Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Arkiva > Shëtitje me nënën ne Dandenongun e jugut (Australi)
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
thesproti
Anetar i ri

Regjistruar: 18/02/2006
Vendbanimi: australi
Mesazhe: 10

Shëtitje me nënën ne Dandenongun e jugut (Australi)

ARBEN KONDI(kryeredaktor I gazetes “Skenderbeg”-gazeta e vetme e shqiptareve te Australise

Sa herë që flas me prindërit në telefon do të më mbysë trishtimi. Veçanërisht biseda me nënën rëndon shumë. Ishte këtu para pak kohësh e nuk munda ta mbaja dot. Apo nuk e pëlqen aq shumë Australinë. Mbi gjithshka Melburnin këtë qytet fantastik. Kafenë buzë Jarrës e shijonte jashtëzakonisht. Rufiste lëngun e zi qetë e thoshte:
-Ky po. Ky është vend. E ka bekuar Perëndia vetë!
Por është edhe diçka tjetër tepër e rëndësishme që e lidh aq ngushtë nënën time me Australinë. Në Brisbenin e largët (Gold Kost) ka vëllanë e saj të vetëm. Ai qe arratisur prej ferrit komunist dantesk plot 54 vjet më parë. Si të thuash qenë ndarë fëmijë e u ripanë pleq. Kurse në Shaperton mundi të derdhte lot mbi varrin e nënës së saj. Lehtësoi shpirtin, hoqi një marraz të madh. Kujtoj se plot 20 vjet më parë, kur gjyshja ime ndërroi jetë, nëna e pati qarë fshehurazi në bodrumin e shtëpisë. Po si mund të bënte ndryshe? Diktatura I pat shpallur armiq të popullit njerëzit e saj.
Pas bisedës telefoni mbeti mbi tryezë. Nuk ndihesha aspak I qetë. Një si peshë e madhe më shtypte në gjoks. Nuk mundem të qëndroj më Brenda. Përshëndeta gruan dhe djalin dhe dola. Veç u ktheva prapë. Kish rënë shi. Morra çadrën. Ndjeva nevojën të ecja në këmbë. Rrugët e Dandenongut të Jugut, ku shqiptarët dominojnë si numër fërshëllenin pa prerë prej makinave.
Vetiu këmbët bënë drej kryqëzimit të madh të udhëve Kirkham e Hammond road. E kapërceva atë e u gjenda në trotuarin që të çonte tek shkolla fillore. Këtej me nënën shëtisnim shpesh. Kjo udhë asaj I pëlqente, pasi në të thuajse flitej vetëm shqip. M’u bë sikur nënën e kam në krah. Zërin e saj e ndjej praën.
-Këtu more bir , sikur je në Tiranë. Fëmijët flasin vetëm shqip.
Bëj më tej. Gjendem në udhëkryqin e milkbarit të vogël. Në krah të djathtë kam shtëpitë e bardha e të mëdha të Malikëve, të cilat nëna I pat krahasuar me sarajet e bejlerëve në kohët e shkuara. Me djemtë e kësaj familjeje unë njihem. Kujtoj se luftën e Kosovës ata e kanë ndihmuar së tepërmi. Besoj se edhe gazetën shqiptare do ta mbështesin një ditë. Me Dritonin, të voglin jemi bërë shokë. Na lidhi futbolli.
Shiko, shiko- shprehet nëna sapo kemi hedhur udhëkryqin. Dhe gjëndemi në trotuarin e djathtë të rrugës Ëilliams. Kjo shtëpi qënka allasoj… dykatëshe përsëri, porse e re, moderne.
Nuk e njihja personalisht të zotin e saj, por për të më pat folur diçka Prend Dodaj, njëri prej botuesve të gazetës “Skënderbeg”. Kujtoj se ai kish të njëjtin emër me timin. Mbiemrin nuk ja sjell dot ndermënd. Me duket se është nga Shkupi. I martuar me një vajzë këshëvare. Martesat midis shqiptarëve nga mbarë hapësira jonë etnike më kanë pëlqyer gjithnjë. Ky element kaq I rëndësishëm jetësor I lidh akoma më ngushtë shqiptarët. Ky fakt është tipik në Dandenong. Tek e fundit ç’rëndësi nëse jemi shqiptarë të Shqipërisë, të Kosovës, të Iliridës, të Luginës së Preshevës, të Malit të Zi apo të Camërisë? Mbi gjithshka është e rëndësishme që jemi shqiptarë dhe Brenda damarëve tanë na rrjedh I njëjti gjak.
