Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Cte keqe do kishte kthimi edhe nje here ne fene e te pareve.
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Katundari
Anetar i ri

Regjistruar: 29/09/2004
Vendbanimi: Ulqin
Mesazhe: 2

Mbasi kisha kohë sot, desha të paraqes vetëm njërin prej arsyeve që shqiptarët kaluan në Islam. Ajo ishte gjendja katastrofale e krishterimit të shqiptarëve në atë kohë. Argumenti është i shkruar në një dokument historik, Letër e NIkollë Mekajshit drejtuar kardinalit Cint Aldobrandinit, e shkruar më 29 Korrik 1603. Dokumenti thotë:

Zot shumë i përndritur dhe i përnderuar. Zotria i juaj i përndritur të mos çuditet për kaq shumë letra që po u shkruaj, duke ju shkaktuar trazim të madh për t’i lexuar dhe për këtë përvujtërisht po ju kërkoj ndjesë, por dita ditës gjasin punë të tilla në këto vende të trazuara, sa që po ma shkurtojnë jetën. Dhe selia apostolike është larg dhe nuk është e mundur të dërgohet aty çdo herë një njeri nërgut, meqenëse unë jam i varfër, pa të holla dhe letrat po ndalohen rrugës nga dyshimet. Unë ju kam shkruar shumë letra, por kurrë nuk kam marrë përgjigje për asnjërën. Nuk e di çështë kjo punë. Prandaj, o zot i përndritur, meqenëse Zoti Perëndi ka dënjuar të na japë neve mëkatarëve të padenjë për një të mirë kaq të madhe, personin e zotërisë suaj të përndritur për mbrojtës tonë [1] të dashuruar shumë prej këtyre gjindve – të cilët ju urojnë çdo të mirë dhe shumë ju porositen – po ju lutemi me gjith zemër që, pashë zemrën e Jezu Krishtit, të keni kujdes për shpirtërat tanë që të mos humbasin.
(Këta gjind) e kalojnë numrin e shtatë mijë vetave, veç atyre që janë të nënshtruar juridiksionit të peshkopatës së Tivarit dhe veç atyre që jetojnë sipas ritit grek e Serbian (ortodoks), të cilët janë me numër më të madh [2]. Për mungesën e priftërinjve çdo ditë kalojnë në sekten e pafe të Muhamedit dhe një pjesë bëhen grekë e Serbian (ortodoks), sepse nuk ka kush t’i rrëfejë, t’i kungojë e t’i pagëzojë meqë në gjithë Shqipërinë nuk ka më shumë se 130 meshtarë, kurse numri i frymëve është 150.000, veç atyre që jetojnë sipas ritit grek e serbian (ortodoks). Dhe një pjesë e priftërinjve të sipërthënë janë botërisht konkubinarë dhe u thonë popullsive të paditura se nuk janë konkubina, por bashkëshorte të ligjshme. Prandaj unë, të tillët i kam shkishëruar, por një pjesë e tyre nuk e çajnë kokën për shkishërim, sepse e ka bërë peshkopi, edhe kundër vendimit tim, ua thonë meshën të krishterëve, kështuqë si njëra anë ashtu edhe tjetra, mbeten në çrregullim [3].
Edhe kalendari gregorian [4] më jep mundime shumë të mëdha, sepse shumë veta nuk e kanë pranuar, qoftë nga frika e turqëve, qoftë sepse nuk e çmojnë. Veç kësaj (kalendari) është bërë shkak që të na drejtohen shumë sharje, kundër nesh dhe kundër selisë romake, dhe ky skandal vjen nga goja e grekëve (ortodoksëve) armiq [5] të mëdhenj të latinëve (katolikëve) dhe bërbuzës të besimit romak [6]. Dhe u thonë të krishterëve, katolikë që janë në kufi të tyre, as papa, as kolegji i kardinalëve dhe as latinët të gjithë, nuk e dinë nëpër ç’rrugë ecin, kështuqë të gjithë dënohen. Edhe shumë sharje të tjera thonë kundër nesh dhe kundër besimit të krishterë, kështuqë bëjnë për vete shumë veta me anë të gënjeshtrave dhe me fjalë të tjera shumë të turpshme, që nuk është e lejueshme të shkruhen. Dhe unë persekutohem më shumë prej grekëve (ortodoksëve) sesa prej turqve (muslimanëve) [7]. Dhe (ortodoksët) duke kërkuar ndihmën e krahut të turqve, bëjnë që kishat dhe priftërinjt latinë - kështu quhen ata që jetojnë sipas ritit romak – të paguajn me dhunë tributin për t’ja dërguar patriarkës së Konstantinopolit. Kështuqë edhe mua më duhet të jap diçka për të pasur kalimin e sigurtë, kur shkoj për të vizituar dioqezat. Tani unë ja lë zotërisë tuaj të përndritur, t’i shikojë këto gjëra që pësojmë prej grekëve (ortodoksëve) të cilat kan nxjerrur kaq shumë nderëra dhe të mira prej shenjtërisë së tij (Papës), bile edhe shkollën, mke shpenzime të pamasë për lumturinë e tij (Papën) [8]. Së paku të qenkëshin disa shkollarë nga gjinja e jonë, ku ka nevojë shumë të madhe për punëtorë (klerikë), sepse nga mungesa e tyre po humbasin kaq mijëra shpirtëra.[9]
Për më tepër, i lutem zotërisë tuaj të përndritur të denjoni, pash zemrën e Jezu Krishtit, të flisni e t’i luteni shenjtërisë së tij (papës) që të ligjëzohen gjshtë bij priftërinjsh, të cilët dijnë këndim e shkrim në mënyrën latine, kështuqë unë të mund t’i shuguroj, dhe t’i dërgoj në disa vende kufitare me Thesalinë të quajtura Bërzeshta, Polisi dhe Cermenika, ku gjenden deri në 4000 frymë të krishtera, me një prift të vetëm keqbërës, konkubinar dhe që jep shembull të keq. Këtë unë e kam shkishëruar dhe ja kam hequr (të drejtën e) meshimit, kështuqë ata, të krishterët mbeten pa asnjë prift latin dhe vdesin pa pagëzim e pa rrëfim, sepse nuk gjej asnjë njeri që t’a dërgoj në ato anë. Dhe kjo do të jetë një vepër e shenjtë që të mos lihen të humbasin kaq shumë shpirtra të krishterë.
Këta dukagjinasit tanë prapë kanë rrokur armët kundër turqëve dhe shkojnë duke pretuar vendet përreth dhe duke vrarë ata që u kundërshtojnë, sikundër kanë vepruar në Dibër. Në Muajin e kaluar kanë bërë një përleshje në Basadorë (?) me turqit e ati vendi dhe i kanë thyer duke vrarë shumë syresh, bile njerëz shumë të rëndësishëm, pa folur për të tjerë të gjendjes së ulët, dhe e kanë plaçkitur atë vend duke u kthyer në vendin e vet me plaçkë të madhe. Dhe vazhdimisht shkojnë duke pretuar, duke u shtënë tmerr të madh Shqipërisë dhe Serbisë.
Zotria e juaj e përndritur, të ma bëni nderin, t’i jepni këtë letër të bashkangjitur një tregtari fjorentin që banon në Romë, i cili quhet z. Xhiovani Bonallati dhe që njihet prej këtyre tregtarëve turq (musliman) të Elbasanit, të cilëve ai u ka shkruar që të gjithë t’i ruajn për atë mallrat e tyre dhe kështu ata kanë vepruar.
I lutem zotëris suaj të përndritur, që ta porosisë personin tim të varfër pranë shenjtërisë së tij (papës) që, për nder, të denjojë të më dërgoni ndopak lëmoshë, në mënyrë që të mund ta mbajë jetën time të shkretë, sepse me të vërtetë po vuaj shumë për ushqimj dhe për veshje. Nuk kam tjeter. Zoti ju ruajt përherë në hirin e vet të mirë dhe ju dhashtë jetë të gjatë. Ju porositem përherë duke ju puthur duart e shuguruara.
Kalberina (?) ditën e 29 Korrikut 1603, i zotërisë suaj të përndritur, shërbëtor përherë shumë i përvuajtur, peshkopi i Stefanisë

