Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Filozofia > Arsyetimi: Jetojme ne nje kohe kur ai ka vdekur? Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 10/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Arsyetimi: Jetojme ne nje kohe kur ai ka vdekur?

Sic ndodh shpeshhere ne jeten e perditshme, po ashtu edhe ne forum,( ku njeriu ka me teper kohe per tu menduar perpara se te kthej nje pergjigje), argumentat ndaj opinioneve te ndryshme nga ato personale kane tendence te kthehen ne ofendime sa hap edhe mbyll syte.

Jetojme valle ne nje kohe kur arsyetimeve i ka ardhur fundi ? Eshte e vetmja menyre per te reaguar ndaj asaj qe dikush thote, vetem ofendimi?
Perse eshte kaq e lehte te perdoresh epitete, metafora edhe ofendime me qellim qe te poshterosh dike, apo te zvogelosh ineligjencen e dikujt ? Perse nuk perpiqen me njerzit qe ta bindin tjetrin se e ka gabim me argumenta edhe arsyetime, edhe thjesht te heqi dore prej diskutimit nqs nuk sheh nje perputhje mendimesh, por eshte e nevojshme qe te ofendoj sepse dikush tjeter nuk i jep te drejte?

Jetojme valle ne nje kohe kur arsyetimi ka vdekur, edhe gjithecka ka mbetur ne kete bote eshte opinioni i 'vetevetes' edhe le te masakrojme opinionin e te tjereve se eshte detyrimisht i gabuar, sepse keshtu themi ne?

Arsyetimi: Ka me shpresa per te ne kete bote?

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Nëntor 2005 21:05
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė iliriusa Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė iliriusa't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: iliriusa Shto iliriusa nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto iliriusa nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Cindi
larguar

Regjistruar: 01/09/2005
Vendbanimi: arratisur
Mesazhe: 2664

Thumbs up

Ke shume te drejte Iliriusa. Ka te beje me civilizimin e nje populli dhe te nje vendi. Merr kohe ky lloj ndryshimi, qe seicili te respektoj opinionin e tij dhe te bashkefolesit, pa argumentime ofenduese. Duhet te jemi pak te durueshem, sepse i duruari i fituari.

te pershendes _ football

__________________
arratisur syrgjynosur...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Nëntor 2005 14:25
Cindi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Cindi Kėrko mesazhe tė tjera nga: Cindi Shto Cindi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Cindi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Njeriu eshte qenie qe me vetedijen dhe pavetedijen e tij ngre dolli prej shemtimit. Perse ndodh kjo? Kjo ndodh se njeriu eshte i pajisur me ate elementin e vuajtjes, me ate nervin me te holle qe eshte i ndishem dhe qe plas ne momente te caktuara e te pacaktuara. Shpresat jane dhe mbeten deshmi e kohes sone, por pasi te kemi nderruar vendbanimin e shpirtit arsyetimi dhe shpresa ne kete bote merr perden e fundit, lamtumire eshtrat dhe kockat e mia. Po nese njeriut qe ka nderruar vendbanimin e shpirtit i vehet shpresa prape, ai do te reagoje, po nese ai reagon, ne a do te jemi te afte te dijme se ai ka kuptuar kete reagim. Mbase nuk i dihet. Shpresa e tij eshte e vetmja qe te gjeje lumturine e vetvetes, te pikturuar kohe me pare, shpresa per te kerkuuar diellin ne supin e vetvtes apo egos se tij.../ Ketu shuhet iracionalja dhe racionalja e sistemit te tij mendor.!

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Nëntor 2005 16:17
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 10/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Thone se mbrojtja me e mire eshte sulmi: dhe besoj se kjo eshte pikerisht ajo qe njeriu meson me kalimin e viteve edhe shtimin e zhgenjimeve. Krijohet koncepti se po te hidhesh i pari ne sulm, atehere askush nuk do te hidhet kundra apo te te ofendoj. Por me kalimin e kohes, harrojme se jo gjithemon eshte e nevojshme te vetembrohesh. Fillojm te mendojme se kritikat jane sulem kundrejt nesh, apo mendimeve edhe bindjeve tona; se opinioni i dikujt eshte drejtepersedrejti i hedhur me qellimin per te na lenduar apo acaruar nderkohe qe jo gjithemon eshte keshtu. Madje ne shumicen e rasteve eshte krejt e kunderta. Po ashtu edhe si ne vete, opinioni i dikujt eshte perpjekja e tij per te shfaqur menyren se si ai person e sheh boten. Me c'ngjyra e permasa..., ndoshta kjo eshte ajo qe kemi harruar!
Ndoshta prandaj edhe arsyetimi po perpelitet ne kete kohe qe jetojme. Kemi harruar konceptin e vertet te fjales "Opinion".

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Nëntor 2005 04:49
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė iliriusa Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė iliriusa't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: iliriusa Shto iliriusa nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto iliriusa nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Auberoni
...

