Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Rilindasit > Foqion Postoli
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 10/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Foqion Postoli

Ne rradhet e shkrimtareve qe levruan gjinite e prozes dhe te drames aty nga fillimet e shekullit XX e kendej ben pjese edhe Foqion Postoli, qe u be i njohur vecanerisht me romanin "Lulja e Kujtimit". Ne kete dhe ne ne romanin tjeter "Per mbrojtjen e atdheut", shkrimtari dhe atdhetari Foqion Postoli, pas shpalljes se Pavarsise me 1912, eci ne rrugen e traditave te pasura patriotike te Rilindjes Kombetare.
Vepra letrare e Foqion Postolit, me temat dhe idete e saj, u beri jehone detyrave te rendesishme historike qe i shtroheshin popullit shqiptar pas 1912-es per forcimin dhe konsolidimin e pavarsise, per krijimin e nje shteti te ri shqiptar demokratik e te perparuar. Dy romanet e tij "Lulja e kujtimit" dhe "Per mbrojtjen e atdheut", ngjarjet e se cileve jane vendosur aty nga fundi i shkeullit XIX e fillimi i shekullit XX, merrnin nje tingellim shume aktual ne kohen kur qarqet drejtuese reaksionare borgjeze te vendeve fqinje, te perkrahura nga fuqite imperialiste, rindezen endrrat e tyre te vjetra per te sulmuar dhe copetuar Shqiperine. Peandoria Osmane, e goditur nga ushtrite e vendeve te Ballkanit ne Luften Ballkanike 1912-1913, ndodhej ne grahmat e fundit. Shpartallimi i ushtrise se saj i krijoi kushte te volitshme borgjezise se shteteve aleate per te realizuar planet e tyre grabitqare aneksioniste ne kurriz te shtetit te posaformuar shqiptar. Ishin pikerishte keto rrethana historike qe percaktuan pas 1912-es vijmesi temash dhe idesh ne frymen e Rilindjes Kombetare, cka u dha veprave letrare nje patos te fuqishem patriotik dhe frymezues ne kohen kur ato u shkruan dhe me pas.



Foqion Postoli lindi me 1889 ne qytetin e Korces, ku ishte vendosur familja e tije e shperngulur nga Frasheri i Permetit.
Mesimet e para i kreu ne shkollen greke te qytetit. Me vone, ne moshen gjashtembedhjete vjecare shkoi ne Stamboll te disa kushurinj per t'iu bere krah te atit i cili merrej me tregti. Por meqenese gjendja ekonomike e familjes po keqesohej, u detyrua te nderprese mesimet dhe te kthehet ne atdhe, ku nuk qendroi shume. Pas disa muajsh, ne moshen tetembedhjete vjecare, si shume te rinj shqiptare te asaj kohe, me shprese per te fituar buken e gojes, mori edhe ai rrugen e kurbetit dhe shkoi ne Amerike. Me veshtersi zuri pune ne nje fabrike kepucesh. Ndersa punonte diten, per te siguruar jetesen, vazhdonte mesimet ne shkollen e mbremjes.
Duke njohur shume mire greqishten dhe anglishten, Foqion Postoli, me vullnet dhe deshire per kulture, hapi rrugen per te lexuar autore te ndryshem veprash sociologjike dhe letrare, cka duket dhe ne veprat e tij letrare. Ka shume te ngjare te kete lexuar midis te tjerave, krijime te letersise sentimentaliste, e vecanerishte ato te shkrimtarit anglez te shekullit 18 Samuel Ricardsonit. Te mendojme kete, na shtyjne shume ide dhe situata romaneske ne romanet e shkrimtarit tone, te ngjashme me ato te Ricardsonit.
Ne SHBA, ku qendroi katermbedhjete vjet, si kryetar i deges se Federates Vatra per qytetin e Broktonit, zhvilloi nje veprimtari te gjere patriotike, duke punuar pa u lodhur per ceshtjen kombetare te clirimit dhe te konsolidimit te fitoreve te popullit shqiptare pas shpalljes se Pavarsise.

