Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori
Gjithsej 10 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Rreshtat e meposhtem, jane nje deshmi e rendesishme per të rikonfirmuar çfare ka nen lekuren e personazhit qe sot eshte Kryeminister dhe qe ka dominuar skenen politike te ketyre viteve; kete skene oklokratesh te mbushur me burra te vegjel e te ndotur, qe hyjne e dalin, me damken e hajdutit te pandeshkuar ne shpine.

Qeveritari i mashtrimit publik

-nga Andrea Stefani-

Deri kur do vazhdojnë disa shqiptarë të duartrokasin dhe votojnë figura si Sali Berisha që e bazojnë suksesin te forca e mashtrimit dhe e gënjeshtrës? Dhe ka fakte pa fund që provojnë se gënjeshtra është bërë mënyrë veprimi jo vetëm për këtë qeveri por edhe për qeverisjet dhe opozitat e mëparshme të Berishës. Është gënjyer dhe gënjehet për gjithçka, për gjëra të mëdha dhe të vogla. Gënjeshtra përdoret për të fshehur të vërtetat nga publiku, për të shantazhuar apo përçarë kundërshtarët, për të përfituar avantazhe politike. Por edhe pse mund të përfitosh në një çast, dihet se gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Vjen një moment kur e vërteta kundërsulmon duke ndëshkuar pa mëshirë. Veç nuk godet vetëm gënjeshtarët e mashtruesit e politikës por edhe ata që i besuan gënjeshtrës, e mbrojtën dhe e duartrokitën atë, publikun. Një gjë e tillë ka ndodhur me atë që ka mbetur në histori si tragjedia e fajdeve shqiptare përmbysja e të cilave u pasua edhe nga rrënimi i shtetit. Tashmë ish bashkëpunëtorë të afërt të Sali Berishës, dëshmitarë nga brenda zyrës së tij, sikundër gazetari Mero Baze, dëshmojnë se Sali Berisha ka qenë avokati më i madh i aktivitetit të fajdeve duke hedhur poshtë rrenën vulgare të propagandës së tij se "fajdet qenë një komplot komunist". Për vite me radhë dhe vetëm për hatër të pushtetit dhe duke injoruar paralajmërimet e ndërkombëtarëve, Berisha toleroi të vlojë në zemër të ekonomisë vullkanin e fajdeve që do të sillte më vonë shkatërrimin e shteti dhe të jetëve të jo pak shqiptarëve. Dhe po për hatër të pushteti të tij, i njëjti Berishë vendosi të vepronte kundër fajdeve kur ishte shumë vonë. Dhe përsëri me anë të gënjeshtrës dhe mashtrimit të publikut.

***

Që vite më parë janë publikuar dokumente që provojnë se FMN dhe Banka Botërore kishin nisur të paralajmëronin autoritetet shqiptare për rrezikun që paraqisnin piramidat financiare qysh në vitin 1994. Por ato u injoruan me koshiencë të plotë nga Presidenti i Republikës i asaj kohe gjithnjë me vizionin e qartë se fajdet, me parajsën e rreme ekonomike që krijonin në publik, ishin një mjet i mirë për t'i zgjatur jetën një pushteti që s'pushonte së përçuari mesazhe se me të "fitojnë të gjithë".

