Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Ndalimi i dhunės
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 5 [6]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
albjoni
Anetar i ri

Regjistruar: 19/05/2004
Vendbanimi: TIRANE
Mesazhe: 8

MESAZHI I FUNDIT I MUHAMEDIT

Në emër të All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

-O njerëz! Dëgjoni çka do t’ju them, sepse nuk e di se a do t’ju takoj në këtë vend pas këtij viti.
-O njerëz! Kini frikë Zotin dhe respektojeni Atë. Bëhuni të njerëzishëm dhe të drejtë ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve. Kjo është dita e flijimeve në emër të All-llahut. Me të vërtetë gjaku dhe pasuria juaj janë të shenjta për ju, derisa të takoheni me Krijuesin tuaj, ashtu siç është e shenjtë kjo ditë në këtë muaj dhe në këtë vend.
-Ruajeni, respektojeni dhe nderojeni vlerën e personalitetit dhe dinjitetit njerëzor.
-Njeriu është vepër madhështore e All-llahut dhe mjerë ai që e nënçmon nderin dhe dinjitetin e veprës së All-llahut.
-Ju, o njerëz, pashmangshëm dhe pakthyeshëm do t’i ktheheni All-llahut të Amshueshëm dhe Ai do t’ju marrë në përgjegjësi për veprat dhe punën tuaj.
-O besimdrejtë! Ta dini, ta mbani mend dhe të jeni të bindur se përfundoi koha e mosdijes dhe traditave të këqija, që i sollën fatkeqësi të shumta gjinisë njerëzore. Unë ua kam treguar rrugën e shpëtimit, nëpër të cilën duhet të shkoni.
-Gjërat që u janë lënë amanet, ruani si të juajat dhe ktheni besnikërisht dhe me kohë tek ai që i takojnë.
-Gjakmarrja është e ndaluar. Të gjitha akuzat e këtilla që rrjedhin nga koha para Islamit, anulohen. Akuza e parë e këtillë që anulohet është gjakmarrja e xhaxhait tim, Amir b. Rebi’ b. Harith b. Abdulmuttalibit, të cilin pa kurrfarë faji e mbytën njerëzit nga fisi Hudhejl. Kjo gjakmarrje le të harrohet dhe të gjitha të tjerat në të ardhmen le të falen.
-Fajdeja dhe kamata janë të ndaluara. Huadhënësi nga huamarrësi duhet ta marrë vetëm atë që vërtet ia ka hauzuar. Huatë e para që i nënshtrohen këtij vendimi janë huatë e xhaxhait tim Abbasit, i cili ka pasur mjaft borxhlinj.
-O besimdrejtë! Duhet t’ua falni kamatat borxhlinjeve. Dëgjoni këshillën time dhe pasuria juaj do të shtohet, sepse juve ju mbetet kryegjëja për tregti dhe punë të ndershme.
-Nëse nuk e bëni këtë, duhet ta dini se do t’a zemëroni thellë All-llahun dhe të Dërguarin e Tij.
-Nëse borxhliu i juaj është në vështirësi, duhet t’ia vazhdoni afatin e pagimit, ndërsa nëse jeni në gjendje që t’ia falni borxhin, kjo do të ishte edhe më mirë për ju.
-O besimdrejtë! O njerëz! Frikësojuni asaj dite që me siguri do të vijë, kur të gjithë do të paraqiteni para All-llahut, Gjykatësit të Vetëm Suprem, kur ju pret drejtësia absolute.
- Kur të zotoheni se një borxh do ta paguani me kohë dhe kur ta lidhni marrëveshjen, të gjitha këto bëni me shkrim, saktë dhe me besnikëri theksoni afatin e pagimit…
-O të vdekshëm! Duajeni dhe dëgjoeni Zotin, Krijuesin e tërë materiales dhe jomateriales, i Cili krijoi meshkuj dhe femra, prej të cilëve u zhvillua gjinia njerëzore.
-Kini frikë nga All-llahu, në ndihmën, prehjen dhe mëshirën e të cilit të gjithë jemi të udhëzuar. Ne jemi të vdekshëm dhe në çdo çast jemi gjithnjë e më afër vdekjes dhe takimit me Të, me All-llahun e Amshueshëm, me Gjykatësin e Drejtë.
