Vizioner
...ne Timon
Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857
|
Bashkangjitje: rona31.jpg
Ky file është shkarkuar 38 herë.
Rona Nishliu ka arritur një rezultat të shkëlqyer në Eurovizion, pasi ka mundur që të renditet e pesta. Ky është rezultati më i mirë i Shqipërisë, që prej kur merr pjesë në këtë festival. Rona ka arritur që të mbledhë 146 pikë, duke marrë vota maksimale nga një sërë vendesh, si Italia, Maqedonia, San Marino etj. Tashmë festivalin e ardhshëm, këngëtari që do të përfaqësojë Shqipërinë, do të kalojë direkt në finale.
Në vendin e parë është renditur Suedia, që pasohet nga Rusia, Serbiadhe Azerbajxhani. Ashtu si dhe në vitet e tjera, rezultati është vendosur nga miqësitë mes shteteve, ndërkohë që Shqipëria ka marrë shumë pika edhe nga vendet që nuk pritej.
####
Rona Nishliu ka shkëlqyer në performëncën e saj në natën finale të Eurovizionit. Këngëtarja që përfaqëson Shqipërinë është pëlqyer aq shumë, sa nuk kanë munguar komentet pozitive nga vendet e tjera.
Komentuesit italianë të Eurovizion kanë thënë se zëri i Ronës është i mrekullueshëm dhe shpërthyes, gjë që nuk ndodh shpesh me italianët.
“Rona Nishliu, momenti më i bukur që nga fillimi i kësaj nate. Një super zë i mrekullueshem. Bravo! Shqiptarët kudo në botë sot këtë zë e nxjerrin fituese“, thanë komentuesit italianë të festivalit, ndërsa më pas kanë vazhduar duke thënë se, “Rona Nishliu është zëri më shpërthyes i Eurovision-it dhe shqiptarët janë shumë në Europe, t’i ndihmojmë duke votuar, sigurisht duke na ndihmuar dhe ata për Ninën tonë“.
Komentatori i BBC One, Graham Norton, e quajti Ronën “Zëri i jashtëzakonshëm i këtij viti”.
* * *
Komentatori gjerman ne komentin per kengen kur do fillonte Rona te kendonte dha si porosi qe njerezit te heqin nga vitrinat gotat e kristalta pasi zeri i fuqishem i shqiptares mund tju bente deme…
Ne perfundim, kryetaria e zhurise se gjermanise Anke Engelke tha se u vertetua mendimi i saj per ronen qe me zerin e saj eshte e vertet e mahnitshme…
Kenga e Rones u riperserit ekstra ne ekranin gjerman.
p.s. Edhe pse shume e shemtuar si Femer, une votova sepse votova per Shqiperine Gjithashtu, nxita dhe disa gjermane te votojne
__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.
Modifikuar nga Vizioner datë 27/05/2012 ora 12:38
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|