Një politikë që Berisha e mbrojti me këmbëngulje deri në fund të vitit 1996 pra, deri atëherë kur katastrofa ishte thuajse një fatalitet. Madje edhe kur nga qarqe të antikrimit italian nisën të bëhen publike dyshime mbi përdorimin e skemave piramidale për pastrimin e parave, Berisha, por edhe ish ministri i brendshëm Halit Shamata, nxituan të përgënjeshtrojnë dyshimet e ngritura. Vetë Berisha përjashtoi kategorikisht një gjë të tillë duke deklaruar me një frazë amorfe se "paratë e shqiptarëve janë më të pastrat në botë". Ishte një konfirmim që, i bërë në vjeshtën e vitit 1996, nxiti edhe më shumë shqiptarët të investonin kursimet e jetës të tyre në piramidat financiare. Pa deklarime të tilla sa dinake aq edhe të papërgjegjshme që mashtruan publikun, katastrofa financiare do kish qenë shumë më e vogël. Dhe meqenëse firmat fajde i depozitonin paratë në bankat e nivelit të dytë në formën e depozitave "pa afat", kjo ka qenë dhe është lehtësisht e provueshme. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se nga rreth 5 miliardë lekë deri në mes të vitit 1996, depozitat pa afat të firmave private kreshpërohen në rreth 32 miliardë lekë vetëm në 4 muajt e fundit të vitit 1996. Si shpjegohet një kreshendo e tillë e parave të fajdeve në banka? Aq më tepër kur pikërisht në këtë periudhë edhe ministri i financave Ridvan Bode deklaroi publikisht shqetësimin dhe alarmin e FMN për Piramidat? Paradoksi shpjegohet me reagimet e Berishës. Ishte ai që detyroi ministrin Bode të përgënjeshtrojë alarmin e sjellë nga Uashingtoni. Kam patur rastin ta intervistoj vetë Boden pas alarmit bombë që lëshoi për rrezikshmërinë e piramidave dhe i trullosur deklaroi: "më kanë keqkuptuar"! E kishte trullosur Berisha. Eshtë tamam ashtu sikundër rrëfen sot Mero Baze në librin e tij. Eshtë pikërisht periudha kur Berisha ka bërë deklarimet për "pastërtinë" e parave të shqiptarëve. Ishte kundërofensiva e Berishës në mbrojtje të fajdeve, ishte ky mashtrim publik i bërë për qëllime pushteti, që pengoi shtetin të vepronte më në kohë kundër se keqes, kur s'ishte aq e thellë. Një pengim që solli një katastrofë totale financiare për shqiptarët. Edhe gabim po të ishte, akti është një nga ato që Jozef Fushe i quante më të rënda se një krim. Si të gjithë vendimmarrjet e gabuara qeverisëse që ndikojnë në jetën e miliona njerëzve. Berisha nuk është përgjigjur asnjëherë për një "gabim" të tillë para ligjit. Sepse ka qëndruar dhe qëndron mbi ligjin. Por, në fakt, nuk ishte një gabim. Ishte një kalkulim cinik , një mashtrim për qëllime pushteti. Ishim ende në momentet kur Berisha, ky maniak i pushtetit, besonte se fajdet i shërbenin ende qëndrimit të tij në pushtet.

***

Por do kalonin vetëm pak muaj dhe Berisha do kuptonte se pushteti mund të shpëtohej vetëm duke dalë nga spiralja e llahtarshme e fajdeve. Po si i bëhet që të mashtronin tashmë të mashtruarit pra, publikun? Si i bëhej që njerëzit që nuk i kishin dekurajuar por që përkundrazi, i kishin inkurajuar dinakërisht të investonin në fajde, të mos ngriheshin kundër pushtetit? Si përherë zgjidhja u gjet te gënjeshtra, te mashtrimi i publikut. Dhe pikërisht këtë dëshmon edhe Mero Baze në librin e tij "Viti 97". "Më shumë se kushdo tjetër që kam njohur, ai beson te fuqia e medias dhe dezinformacioni" - shkruan Baze në librin e tij. Dhe pranon hapur se e ka vënë profesionin e tij të reporterit të "Zërit të Amerikës" në shërbim të këtij dezinformimi publik. Natyrisht, do ketë mjaft berishistë që do nxitojnë (pse nuk ka folur më përpara? ) të shprehin skepticizëm, do përpiqen ta nxjerrin Bazen gënjeshtar.

