekullit të 14. Katër kilometra nga Bilishti në rrugën që të çon për në Prespën e Vogel ngrihet fshati Tren. Gërmimet këtu në shpellën e Spilies në vitet 1966-67 janë nxjerrë në drite se kjo zonë ka qenë vendbanim i hershëm i epokës së Hekurit, kultura Maliqi II, si kocka dhe qeramika. Këtu janë gjetur piktura të epokës së hershme të hekurit si me kalorës dhe qen që kanë dalë për gjueti, punime arti nga më të hershmet të gjetura në Shqipëri. Rrënojat qeramike tregojnë lidhjet tregtare që ky vend ka pasur me Greqinë gjatë Periudhes Gjeometrike.

__________________
Jetojn te gjithe ne te njejtin qiell, por nuk kan te gjithe te njejtin horizont.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Mars 2004 19:26
ARMAGEDON nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ARMAGEDON Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ARMAGEDON (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ARMAGEDON't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ARMAGEDON Shto ARMAGEDON nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ARMAGEDON nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:57 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Gjeologji & Gjeografi > Liqenet e Prespės, thesari i tre shteteve

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.