arturm
Veteran ne forum
Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195
|
Citim: Po citoj ato që tha Piktor
Eh more arturm po atij pallati ne ndertim e siper i jane dashur 10 vjet ti vejne dinamitin dhe sot shteti italian u detyrohet 50 000 000 euro ndertuesve.
Ndersa pallati qe po them une ishte i kompletuar dhe me familje brenda dhe u prish me dy muaj qeveri.
Punta Perotti eshte nje rast i mirefillte ku shteti ja fut shtetit, ose si mund te quhet ndryshe "konflikt kompetencash" (komuna ka dhene nje leje duke u bazuar vetem tek ligji regional dhe pa patur parasysh ligjin nacional, dmth ka dhene nje leje qe nuk mund/duhej ta jepte) e natyrisht ne kete rast ndertuesit dalin "te lare" sepse, duke pasur nje leje ndertimi (te leshuar paligjshmerisht nga komuna) ata jane ne rregull me ligjin.
Kam punuar 10 vjet per "demanio marittimo-n" ne Itali dhe mund te te them me bindje qe ky eshte nga rastet ku ndertuesit, nuk i dihet se si, marrin nje leje te ligjshme (per ata) por te paligjshme (te leshuar nga Komuna).
AI NDERTIM ISHTE I PALIGJSHEM.
POR, DUKE QENE SE SHTETI DUHET PERGJIGJET PER "GABIMET" E VETA (nenkupto te nenpunesve te tij qe kane leshuar nje leje te paligjshme, me dashje apo pa dashje), KJO BEN QE TE RIKOMPENSOHEN NDERTUESIT.
-----------------------------------------------------------------
I njejti rast eshte dhe Vlore, identik. Aty, jo vetem qe kane ndertuar ne bregdet por bile edhe kane hedhur dhe ne det (si te thuash kane marre toke nga deti). Mund ta kene bere me leje nga Bashkia e Vlores, por kjo s'do te thote qe ajo leje eshte legale (bashkia e Vlores ka leshuar "me dashje apo pa dashje" nje leje qe nuk duhet ta leshonte, prandaj nqs duhet futur ne burg edhe Gjika, qe eshte i PS, le ta fusin se s'me ha malli per ate)
Per banoret mos ua qaj hallin o Piktor, se nuk ishin kooperativiste qe i kishin blere me djersen e balli (kjo eshte nje batute), por me sa di une jane akorduar per nje demshperblim.
Duke qene se jemi ne teme o Piktor, a me indikon ndonje post tendin ku ke folur me te njejtin "indinjim" ne rastin kur Berisha prishi mbikalimin tek Zogu i Zi ne Tirane?
Tek rasti i Vlores akoma nuk e ka thene fjalen e fundit gjykata (dhe kush e di kur do ta japi), ndersa ne rastin e mbikalimit te Tiranes (qe u ndertua me leket e bashkise dhe u prish, 2 milione dollare, me leket e shtetit) eshte marre vendim deri nga gjykata kushtetuse kunder Berishes.
Ato leke, si te ndertimit dhe te prishjes, me dhimbsen mua o Piktor jo leket e Lulit apo te "banoreve hallexhinj" te pallatit.
PAVARSISHT NGA TE GJITHA UNE JAM I PARIMIT QE NE KETO RASTE DUHEN BERE VEPRIMET PASI TE JETE SHPREHUR GJYKATA
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|