Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Deklaratė e pėrbashkėt e Komuniteteve Fetare
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Deklaratė e pėrbashkėt e Komuniteteve Fetare

Ne, komunitetet e feve tradicionale në Shqipëri, Komuniteti Musliman, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike dhe Komuniteti Bektashian ndjejmë thirrjen për të treguar rrugët e së ardhmes, ndaj dhe kemi vendosur të dalim me një deklaratë të përbashkët.


Duke marrë parasysh bashkëjetesën në paqe e të frytshme gjatë brezave të komuniteteve të feve tradicionale në Shqipëri;
-Duke pasur ndër mend periudhën 50-vjeçare të vuajtjeve të përbashkëta, kur tradita jonë e besimit, vlerat dhe idetë mundën të mbijetonin, falë përpjekjesh të mëdha në kushtet e mohimit total të besimit dhe të institucioneve fetare;
-Duke qenë të vetëdijshëm se -Lavdi Zotit- kemi lënë prapa periudhën e shtypjes ,dhe feja mundi të rilindë në Shqipëri me të gjitha format dhe praktikat e saj, duke rimarë vendin që i takon në një shoqëri demokratike;
Por ndërkohë, duke qenë në dijeni se mosmarrëveshjet fetare -në shumë vende të botës, madje edhe fare pranë nesh, janë të lidhura me konflikte etnike, sociale, politike etj.
Ne, komunitetet e feve tradicionale në Shqipëri, Komuniteti Musliman, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike dhe Komuniteti Bektashian ndjejmë thirrjen për të treguar rrugët e së ardhmes, ndaj dhe kemi vendosur të dalim me një deklaratë të përbashkët.
Ne jemi të vetëdijshëm dhe pranojmë se komunitetet tona fetare, janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe se secili prej tyre priret t'i jetë besnik besimit të vet. Në të njëjtën kohë jemi të vetëdijshëm se traditat tona fetare e shpirtërore kanë shumë vlera të përbashkëta dhe se pikërisht këto vlera mund të shërbejnë si baza e vërtetë e respektit të ndërsjelltë, bashkëpunimit dhe bashkëjetesës në të gjithë Shqipërinë.
Ne, Komuniteti Musliman, Kisha Orthodhokse, Kisha Katolike dhe Komuniteti Bektashian, jemi krenarë për historinë e bashkëjetesës së feve në Shqipëri. Ne deklarojmë se dinjiteti i qenies njerëzore dhe vlerat e tij janë dhuratë e Zotit. Besimet tona, secili në mënyrën e vet, na bëjnë thirrje të respektojmë të drejtat themelore të njeriut për çdokënd. Diskriminimi dhe dhuna ndaj çdonjërit ose shkelja e të drejtave themelore, për ne, nuk është vetëm kundër ligjeve që ka bërë njeriu, por edhe thyerje e Ligjit të Zotit.
Si përfaqësues të komuniteteve fetare përkatëse, shprehim bindjen se pas ringritjes së komuniteteve tona kemi hyrë në një fazë të re sprovash, e cila na vë si detyrë forcimin dhe përsëritjen e përpjekjeve për të promovuar marrëdhëniet e mira që kemi pasur gjithmonë si edhe dialogun e bashkëpunimin mes nesh, për të rritur rolin e komuniteteve fetare në shoqërinë tonë. Me këtë deklaratë angazhohemi për sa më poshtë:
"Ne do të vazhdojmë t'u përkushtohemi lutjeve për të ushqyer tolerancën, bashkëjetesën dhe paqen si në komunitetet tona, ashtu edhe për gjithë shoqërinë shqiptare. Ne angazhohemi gjithashtu të vazhdojmë të promovojmë një atmosferë paqësore brenda komuniteteve tona, duke ua theksuar klerikëve tanë se predikimi në asnjë rast nuk duhet të nxisë urrejtje fetare.
Do të vazhdojmë të edukojmë të tërë që të mirëkuptojnë dhe respektojnë traditat tona të ndryshme fetare, në mënyrë që të parandalojmë mosdijen dhe frikën, nxitjen e diskriminimit dhe dhunës. Për këtë qëllim duhet të kemi sigurinë se programet dhe tekstet shkollore trajtojnë çdo fe në mënyrë të barabartë e të hapur.
Do të vazhdojmë të jemi të hapur për bashkëpunim me organizata të tjera civile e sociale për të realizuar veprimtari të përbashkëta, për të cilat jemi të gjithë të interesuar.
Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me anën e takimeve të ndërsjellta për ruajtjen dhe promovimin e mirëkuptimit ndërfetar në Shqipëri dhe në rajon.
Do të vazhdojmë të angazhohemi për gjetjen e mjeteve për të siguruar ndihmë për ata që vuajnë në mënyra të ndryshme në shoqërinë tonë.
Për më tepër ne, Komuniteti Musliman, Kisha Orthodhokse, Kisha Katolike dhe Komuniteti Bektashian, u bëjmë thirrje autoriteteve civile në nivel lokal dhe shtetëror:
Të mbrojnë lirinë e të gjithë përfaqësuesve të autorizuar ose udhëheqësve fetarë që të përmbushin misionin e tyre;
Të mbrojnë komunitetet fetare tradicionale nga çdo person apo grup (brenda apo jashtë komunitetit) i cili kërkon të uzurpojë emrin, pronat, simbolet apo vulën e komuniteteve fetare. Në raste të tilla, mendojmë se është e domosdoshme ndërhyrja energjike e shtetit ligjor, në favor të mbarëvajtjes së veprimtarisë të këtyre komuniteteve;
Të sigurojnë mbështetje për zhvillimin e një shoqërie të fuqishme civile, duke përshtatur ligje, rregulla financiare dhe politika të tjera që do të sigurojnë kushtet e duhura për zhvillimin e mëtejme të komuniteteve fetare;
Të promovojnë dhe praktikojnë në vijueshmëri demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor;
Të punojnë për rezolutën mbi statusin ligjor të komuniteteve fetare dhe për t'u kthyer atyre pronat që iu shtetëzuan apo konfiskuan në të shkuarën;
Të zhvillojnë në media praktika të tilla, të cilat nuk përçajnë, nuk bëjnë thirrje për mosbesim dhe armiqësi ndërmjet njerëzve, por (.mund të kontribuojnë për të ndërtuar një shoqëri të shëndetshme demokratike. Në këtë kuadër ne i bëjmë gjithashtu thirrje medias të jetë e drejtë dhe e respektueshme në trajtimin e temave fetare.
Së fundmi, ne i bëjmë thirrje të gjithë shoqërisë shqiptare, t'i rikthehet edhe një herë vlerave të besimit, mbrojtjes së jetës dhe dinjitetit njerëzor. Të sillen me të tjerët ashtu siç do të donin të silleshin të tjerët me ta!