Veç fakti që gënjeu dje në shërbim të Berishës nuk do të thotë se Baze gënjen edhe sot kundër tij. Jeta ka raste pa fund kur njerëzit i kthehen të vërtetës duke denoncuar gënjeshtrat apo krimet e së shkuarës. Të tillë janë dhe të penduarit e Mafies. Mos vallë policia nuk duhet t'i besojë të vërtetat e tyre vetëm sepse në të shkuarën ata mund të kenë bërë edhe krime për llogari të Mafies? Por fatmirësisht, shumë nga të vërtetat tronditëse që Mero pohon sot mbi natyrën prej mashtruesi të Berishës, janë lehtësisht të verifikueshme dhe nga burime të dyta e të treta. Mbi të gjitha, Baze pohon në formën e një katarsisi të vërtetat mbi gënjeshtrat e Berishës që u bënë, në atë kohë, edhe gënjeshtrat e tij. Dhe ja episodi skandaloz për të cilin do flasim. Jemi në fillim të janarit 1997 kur Berisha ishte i vendosur t'i godiste piramidat . Por si? Si mund të veprohet kundër bosëve të piramidave që kishin financuar edhe fushatën e PD deri edhe libra për kultin e Berishës pa shkaktuar revoltë popullore? I kërkon mendim edhe Mero Bazes si duhet të veprojnë.

Dhe është ky i fundit që rrëfen se i sugjeroi të prodhojnë një lajm për humbje parash apo keqadministrim që njerëzit të revoltohen. "Shumë mirë....Të themi se lekët kanë ikur jashtë" - kish shtuar Presidenti i Republikës. Mekanizmi i mashtrimit publik ishte vënë përsëri në lëvizje. Nga vetë kreu i shtetit. Dhe po Baze rrëfen se të nesërmen "Berisha kish avancuar aq shumë në mënyrën si do prodhonte atë lajm, sa ishte "krim" ta ndalje. Ma thoshte disa herë se duhet ta shkruaja atë lajmin dhe unë qeshja. Pastaj u dorëzua. Bëje vetë, tha më në fund. Dëgjo, janë larguar 130 milionë dollarë nga Vlora". Dhe kur Baze i kërkon një konfirmim zyrtar për ta bërë mashtrimin më të besueshëm Berisha sugjeron: "Thuaj 'burime zyrtare'. Pastaj po pati nevojë, nxjerr Halit Shamatën unë". Shamata ishte ministri i brendshëm. Presidenti i plotfuqishëm kish mundësi të vinte gjithë shtetin në shërbim të mashtrimit publik. Monstra e gënjeshtrës ishte rritur nën emrin e demokracisë! Dhe Baze e prodhoi dhe e transmetoi në VOA lajmin mbi gjoja largimin nga Shqipëria të një motoskafi me mbi 130 milionë USD në bord. Në këtë episod skandaloz mashtrimi të publikut nga Presidenti i Republikës, gjen edhe qeverisjen me anë të gënjeshtrës dhe jo me anë të së vërtetës, gjen edhe manipulimin publik si edhe kufomën e medias së lirë, shndërrimin e saj në një gjuhë të gënjeshtrave qeveritare. Shkurt, gjen gjithçka është tipike për pushtete mashtruese dhe totalitare. Në thelb, mashtrimi i orkestruar nga Berisha në fillim të vitit 1997 i sapo rrëfyer nga Baze, është i njejtë me të themi, mashtrimin hitlerian të opinionit publik që do "justifikonte" agresionin nazist mbi Poloni. Ca ushtarë "SS" u veshën me uniforma polake dhe simuluan një agresion mbi një radiostacion gjerman duke vrarë edhe ca "viktima" që në fakt, ishin të burgosur kampesh përqendrimi. Eshtë ekzaktësisht i njëjti mekanizëm i paturpshëm, cinik dhe i tmerrshëm dezinformimi. Hitleri donte të justifikonte sulmin mbi Poloninë ndërsa Berisha sulmin mbi bosët e piramidave. Gjermanët e panë se ku i çoi një pushtet dhe një lider i tillë që e bazon fitoren te forca e mashtrimit dhe e gënjeshtrës. Shqiptarët e provuan gjithashtu me ferrin e vitit '97 se çdo të thotë ta lësh fatin në duart e liderëve mashtrues. Por disa prej tyre u mashtruan përsëri nga propagandat e ethshme dhe të gënjeshtërta se "Berisha ka ndryshuar". Dhe përsëri një lider gënjeshtar si Berisha është në pushtet duke përgatitur tragjedi të tjera. Si Gërdeci. Por ai është sot në pushtet edhe pse ka arritur që ta shndërrojë në piramidë mashtruese edhe krejt sistemin zgjedhjeve ku votat nuk numërohen por grabiten. Prandaj e pengon transparencën duke futur në lojë edhe "kushtetutën" dhe "gjykatat".