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Tetor 2005 08:10
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė iliriusa Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė iliriusa't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: iliriusa Shto iliriusa nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto iliriusa nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 10/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Gjate qendrimit ne Amerike Foqion Postoli fitoi dashurine dhe respektin e gjithe shqiptareve patriote te atjeshem per ndjenjat e flakta atdhetare, per ndershmerine dhe marrdheneniet e ngrohta e te sinqerta qe ai kishte me bashkatdhetaret e tij. Kjo duket edhe ne pershendetjen qe u la atyre, botuar ne gazeten "Dielli" me 20 prill 1921, me rastin e largimit te tij prej andej edhe kthimit te tij ne atdhe. Ne kete pershendetje Foqion Postoli shpresh mirenjohjen per dashurine dhe ngrohtesine qe gjeti ne rrethet e shqiptareve patriote te Amerikes, si dhe per Federaten dhe organin e saj "Dielli", pa te cilin, thote ai, "...nuk beso se do te kisha guxuar te benja ndonje nga librat e mija." Duke folur per rendesine e ketij organi ne ceshtjen e perhapjes se arsimit dhe te dashurise per atdheun dhe gjuhen shqipe, shpreh deshiren e zjarrte "te shikojme atdheun tone te lumtur, te mburrur dhe te perparuar ne cdo dege qyteterimi".
Pas kesaj pershendetjeje lamtumire bashkatdhetareve, gazeta boton nje shenim ku shprehet keqardhja per largimin e romancierit Foqion Postoli, por njekohesisht dhe gezimi se kthimi i tij ne atdhe eshte per arsye patriotike.
Ne mergim shkrimtari yne shkroi tri veprat e tij kryesore te botuara si nenflete ne gazeten "Dielli" : romanin "Lulja e kujtimit" me 1917, romanin "Per mbrojtjen e atdheut" botuar po aty me 1920, po ashtu dhe dramen "Detyra e memes" me 1919. Te tria keto, se bashku me dramen "Lulja e kujtimit" qw shkrimtari i shkroi ne subjektin e romanit me te njejtin titull, me vone u botuan ne Shqiperi si libra me vete. Mbeti doreshkrim vetem komedia me nje akt "Martesa e nje avokati".

Pas kthimit te tij ne Shqiperi me 1921, Foqion Postoli nuk reshti se punuari per perparimin e atdheut. I frymezuar nga ideale patriotike dhe demokratike, shkroi dhe botoi artikuj te ndryshem ne gazeten "Dielli" dhe ne organet e tjera te shtypit ne qytetin e Korces. Pe nevojat e ngutshme te shkolles shqipe, punoi vullnetarisht per disa kohe si mesues. Ne gazeten "Dielli" te 5 janarit 1922, ne rubriken "Lajme nga Shqiperia", botohet nje shenim ku pergezohen Foqion Postoli e te tjere, "...te cilet me gqeim te madh vrapuan ne thirrjen e atdheut, duke sherbyer darovisht si mesonjes ne shkollat kombetare gjersa arsimi te emeroje titullaret."
Jo aq romantika fetare sesa nje ze qe klithte se brendshmi, e shtyne Foqion Postolin t'i kushtohet punes per krijimin e Kishes Kombetare Autoqefale Shqiptare, e cila tanime do te shkeputej nga Patrikana e Stambollit dhe do te vepronte e pavarur, me te gjitha sherbesat dhe predikimet e saj kendej e tutje ne gjuhen shqipe. Per kete qellim u mbajt ne Berat ne shtator 1922 Kongresi per shpalljen e Kishes Autoqefale Shqiptare, ku Foqion Postoli u zgjodh sekretar i Keshillit te larte te se pares kishe kombetare, detyre qe e kreu deri ne fund te jetes se tij.
Ka te dhena qe ne nje veprimtari te tille, Foqion Postolin ta kete frymezuar Fan Noli, me te cilin ai ishte lidhur ne miqesi qysh kur ishte ne Amerike. Krijimi , sidomos ne Shqiperi, i kishes ortodokse autoqefale Shqiptare, ishte nje goditje e rende kunder Fanarit, vegel ne duart e politikes skllaveruese te sulltanit dhe te synimeve te imperialisteve dhe shovinisteve fqinj, qe kerkonin copetimin e atdheut tone.