Megjithatë ndërtimi I kësaj shtëpie më pat tëhequr vemëndjen. Qe ndryshe prej shtëpive të tjera. Me një arkitekturë bashkëkohore.
Ecnim më tej. Habia e nënës nuk ka të sosur. Vështrimi I saj kalonte san ë një krah në krahun tjetër të rrugës. Kur unë I thashë se të gjitha këto shtëpi janë të shqiptarëve, ajo u çudit më shumë. Aq më tepër kur unë theksova se të gjithë këta shqiptarë janë të një fshati (Këshavë) praën Manastiritnë Maqedoni, kufi me Greqinë.
Nuk thuhet më kot se shqiptarët janë shumë të zot, - u shpreh nëna që pyeti. – po australianë apo të huaj të tjerë nuk ka në këtë udhë?
-Ka pak, - u përgjegja unë, por shtëpitë e tyre nuk janë të mëdha e me dy kate si të shqiptarëve, por vetëm me një kat.
-Vërtet?!- bëri nëna.
-Vërtet – thashë unë që shtova. Në mos gaboj në krye të kësaj rruge jeton vetëm një Italian që ka një shtëpi dykatëshe.
-Pastaj- vazhdoi nëna, mua më pëlqejnë shumë këtu oborret. Plot me lule shumëngjyrëshe e me bar të prerë. Si parajsa të vogla duken.
Qesha lehtë. E njihja mirë lirizmin e shpirtit të nënës time. Nuk gaboj kur them se krahas babait, një pjesë e poezisë sime ka rrjedhur prej saj. Krahasimi qe I goditur, por oborret e shtëpive australiane nuk janë meritë e shqiptarëve. Të gjithë oborret e shtëpive këtu, janë tipikë, të veçantë. Ndonëse të vegjël e të mbledhur, ato janë të ujdisur, të bukur. Në to do të gjesh lule nga më të shumëllojshmet, të njohura e të panjohura për ne shqiptarët. As oborret europiane nuk janë të tillë. Atyre ju afrohen diçka oborret amerikane, megjithatë oborret australiane pa dikutim mbeten më të bukurit në botë.
Prej çimentos së kuqe shtruar në oborr njoha njërën prej shtëpive të Sulejmanëve. Edhe ata janë shqiptarë prej Këshave. Nuk para njihem me ta veçse kam dëgjuar se familja e tyre është ndër më të kamurat mes gjithë shqiptarëve të Australisë qofshin këta në Dandenong, Melburn, Shaperton, Sidnej, Mariba, Adelajde, Brisben etj. Nejse. Realisht, Sulejmanëve nuk para ju ndihet zëri. Shohin punët, bizneset e tyre. Janë shumë fetarë. Ndërkohë që kam mendimin se mund ti ndihen më pranë kombit të tyre. Kujtoj se ne qëniet njerëzore nuk jemi të përjetshëm. Kombi, atdheu ynë është I këtillë. Sidoqoftë, në Dandenong Sulejmanët janë të respektuar, paçka se xhelozia, cmira tipike shqiptare, ballkanase bën punën e saj. Kur ja thashë nënës këto ajo u shpreh:
-More beni, pos a të zot qënkan shqiptarët e Australisë. Këta e nderokan vërtet Shqipërinë.
-Ashtu është,- thashë unë. – Shqiptarët e Dandenongut e të gjithë Australisë vërtet janë punëtorë e të zotë por I ka ndihmuar edhe shumë shteti. Jo më kot thuhet se Australia është vendi më I mirë në botë.
Më përshëndeti në shqip një I panjohur. Ju përgjigja insiktivisht. Ato caste portreti I nënës u çbë. Vura re se shiu kishte pushuar ose më të rrallë lëshonte ndonjë pikëz loti. Mbylla çadrën. Ndeza një cigare. Fijen e shkrepses nuk e hodha në rrugë porn ë vendin e duhur, në kosh. Një bori makine më përshëndeti sërish. Vrikthi arrita të shquaja Danin, Ramadan Aliun. Në sediljen e pasme kshte fëmijët. Si shumë këshëvarë të tjerë edhe Dani ka ndërtuar një shtëpiu të re, të bukur e me tri kate. Këshëvarët vërtet janë punëtorë të shquar. Për ta më bëhet qejfi por më vjen edhe keq. Dita –ditës po më krijohet përshtypja se mendimi për tu kthyer në vendlindje tek ketë është I harruar. Investimet e rëndësishme në ndërtime shtëpish këtu në Australi e dëshmojnë qartë këtë. Realisht Australia po bëhet atdheu I tyre I ri. Po vendlindjen vallë kujt do t’ja lënë? Sllavëve? Veç kjo sëmundje nuk ka prekur vetëm shqiptarët e Këshavës. Për fat të keq porsi një sëmundje ajo ka infektuar të gjithë shqiptarët në Australi.
