Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Ekonomia dhe Biznesi > Sistemi fiskal > Biznesi: Tatim-fitimi 20 %.
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Biznesi: Tatim-fitimi 20 %.

“Kërkesa për uljen e tatim-fitimit nuk duhet parë si një privilegj për biznesin privat, por si një zgjerim i bazës fiskale”, kështu u shpreh për gazetën “Biznesi” kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Luan Bregasi. Ulja e tatimifitimit nga 25 në 20 për qind ka si synim motivimin e bizneseve në deklarimin e të ardhurave dhe rritjen e kontributit të tyre në pagimin e këtij tatimi”, vijoi ai. Kjo masë do të sjellë si pasojë uljen e tendencave për evazion në lidhje me këtë tatim, rritjen e bazës së tatueshme dhe kështu edhe rritjen e të ardhurave, rritjen e numrit të subjekteve që do të regjistrohen e do të deklarojnë të adhurat reale, rritjen e nivelit të kulturës fiskale, uljen e presionit fiskal. Këto janë efektet pozitive që përfaqësuesit e komunitetit të biznesit kanë menduar se do të ketë marrja e kësaj mase, pra ulja e tatimfitimit. Në lidhje me uljen e tatimfitimit, Altin Ylli, sekretar i Shoqatës së Industrialistëve dhe Investitorëve Shqiptarë, u shpreh: ”Buxheti i shtetit do të fitonte më shumë duke ulur taksat dhe duke nxitur biznesin dhe konsumin dhe nga ana tjetër, kjo do të ndikojë në uljen e informalitetit dhe kontrabandës. Pas vitit 1998, rritjet e tatim-taksave dhe çmimeve kanë qenë i vetmi burim kryesor i rritjes së të ardhurave të buxhetit. Sipas shifrave, vetëm si rezultat i rritjes së tyre buxheti i shtetit ka përfituar 1.2 miliardë dollarë shtesë. Por, përsa i përket informalitetit dhe kontrabandës , ai as nuk është ulur e as nuk është luftuar. Bizneset paguajnë shumë taksa në përqindje pak a shumë të barabartë me vendet e rajonit dhe kanë nivelin më të ulët të mbledhjes së taksave dhe tatimeve. Mesatarja e rajonit të mbledhjes së taksave dhe tatimeve në raport me GDP-në kap rreth 35 % të GDP-së, në një kohë që në Shqipëri është 19-20% dhe vazhdon të qëndrojë në këto shifra . Një shumë e konsiderueshme lekësh (900 milionë) që mblidhen nga taksat dhe tatimet nuk shkojnë në buxhetin e shtetit, por futen në pak xhepa. Ulja e barrës fiskale do të ulë informalitetin dhe këtë e ka në dorë shteti. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe ajo e Doganave me pak vullnet mund të rrisin buxhetin e shtetit pa patur nevojë për rritje taksash. ”Në vitin 1997, kur u rrit TVSH-ja nga 12në 20 përqind, u tha që kjo rritje do jetë e përkohshme.( Mesa duket ata me ”të përkohshme” nënkuptojnë 1 dekadë...) Problemi është që ekonomia shqiptare ka nevojë për stimul, frymëmarrje. Kjo reflektohet në faktin që çmimet në Shqipëri janë më të lartat në rajon, në një kohë që të ardhurat për frymë janë shumë të ulëta. Politikat lehtësuese mund t’a rregullojnë këtë situatë”, u shpreh Ylli. Në vitin 2002, të ardhurat vjetore për frymë ishin llogaritur 1500 $, të cilat konvertoheshin me 210 000 lekë. Në vitin 2003 këto të ardhura janë llogaritur 1800 $ dhe kjo u konsiderua si një rritje, ndërkohë që kjo rritje ishte vetëm në dukje, se 1800 $ në 2003 konvertohen po me 210 000 lekë. Sipas Yllit, politikat lehtësuese mund t’a rregullojnë këtë situatë. Shteti ka burime që nuk i vjel. Shqiptarët paguajnë mbi 40% të të ardhurave taksa dhe gjysma e tyre shpërndahet në mënyrë të padrejtë, duke mos shkuar në buxhetin e shtetit.


”Me uljen e tatimfitimit buxheti humbet 3 miliardë lekë të ardhura”.
Flet nën-drejtori i përgjithshëm i Tatimeve Xhavit Çurri.

Nëndrejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Xhavit Çurri, në lidhje me kërkesën e bërë nga përfaqësuesit e komunitetit të biznesit për uljen e tatimfitimit shprehet se kjo normë tatimi prej 25 për qind është nga më të ulëtat të vendeve të rajonit edhe më gjerë, përfshi vendet e Europës Perëndimore. Parimisht, çdo ulje e normës së tatimeve sigurisht që është lehtësim për biznesin, nxit zhvillimin e biznesit, investimet dhe në këtë sens tatimpaguesit kanë shumë të drejtë që kërkojnë ulje. Por nga ana tjetër, edhe buxheti i shtetit ka nevojë për mjete për të kryer funksionet e tyre. Pra bëhet fjala për gjetjen e një optimumi, të një shkalle optimale të tatimit (duke krahasuar efektet pozitive dhe negative). Kuptohet që ulja e shkallës tatimore do të kishte pasoja në uljen e të ardhurave tatimore dhe ulja nga 25% në 20% sigurisht që ka efekt në uljen e të ardhurave. Ulja e të ardhurave do të kapë shifrën rreth 3 miliardë lekë. Ligji i tatimit të të ardhurave te ne është nga ligjet më nxitës për zhvillimin e biznesit, sidomos për nxitjen e teknologjive të reja dhe investimeve në përgjithësi, sepse ai njeh norma të larta amortizimi. Gjithsesi, ky propozim për uljen e tatimfitimit është duke u diskutuar në grupin e punës të Ministrisë së Financave, pra nuk është se kemi të bëjmë me qëndrim të prerë të këtij grupi pune.
Një normë e tatimfitimit 25 për qind nuk është e lartë dhe nuk është kjo që çon në informalitet. Faktorët që çojnë në informalitet nuk kanë të bëjnë aq me normën e tatimit se sa me edukatën e keqe fiskale të tatimpaguesve; me ndërgjegjen e pakët të individëve që pranojnë të punojnë në punë të zezë, por edhe me efiçencën e pakët të administratës shtetërore, përfshi dhe atë tatimore në kontroll. Sikur dhe 5 për qind të bëhet tatimfitimi, pa masat e mësipërme informaliteti do ngelet po i tillë.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Korrik 2004 12:59
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:05 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Ekonomia dhe Biznesi > Sistemi fiskal > Biznesi: Tatim-fitimi 20 %.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.