Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Gjeologji & Gjeografi > Tokat dhe ndotja e tyre
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Tokat dhe ndotja e tyre

Jo gjithkund mund te mbijne dhe te zhvillohen bimet. Ato zhvillohen vetem atje ku jane formuar tokat qe permbajne uje dhe lende ushqyese per bimet.
Ne rajone te ndryshme te trevabe shqipetare jo te gjitha tokat mund te sigurojne ushqim te mjaftueshem per bimet. Prandaj ato ndahen ne toka pjellore dhe ne toka te varhra.
Toka pjellore jane te pasura ne lende organike, permbajne sasi te mjaftueshme uji dhe jane te ajrosura. Keto kane trashesi te madhe, deri ne dy metra. Ato gjenden ne fusha (fusha e Myzeqese, e Kosoves etj.) ne fushgropa si ( fushgropa e Korces, e Manastirit etj.).
Tokat e varfera permbajne pake lende organike, jane pake te ajrosura dhe nuke kane sasi te mjaftueshme uji. Keto toka kane trashesi te vogel, vetem disa centimetra. Ato gjenden ne shpatet e pjerreta dhe te zhveshur nga bimesia. Prandaj ne tokat e ketyre shpateve zhvillohet nje erozion (gerryerje) i fuqishem, qe i shpelan me shpejtesi pjeset me te imta dhe ushqyese per bimet. Ne keto toka prodhimet jane shume te pakta.
Ne disa treva shqipetare gjenden edhe toka te demtuara nga erozioni dhe ndotjet.
Erozioni shkaktohet nga faktore natyrore si pjeresia e madhe e shpateve, rreshjet e shumta ne formen e rrebesheve, mungesa e bimesise etj. Ne te njejten kohe ky erozion eshte shkaktuar e shtuar edhe nga veprimtaria shekullore e njeriut mbi bimesine dhe tokat. Per te siguruar jetesen njeriut i eshte dashur qe te presi vazhdimisht pyet, te demtoj bimesine me bagetine dhe me zjaret, te hajpin toka ne shpatet e pjereta te kodrave dhe te maleve. Pjesa me e madhe e tokave te reja te punuara dhe pa bimese u perfshine shume shpejt nga erozioni i fuqishem. Per pasoje ato u varferuan vashdimisht.
Per te pasur prodhime bujqesore te bollshme eshte e domosdoshme qe tokat te mbrohen nga erozioni. Per kete qellim duhet te pyllezohen shpatet e pjereta per t'i kthyer ato ne gjendjen e me pareshme natyrore, te mbrohet vazhdimisht bimesia dhe te ndertohen mure mbrojtese, taracimet etj.
Kemi gjithashtu dhe toka te ndotura. Ky fenomen ndodh nese nuk tregohet kujdes. Burimet e ndotjes se tokave jane te shumta. Me te shpeshta jane: mbetjet industriale dhe urbane si dhe perdorimi mbi normativat e lejushme te kimikateve ne bujqesi.
a) Mbetjet industriale jane shume te rezikshme. Ato jane te llojeve te ndryshme, te ngurta dhe te lengeta. Ndermjet tyre mund te permendim depozitimet ne afersi te minierave te kromit, te bakrit dhe te hekur-nikelit, ne afersi te minierane te plumbit dhe te zingut, te qymyrit te gurit, mbetjet e industrise se metalurgjise, te termocentraleve, te uzinave kimike etj. Vecanerisht tokat jane te ndotura ne afersi te zonave te nxierjes dhe perpunimit te naftes.
b) Mbetjet urbane jane te shumta prane qyteteve te medha si Tirana, Prishtina etj. Keto mbetje kur nuke perpunohen, perhapen neper toke nepermjet ujrave, duke i ndotur ato.
c) Kimikatet qe ndotin tokat perbehen nga plerat kimike qe jane perdorur mbi sasine e lejuar per te ritur ne menyre artificjale prodhimin bujqesor. E njejta gje mund te thuhet edhe per pesticidet, kur perdoren edhe keto mbi sasine e lejuar, per ti mbrojtur bimet nga semundjet dhe demtuesit. Nje pjese jo e vogel e ketyre kimikateve depozitohen ne toke, meret nga bimet dhe depozitohet ne trupin dhe faren ose frutin e tyre, keto duke u perdorur si ushqim nga njeriu, demtojne shendetin e tij.
Per te siguruar prodhime te pastra nga ana kimike duhet te mbrohen tokat nga ndotjet dhe mbetje te rrezikshme industriale, urbane dhe me kimikate bujqesore.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Modifikuar nga Keni datė 18/04/2003 ora 02:18

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Prill 2003 02:49
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

