Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Gjeologji & Gjeografi > Ekonomia
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Ekonomia

Ndikimi i natyres per zhvillimin ekonomik.

Zhvillimi ekonomik i Shqiperise, Kosoves dhe i trevave te tjera te shqiptare eshte kushtezuar historikisht nga nje sere faktoresh natyror, politike e shoqerore.
Mjedisi gjeografik i trevave shqiptare me te gjithe elementet e tij, si relievin, klimen, bimesine, ujerat etj., krijojne parakushte natyrore mjafte te mira per zhvillimin e degeve te ndryshme te ekonomise.
Trevat shqipetare, zene nje pozite gjeografike te pershtatshme ne Ballkan, Mesdhe dhe Evrope. Kjo pozite ka ndikuar tradicionalisht jo vetem ne krijimin e historise dhe te kultures ne trevat tona por edhe ne zhvillimin e tyre ekonomik. Ne permiresimin e gjendjes se sotme politike, ekonomike dhe shoqerore ne tere rajonin tone do te nxirte edhe me mire ne pah rolin e pozites gjeografike ne zhvillimin e tij ekonomik.
Relievi i truallit shqiptar me format e shumta ndikon midis te tjerash edhe ne zhvillimin ekonomik. Zonat fushore si : Ultesira Perendimore, Fushe-Kosova, Rafshi i Dukagjinit, Fushe-gropa e Korces, luginat lumore etj., perbejne zonat me te pershtatshme per zhvillimin ekonomik ne teresi dhe ate bujqesore ne vecanti. Krahas tyre, edhe relievet kodrinore e malore me kushte te mira klimaterike perbejne zona qe jane ose ku mund te kryhet shume mire veprimtari ekonomike, sidomos bujqesore, blegtorale dhe e ekonomise pyjore.
Klima perbene nje nga pasurite natyrore me te rendesishmete trevabe tone e me ndikim te drejtperdrejte edhe ne zhvillimin e tyre ekonomik. Shumellojshmeria e klimes bene te mundur kultivimin e kulturave te ndryshme bujqesore. Pasuria e madhe ujore e trevave shqiptare, me dete, liqene, lumenj, burime etj., ploteson me tej kushtet natyrore per zhvillimin e tyre ekonomik. Kjo pasuri perbene bazen per zhvillimin e degeve te ndryshme te ekonomise si: te industrise elektrike, poshkimit, transportit, turizmit etj.
Pothuaj gjysma e trevave shqiptare eshte e mbuluar me bimesi, e cila perben gjithashtu nje faktor te rendesishem natyrot ne zhvillimin e degeve te ndryshme te ekonomise, si te industris se drurit, te letres, ekonomise pyore etj.
Te gjithe keta faktore natyrore vecas ose se bashku krijojne kushte shume te favorshme per zhvilliminn ekonomik te Shqiperise dhe te trevave te tjera shqiptare.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Prill 2003 00:26
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Nikimi ei faktoreve politiko-shoqiror ne ekonomi

Populli shqiptare njihet si nje nga popujt me te lashte te Evropes, i cili brez pas brezi ka krijuar ne trojet e veta historine e tij, kulturen dhe identitetin e tij. Megjithate faktore te ndryshem, para se gjithash luftrat e shumta, nuk kane lejuar nje zhvillim te mire ekonomik. Per gati 500vjete trevat shqiptare kane qene nen sundimin osman, duke u larguar keshtu nga nga kultura dhe zhvillimi perendimor. Ne vitin 1913 trevat shqiptare u coptuan padrejtsisht nga fuqite e medha, duke ndare keshtu nje popull, nje kulture e nje histori ne disa pjese. Kjo ndikoj edhe ne zhvillimin ekonomik te tyre. Pasojat e kesaj ndarjeje populli yne po i vuan edhe ne ditet e sotme.
gjate dy luftrave botrore dhe gjate gjithe lufrave te tjera ne Ballkan trevat shqiiptare jane kthyer ne arene luftimesh, duke ndikuar keshtu edhe ne shkaterimin e ekonomise, qe, ndonese e dobet, ishte ngritur me shume sakrifica nga shqiptaret.
Ndarja e botes mbas luftes se dyte botrore ne dy kampe, ne ate kapitalist dhe ne ate socialist beri qe trevat shqiptare te kishin zhvillim te ndryshem ekonomik. Keshtu ne shqiperi ekonomia ngeli e mbyllur ne netvete per plot 45vjete, kurse ne trevat e tjera shqiptar ne ish-Jugosllavi dhe Greqi u ndoq nje politike ekonomike me e hapur. Rezultat i kesaj ka qene dhe eshte edhe sot zhvillimi ekonomik me i mire i ketyre zonave.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Prill 2003 00:58
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Roli i faktoreve natyrore ne bujqesi