-Shprehni respektin e duhur ndaj farefisërisë. Me përgjegjësi të thellë përmbushni detyrat dhe obligimet që ekzistojnë ndërmjet burrit dhe gruas, ndërmjet prindëve dhe fëmijëve.
-Fëmija e fiton xhennetin nën këmbët e nënës së tij.
-Ruajuni nga prostitucioni, tradhtia bashkëshortore dhe xhelozia. Prostitucioni dhe tradhtia bashkëshortore janë mëkate të rënda, ndërkaq xhelozia mund të shkaktojë prishjen e bashkëshortësisë.
-Martohuni me ato që i doni, e kur vullneti i Zotit t’ju bashkojë, atëherë respektojeni dhe duajeni nëri-tjetrin dhe jetoni në dashuri dhe harmoni të vërtetë.
-O bashkëshortë! Silluni ndaj grave tuaja me shumë mirësi dhe dashuri.
-O besimdrejtë! Largohuni nga ngatërresat dhe përgojimet!
-Ata që shpifin për gratë e ndershme, le të jenë të mallkuara në të dy botët. Ata që i akuzojnë gratë e ndershme për tradhti në martesë ose për amoralitetin, ndërkaq që nuk mund për këtë t’i sjellin katër dëshmitarë të besueshëm, dënoni me tetëdhjetë goditje, dhe asnjëherë në të ardhmen në asgje mos u besoni, sepse ata janë njerëz të degjeneruar dhe të këqij.
-Nëse mendoni se ndaj grave tuaja më nuk e ndjeni dashurinë e dikurshme, mos nxitoni, por mendoni mirë. Ndoshta All-llahu nëpërmjet këtij sprovimi ju udhëzon në rrugën e fatit të ri të madh, me të cilin dëshiron t’ju përgëzojë.
-Mos kërkoni shkurorëzim pa shkaqe të arsyeshme, meqë prej të gjitha gjërave që All-llahu i ka lejuar, më së tepërmi e urren shkurorëzimin.
-Gratë tuaja u janë dorëzuar në besë të Zotit. Respektojeni, o besimdrejtë, atë amanet të Zotit.
-O njerëz! Sot djalli i mallkuar ësht i dëshpëruar, sepse ka pësuar humbje dhe më nuk mund të ndikojë në ju. Por ju megjithatë gjithnjë bëhuni të kujdesshëm, që ai i mallkuar të mos ju vë në lajthitje as për gjërat më të vogla.
-O besimdrejtë! Kur e caktoni dhe e ndani ndërmjet veti trashëgiminë, bëhuni të drejtë dhe përmbajuni librit të Zotit. Ruajeni pasurinë e bonjakëve, të paaftëve dhe të sëmurëve psikikë.
-Zoti çdonjërit ia ka dhënë të drejtën e vet, andaj nuk ka nevoj që trashëgimtarëve t’u lihet testament; ndërsa si testament nuk mund të lihet më tepër se një e treta(1/3) e pasurisë.
-Fëmija i takon atij, në shtratin e të cilit është i lindur.
-Kush pohon se i takon tjetërkujt përveq prindit, atë do ta arrijë mallkimi i Zotit.
-Nuk i lejohet gruas që të jap diç nga pasuria e burrit të saj pa lejen e tij.
-Borxhin duhet paguar, ndërsa sendin e huazuar duhet kthyer. Dhurata duhet të kthehet me dhuratë. Kush hyn dorëzan për dikënd, obligohet edhe me përgjegjësi për dorëzani.
-Me robrit dhe shërbëtorët silluni në mënyrë njerëzore. Ushqeni ata sikur që ushqeheni vetë, dhe vishni ata sikur që visheni vetë. Nuk guxoni t’i bëni keq, as t’i keqpërdorni. Edhe ata janë njerëz, edhe ata janë shërbëtorë të Zotit.
-O besimdrejtë! Ta dini dhe të mos harroni se të gjith muslimanët janë vëllezër. Ju të gjithë jeni plotësisht të barabartë në të drejta dhe detyra. Nuk ka kurrfarë përparësie arabi ndaj joarabit, e as joarabi ndaj arabit, as i ziu ndaj të kuqit, e as i kuqi ndaj të ziut përveç me devotshmëri. Të gjith jeni pasardhësit e Ademit, ndërsa Ademi është prej dheut.