Komuniteti Musliman, H. Selim Muça
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasi
Kisha Katolike, Mons. Rrok Mirdita
Kryegjyshata Botërore Bektashiane, H. D. Reshat Bardhi
18 Mars 2005


Gazeta Drita Islame, Organ i Komunitetit Musliman Shqiptar

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Maj 2005 11:27
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re kryetaretefeve.gif
Ky file ėshtė shkarkuar 58 herė.

Ja edhe nje foto per sport

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Maj 2005 11:31
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Eshte e vertete Indrit qe ne ia kalojme shume vendeve te botes persa i perket te drejtave fetare.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Maj 2005 15:51
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Romeo2die4
Anetar i ri

Regjistruar: 07/04/2005
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 7

Ju faleminderit te gjitheve

Te faleminderit Indrit per mesazhin tend the ju faleminderit te gjitheve qe kane shkruajtur ne kete teme. shpresoja qe ne kete teme qe te gjeja dike qe ka praktikuar ne keto sekte fetare sepse sikur ju e dini mire qe qe numri i femijeve te vrare nga vete dora e ketyre sekteve eshte ritur ne 24 kjo me acaron e falenderoj ate njeriun qe tha. Ata presin parajsen ne nje ferr te vertet.

__________________
Nobody is perfect

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Maj 2005 21:08
Romeo2die4 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Romeo2die4 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Romeo2die4 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Romeo2die4't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Romeo2die4 Shto Romeo2die4 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Romeo2die4 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Enes
Anetar i ri

Regjistruar: 11/07/2004
Vendbanimi: ne nje qosh te humbur
Mesazhe: 21

Nje deshire.

Sikur nje deklarate te tille ta benim edhe ne ketu ne forum!

__________________
"Ne ROBERI, puna e jone eshte lufta kurse ne LIRI lufta e jone eshte puna"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Maj 2005 21:59
Enes nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Enes Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Enes (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Enes Shto Enes nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Enes nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Re: Ju faleminderit te gjitheve

Citim:
Po citoj ato që tha Romeo2die4
Te faleminderit Indrit per mesazhin tend the ju faleminderit te gjitheve qe kane shkruajtur ne kete teme. shpresoja qe ne kete teme qe te gjeja dike qe ka praktikuar ne keto sekte fetare sepse sikur ju e dini mire qe qe numri i femijeve te vrare nga vete dora e ketyre sekteve eshte ritur ne 24 kjo me acaron e falenderoj ate njeriun qe tha. Ata presin parajsen ne nje ferr te vertet.

Romeo, cili sekt i vret femijet lal?
Kush ka te drejte te vrase femijet?
Per ke eshte fjala?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Maj 2005 06:35
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
déją-vu
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/02/2003
Vendbanimi: Tortoreto Lido
Mesazhe: 940

Thumbs up

Tepër, tepër...tepër pozitiv si dokument!! Bashkëjetesa mes të gjithë komuniteteve është e vështirë por jo e pamundur.

__________________
Voglio, avrņ — se non qui, in altro luogo che ancora non so. Niente ho perduto. Tutto sarņ. (Fernando Pessoa)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Maj 2005 11:38
déją-vu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė déją-vu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me déją-vu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: déją-vu Shto déją-vu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto déją-vu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Pershendetje!

Ju falenderoj per pjesemarjen ne kete teme dhe njekohesisht dua tju them se keto pika te permendura jane zbatuar me shume kujdes dhe brishtesi nga te paret tane.
Duke uruar te mos mbeten vetem ne leter keto gjera po sjell nja dy thenie majft madheshtore sa patriotike aq edhe fetare:

"Na shqiptaret, prej çdo feje qofshim, jemi te tane vllazen gjaku dhe vllazen (vatani) atdheu. Do te shkojme mbare e mire shoq me shoq si jemi tue shkue, do te punojme se bashku per lulezimin e atdheut tone dhe do ta mbrojme ate me gjakun tone."
Hafiz Ibrahim Dalliu


"Kemi tri fe, por kemi vetem nje Atdhe te perbashket, nje gjak vellazeror, nje gjuhe, nje diell e nje Zot. Detyre mbi detyrat kemi bashkimin dhe mbrojtjen e atdheut."

Mulla Idris Gjilani

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Maj 2005 08:09
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:07 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Deklaratė e pėrbashkėt e Komuniteteve Fetare

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.