Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Dorėheqje e dinosaurve?
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
edzaloshnja
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 30/09/2003
Vendbanimi: SHBA
Mesazhe: 83

Dorėheqje e dinosaurve?

EDUARD ZALOSHNJA

(Botuar ne gazeten Panorama)

“Në qoftë se koalicioni që drejtoj nuk do të formojë dot një qeveri pas zgjedhjeve, do tërhiqem nga politika.” Kjo është në esencë deklarata publike që ka bërë si Berisha edhe Nano. Të inkurajuar nga këto deklarata, dhe duke patur parasysh angazhimin e madh të komunitetit ndërkombëtar që zgjedhjet e 3 korrikut të prodhojnë një fitues legjitim, ata që duan të shohin të paktën njërin nga dinosaurët e politikës shqiptare të largohet nga ajo kanë filluar të shpresojnë se dëshira e tyre do të realizohet. Por këto shpresa ndoshta janë të parakohëshme.

Në kushtet kur sondazhet tregojnë se asnjëri kamp politik nuk ka mbështetje plebishitare të elektoratit (të ngjashme p.sh. me atë të vitit ’92), si koalicioni i udhëhequr nga PD-ja, ashtu edhe ai i udhëhequr PS-ja, nuk pritet të arrijë një fitore të tillë që do t’iu mbyllte udhëheqësve respektivë çdo shteg për justifikime. Pikërisht për këtë arsye, ata që shpresojnë të shohin një dorëheqje të Nanos ose Berishës, do të kenë rastin të dëgjojnë justifikime të njerit ose tjetrit me bollëk pas zgjedhjeve.

Kështu, në qoftë se zgjedhjet i fiton koalicioni i udhëhequr nga PD-ja, Nano dhe ZP-ja nuk do të lënë anatemim pa bërë për “tradhëtarin Meta, këtë Hamza Kastriot të kohëve moderne”, i cili, për inate personale, ia çoi fitoren në tepsi “sulltan Berishws”. Gjithashtu Nano do të ankohet se në bashkitë e drejtuara nga PD-ja, listat e zgjedhësve ishin manipuluar dhe votuesit e PS-së mbetën pa votuar, ndërsa në komisionet zonale të kryesuara nga e djathta, votat nuk u numëruan në rregull. Më tej, ai mund të thotë edhe se me paratë që mori dikur nga Gjallica dhe Vefa, Berisha pagoi komisionerët e varfër socialistë që të mbushnin kutitë me vota pro PD-së. Dhe nuk është çudi që, pavarsisht nga presioni ndërkombëtar, ai të bëjë ankesa pa fund në Tiranë, Vjenë e Bruksel, për ta shtyrë kështu sa më shumë transferimin e pushtetit.

Duke e vënë veten në epiqendër të një fushate të tillë paszgjedhore, Nano do të synojë të mbetet në sytë e militantëve socialistë si martiri i përhershëm i tyre përballë “bajlozit Berisha”. Si rezultat, militantët do të bëjnë peticione mallëngjyese, për hir të të cilave, Nano “do të detyrohet” të rrijë edhe për ca kohë në krye të partisë. Dhe duke përmendur krizën parlamentare që pritet të trokasë në dyert e Shqipërisë me rastin e zgjedhjes së presidentit të ri, ai do t’iu premtojë militantëve një rikthim të shpejtë në pushtet.

Por përse do të mundohet Nano të kapet me thonj e me dhëmbë pas karriges së kryetarit të PS-së, edhe pse të qënurit e tij kryetar do të ishte shkaku i disfatës për socialistët? Frika se mund të shkojë përsëri në Bënçë nuk duket se do të jetë gjeneratori i këtyre përpjekjeve të tij; siç ka thënë Dashamir Shehi, burgun për mëkatet e sotme ai e mori si paradhënie që në vitin 1993. Përgjigjia për këtë pyetje mund të gjehet në analizën e një psikologu (të botuar para ca kohësh tek “Koha Jonë”), i cili e shpiegonte rienergjizimin politik të Nanos me problemet që i ka shkaktuar martesa me një grua njëzet e kusur vjet më të re se vetja.

T’i kthehemi tani binjakut politik të Nanos. Në qoftë se zgjedhjet i fiton koalicioni i udhëhequr nga PS-ja, kopje të shallit blu që Berisha ka vënë me kohë në qafë, do të shiten me shumicë në Tiranë. Dhe sheshi Skëndërbej do të mbushet plot me militantë të PD-së me shalla të tillë në qafë. Të njëjtat ankesa që Nano dhe ZP-ja do të bënin në rast humbje do t’i bënte edhe Berisha dhe RD-ja. Në të njëjtën mënyrë, Berisha do të bënte ankesa pa fund në Tiranë, Vjenë, e Bruksel, për ta shtyrë sa më shumë kështu krijimin e qeverisë së re.