Natyra shqiptare, me te gjitha elementet e saj si: klima relievi, toka, bimesia, ujrat etj., krijon kushte te pershtatshme per zhvillimin e te gjithe sektoreve te ekonomise bujqesore. Ne zonat e uleta me reliev fushore dhe me klime te bute mund te kultivohen lloje te ndryshme te kulturave bujqesore si: drithrat, frutat, perimet, bimet industriale etj. Ne zonat kodrinore bregdetare riten agrumet dhe ulliri. Ne zonat kodrinore ne lindje te vendit rriten kultura qe duan klime te ftohte si: mollet, arat, geshtenjat etj. Zonat malore me kullota dhe pyje te shumta, sherbejne si per rritjen e blektorise, ashtu edhe per ekonomine pyjore.

Ekonomia bujqesore dhe shoqeria

Bazuar ne kushtet natyrore te vendit, popullsia shqiptare ka krijuar historikisht nje tradite mjafte te mire si ne kultivimin e kulturave te ndryshme bujqesore ashtu dhe ne mbarshtimin e llojeve te ndryshme te blegtorise. Qe ne kohet me te hershme shqiptaret jane dalluar per eksportimin e prodhimeve bujqesore dhe blegtorale si: djath, gjalp, lesh, mish, mjalt, vaj etj.
Mjafton te permendim faktin se deri ne Luften e Dyte Botrore, rreth 80% e popullsise mereshin me ekonomi bujqesore, per te treguar rendesine qe kapasur kjo dege e ekonomise ne ate periudhe. Mungesa e teknikes, e infrasruktures dhe demet qe kane shkaktuar luftrat e shumta, jane faktoret qe kane penguar zhvillimin e duhur bujqesor dhe blegtoral.
Pas Luftes si Dyte Botrore, me clirimin nga pushtuesit fashiste e naziste, trevat shqiptare paten zhvillim te ndryshem te ekonomise ne teresi dhe te bujqesise ne vecanti. Ne Shqiperi perparesi ju dhe zhvillimit te industrise, kurse ekonomia bujqesore kaloi ne plane te dyte. Keshtu deri ne vitin 1990 ne prodhimin e pergjithshem kombetar te vendit peshen kryesore me rreth 70% e zinte industria. Renje te madhe pati sidomos blegtoria, krahasuar kjo edhe me bujqesine. Shume sip. kullotash e pyjesh u prishen duke u kthyer ne sip. te kultivimit te kulturave bujqesore, sidomos te drithrave te bukes. Megjithate ne drejtim te bujqesise u bene shume ndryshime te rendesishme, si p.sh. u thane shume keneta, u ndertuan rezervuar dhe kanale ujites qe siguronin ujin per mbi 50% te sip. se punueshme te vendit etj. I gjith ky zhvillim qe u perqendrua ne duart e shtetit dhe te ardhurat prej tij u perdoren me shume per ndertimet ne industri, kurse perfitimet e popullsise qene fare te pakta. Ne Kosove dhe ne trevat e tjera shqiptare ne Mal te zi dhe Maqedoni zhvillimi bujqesor ruajti rendesine e tij ne krahasim me ate industrial. Keto treva paten dhe zhvillim me te mire infrastruktures, keshtu qe shfrytezimi i tokave dhe lidhja e prodhuesve bujqesor me konsumatoret qe me i larte.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Prill 2003 02:27
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Sektoret dhe shperndarja e ekonomise bujqesore