-O muslimanë! Duhet të kujdeseni, të duheni dhe të ndihmoheni ndërmjet vete. Nuk guxoni ta ofendoni njëri-tjetrin, e as t’i merrni me dhunë njëri-tjetrit diçka. Këto janë mëkate të rënda. Merreni vetëm atë që me vetëdëshirë ju jepet. Respektoni pacenueshmërinë e pasurive tuaja derisa janë në frymën e ligjeve të Zotit.
-Në punën tuaj Islami dhe interesi i përgjithshëm le të jetë mbi ju dhe interesin tuaj personal. Përkushtojani Islamit jetën tuaj dhe në punën për Islam jepeni prej vetes gjithçka që mundeni.
-Kurrë mos e shkelni të drejtën dhe nderin e askujt. Vetvetes mos i bëni dhunë. Mos harroni se mëshira është një ndër bazat kryesore të Islamit.
-O njerëz! Dëgjoni çka po ju them dhe mbajeni mend mirë. Unë po ua lë librin e Zotit, Kur’anin, i cili, nëse i përmbaheni, gjithnjë do t’ju ruajë që të mos e humbni rrugën e drejtë, rrugën e drejtësisë dhe të së vërtetës. Kur’ani është libër i qartë dhe i shenjtë, vepër e vërtetë e All-llahut, fjalë e Tij, në vërtetësinë e së cilës nuk ka kurrfarë dyshimi.
-Para vetes e keni tërë jetën time, fjalët dhe veprat e mia. Gjithçka që kam folur dhe punuar, jam përpjekur që të jetë në pajtim të plotë me urdhrat e All-llahut.
-Ju vërtet nuk do të gjendeni në lajthitje përderisa t’i përmbaheni Kur’anit dhe sunnetit tim.
-O besimdrejtë! Thuajeni gjithnjë të vërtetën e pastër. Urrejtja asnjëherë le të mos ju largojë nga rruga e të drejtave dhe drejtësisë. Drejtësia është motra e devotshmërisë. Frikësohuni nga All-llahu! Ai e sheh punën tuaj.
-O njerëz! I dëgjuat porositë e mia, futni në zemrat tuaja, në jetërat e juaja.
-Të gjithë ata që i kanë dëgjuar kotë fjalë të mia, le t’ua përcjellin atyre që nuk i kanë dëgjuar, sepse prej tyre mund të ketë më mbamendës së vetë dëgjuesit. (Pas një pauze të shkurtër, i Dërguari i Zotit me një zë më të butë ka thënë): “O Zot im! A e kam përmbushur detyrën dhe misionin e besuar?
-O i Dërguari i Zotit! Ti besnikërisht e ke përmbushur misionin tënd dhe neve na ke komunikuar çka të ka urdhëruar Zoti, u përgjigjën më se 100. 000 njerëzit e pranishëm. (Atëherë Muhammedi a.s. me zë solemn tha
-O Zoti im, dëshmo (në këtë)!
(Të njëjtën ditë, Zoti i lavdishëm e shpalli edhe ajetin e fundit të Kur’anit):
“Sot ua kam përkryer

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Korrik 2004 07:32
albjoni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė albjoni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me albjoni (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: albjoni Shto albjoni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto albjoni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306

Re: MESAZHI I FUNDIT I MUHAMEDIT

Citim:
Po citoj ato që tha albjoni

Sikur njerezit t'u permbaheshin ketyre keshillave...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Qershor 2005 15:36
erzeni_be nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erzeni_be Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erzeni_be (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erzeni_be Shto erzeni_be nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erzeni_be nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:10 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 5 [6]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Ndalimi i dhunės

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 
Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.