Kjo piramidë elektorale është në rrënjë të gjithë korrupsioneve që po shpërthejnë këto kohë në sytë e publikut. Por në rast se shqiptarët do të ishin dakord që të qeveriseshin nga mashtrues dhe gënjeshtarë të sprovuar, atëherë duhet t'i qahen vetëm budallallëkut të tyre kur të gjenden përsëri të mashtruar.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Tetor 2010 19:39
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Se lexova artikullin lart por nje koment mbi autorin. Libri i Andrea Stefanit, Albanistan, eshte i vetmi liber qe kam hedhur ne plehra 20 vitet e fundit. Artikujt e ketij te permbledhura ne liber ishin nje paçavure e vertete. Cdo artikull shante Nanon dhe Berishen pa dhene asnje informacion, asnje reflektim, asnje shqyrtim llogjik. Andrea Stefani eshte paçavurist, jo analist. Po mesohet te jete analist si puna e Berishes politikan, me "trial and error".

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Tetor 2010 19:59
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Fajtor, flm per Info.

Nuk e njoh mire kete Autorin vecse e kam ndigjuar-pare dy apo tre here ne emisione Televizive si analist por s'kam ndonje opinion te sakte per te.

Kete artikull e lexova dhe i kushtova me shume vemendje se flitej rreth Librit te Mero Bazes dhe fakteve reale qe Baze pasqyron.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Modifikuar nga Piktor datė 21/10/2010 ora 21:03

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Tetor 2010 05:48
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Sindromi serb i festimit të dështimeve

-nga Mero Baze-

8 nëntori është një datë e anatemuar në historinë e Shqipërisë, pasi ka të bëjë me themelimin e Partisë Komuniste Shqiptare, regjimi i së cilës izoloi Shqipërinë nga Evropa për 50 vite dhe la pasoja të rënda në mentalitetin e shoqërisë shqiptare për Perëndimin.

8 Nëntori i vitit 2010, 69 vjet pas themelimit të Partisë Komuniste shqiptare, në të vërtetë ndryshon historinë e kontaktit të shqiptarëve me Perëndimin, por duket se po ripërsërit si në një film bardhë e zi patetizmin e komunistëve, me të cilin u përpoqën të mbulonin izolimin real të Shqipërisë.

E vërteta e hidhur është se më 8 nëntor shqiptarët e thjeshtë, ata që ende nuk kanë pasur mundësi të lëvizin pa viza, do të lëvizin të lirë në Evropë, por atdheu i tyre, Shqipëria, do të refuzohet një ditë më pas, që të bëhet kandidate për familjen evropiane. Nëse liberalizimi i vizave është një projekt evropian, për të cilin Shqipëria aplikoi bashkë me vendet e tjera të Ballkanit dhe i humbi të gjitha trenat, deri sa e ngarkuan me zor tek treni i fundit, projekti për integrimin e Shqipërisë në Evropë është një projekt shqiptar dhe një vendim strategjik i kombit shqiptar, për të cilin do të marrim lajmin e hidhur më 9 nëntor.

Pra, më 8 nëntor kanë të drejtë të gëzojnë qytetarët shqiptarë që ende nuk kanë viza dhe që për shkak të një politike vizionare të Bashkimit Evropian do të përfshihen në lëvizjen e lirë. Por bashkë me këtë lajm Bashkimi Evropian do të refuzojë projektin shqiptar për anëtarësim në BE, që është në të vërtetë strategjia jonë kombëtare, e dështuar prej qeverisë. Sali Berisha, i cili iku si i ndërkryer me një dosje nën sqetull në prill të vitit 2009 për të aplikuar në Pragë, me shpresë se do të gënjente shqiptarët para zgjedhjeve se po fuste vendin në Evropë, i bëri shumë dëm këtij vendi duke e ekspozuar atë si një vend të paaftë për të qenë vend perëndimor.