Ndermjet sektoreve te vecante te ekonomise bujqesore, ne trevat tona ka pasur ndryshime per sa i perket rendesise se tyre. Drithrat e bukes ne bujqesi dhe bagetite e imta ne blegtori kane pasur perparesi. Megjithate ne periudha te vecanta ( vitet 70-80) ne Shqiperi, kane pasur rendesi dhe bimet industriale, gjedhi dhe kulturat e drunjta.
Ndonese ekonomia bujqesore mund te zhvillohet ne te gjithe teritorin e trevave shqiptare, si rajone me te rendesishme bujqesore do te veconim:
Rajoni perendimor i Shqiperisi i cili perfshine gjithe Ultesiren Perendimore me kodrat perreth dhe eshte rajoni me i zhvilluar bujqesor. Ketu kultivohen pothuaj te gjitha kulturat bujqesore te mundeshme si: drithra buke, bime industriale, pemtari, perimet etj. Gjithashtu mbarshtohen te gjitha llojet e blegtorise si: gjedhet, bagetite e imta, derrat etj.
Rajoni i Fushes se Kosoves dhe Rafshi i Dukagjinit i cili eshte nje rajon shume i rendesishem bujqesor i trevave shqiptare, me te gjitha prodhimet bujqesore e blegtorale qe mund te zhvillohen si: drithra buke, bime industriale, prodhime te gjedhit dhe te bagetive te imta etj.
Rajoni Juglindor i Shqiperise sidomos Fushgropa e Korces, qe dallohet si ne prodhimin e drithrave te bukes e te bimeve industriale ashtu edhe ne frutikulture e blegtori.
Po keshtu nje sere luginash lumore( te Drinit te Zi, Vjoses, Drinosit etj.), gropash ndermalore (Pogradec-Struge-Ohrit, Kolonjes, Perenjasit, Delvines etj.) perbejne zona mjaft te rendesishme bujqesore ne viset tona.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Prill 2003 03:02
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Industria baze e fuqishme e ekonomise

Pasurite minerale

Shqiperia, Kosova dhe trevat e tjera shqiptare dallohen per pasuri te shumta mineralesh metalike dhe jo metalike, te cilat perbejne bazen per zhvillimin e digeve te ndryshme te industrise.
Nder mineralet me te rendesishme jane: kromi, bakri, hekur-nikeli, qymyrerat, plumbi, zingu, nafta, gazi natyror etj. Keto pasuri jane te shperndara ne rajone te ndryshme gjeografike. Keshtu per mineralin e kromit dallohen zonat e Bulqizes dhe e Martaneshit, e Kuksit dhe e Tropojes, masivi i Brezovices, Gjakoves, Rahovecit etj. Per mineralin e bakrit dallohen sidomos zonat Puke-Mirdite, zona e Gjegjanit (Kukes), Vithkuqit etj. Minerali i hekur-nikelit gjendet me shume ne te dy krahet e rrjedhjes se siperme te lumit Shkumbin (Prenjasi, Bushtrica etj.) dhe ne zonen e Pogradecit (Guri i Kuq, Cervenake etj.). Per pasuri te rendeshishme qymyrgurore, te plumbit e te zingut dallohet Kosova, ku llogaritet rreth 10 miliard tone rezerva qymyr linjit, ne Fushe-Kosove dhe ne rafshin e Dukagjinit, me rreth 50 milion ton rezerva te plumbit e zingut, te cilat ndodhen sidomos ne zonen e Mitrovices dhe te leposaviqit. Per rezervat dhe nxierjen e naftes dhe te gazit dallohet Ultesira Perendimore me zonat e Kucoves, Patosit, Marinzes, Ballshit, Visokes, Gorishtit etj. Ne trevat shqiptare gjenden gjithashtu mjafte pasuri te tjera jometalore e mbitoksore, te cilat sherbejne si baze per per zhvillimin edhe te shume degeve te tjera te industrise. Vlejne te prmenden pasuri te tilla mineralesh jometalore si: kuarci, magnezi, asbesti etj. Rezervat ujore, pasurite pyjore, bimore e shtazore mund te vihen gjithashtu mjafte mire ne shfrytezim per industrine elektrike, industrine e drurit e te letres, industrine farmaceutike, industrine e lekur-kepuceve etj.

A eshte e zhvilluar industria tek ne?