C'eshte mjedisi gjeografik dhe ndotjet e mjedisit

Mjedisi gjeografik esht pjese e natyres ne te cilen jetojne dhe veprojne drente per se drejti njerezit. Ai perfshine truallin dhe pasurite e tij nentoksore dhe mbitoksore, si minierat, tokat, pasurite klimatiko-ujore, boten bimore e shtazore etj.
Veprimtaria e gjate e njeriut mbi mjedisin gjeografik te vendit tone, eshte shoqeruar me shendrime te natyres dhe me pasoja te shumta negative, te cilat kane vene ne rezik te tashmen dhe te ardhmen e ketij mjedisi. Nder keto pasoja theksojme: ndotja e ajrit, e ujit, e tokave dhe e mjedisit te jetes e te punes, demtim i bimesise dhe i botes shtazore.
Ndotja e ajrit eshte bere nga gazrat, pluhuri dhe bloza e hedhur ne atmosfere nga oxhaket e fabrikave, uzinave, termocentraleve, madje dhe nga oxhaker e ndertesave te banimit. Gjithmon e me teper po rite ndotja e ajrit nga automjetet e transportit. Vrojtimet kane se ka shume zona me ajer te tejndotur, ku eshte demtuar bota e gjalle, madje jane shfaqur semundje te renda edhe ne poullsine e ketyre zonave. Ner to ne menyre te vecante dallohen: Pjesa veriore dhe qendrore e fushes se Kosoves, ku komplekset industriale si termocentralet e Obiliqit, kompleksi i madhe metalurgjik, sidomos i plumbit dhe zingut ne Trepce, i sumerfosfatit, i elektrolizes se zingut dhe fabrika e akumulatoreve ne Mitrovic etj., kane ndotur ajrin me gazra helmues, bloze dhe pluhur, disa here, tej normativave te lejuara. Per pasoje jane demtuar bimet dhe kafshet, kurse te njerezit jane shfaqur semundje te organeve te frymemarjes, te gjakut, zemres, melcis, veshkave, semundje nervore dhe deri tek ato kanceroze. 85% e punetoreve te Trepces kane perqendrim te madh te plumbit ne gjak qe shkakton semundjet e permendura me lart. Probleme te medha kane sidomos grate shtatzena, deri te shtimi i rasteve te lindjes se femijeve te vdekur.
Ne Republiken e Shqiperise ka disa zona me ndote te medha te ajrit, si fusha e Elbasanit, ku esht kombinati metalurgjik, i cili kur punonte me kapacitet te plote, e ndoti ajrin me gazra helmues, bloze e pluhur disa here me teper se normativat e lejuara, qendrat industriale kimike (Fier, Lac, Vlore etj.), qendrat e metalurgjise se bakrit (Rubik, Lac, Kukes etj.), qendrat e nxierjes dhe perpunimit te naftes (ballsh, Fieri, Kucove etj.). Ne te gjitha keto rajone , edhe pse objektet industriale aktualisht nuk punojne me kapacitet te plote ose e kane nderprere veprimtarine e tyre prodhuese prej disa vitesh, perseri ajri vazhdon te jete i ndotur.
Ne qytetet e medha si Tirana, Prishtina etj. ajri ndotet jo vetem nga objektet industriale, por sidomos nga mjetet e shumta te transportit, dhe vecanerisht nga ato te perdorurat, te cilat leshojne sasi te madhe gazrash helmues. Mbi keto qytete shpesh qendrojne re pluhuri, bloze dhe gazrash, qe e rrezikojne seriozisht jeten e popullsise se tyre.
Ndotja e ujit dhe e tokes eshte bere nga derdhjet e ujrave te ndotura te fabrikave, uzinave, te komplekseve blegtorale, te ujrave te zeza te papastruara, nga perdorimi i kimikateve ne bujqesi etj. Keshtu ndoten lumenjte, te cilet ndotin liqenet dhe detet ku ata derdhen. Midis luminjve me te ndotur permendim Sitnicen dhe Ibrin ne Fushen e Kosoves , Gjanicen dhe Semanin (nga mbeturinat industriale te naftes), Shkumbinin ( prej mbeturinave te kombinatit metalurgjik), Fanin (nga mbeturinat e metalurgjis se bakrit) etj. Ne keta lumenj eshte paksuar numri i kafsheve te tyre, madje te disa eshte zhdukur fare bota e gjalle.
Duke filtruar ne thellesi uji i ketyre lumenjve ka ndotur edhe ujrat nentoksore dhe bashke me to edhe tokat bujqesore. Lendet ndotese ose edhe helmuese kalojne nga tokat dhe ujrat ne prodhimet bujqesore dhe peshqit qe jetojne ne keto ujra. Keshtu, lendet ndotese perfundojne te njeriu duke i shkaktuar atij semundje te ndryshme dhe te shumta.
Ndotja e mjedisit perreth behet nga njerezit e pakujdesshem qe nuk i kuptojne pasojat e rrezikshme per shendetin. Keshtu ata hedhin pa kujdes plerat ne rruge , sheshe ose parqe publike, prane pallateve te banimit etj. Keto plehra dekompozohen dhe behen burim infeksioni per semundje te ndryshme.
Demtimi i sip. se gjelber. Bimesia perreth qendrave industriale dhe qendrave te banuara si dhe bimesia pyjore mbron token nga erozioni, pasuron ajrin me oksigjen dhe ndihmon ne pastrimin e tij nga pluhuri dhe bloza. Pyjet quhen ndryshe dhe "mushkrit" e nje vendi. Prandaj te demtosh bimesine eshte njelloj si te demtosh "mushkrite" e tua.
Ekzistojne te gjitha mundesite qe mjedisi te mbrohet. Shkenca ka treguar se, duke perdorur filtra dhe impiante pastrimi dhe duke rifutur ne perdorim mbeturinat industriale, bujqesore dhe urbane, mund te shmanget ndotja e mjedisit prej tyre. Per kete ka edhe ligje qe nuk zbatohen.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Modifikuar nga Keni datė 21/04/2003 ora 03:49

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Prill 2003 03:44
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:37 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Gjeologji & Gjeografi > Tokat dhe ndotja e tyre

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.