Së pari, duke aplikuar kundër këshillave të të gjithëve, atij iu desh të blinte shtrenjtë pranimin e aplikimit, duke nënshkruar me kryeministrin grek paktin për kufirin detar dhe më pas duke hyrë në pazare ordinere me presidentin francez, për blerje helikopterësh nga Franca, skandal që po hetohet nga qeveria amerikane. Berisha bëri ç'është e mundur ta paraqiste iniciativën e tij si historike dhe që do të pranohej nga Evropa dhe kështu do ta vlente kostoja e lartë me të cilën ai po bënte fushatë elektorale me aspiratën evropiane të shqiptarëve.

Gjithçka u shumëzua me zero. Shqipëria nuk do të jetë më 9 nëntor kandidate për anëtare në Bashkimin Evropian. Shkaku është krimi, korrupsioni dhe kultura e konfliktit politik në Shqipëri. Kaq do të mjaftonte që çdo qeveri të jepte dorëheqje, pasi është një qeveri e refuzuar nga Bashkimi Evropian dhe është nën standardin e shteteve thuajse private si Mali i Zi.

Së dyti, dështimi i Shqipërisë për të qenë një vend kandidat për Bashkimin Evropian, po përpiqet të justifikohet nën zë nga politika zyrtare si zhvillim pozitiv, pasi sipas saj, një anëtarësim në BE do rriste shumë detyrime për qeverinë dhe qytetarët, dhe se ne nuk qenkemi gati për këtë. Po të flasësh këto ditë me zyrtarë të qeverisë apo njerëz të pushtetit, që nuk dinë si ta justifikojnë dështimin, ta paraqesin si zhvillim pozitiv faktin që sot s'jemi vend i BE, pasi detyrimet qenkan shumë të mëdha. Kjo në të vërtetë rrezaton mentalitetin real anti-perëndimor të qeverisë dhe shkakun pse ne sot jemi nga vendet e pakta në rajon që po refuzohemi nga Bashkimi Evropian.

Dhe së fundmi, është cinike që më 9 mars, ditën kur qeveria duhet të jap dorëheqje për refuzimin që i bën Bashkimi Evropian, ajo të festojë. Ky është një karshillëk i rëndë ndaj Evropës, një veprim meskin, që do të rrisë perceptimin se ne jemi një vend primitiv, që po festojmë refuzimin që i bën Evropa qeverisë sonë, njësoj siç festojnë serbët betejat e humbura. Dhe duket sikur u bëhet thirrje shqiptarëve të ikin një orë e më parë në Evropë, sapo të përfundokjë numërimi mbrapsht nga spotet e qeverisë, meqë Evropa nuk na pranoi si shtet, por vetëm si turistë.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Nëntor 2010 13:47
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Rendesi ka qe shqiptaret tashme jane te lire te shetisin ne Europe pa rradhe per viza ne ambasada. Kjo eshte nje fitore e popullit shqiptar mbi te gjitha. Sot duhet te festojme neser le te ngele ne klase politika shqiptare. sepse ashtu i ka takemet ajo me soj e sorollope bashke.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Nëntor 2010 19:32
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Rendesi ka qe shqiptaret tashme jane te lire te shetisin ne Europe pa rradhe per viza ne ambasada. Kjo eshte nje fitore e popullit shqiptar mbi te gjitha. Sot duhet te festojme neser le te ngele ne klase politika shqiptare. sepse ashtu i ka takemet ajo me soj e sorollope bashke.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Nëntor 2010 19:35
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Tryeza e opozitës: Nga nesër rifillojnë protestat në të gjitha qarqet



Opozita e bashkuar do të rifillojë protestat duke filluar që nga dita e nesërme. Kështu u shpreh kreu i PLD Spartak Ngjela menjëherë pas mbylljes së takimit të aleatëve të PS.


"Opozita do mbështesë frymën e popullit. Frymën që patë në Dukat për të mbrojtur të drejtat dhe i bënë thirrje të gjithë njerëzve që janë të prekur në të drejta, në dinjitet, në pronë, në gjithçka që shikojnë të bëhen pjesë e kësaj lëvizje e cila që nesër fillon e merr formë në të gjithë Shqipërinë. Derisa të vijnë në një ditë të caktuar për të ardhur në Tiranë, ashtu siç kemi vendosur dhe kemi bërë herët e tjera"- tha Ngjela

Ndër të tjera tryeza ka vendosur mbështetje për mocionet e mosbesimit, të propozura nga opozita për kryeministrin Sali Berisha dhe kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli.
Ngjela tha se kërkohet hapja e kutive të materialeve zgjedhore dhe jo e kutive të tjera.