Ndonese ekzistojne kushte te favorshme natyrore per zhvillimin e industrise, trevat shqiptare nuk dallohen ne kete drejtim. Kane qene nje sere faktoresh politike, ekonomik e shoqeror, te cilet kane penguar zhvillimin industrial. Keshtu deri ne fillim te luftrave botrore sistemi i mardhenieve feudale ne prodhim nuk lejoi futjen e elementeve kapitalist ne zhvillimin industrial. Luftrat shkateruan edhe ato pake objekte industriale qe ishin ndertuar deri ne ate kohe. Pas vitit 1944 u ndoq politika e industrializimit te vendit, prandaj dhe veprimtaria industriale dhe deget e industrise u shtrine kudo. Ne kete zhvillim perparesi pati sidomos industria e rende. Por zhvillimi i nje industrie te tille ne kushtet e prapambetura te vendit tone ishte e pamundur, prandaj dhe deshtoi.
Kurse ne Kosove dhe ne trevat e tjera shqiptare ne Mal te Zi dhe ne Maqedoni nuk u verejt nje zhvillim industrial kaq masiv. Ai u kufizua me teper ne industrin e nxierjes se mineraleve dhe ne exportimin e tyre, si dhe ne industrine e lehte dhe ushqimore.

Deget dhe shperndarja e industrise

Bazuar ne kushtet e mesiperme natyrore dhe shoqerore te zhvillimit te industrise ne trevat shqiptare, mund te permendim si dege me te rendesishme te industrise, industriane e nxierjes se mineraleve dhe ate te shkrirjes dhe te pasurimit te tyre, energjitiken, industrine mekanike dhe kimike, industrine e lehte dhe ushqimore etj.
Rajonet me te rendesishme industriale te trojeve shqiptare jane:
1. Rajoni Perendimor i Shqiperise me qender si: Tirana, Elbasani, Duresi, Fieri, Shkodra, Vlora, Laci etj. Ky perbene rajonin me te zhvilluar industrial te te gjitha rajoneve te Shqiperise.
2. Rajoni Verior-Verilindor i Shqiperise i specializuar kryesisht per nxierjen e mineraleve te kromit e te bakrit me qendrat si: Bulqiza, Batra, Krasta, Kalimishi etj. (per kromin), Rubiku, Kurbneshi, Gjegjani etj. (per bakrin) dhe me industrine e energjise elektrike me hidrocentralet me te medha te vendit mbi lumin Mat dhe Drin.
3. Rajoni Juglindor i Shqiperise i njohur kryesisht per nxierjen e hekur-nikelit( Guri i Kuq, Perenjasi, Bushtrica etj.) dhe te qymyrgurit (Mborje-Drenova, Alarup etj.).
4. Fushe-Kosova dhe Rafshi i Dukagjinit te permenduta kryesish per nxierjen e mineraleve metalike (qymyr, plumb, zing etj.), si dhe per industrine e lehte dhe ushqimore.
Aktualisht zhvillimi industrial si ne Shqiperi, ashtu edhe ne trevat e tjera shqiptare, gjendet ne situate te veshtire. Kjo ne Shqiperi ka ndodhur per shkak te kushteve te veshtira te kalimit te vendit nga ekonomia e centralizuar ne ekonomi tregu, ku industria per shkak te prapambetjes teknologjike dhe te shkaterimeve, nuk mund tu pershtatej kushteve te reja. Kurse ne trevat e tjera shqiptare, sidomos ne Kosove, por edhe ne Mal te Zi e Maqedoni, zhvillimi industrial veshtiresohet sot nga pasojat e luftes dhe nga pasiguria politike e gjithe rajonit te Ballkanit. Kalimi i ketyre situatave te veshtira dhe ndihma e bashkesise nderkombetare ka krijuar tashme parakushtet e duhura per zhvillimin e degeve te industrise ne te gjitha hapsirat e trevave shqiptare, si dhe ne vendet fqinje ballkanike.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Prill 2003 18:50
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Transporti, Tregtia, Turizmi, Sherbimet dhe Artizanati

Krahas bujqesis dhe industris nje vend te rendesishem ne zhvillimin ekonomik te trevave shqiptare zene edhe transporti, tregtija, turizmi, sherbimet dhe artizanati.