Danin e solla ndër mend edhe për një fakt tjetër. Në hapat e para të botimit ai u afrua shumë gazetës shqiptare. Madje shkroi edhe një artikull për fshatin dhe fshatarët e tij. Gjithashtu kujtoj se pat thënë se këshëvarët janë të interesuar për gazetën shqiptare. Ata e duan ta kenë atë tjesht si një shenjë serioze të identitetit të tyre kombëtar.
Po çuditërisht Dani humbi, u tret. Si kripa apo si sheqeri le ta gjejë vetë. Personalisht do të më vinte keq që edhe ai si ca të tjerë të jetë tërhequr për shkak të kritikës që I bëri gazeta dy-tri të rinjëve të cilët u sollën shumë keq në futboll me të rinjtë e Shqipërisë e të Kosovës. Mbajta hapur e këtij incidenti fryhet ende me sa duket prej disa dashakeqësve të cilët e kanë më të lehtë tu shërbejnë të huajve se sa kombit të tyre.
Dani dhe shtëpia e re e tij më solli përsëri pranë imaxhin e nënës. Sjell ndërmend se ajo e pat pëlqyer shumë atë shtëpi. Bile ishte shprehur kështu:
- E bukur e me tri kate siç e ke edhe ti Beni në Tiranë. Veç po më duket se është diçka më e madhe.
Pjesë e bukur e Dandenongut të jugut është edhe zona pranë fushave të futbollit të “Prishtinës”, skuadrës së shqiptarëve. Veçmas rruga Albert e cila shkrihet në autostradën Hammmond është tepër e këndshme. Edhe këtu pothuajse të gjitha shtëpitë janë dy katëshe. E natyrisht të gjitha janë të shqiptarëve. Mes tyre bie në sy një trikatëshe e veçantë të cilën pa e tepruar aspak do e krahasoja me ato tragetet e mëdhenj që lidhin Australinë me ishujt përqark. Xhimi apo Vergimi siç quhet pronari I saj po ashtu është nga Këshava. Një tjetër gjë që e bën akoma më interesant atë është fakti se tash së fundi Xhimi fitoi edhe zgjedhjet locale për këshilltar në Dandenong. Vlen të theksohet se ai është I vetmi shqiptar që arrin një sukses të tillë. Ndërkohë që gazetës së vetme të shqiptarëve të Australisë I ka qëndruar larg. Në të nuk ka vënë as edhe një reklamë të vetme paçka është një tregtar I sukseshëm e mbi të gjitha zotëron edhe një dyqan të madh me produkte mishi në Pllacën moderne. Sidoqoftë tash Xhimi apo Vergimi me pozicionin e ri që ka fituar ka shanc të madh t’ju shërbejë bashkëatdhetarëve të tij e përse jo edhe gazetës “Skënderbeg”.
Veç nëna pëlqente së tepërmi në Dandenongun e jugut veçanërisht udhën e xhamisë së shqiptarëve. Apo nuk I kanë bërë tash së fundi ata vendit të tyre të shenjtë edhe një mur rrethues të madh e të bukur.
- Prandaj janë kaq mirë shqiptarët këtu në Dandenong,- shprehej nëna. – Sepse e duan dhe e respektojnë Zotin e Ai I do e I shikon ata.
Shtëpinë e Manes, njërit prej djemëve të Qenan Zekirit nëna e pëlqeu po ashtu.
E bukur është edhe kjo,- tha. – Njësoj si e të vëllezërve.
Idrizin nëna e njihte pasi ai tok me nënën e tij e pati mirseardhur në shtëpi. Pastaj me Zekirajt tashmë unë jam mik. Ata janë ndër familjet më atdhetare të Dandenongut. Babai I tyre, xha Qenani e ka ndihmuar shqiptarizmin si këtu e po ashtu edhe në vendlindje. Me këtë rast theksoj se edhe mua, djali I tij Idrizi më ka mbështetur shumë. Veç një gjë nuk kam arritur të kuptoj tek Zekirat. Përse vallë kanë mbetur kaq gjatë pa reklamuar bizneset e tyre si shumë shqiptarë të tjerë. Për më tepër që tashmë gazeta shpërndahet jo vetëm në Australi por edhe në vendlindje. Ndërkohë që është theksuar shpesh se “Skëndërbeg” nuk I shërben askujt tjetër veçse çështjes kombëtare shqiptare.