* * *

Cohu Shqiptar, cohu dhe tregoji vendin Diktatorit Sali Berisha!



__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Nëntor 2010 17:06
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Jemi në dorë të një bande kriminale

-nga Mustafa Nano-

Ka dy ditë që një pjesë e shtypit po flet për një bodyguard të familjes së Berishajve që ka qëlluar me armë mbi trupin e një kamerieri, duke e lënë këtë të fundit të plagosur rëndë. Fillimisht u fol që ai ishte në zgrip të jetës. "Është me orë", thanë.

Tani flitet se e ka marrë veten. Dhe ky është një lajm i mirë. Por ky lajm i mirë nuk na bën dot të harrojmë atë që ndodhi në këtë rast, dhe atë që ka ndodhur në shumë raste në Shqipërinë e këtyre kohëve. E nëse i harrojmë, do të jetë për të keqen tonë. Të të gjithëve. Edhe të bandës kriminale që ka marrë revan. Është mirë që kjo bandë ta dijë këtë gjë.

Është domethënëse kronika e ngjarjes. Vëreni hapat një e nga një! 1. Klienti i një restoranti qëllon me armë mbi kamerierin, me motivacionin se ky i fundit nuk i ndërron tavllën. Gjithkush ka pyetur: ç'është ky i marrë kështu, që vret për punë tavlle?

2. Del lajmi që klienti ishte pjesëtar i Gardës së Republikës. Gjithkush ka pyetur: ku dreqin i psonisin këta gardistë? 3. Del lajmi që ai gardisti me kobure në dorë ishte shofer a bodyguard i djalit të kryeministrit. Aha, u kuptua gjithçka.

Nuk ka më pyetje! 4. Garda, policia dhe PD-ja dalin e përgënjeshtrojnë gjithçka. 5. Të gjitha ato që u përgënjeshtruan dolën të vërteta. 6. Rezultoi që bodyguardi është dhe biznesmen. 7. Autori i plagosjes është sot në arrest shtëpie. Ky është zhvillimi i fundit i kësaj ngjarjeje. E kuptoni?

Çdo njeri tjetër që do të akuzohej për një vepër të tillë penale, do të ndalohej pa një, pa dy. Ndërsa bodyguardin e Berishajve e lënë në ngrohtësinë e shtëpisë. Në fakt, është e sigurt se vetëm në arrest shtëpie nuk mund të jetë ai njeri.

E kush do ta kontrollojë respektimin e këtij vendimi? Policia e Lul Bashës, që edhe urinën nuk guxon ta bëjë pa lejen e Berishës?

Por e keqja nuk ka lidhje vetëm me faktin, që autori i një krimi është duke i shpëtuar ndëshkimit të shtetit. Kjo ka ndodhur e do të ndodhë në këtë Shqipërinë tonë të korruptuar deri në palcë.

E keqja e madhe ka lidhje me faktin, që njerëzit e entourage-it të kryeministrit të vendit mund t'i lejojnë vetes të bëjnë ç'të duan në këtë vend. Ata gëzojnë impunitet të plotë. Ata nuk guxon askush t'i arrestojë, t'i hetojë, t'i gjykojë e t'i dënojë.

Atyre dhe tavllën duhet t'ua ndërrosh. Atyre edhe sytë nuk bën t'ua hedhësh, pasi në një moment çfarëdo vështrimi neutral mund t'u duket i vëngër, apo kanë qejf ata që t'u duket i vëngër. Dhe pastaj, dihet se çfarë ndodh. Mund ta hash në lule të ballit.

Ata janë të mbrojtur nga të gjitha anët. Djali i kryeministrit ndërtoi ditën me diell, tok me ministra, zyrtarë, biznesmenë etj., një aferë korruptive, e cila qëlloi të bëhej shkak për vdekjen e gati 30 vetëve, dhe punët ka rrezik të ecin drejt mbylljes së çështjes për yçkla procedurale apo për mosrespektim afatesh ligjore.