Duke e vënë veten në epiqendër të një fushate të tillë paszgjedhore, Berisha, ashtu si Nano në rastin analog, do të synojë të mbetet në sytë e militantëve demokratë si martiri i përhershëm i tyre përballë “kryemafiozit Nano”. Si rezultat, militantët do të bëjnë peticione mallëngjyese, për hir të të cilave, Berisha, si në rastin e Nanos, “do të detyrohet” të rrijë edhe për ca kohë në krye të partisë. Dhe duke përmendur krizën parlamentare që pritet të trokasë në dyert e Shqipërisë me rastin e zgjedhjes së presidentit të ri, do t’iu premtojë atyre ardhjen e shpejtë në pushtet.

Por përse edhe Berisha do të mundohet të kapet me thonj e me dhëmbë pas karriges së kryetarit të PD-së, pavarsisht se të qënurit e tij kryetar përbën shkakun e disfatës së n-të për demokratët? Kush e ka ndjekur me vemendje udhëheqësin demokrat që prej krijimit të PD-së nuk mund të mos ketë vënë re në sytë e tij një ndriçim jo tokësor, i cili mund të shpiegohet vetëm me një bindje të tij të brendshme se është i caktuari i Zotit për t’u regjistruar në faqet e historisë së Shqipërisë si njeriu që realizoi hopin më të madh në zhvillimin e saj. Gjatë këtyre 15 vjetëve në krye të PD-së, ai vetëm një herë e ka konsideruar seriozisht ndërprerjen e kësaj ëndërre. Dhe kjo ndodhi në një natë të largët të vitit 1994, kur mësoi dështimin personal në referendumin për kushtetutën. Më pas, disfata të tjera shumë më të rënda ka pësuar ai, por dorehqjen nuk duket ta ketë çuar nëpër mend. Ndërsa tani e përmend atë publikisht vetëm sepse është sinqerisht i bindur se do t’i fitojë zgjedhjet e 3 korrikut.

Duke u kthyer tek ata që shpresojnë se këto zgjedhje do të sjellin dorëhqjen e të paktën njërit prej dinosaurve të politikës shqiptare, do të ishte mirë për ta që të mos i frynin shumë shpresat e tyre. Sepse gjasat janë të mëdha që ato të shfryhen. Ndërsa për ata që urojnë daljen në pension politik të Berishës dhe Nanos, e vetmja shpresë është që, një ditë, dikush t’ua marrë kalatë këtyre dinosaurve nga brenda, ose që të ndërtojë një makinë jashtë tyre, të aftë për t’i shkërmoqur të dyja ato.

__________________
Mos i bej te tjereve ate qe nuk deshiron ta bejne te tjeret ty!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Maj 2005 00:09
edzaloshnja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė edzaloshnja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me edzaloshnja (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė edzaloshnja't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: edzaloshnja Shto edzaloshnja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto edzaloshnja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Admirali
ITSD Engineer

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Durrės
Mesazhe: 2298

Re: Dorėheqje e dinosaurve?

Citim:
Po citoj ato që tha edzaloshnja
EDUARD ZALOSHNJA

(Botuar ne gazeten Panorama)

... Kush e ka ndjekur me vemendje udhëheqësin demokrat që prej krijimit të PD-së nuk mund të mos ketë vënë re në sytë e tij një ndriçim jo tokësor, i cili mund të shpiegohet vetëm me një bindje të tij të brendshme se është i caktuari i Zotit për t’u regjistruar në faqet e historisë së Shqipërisë si njeriu që realizoi hopin më të madh në zhvillimin e saj...




Edi, e lexova kete artikullin tend, dhe te them te drejten eshte nje vezhgim ose nje gjykim i mirefillte.

Me siper kam cituar nje pjese nga artikulli yt. Nuk te duket se po ben nje paralelizem midis Xhorxh W. Bush, president i SH.B.A dhe Pro. Dr. Sali Berisha, kryetar i PDSH? Te hamendesosh nje gje te tille, duhet te kesh baza te forta, nuk besoj se Pro. Dr. Sali Berisha ka thene nje gje te tille, gafa ka bere ai plot, por nje gje te tille?? Me duket paksa e tepruar kjo hamendje.



Nderime
Admirali
D.V.