Regjistruar: 12/10/2004
Vendbanimi: vrrr place
Mesazhe: 117

Re: Arsyetimi: Jetojme ne nje kohe kur ai ka vdekur?

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Perse nuk perpiqen me njerzit qe ta bindin tjetrin se e ka gabim me argumenta edhe arsyetime



Pikerisht tek 'argumenti' dhe 'arsyea' qendron problemi; dy njerez asnjehere nuk e verejne te njejte gje edhe pse jane duke e shikuar te njejtin send!!!4 njerez e shikojne te njejten ndertese; njeri sheh ne atë ndertese shtepi, i dyti kala, i treti pallat e ai i fundit nje kasolle.

Problemi qendron tek interpretimi i asaj qe sheh dhe kur keta 4 individe tentojne ti shesin njeri tjetrit interpretimin e tyre. Dikush e ben me ngulm e ofendime e force e dikush me butesi\miresjellje. Asnjera nuk jap fryt; secili nga keta te 4-te do te beje c'te jete e mundur, pervec se te pranojne te identifikohen dhe te mundohen te shohin ndertesen nga kendveshtrimi i 3 tjerve.

Pse? Nuk eshte c'eshtje (jo)kulture kjo; eshte natyra e njeriut; gjeja e fundit qe njeriu ben eshte te mendoj. Pse te mendoj per ate qe me thote tjetri? Pse te pranoj te mendoj me logjiken e tjetrin qe ka mbi jeten\boten? Muslimani nuk mendon ne prizimin e me logjiken e Krishterit dhe vice versa. Por, eshte okay te luftojne njera tjetren. Pastaj e quajne veten njerez 'te zgjedhur' 'drejte' 'besimtar'.

Thjesht; njeriu nuk don te 'sheh' ate qe e sheh tjetri. Pse? Ekziston rreziku mos i pelqen ajo qe sheh dhe atehere si te shemben te gjitha ato paragjykime te krijuara nga pervoja e mehershme?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Nëntor 2005 14:29
Auberoni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Auberoni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Auberoni (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Auberoni Shto Auberoni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Auberoni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Cindi
larguar

Regjistruar: 01/09/2005
Vendbanimi: arratisur
Mesazhe: 2664

Thumbs up

Te gjitha sa ishin shkruar me lart jane me se te verteta, por fakti eshte se ketu nuk shtrohet ceshtja perse kemi kendveshtrime te ndryshme dhe duhet te argumentojme me njeri tjetrin. Ato kane ekzistuar dhe gjithmone do te ekzistojne, se ndryshe i thone tirani. Problemi eshte perse duhet te kalojme ne ofeza, brutalitet, qe ta detyrojme tjetrin te shohi ne te njejtin kendveshtrimin tone. Ketu eshte ajo qe ka te beje me civilizimin dhe aresyen.

__________________
arratisur syrgjynosur...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Nëntor 2005 14:42
Cindi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Cindi Kėrko mesazhe tė tjera nga: Cindi Shto Cindi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Cindi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 10/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Citim:
Po citoj ato që tha football
Te gjitha sa ishin shkruar me lart jane me se te verteta, por fakti eshte se ketu nuk shtrohet ceshtja perse kemi kendveshtrime te ndryshme dhe duhet te argumentojme me njeri tjetrin. Ato kane ekzistuar dhe gjithmone do te ekzistojne, se ndryshe i thone tirani. Problemi eshte perse duhet te kalojme ne ofeza, brutalitet, qe ta detyrojme tjetrin te shohi ne te njejtin kendveshtrimin tone. Ketu eshte ajo qe ka te beje me civilizimin dhe aresyen.



Pikerisht ketu qendron e gjithe ceshtja, perse eshte kaq e veshtire te pranosh egzistencen e mendimit te tjetrit pa qene e nevojshme te thuash 'ti e ke gabim'. Kush e vendos se cfare eshte e drejte edhe cfare eshte e gabuar kur realiteti vete eshte relativ? Edhe aq me teper perse duhet te ofendosh dike qe nuk eshte dakort me ty? Perse e kemi kaq te veshtire qe te themi thjesht, 'Nuk jemi dakort per kete teme, edhe nuk ia mbushim dot mendjen njeri-tjetrit per kete, e leme ketu.' Por duhet te fillojne ofendimet sikur me to do te arrish t'ia mbushesh mendjen dikujt! Vetem sa do te krijosh nje mur akoma me te larte midis teje edhe tjetrit, asgje me shume. Ofendimi nuk sjell asgje te mire. Atehere perse ofendojme?

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Nëntor 2005 00:30
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė iliriusa Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė iliriusa't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: iliriusa Shto iliriusa nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto iliriusa nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Auberoni
...

Regjistruar: 12/10/2004
Vendbanimi: vrrr place
Mesazhe: 117

>> Nuk jemi dakort per kete teme, edhe nuk ia mbushim dot mendjen njeri-tjetrit per kete, e leme ketu. <<

Njeri-tjetrit!!!