Hë, ka skandal më të madh se sa ky? Ka shembull më të qartë të impunitetit të plotë të një njeriu të pushtetit? Po, ka një skandal më të madh.

Është në rastin, kur babai i një djali të tillë s'e ka për gjë të bredhë nëpër Shqipëri e nëpër Europë, e të akuzojë të tjerët për korrupsion e për veprimtari mafioze; e jo vetëm kaq, por edhe të ngrefoset si paladin i ligjit e kushtetutës, deri në atë masë sa t'ia dalë të fshehë poshtërsitë e tij e të regjimit të tij pikërisht prapa kinse respektit e merakut të tij për ligjet e për kushtetutën e republikës. E në këto rrethana, historia me bodyguardin të duket edhe si një çikërrimë, edhe si gjëja më e kuptueshme.

Çfarë po ndodh? Po ndodh një gjë aspak e koklavitur, por tejet dramatike (ç'është e vërteta, të gjitha gjërat dramatike janë krejt të pakoklavitura): Jemi në rrethanat, kur njerëzit e pushtetit kanë impunitet absolut; jemi në rrethanat, kur pushteti mund t'ia lejojë vetes të jetë edhe kriminal, dhe të mos e gjejë asgjë.

Pse? Ngaqë ky pushtet kontrollon gjithçka, e në këtë kuptim ai dhe të vetët mund të bëjnë çdo krim e çdo shkelje ligjore që mund t'u kalojë nëpër mendje.

Nuk ka se çfarë t'i gjejë. Nëse s'kontrollojnë prokurorinë (në fakt, e kontrollojnë kur të duan; ndonjëherë bëjnë sikur s'e kontrollojnë, sepse duan të na japin idenë që nuk e kontrollojnë), ata kontrollojnë gjykatat; nëse s'kontrollojnë gjykatat (në fakt, i kontrollojnë kur të duan, s'ka gjë se ndonjëherë "janë të interesuar" të mos i kontrollojnë për të na dhënë idenë se nuk i kontrollojnë), ata kontrollojnë policinë; nëse s'kontrollojnë policinë (në fakt, ky supozim është për të qeshur), ata japin urdhër që krimi të fshihet. Si?

Ose duke kërcënuar viktimat, ose duke i blerë viktimat, ose duke i bërë të dyja, si në rastin konkret të kamerierit, i cili "nuk arrin të njohë autorin e krimit". Nëse krimin e nxjerrin gazetarët, këta të fundit sulmohen dhe kërcënohen; nëse s'frikësohen, blihen; nëse s'blihen, margjinalizohen.

E kështu me radhë, me të gjitha institucionet e me të gjitha strukturat e shtetit e të shoqërisë, të cilat, për të përcjellë idenë se bëjnë ndonjë lek punë, urdhërohen apo porositen të organizojnë seminare, ku të flitet për të drejtat e gay-ve në ushtrinë shqiptare.

E shihni ç'bëhet? Këtu një gay nuk di ku të fshihet, ngaqë ka frikë se mund ta linçojnë, ndërsa ca e ca duan t'u mbrojnë të drejtën për të kryer shërbim ushtarak. Hë, nuk të vjen t'u thuash këtyre të seminareve: Ptu!?

Miq, nuk është shaka. Jemi nën një regjim, i cili po kontrollon gjithçka nëpërmjet ose/edhe dhunës së egër, ose/edhe kërcënimit, ose/edhe blerjes, ose/edhe margjinalizimit të faktorëve të tjerë të jetës publike, ose/edhe të kushtëzimit të axhendës së debatit e diskutimit publik.

E sikur të mos mjaftojë kjo, ky regjim ka bërë për vete dhe ca eksponentë të diplomacisë ndërkombëtare (faktori ndërkombëtar ka qenë shpresa ime gjithë kohën, por më kot), siç janë Joseph Daul, Doris Pack etj. A e dinë këta të fundit që janë duke marrë në mbrojtje një regjim kriminal?