Foqion Postoli vdiq ne moshen tridhjetetete vjecare, me 2 tetor 1927. Ne nekrologjine botuar me kete rast ne gazeten "Zeri i Korces" flitet per ndjenjat e zjarrta patriotike "te shkrimtarit dhe veprimtarit atdhetar", per pikellimin qe ndjene gjithe ata qe e njihnin dhe e kishin degjaur, vecanerisht ata, me te cilet kishte bashkepunuar per ceshtjen kombetare. Me tutje behet fjale per cilesit e tij si nje intelektual dhe patriot i palodhur, qe punonte pareshtur "per te ndricuar popullin shqipetar dhe per te ngjallur e pasuruar literaturen shqiptare". Lidhur me kete, vihen ne dukje veprat letrare, "te cilat do te kujtojne per jete emrin e tij te paharruar", si dhe perpjekjet per ta ndricuar popullin tone me gazeta e me libra.

Ne vitin 1962 ne 50-vjetorin e Pavaresises, Foqion Postoli u dekorua nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me Urdhrin "Per veprimtari patriotike" te klasit III. Me kete rast eshtrat e tij u vendosen ne Varrezat e Deshmoreve, perkrah patrioteve te tjere te Rilindjes dhe Pavarsise.


(Marre nga gazeta "Jeta e re", 18 nentor,1921, Korce)

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Tetor 2005 06:04
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė iliriusa Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė iliriusa't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: iliriusa Shto iliriusa nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto iliriusa nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 10/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Ka nga ata qe e konsiderojne Foqion Postolin si romantikun e pare shqiptare, duke u nisur nga 'Lulja e kujtimit' duket vertet ashtu!

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Tetor 2005 09:21
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė iliriusa Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė iliriusa't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: iliriusa Shto iliriusa nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto iliriusa nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Ilirusa,vetem pak faqe kam patur fatin te lexoj ate liber dhe qe te jem i sinqerte nuk me ka pelqyer stili i tij,sepse me eshte dukur pak si...naiv ne te shkruar.
Me qe nuk them se e kam lexuar ate liber jam i gatshem t'i terheq keto fjale qe thashe,po qe se bien ne kundershtim me opinionin tend apo te dikujt qe e ka lexuar librin.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Tetor 2005 11:25
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 10/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Kontinenti, kur e kam lexuar une "Lulja e kujtimit" kam qene ne klase te 8 a vit te 1 ne gjimnaz, (nuk e mbaj mend saktesisht), keshtu qe nuk mundem te te pergjigjem nese eshte naiv apo jo ne pershkrimin e tij. Mbaj mend historin ne vija te pergjitheshme edhe qe me ka pelqyer shume kur e kam lexuar, por nuk di c'te te them me me imtesi ne lidhje me te.
Me ka ndodhur edhe mua qe libra te cilet i kam pasur nga me te preferuarit kur i jam kthyher pas shume kohesh per ti rilexuar, me jane dukur pakesa te thate ose jo aq te arritur sac i mbaja mend.
Ose psh kur kam lexuar 'Robinson Kruzon' me kishin thene se ishte shume i bukur, kur arrita ta gjeja edhe ta lexoja, isha ne vit te dyte ne gjimnaz edhe mu duk pakeza si perralle edhe nuk me terhoqi aq shume. Besoj se varet nga mosha kur e keni lexuar juve kete liber edhe nga librat e tjere qe keni lexuar perpara atij libri.
Ndoshta po ta rilexoj sot 'Lulja e kujtimit' do te me duket edhe mua naive, ndoshta, por per momentin, sic e mbaj mend une ka qene vertet nje histori e bukur.
Pershendetje!

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Tetor 2005 05:38
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė iliriusa Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė iliriusa't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: iliriusa Shto iliriusa nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto iliriusa nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Ilirusa shume e drejte kjo qe thua,por,naiviteti i nje libri apo menyra naive e te shkruarit te tij,do te dale medoemos.
Besoj se nuk eshte si baze mosha e vogel per te vleresuar nje liber,por,eshte nje moshe me madhore. Une e thashe qe vetem pak faqe kam shfletuar dikur dhe vertet qe m'u duk shume naiv.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Tetor 2005 07:56
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:14 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Rilindasit > Foqion Postoli

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.