Porse nëna më shumë se gjithshka në Dandenongun e jugut pëlqente udhën Kirkham pas kryqëzimit me autostradën Hammond road. Kjo udhë përfundon me sallën e rusëve. Si kudo edhe këtu blerimi është I spikatur. Deri tek milkbari pranë shtëpive të mëdha të Rudvi Sadikut, një burrë fisnik e I heshtur ndërtesat janë thuajse dy katëshe. Sigurisht në pronësi të shqiptarëve. Në këtë anë të Dandenongut të jugut bie në sy frutat e në mënyrë të veçantë limonat. Në çdo stinë ato janë të mbushur plot me kokrra. E papërsëritshme është pamja e tyre buzë mbrëmjeve. Kokrrat e verdha të sjellin ndërmend dritat e porsa ndezura. Pikërisht mes këtij vizioni kaq të bukur fillon të zbehet vetë kulti I shqiptarëve të Dandenongut të jugut.
- Posi ka mundësi, - pyeste nëna, - që shqiptarët këtu nuk kanë arritur të ndërtojnë qoftë edhe një qëndër të vetme kombëtare?! Po festën e botës ku e bëjnë ? Tek shtëpia e botës, jo tek e tyrja?
Duke I njohur këto të meta të shqiptarëve, unë heshtja. Ose më mirë të them që meditoja në heshtje. Po çfarë ti tregoja nënës ? Që shqiptarët e australisë për fat të keq janë të përçarë e të paorganizuar. Ti thoja që komunitetet e tyre drejtuese pothuajse në të gjithë Australinë janë inegzistuese? Apo ti thoja se në këtë nëntor (2005) festa e flamurit nuk u arrit të organizohej fare në Dandenongun e jugut. Për më tepër që flamurin tonë kombëtar ne presim ta zyrtarizojmë nga dita në ditë në qendër të Prishtinës dardane.
Bëmë djathtas për nga rruga Morvell. Pak sekonda më tej nënën e tërhoqen disa vila të vogla me oborre të shkëlqyera përpara.
- Po këto shtëpi kukullash janë?- pyeti nëna.
- Këto, - u përgjigja unë,- janë shtëpi pushimi (azile) për pleq. Ato I ka ndërtuar bashkësia ruse.
- Prit more bir,prit- foli nëna, - s’e mu ngatërruan ca gjëra. Nuk po kuptoj se kush bën shumicën në Dandenongun e jugut shqiptarët apo rusët?
- Ne shqiptarët,- u përgjigja unë.
Prisja që nëna të reagonte më tej, por çuditërisht ajo heshti. U bë e menduar si pak minuta më parë. Pëllëmbën e dorës së majtë e vuri nën mjekër duke tundur kokën lehtë. Pas kësaj u shpreh:
-Me sa duket edhe këtu në Australi njësoj si në Shqipëri e kudo shqiptarët janë të zotë si individ por jo si kolektiv. Sa keq, sa keq…
Patëm arritur fare pranë shtëpisë sonë. Karshi shtëpia e Lulit, një shqiptari prej Korçe. Pak kohë më parë, vëllai I tij Fatosi mundi të blejë një shtëpi të re ndonëse nuk ka bërë ende tri vjet këtu në Australi. Më tej është shtëpia e Isait, mikut tim të ngushtë. Tok me Myxhen, Isai e ka mbështetur jashtëzakonisht gazetën “Skënderbeg”. Vura re se në shkallët e shtëpisë ku banoj unë pat dalë Mirela me Arbrin. Po na prisnin. Kur u gjendëm brënda ndjehej aroma e një supe të mirë dhe e një pice.
- Të lumshin duart moj bijë, - uroi nëna tek hymë brenda…

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Shkurt 2006 10:23
thesproti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të thesproti Kliko këtu për të kontaktuar me thesproti (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të thesproti't! Kërko mesazhe të tjera nga: thesproti Shto thesproti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto thesproti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:49 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Arkiva > Shëtitje me nënën ne Dandenongun e jugut (Australi)

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.