amor alucius
Ennology
Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605
|
Re: Si e shihni prespektiven e vendit tone?
Citim: Po citoj ato që tha aquila
Per momentin nje katraure, ku ndergjegjia e popullit eshte kthyer ne monedhe.
Kultura e mirefillte e popullit po abandonon vendin, duke i lene radhen asaj fshatareske qe po zbret nga malet si nje ortek, per te te mbytyr ate pakice qe ruan akoma vlerat dhe qe mundohet te mbijetoje .
Pakice?Shqiperia,krahasuar me standardet Perendimore,s'ka elite.Shqiperia ka nje grumbull njerezish,kryesisht pas-ardhesit e sistemit komunist,te cilet bazojne superioritetin e tyre ne pozitat politike te paraardhesve te tyre.Kjo bashkesi njerezish jeton me nje sens siperfaqesie te papare,me nje sens inferioriteti(qe shfaqet ne zili)ndaj njerezve qe vijne nga jashte me nje horizont te hapur.E bukura qendron kur ju çpon fllusken e tyre dhe i perballon me ndryshkjen e arsimimit te tyre,hipokrizine ne te cilen jetojne...
Une perspektiven e Shqiperise se shoh me fare per mua,e as femijet e mi s'besoj qe do arrijne ta shohin Shqiperine me teper se nje vend pushimesh dhe vendi ku ka lindur e ema.Shpresoj qe Shqiperia "do behet" per gjeneraten e niperve te mi,por atehere do jete teper vone,asimilimi do beje te veten sado qe njeriu te mundohet ta parandaloje.
Kam vene re qe sa ve kembe ne Shqiperi perballem me parazitem,njerez te paedukuar,njerez te tjere qe mundohen te te rrjepin financiarisht gjate cdo momenti qe je atje... por me e keqja,ajo qe me shqeteson me teper eshte ndjenja qe me mbulon e qe me thote"ketu cdogje eshte e mundur nese ke para,madje dhe te veprosh kunder ligjes" dhe filloj e humbas dhe veten.
__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|