Transporti eshte nje dege shume e rendesishme e ekonomise tone, qe realizon transportin e mallrave dhe te njerezve.
Shqiperia, Kosova dhe trevat e tjera shqiptare, ndonese cilesohen si teritore me reliev te thyer dhe malor, permbajne ne vetvete edhe zona fushore, fushegropa, rrafshnalta e shume lugina lumore, ku mund te zhvillohet shume mire transporti me te gjitha llojet e tij. Pozicioni gjeografik i trevave shqiptare ne Ballkan dhe Evrope ka bere qe ato te vlersohen gjithmone si nyje lidhese midis pjeseve te ndryshme te Evropes dhe Azise.
LLojet kryesore te transportit te ne jane: transporti automobillistik, hekurudhor, detar dhe ajror. Nder to vendin kryesor e ze transporti automobilistik. Me rreth 8 000km rruge automobilistike me rendesi kombetare ne shqiperi, me rreth 6 000km ne Kosove dhe me rreth 4 000km ne trevat shqiptare te Maqedonise, Malit te Zi dhe Greqise. Ky rrjet ka gjatesine me te madhe ne krahasim me llojet e tjera te transportit. Ai mbane gjithashtu peshen kryesore ne levizjen e mallrave dhe te pasagjereve. Rrjeti rrugor automobilistik shtrihet ne te gjithe teritoret shqiptare, por dendesine me te madhe e ka ne rajonin Perendimor dhe luginat kryesore lumore te Shqiperise, ne Fushe-Kosove, ne Rafshin e Dukagjinit, si dhe ne drejtimet Oher-Tetove-Shkup dhe Podgoric-Tivar-Ulqin.
Transporti hekurudhore eshte relativisht i ri. Ne Kosove ky transport ka filluar disi me shpejte. Ne vitin 1874 filloj te funksiononte linja e pare hekurudhore ne viset tona, ajo Shkup-Kacanik-Mitrovic. Me tej ky rjet u zgjerua pas vitit 1900, e sidomos pas luftes se dyte botrore. Ne Shqiperi u vu ne funksionim ne vitin 1948 e para linje hekurudhore Dures-Peqin. Ne vitet qe pasuan ky rjet u shtri ne shume pjese te tjera te Shqiperise, kryesisht ne Ultesiren Perindimore, por edhe per gjat luginave lumore te Shkumbinit, Matit dhe Fanit. Ne trevat shqiptare te Maqedonise hekurudha Shkup-Gostivar-Kercove u vu ne funksionim ne vitin1952.
Gjatesia e pergjithshme e rjetit hekurudhor llogaritet ne rreth 1 300km, nga te cilat 700km ne Shqiperi, 350km ne Kosove dhe 250km ne Maqedoni e ne Mal te Zi. Dendesia me e madhe e rjetit hekurudhor verehet ne Ultesiren Perendimor te Shqiperise, ne Fushe-Kosove dhe ne Maqedonine Perendimore. Vendin e trete per nga rendesia e llojeve te transportit, pas atij automobilistik dhe hekurudhor, e ze transporti ajror. Ai sherben per levizjen e pasagjereve dhe lidhjen e vendit tone me Evropern dhe gjithe boten. Transporti ajror nderkombetar kryhet nepermjet tre linjave: aeroporti i Rinasit, Prishtines dhe Shkupit. Prespektive te mire ka per te ardhmen zhvillimi i transportit ajror te brendshem, me ane te te cilit mund te lidhen me mire dhe me shpejte tajonet e ndryshme te trevave shqiptare.
transportin ujor ne trevat tona e bene te mundur dalja e gjere ne detin Adriatik dhe detin Jone si dhe ekzistenca e liqeneve dhe lumenjve. Rolin kryesore ne kete transport , si per mallra, edhe per pasagjere, e luan porti i Duresit, pastaj ai i Vlores, Sarandes, Ulqinit dhe i Shengjinit. Per lidhjen e trevave shqiptare me rruge ujore mund te shfrytezohen me mire edhe liqenet e Shkodres dhe Ohret.
Tregtia eshte nje nga veprimtarite ekonomike me te vjetra te shqiptareve, krahas bujqesise dhe blegtorise. Pzita mjafte e volitshme e viseve tona ka favorizuar lidhjet tregtare me shume vende te Evropes dhe te botes. Izolimi i trevave tona dhe sidomos i Shqiperise, pas vitit 1945 i veshtiresoj lidhjet tregtare si midis vete ketyre trevave, ashtu edhe me vendet e tjera. Por hapja prseri e Shqiperise dhe proceset demokratike qe ndodhen pas vitit 1990, sollen dhe rigjallerimin dhe zgjerimin me tej te jetes tregtare ne viset tona. Me ndryshimet e ardheshme politike dhe ekonomike qe priten te ndodhin ne Ballkan, veprimtaria tregtare per trevat shqiptare do te mari nje rendesi edhe me te madhe.
Shqiperia Kosova dhe trevat e tjera shqiptare dallohen per ekspportimin kryesisht te mineraleve dhe te produkteve bujqesore dhe blegtorale. Nderkohe vellimi i mallrave qe importohen eshte me i madhe. Ai perfshin si makineri e pajisje, ashtu dhe mjaft mallra ushqimore te perdorimit te gjere.
Turizmi. Pthuaj te gjitha trevat shqiptare paraqesin mundesi mjafte te mira per zhvillimin e turizmit. Kjo lidhet si me kushtet e pershtatshme natyrore dhe pejsazhin e bukur te natyres shqiptare, ashtu dhe me pasurit kulturore dhe historike qe kane viset tona.
Tek ne mund te zhvillohen lloje te shumta te turizmit si ai ujor(prane deteve, liqeneve dhe lumenjve), turizmi i sportit dimeror (ne malet e larta me debore), turizmi clodhes ne natyren e gjelber, turizmi ne qytete, turizmi kurativ (ne banjat terminale)etj. Zonat me te rendesishme me te ardhme turistike jane zonat bregdetare nga Velipoja ne Ksamil, zona bregdetare e Ulqinit dhe e Tivarit, zonat liqenore te Ohrit, Shkodres dhe Prespes, zonat malore te alpeve, malet e Sharrit, Bjeshket e Namuna, malet e Korabit, Lures etj., qytetet karakteristike te Gjirokastres, Beratit, Krujes, Prizerenit etj., qytetet e medha si Tirana, Prishtina. Korca, Tetova etj., si dhe vendet e bukura piktoreske qe jane te shumta ne vendin tone.
Sherbimet dhe artizanati. Lidhur me tregtine dhe turizmin , rendesi marin edhe dete te tilla si sherbimet dhe artizanati. Shqiptaret jane dalluar tradicionalisht per kulturen e tyre ne gatim, pije, veshje si dhe per punimet e artizanatit. Rjeti i sherbimeve eshte vecanerisht i zgjeruar ne qytetet e medha si: Tirane, Fier, Shkoder, Elbasan, Vlore, Korce, Elbasan, Prishtine, Prizeren, Tetove etj. Prodhimet e ndryshme te artizanatit si sixhade, punime te argjendit, baker, alabaster, allci, dru etj., zbukurojne tregun shqiptar ne shume qytete. Gjithashtu sherbimet dhe artizanati kane pasur tradicionalisht rendesi ne zhvillimin tone ekonomik, rendesi e cila do te jete edhe me e madhe ne te ardhmen.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Prill 2003 22:19
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Ekonomia e Rajonit Perendimor te Shqiperise

