freespirit
Anetar i pa konfirmuar
Regjistruar: 16/12/2004
Vendbanimi: ne boten time
Mesazhe: 525
|
Citim: Po citoj ato që tha lost_soul
Nje kendveshtrim tjeter.
...ate qe mbaj mend nga psikologjia....
Nevojat baze te njeriut jane:
Ushqim,
Strehim,
Sex,
Pushtet,
(ndonje tjeter qe s'me kujtohet)
...mendimi im....
Nevoja per pushtet shpjegon shume fenomene dhe sjellje; disa duken fare normale, kurse te tjera duken violente.
P.sh.
Kompeticionet e te gjitha llojeve (sportive, shkollore, etj) ekzistojne pikerisht per te kenaqur kete nevoje.
Te ndjerit mire, kur te thojne qe ti je me i zoti, ndodh pikerisht se te kenaq nevojen per pushtet qe ka cdo njeri pa perjashtim.
Tani, kur dy forca jane pothuajse te barabarta ne nje kompeticion, atehere te ndjerit e rrezikut qe mund te humbesh pushtetin, ben qe te rritet shume masa e agresivitetit. Per shembull. Nje gare sportive ku ka konkurrente te forte, ka rrezultat mjaft me te mire, sesa ne rastin pa konkurrence.
Totalisht e njejta gje ndodh edhe me arsyetimin. Dy njerez te te njejtit intelekt do te kene tendencen te ofendojne (ne rastin e keq) ose te bejne pak ironi (ne rastin e mire). E para do te quhej jo civile kurse e dyta civile, por ne thelb nuk ndryshon. Rreziku i humbjes se pushtetit (te mendimit ne kete rast) e ben njeriun agresiv dhe te gatshem te perdore cfaredo mjetesh per te mundur kundershtarin.
Fatmiresisht apo fatkeqsisht natyra e ka krijuar njeriun te tille dhe ky fenomen gjithmone do te ekzistoje ne nje forme apo tjeter, pavaresisht sa e zhvilluar mund te jete shoqeria njerezore. E rendesishme eshte qe te mos ushqejme iluzione, por t'i pranojme disa te verteta.
Mbase ke te drejte sepse ne jemi popull me nje eksperiencen e pushtetit totalitar ku fjala e lire e njeriut nuk eshte mirepritur. Pervecse natyres se njeriut ndikon edhe fakti e mesiperm qe une mendoj se eshte kryesor.
Do te na marri kohe te civilizohemi dhe te kuptojme se ne njerezit bashkeveprojme dhe mesojme nga eksperienca e njeri-tjetrit. Jam dakort se ky fenomen gjithmon do te egzistoj por mendoj une ndikon shume edhe edukimi i njeriut qe ky fenomen te zvogelohet.
pershendetje
__________________
Don't be afraid to show your true colors.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|