Cka arrin me kete 'e leme ketu'? Mos harro, edhe ndaj femiut qe edukon duhet te perdoresh force, "dajaku ka dal nga parajsa" thone!!! Pse? Vetem pse femiu ka mendime te kunderta nga prinderit; ne vend se te bej detyrat e shtepise, ai\ajo don te dal jashte te loz me femijet tjere. E njejta gje eshte edhe me te rritur; ne vend se te bejne detyrat e shtepise (p.sh. te qendrojne ne shtepi me gruan) ata duan te dalin e lozin (neper kafene me shoke)!!!. Ndaj femiut perdoret shtrengimi e ndaj te rriturit dialogu me paralajmerime\sharje\ofendime.

Mund te thuash se shembulli me femije ne kete rast nuk mund te perdoret per shkak te jo-zhvillimit mendor te femiut. Por, nuk ka asnje dallim ne mes te femiut jo te zhvilluar dhe nje te rrituri jo te zhvilluar!!!


>> Ofendimi nuk sjell asgje te mire. Atehere perse ofendojme? <<

Kush thote se ofendimi nuk sjell asgje te mire? Perkundrazi; meson se cfare eshte ofenduesi, nepermes formes dhe menyres se ofendimit kupton pervojen dhe diturine e ofenduesit e shume e shume tjera; ve ne pah natyren e ofenduesit.

Sado i civilizuar te jete njerzimi - aq me suptil do te jete ofendimi. Por, prape se prape do te jete pjese perberse jona.



Pastaj, 'argumenti' i njerez pale eshte a priori ofendim per palen tjeter. Hinduset thone se Lopa eshte Zot cka paraqet ofendim per besimtaret e religjioneve tjera. Nese tjeret thone se Lopa eshte e shijshme; hinduset do te hidherohen.

Pervec qe 'argumenti' eshte relativ, eshte krijuar ne menyre te njeanshme dhe sherben interesave te caktuar. Kemi 'argumentin' se me mire do te ishte te jetojme ne kete rregullim shtetror por te gjithe e dime se ky 'argument' vlen vetem per nje lloj te caktuar njerezish.



>> perse eshte kaq e veshtire te pranosh egzistencen e mendimit te tjetrit pa qene e nevojshme te thuash 'ti e ke gabim'. <<

Pse? Sepse tjetri ta rregullon jeten edhe para se te lindesh. Sapo te rritesh, do te gjesh nje sistem te rregulluar, shoqror\ekonomik\politik te cilin ti lehte nuk do ta pranosh. Por, nuk ke zgjidhje tjeter dhe duhet ti permbahesh. Sapo te lindesh, ti, pa asnje faj apo merite tende, do te jesh ose Muslimane ose Krishtere. Do te behesh pjese e dickaje. Varsisht se ku do te rritesh, do te me mesosh gjerat dhe mentalitetit e vendlindjes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Nëntor 2005 08:36
Auberoni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Auberoni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Auberoni (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Auberoni Shto Auberoni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Auberoni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 10/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Me fal Auberoni por per mendimin tim, ne momentin kur dikush te ofendon, menjehere njeriu hidhet ne vetembrojtje edhe nuk ka me si qellim te mbroj argumentin ne fjale por veteveten. Dakort meson mbi natyren, diturine edhe pervojen e ofenduesit, por c'te mire i solli ofendimi 'argumentit' temes rreth se ciles po flitet?

Shprehjen >> Nuk jemi dakort per kete teme, edhe nuk ia mbushim dot mendjen njeri-tjetrit per kete, e leme ketu. <<
e kam perdorur per ne ato raste kur nuk te duket me sikur po flet me nje njeri por me nje mur prej betoni. A nuk do te ishte e preferueshme te lihej diskutimi kur ai arrin ne kete pike ne vend qe te fillojne sharjet?

Plus qe kur flas per 'Arsyetimin' me siper e kam fjalen per diskutime te jetes se perditshme dhe jo per ceshtje te rendesishme ne jete per te cilat duhet te luftosh medoemos edhe nuk e braktis dot argumentin pa ia arritur ta fitosh ate argument.

Me kuptoni ku dua te dal?

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Nëntor 2005 08:45
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė iliriusa Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė iliriusa't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: iliriusa Shto iliriusa nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto iliriusa nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Auberoni
...

Regjistruar: 12/10/2004
Vendbanimi: vrrr place
Mesazhe: 117

>> Plus qe kur flas per 'Arsyetimin' me siper e kam fjalen per diskutime te jetes se perditshme dhe jo per ceshtje te rendesishme ne jete per te cilat duhet te luftosh medoemos edhe nuk e braktis dot argumentin pa ia arritur ta fitosh ate argument. <<


Atehere: Nuk jemi dakort per kete teme, edhe nuk ia mbushim dot mendjen njeri-tjetrit per kete, e leme ketu.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Nëntor 2005 09:11
Auberoni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Auberoni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Auberoni (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Auberoni Shto Auberoni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Auberoni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:55 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Filozofia > Arsyetimi: Jetojme ne nje kohe kur ai ka vdekur?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.