Rajoni Perendimor i Shqiperise eshte rajoni me i zhvilluar ekonomikisht ne krahasim me te gjithe rajonet e tjera te trevave shqiptare. Per shkak te pozites se favorshme gjeografike, te relievit fushor, klimes se bute dhe perqendrimit te madh te popullsise, ne kete rajon jane zhvilluar te gjitha deget e ekonomise, ekonomia bujqesore, industria, transporti, tregtia, turizmi etj.


Ekonomia Bujqesore

Kushtet mjafte te pershtatshme per zhvillimin e ekonomise bujqesore, bejne te mundur kultivimin e te gjitha kulturave bujqesore.
Ne periudhen e Luftes se Dyte Botrore rajoni, megjithse kisht kushte natyrore te pershtatshme, nuk ishte i zhvilluar ekonomikisht. Zhvillimin e bujqesise e pengonin sidomos kenetat dhe mocalet, permbytja e lumenjve, mungesa e traktoreve, plehrave, ujit per ujitje etj. Prandaj pjeset me te zhvilluara te rajonit ne ate kohe ishin zonat kodrinore, ku popullsia merej me teper me blegtori.
Pas clirimit te Shqiperise u bene shendrime te rendesishme ne fushen e bujqesise, sidomos ne Rajonin Perendimor. U thane shume keneta e mocale qe zinin sip. te tera te ketij rajoni, duke u perfituar keshtu mjafte toke bujqesore. U ngrit rjeti i ujitjes dhe i kullimit te tokave ne te gjitha pjeset e rajonit. U vu ne perdorim mekanika e re bujqesore, sistemi i ri i plerimit te tokave etj. Te gjitha keto shtuan llojte dhe cilesin e prodhimeve bujqesore dhe e kthyen kete rajon ne rajonin me te rendesishem bujqesor te te gjith vendit.
Ndryshimet qe ndodhen ne Shqiperi pas viteve1990, paten ndikimin e tyre edhe ne zhvillimin bujqesor te ketij rajoni. U prish struktura e meparshme e organizimit shteteror dhe toka ju nda fshatareve. Kjo beri qe te ndryshoj struktura e prodhimeve bujqesore e blegtorale ne varesi te kerkesave te sotme qe ka tregu, te riten te ardhurat e popullsise fshatare, por edhe qe te kete probleme me ujitjen, kullimin, plehrimin dhe punimin e tokave.