Apo edhe këta janë futur në thes prej banditit të Tiranës? Apo edhe këta janë ca qelbësira, dhe aq? Një dreq e merr vesh. Ajo që merret vesh është një gjë tjetër:
Shqipëria është e gjitha në dorë të një bande kriminale.

* * *



Respekt per kurajen qe ke pas dhe ke ne te shprehurit e mendimit hapur!

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Nëntor 2010 16:56
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Mustafa Nano e ka njohur vete Berishen, kur ishte ne rradhet e PD-se. Pikerisht per kete ka treguar se ardhja e Berishes ne pushtet (ne 2005) eshte nga gjerat me te rrezikshme.

Mustafa Nano eshte ai qe pyeti Fatos Nanon troç kur do ikesh nga politika (kur ky ishte kryeminister). Mori pergjigjen se Fatosi do ikte kur mos ta votonin me. Ne 2005 nuk e votuan me dhe u largua, por vetem sa per sy e faqe, sepse dihet qe manipuloi zgjedhjen e presidentit dhe shume levizje te tjera politike. Pra Mustafa Nano i nxorri Fatos Nanos premtimin qe tani duket qarte qe s'e ka mbajtur... I beri pytjen kurajoze qe dikur dukej e gabuar sepse pergjigjia e Nanos ishte e sakte (nje politikan largohet kur se votojne me), por premtimi qe u be sherben sot qe ta shikojme me qartesi se Fatos Nano eshte genjeshtar si gjithe te tjeret.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Nëntor 2010 20:23
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Videoja, reagon Fashisti-Mafioz Berisha: Vepėr e Ramės, etėrit do t'ua kishin lakmi



"Dua të falënderoj Edvin Kristaq Ramën për nderin që më bëri, me montimin e trukimin, ai dëshmoi që është i biri i të atit. Është aq i paskrupullt dhe imoral, sa mund të bëjë çdo falsifikim". Kështu u shpreh sot kryeministri Sali Berisha lidhur me video-skandalin e publikuar dy ditë më parë nga 'Fiks Fare', që përfshinte në shumë afera zv.kryeministrin Ilir Meta.

"Një qëndrim të tillë e bëjnë vetëm larvat e bunkerëve të bllokut, të cilët janë të aftë të sajojnë çdo gjë, të montojnë gjithçka, pa asnjë lloj skrupulli, sepse në këtë mënyrë mendojnë se i afrohen pushtetit"- tha Berisha


Kreu i qeverise tha se Dritan Prifti ia kishte treguar më parë atij videon. Madje publiku shqiptar sipas kryeministrit duhet ta falenderoje ate. Pasi "PO TE MOS DOJA UNE, VIDEOJA NUK MUND TE VINTE TEK JU", tha ai.
"Të gjitha materialet janë në Prokurori, dhe pres të zbardhet gjithçka", tha S.Berisha.


* * *

.......Kush je ti mor ndyresire, mor palaco, mor i cmendur, mor fakeqesia e popullit shqiptar, mor fashist qe vetmbrohesh nen termin "Demokraci"!!!!

Kush je ti qe mendon dhe shprehesh qe, "Po te mos doje ti nuk shfaqesh Video"!!!????

Te lumte, ke gjet ate popull injorant me te cilet mund te besh e te flasesh cte duash!

Kush je ti mor, ndyresia me e madhe qe mund te kete nje shpirt njeriu qe thua, Video eshte e montuar, manipuluar!!!???? Dhe me kete shprehje, ja hoqe punen gjykates te vertetonte sepse e bere ti dhe DIREKT ia DIKTOVE gjykates vendimin pa filluar hetimin!!!!!

Mor ndyrsire, e ke fut ate popull ne vlla-vrasje, e ke perca si te ka dash qejfi duke i hedhur nje kothere buke pasuesve te tu dhe duke iu hapur Akte per t'i mbajt nen presion!!!!

Ke perfitu, se ke nje Opzite qe vetem leh si qent rrugve dhe nuk ka Force te te shkuli dhembet dhe te ngreje ato njerez te ndershem ne demostrata deri sa Ty dhe Klikes tende mafioze t'i vihen prangat!!!

Te lumte, e them me dhimbje por ja qe eshte e verteta!!!

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Janar 2011 17:30
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:17 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 10 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.