__________________
Quis custodiet ipsos custodes?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Maj 2005 00:21
Admirali nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Admirali Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Admirali (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Admirali Shto Admirali nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Admirali nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
edzaloshnja
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 30/09/2003
Vendbanimi: SHBA
Mesazhe: 83

per nje njeri qe e njeh nga afer doktorin, nuk besoj t'i duket i egzagjeruar gjykimi im

__________________
Mos i bej te tjereve ate qe nuk deshiron ta bejne te tjeret ty!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Maj 2005 00:28
edzaloshnja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė edzaloshnja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me edzaloshnja (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė edzaloshnja't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: edzaloshnja Shto edzaloshnja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto edzaloshnja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Nga informacionet qe kam une duket se Berisha ka qene ne prag te doreheqjes edhe ne vitin 2001. Nuk e di sa i sakte jam.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Maj 2005 03:01
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lubi
shume pune

Regjistruar: 05/05/2005
Vendbanimi: shtepi
Mesazhe: 378

sa e urrej kete politiken!!!!!!!!!!!

kudo e kurdohere nuk eshte vone per ndryshim e mendoj qe tek ne e para qe duhet te ndyshoje eshte kjoe ashtuquajtura .politike
anje dhe asgje si perket pafundshmerisht dikujt kushdoqofte ai
duhet qe te gjithe ato emra e figura te sterpara nga ne me zerat e mendimet e tyre te perseritura ne menyre monotone me ne fund te largohen duke i hapur keshyu me ne fund rrugen nje metaliteti te ri nje konsiderate ndryshe per politiken e politikeberesit tane

nje mendim i te rinjve perparimtare te pergatitur e patriot do te çonte perpara vendin drejt nje te ardhme me te sigurte me te besueshme e me shpresedhenese........................................

__________________
is good to be important,but is more important to be good

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Maj 2005 03:14
lubi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lubi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lubi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lubi't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lubi Shto lubi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lubi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Amici di Nessuno
Kompetent

Regjistruar: 12/01/2004
Vendbanimi: Afganistan
Mesazhe: 1613

Pse ju duket cudi

Nuk ishte Sala ai qe tha se do e mbushim shqiperine me Pentium 4, ne mos pentium 4, treshi eshte i sigurte ne cdo familje.
Sa per doreheqje.... Tosi coku e ka provuar do here dhe ja ka marre doren, po Sala , a ha harroje.

__________________
LA MIA JUVENTUS E' MORTA IL 14 MAGGIO 2006
MA IL MIO SANGUE SARA' SEMPRE BIANCONERO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Maj 2005 03:51
Amici di Nessuno nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Amici di Nessuno Vizito faqen personale tė Amici di Nessuno't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Amici di Nessuno Shto Amici di Nessuno nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Amici di Nessuno nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
freedom
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 08/05/2005
Vendbanimi: ngecur ne qiell
Mesazhe: 33

po.

Kete rradhe njeri do te largohet.te marresh presupozime dhe ti diskutosh si fakte me duket pak e lehte.

__________________
FREEDOM.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Maj 2005 09:30
freedom nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė freedom Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me freedom (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: freedom Shto freedom nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto freedom nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

Kujdes: ky mesazh pėrmban ofendime ose mungesė respekti. Postuesi ėshtė i lutur tė pėrmbahet.

C`jane keto budallalleqe qe thoni? Asnjeri s`jep doreheqjen.

Edi ka te drejte.

Shqipon vetem plumbi e ul prej kalit.

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Maj 2005 10:54
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė trojani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: trojani Shto trojani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto trojani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Admirali
ITSD Engineer

Regjistruar: 07/01/2003
Vendbanimi: Durrės
Mesazhe: 2298

Hmm

Interesant eshte fakti qe sa here qe ka zgjedhje ne Shqiperi, do dalin ca shkrime duke treguar sesi nje politikan apo tjetri kane menduar se ishin profetet e fese ne kete toke, te derguarit e posacem te Zotit per bamiresi etj etj.


Valle a ka mundesi te kete nje ngjashmeri midis ketyre shkrimeve(pse jo dhe atyre qe shkruajne) dhe atyre shoqatave greko-amerikane qe cdo zgjedhje te cajne derrasat me abuzime minoritaresh. Ku i dihet, ndoshta disa pika te perbashketa i kane.

__________________
Quis custodiet ipsos custodes?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Maj 2005 12:31
Admirali nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Admirali Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Admirali (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Admirali Shto Admirali nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Admirali nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Mos valle analogjia e mesiperme konsiston ne idene e forcave shoviniste qe duan te eleminojne politikanet shqiptare?

Nese eshte keshtu duhen ribere llogarite sepse s'jam aspak dakort. Persh

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Maj 2005 22:21
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:38 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Dorėheqje e dinosaurve?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.