Struktura e prodhimeve

Ne kete rajon mund te zhvillohen pothuaj te gjitha llojet e kulturave bujqesore, si: drithrat e bukes, bimet industriale, kulturat e drunjta, perimet etj. Blegtoret meren me shume me ritjen e gjedheve, te bagetive te imta, derrave dhe shpendeve.
Rajoni Perendimor i Shqiperise eshte para se gjithash rajoni i drithrave te bukes (grurit, misrit dhe orizit). Pjese te vecanta te ketij rajoni si: fusha e Myzeqese, jane cilesuar me te drejte si hambari i Shqiperise. Rendimentet e drithrave ne kete rajon jane nga me te lartat ne Shqiperi (gruri 60-100kv/ha, kurse misri 100-150kv/ha).
Rajoni ka kushte mjafte te pershtatshme edhe per zhvillimin e bimeve industriale, si: pambuku, duhani, lulja e djellit etj. Keto kultura kane pasur rendesi sidomos ne vitet 70-80. Sot kultura me e rendesishme ka mbetur duhani.
Kulturat e drunjta ne kete rajon pefaqsohen kryesisht nga pemet frutore ( fiku, pjeshka, kumblla, qershia etj.), nga ullire dhe vreshtat.
Duke patur kushte te mira te tokes e te klimes dhe numer te madh popullsie, ne rajon nje rendesi te madhe ka dhe prodhimi i perimeve dhe i patates.
Ne blegtorine e rajonit vendin kryesor e zene gjedhet (kryesisht lopet). Kjo sepse rajoni mund te plotesoj kerkesat e tyre te medha per ushqim dhe bime te ndryshme foragjere. Ne vite te vecanta rendesi te vecante ka pasur dhe ritja e derrit ne komplekse te medha. Kurse bagetite e imra rriten kryesisht ne zonat kodrinore te ketij rajoni.


Shperndarja gjeografike

Ekonomia bujqesore me te gjitha deget e saj eshte e shperndare kudo ne Rajonin Perendimor te Shqiperise. Megjjithate verehen zona te vecanta te rajonit te cilet kane specifiken e tyre ne prodhimet bujqesore dhe blegrorale. Keshtu, fusha e Myzeqese, dalloher jo vetem ne prodhimin e drithrave te bukes, bimeve industriale por edhe ne ritjen e gjedheve. Zona e mbi Shkodres dallohet jo vetem per prodhimin e drithrave te bukes por edhe ne prodhimin e duhanit. Ne zonat kodrinore te Krujes, Vlores, Kerrabes, Mallakastres, Vores etj., jane te perhapura pemet frutore, ullinjte dhe vreshtat.
Ne te ardheme, ky rajon do te jete edhe nga pikpamja bujqesore tajoni me i rendesishem e Shqiperise.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Korrik 2003 03:12
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Industria e Rajonit Perendimor te Shqiperise

Rajoni Perendimor eshte dhe rajoni industrial me i zhvilluarne Shqiperi. Ketu gjenden te gjitha deget e industrise se rende, te lehte dhe ushqimore.
Ne te vertet rajoni nuk ka shume pasuri nentokesore, si disa rajone te tjera te trevave shqiptare. Ky rajon dallohet kryesisht per rezervat e naftes, gazit natyror dhe qymyrgurit, keshtu qe ne zhvillimin e tij industrial kane ndikuar me shume disa faktore te tjere, si: fuqia e madhe punetore, afersia me portet detare, transporti me i zhvilluar etj.

Po cilet jane deget kryesore te industrise ne kete rajon?