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Tetor 2004 02:54
Katundari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Katundari Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Katundari (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Katundari Shto Katundari nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Katundari nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lilou-dragon
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 10/06/2003
Vendbanimi: coin predu
Mesazhe: 148

Thumbs down

nuk arrita ti lexoj te gjitha mesazhet 1-sepse ishte e pamundur te vazhdoja te lexoja budallalliqet e BETERRIT 2- sepse do ishte ishte kohe e humbur te lexoja mesazhet e tjera qe mendojne si BETERRI (i hope qe te mos jene mase e madhe )

ti me kete pyetje "idiote" ku do te dalesh cfare solucioni na propozon ti ???
nje gje duhet te kesh parasysh para se te pergjigjesh se ata pak me te mencur se ty nuk genjejne vetveten, me kete dua te them se ata qe besojne ne fene muslimane do e besojne kete fe deri ne fund te jetes se tyre e ata qe jane te krishtere po gjithashtu ..e e njejta gej per ata qe nuk besojne --->nuk do besojne ne zoti se te paret e tyre kane besuar !!!
i o zot me duket se po behem me idiote se ty duke te shpjeguar qe pyetja jote eshte SHUM PA LLOGJIKE keshtu qe NUK KAM PERGJIGJE pervecse te te them rilexo biblen ..te jesh i krishtere nuk do te thote te urresh fene muslimane...sinqerisht ,ne vend qe te shkruash ne forum me mire te shkosh te shikosh nje psikolog edhe ti do sherrohesh edhe ne sdo na acarrosh nervat

ps: e kam thene edhe here tjeter nuk jam muslimane...

__________________
love is what makes you smile when u're tired

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Tetor 2004 16:45
lilou-dragon nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lilou-dragon Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lilou-dragon (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lilou-dragon Shto lilou-dragon nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lilou-dragon nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lilou-dragon
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 10/06/2003
Vendbanimi: coin predu
Mesazhe: 148

Thumbs down

BETERRRR si gjithmone nuk i pergjigjesh mesazhit tim...perse valle?
nqs i pergjigjesh ketij mesazhi please pergjigju edhe mesazhit tek tema sa na sherben islamizmi ...(kam me shum se 1 muaj qe e kam shkorjtur)

i pres me padurim

__________________
love is what makes you smile when u're tired

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Tetor 2004 21:43
lilou-dragon nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lilou-dragon Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lilou-dragon (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lilou-dragon Shto lilou-dragon nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lilou-dragon nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:03 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Cte keqe do kishte kthimi edhe nje here ne fene e te pareve.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.