Nder deget me te rendesishme te industrise ne kete rajon:
1. Energjitika, e cila perfshin industrine e naftes dhe te gazit natyror, industrine e qymyrgurit dhe industrine e prodhimit te energjise elektrike.
2. Industria e rende, e cila perfshin: metalurgjin, industrin mekanike dhe ate kimike.
3. Industria e drurit e letres dhe e materialeve te ndertimit (cimento, tulla, tjegulla etj.)
4. Industria e lehte (tekstile dhe e lekure-kepuceve) dhe ushqimore (e mjellit, vajit, pijeve etj).
Keto dege u zhvilluan sidomos mbas clirimit te vendit e deri ne vitin 1990, kur industria cilesoheh si dega me e rendesishme e ekonomise. Ne keto vite, ky ishte i vetmi rajon ne Shqiperi qe cilesohej si rajon industrial. Kjo do te thoshte, qe ne zhvillimin ekonomik te rajonit, peshen kryesore te prodhimit e jepte industria. Por nje zhvillim i tille nuk mund te vazhdonte pas 1990, kur ekonomia ne Shqiperi filloj te privatizohej. Industria dhe sidomos ajo e renda, nuk mundi te privatizohej, sepse teknologjia e saje eshte e prapambetur. Prandaj shumica e objekteve te saj, sot gjenden te mbyllura ose te shkateruara. Nderkoh jane ngritur objekte te reja, sidomos te industrise se lehte dhe ushqimore, per prodhimet e te cilave ka nevoje sot tregu.

Si eshte e shperndare kjo industri ne kete rajon?

Industria eshte e shperndare pothuaj ne te gjithe rajonin, por nderkohe dallojme edhe qendra ose zona te vecanta industriale brenda tij. Keshtu zona Tirane-Dures-Elbasan cilesohet si zona me e rendesishme industriale e ketij rajoni dhe ne gjithe Shqiperine. Ne kete zone ndodhen dhe objektet me te medha te degeve me te rendesishme te industrise, si: industria e ndertimit ose riparimit te makinerive, metalurgjia e zeze dhe e ferokromit, industria e drurit, industria e materialeve te ndertimit ku dallohet ajo e cimentos, si dhe industria e lehte dhe ushqimore ecila eshte kudo ne kete zone etj.
Nje zone tjeter industriale ne kete rajon gjendet ne pjesen jugore te rajonit, ku eshte zhvilluar industria e naftes dhe e gazit natyror, si dhe ajo kimike. Qendrat me te medha te naftes dhe te gazit natyror jane: Kucova, Patosi, Ballshi, Visoka, Gorishti etj. Kurse per industrine kimike dallohet midis te tjerave Fieri, me prodhimin e plehrave kimike dhe acideve.
Ne pjesen veriore te rajonit dallohen si qendra industriale: Shkodra per prodhimin e telave, makinerive, kepuceve, cigareve etj.; Laci, me Kombinatin Kimiko-metalurgjik dhe fushe-Kruja per prodhimin e cimentos.

Si parashikohet e ardhmja?

Industria eshte ne pjesen me te madhe te saje e bllokuar, por e ardhmja e saje duket e mire. Tradita e me pareshme e rajonit ne kete fushe, numri i madhe i popullsise qe kerkon pune, nevojat per prodhime te ndryshme industrialel etj., jane faktor qe do ta nxisin zhvillimin e industrise ne kete rajon. Ne ndryshim nga e kaluara, ajo nuk do te jete me industri e rende, por do te zhvillohet me teper industria e lehte dhe ushqimore, per te cilen ka me teper nevoje popullsia.
Vitet e fundit po tregojne se rendesi te vecante per kete rajon do te kene dege te tilla te ekonomise, si: tregtia, transporti, turizmi etj. Kjo lidhet me nevojat qe ka popullsia e shumte ne kete rajon per t’u ushqyer, per te levizur dhe per te kaluar kohen e lire. Duke patur nje vije bregdetare me gjatesi mbi 200km e me plazhe te shumta e te njohura, si Durresi, Vlora, Shengjini, Divjaka, Velipoja, Saranda etj., rajoni ka prespektive mjafte te mire per zhvillimin e turizmit.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Gusht 2003 03:49
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Keni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Keni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Keni Shto Keni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Keni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:40 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Gjeologji & Gjeografi > Ekonomia

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.