sarandaebukur
Veteran ne forum
Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817
|
Berisha:Do te sekuestrohen tokat qe nuk punohen nga fshataret
Prof. Dr. Ismet Elezi
Ditët e fundit janë
bërë dy deklarata
të habitshme për zgjidhjen e problemit të pronësisë së tokës.
z. Kryeministër në jug të Shqipërisë, duke parë nga afër me sytë e tij se tokat e pronarëve të ligjshëm që u janë dhënë personave të tjerë në bazë të ligjit famëkeq e antikushtetues nr. 7501/91, janë lënë pa punuar (djerrë) deklaroi që këto toka nuk duhet të mbeten pa punuar dhe gjeti si zgjidhje personale që tu jepen komunave. Këto nga ana e tyre ti japin me qira ose në forma të tjera. Me të vërtetë kjo është deklaratë e habitshme. Në vend që kryeministri të nxjerrë përfundime se ligji nr. 7501/91, i cili shpronësoi me dhunë dhe u hoqi të drejtën pronarëve të ligjshëm mbi tokën, duke shkelur një nga të drejtat themelore të njeriut, duhet të shfuqizohet një orë e më parë, dhe toka tu kthehet pronarëve të ligjshëm, kërkon të bëhet shtetëzim i dytë, sikur toka të ishte çiflig i shtetit.
Sistemi demokratik në Shqipëri bazohet në pronën private dhe nuk ka pse të qëndrojë në fuqi një ligj, i bazuar në parimin se toka i takon atij që e punon. Pasojat e këtij ligji (7501) duken qartë dhe ato nuk mund të mënjanohen duke lënë në fuqi atë ligj.
Vetëm kur toka tu kthehet pronarëve të ligjshëm ata do i punojnë vetë, ose mund ti japin me qira, ose ti shesin ose ti dhurojnë, personit ose komunës ose të veprojnë në çdo formë tjetër të bazuar në Kodin Civil. Pronarët e ligjshëm kanë në duart e tyre tapitë e pronës dhe as qeveria e askush tjetër nuk mund të veprojë si të dojë.
Qeveritë mund të vijnë e shkojnë, por e drejta e pronësisë mbi tokën mbetet e patundur dhe si ai e ligji nr. 7501/91 është në kundërshtim me Kushtetutën, me të drejtën e pronësisë private dhe herët a vonë, do të hidhet poshtë. Tokat e shpërndara sipas atij ligji, jo vetëm kanë mbetur pa u punuar, por ato po shkretohen krejtësisht nga erozioni, zjarret, mungesa e çdo shërbimi për mirëmbajtjen e tyre. Nëqoftëse ato toka do u rikthehen pronarëve të ligjshëm, shumë shpejt do gjejnë zot dhe do kthehen në fusha pjellore ose bahçe me perime e pemë frutore, siç ishin para kolektivizimit të bujqësisë. Kryeministri ka të gjitha mundësitë që po ta shohë të arsyeshme të krijojë një grup ekspertësh të kualifikuar për të përgatitur propozime ligjore përfundimtare dhe tia propozojë parlamentit, për shfuqizimin e plotë të ligjit nr.7501/91, si dhe për rregullimin me kompensim të atyre personave që do tu hiqet toka e dhënë sipas atij ligji. Kjo është e vetmja alternativë demokratike e kushtetuese për zgjidhjen e problemit. 2. Deklarata tjetër e habitshme u bë nga Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Republikane, se ligji nr. 7501/91 nuk do të zbatohet vetëm për Bregdetin, d.m.th. se aty do u kthehen tokat pronarëve të ligjshëm me një leje. Askush nuk është kundër që të mos zbatohet në të ardhmen ligji për tokat në Bregdet, por askush nuk mund të pajtohet me zgjidhje të pjesshme, të ndarë në parcela, kur dihet që ky ligj është në kundërshtim të plotë me interesat dhe të drejtat themelore të të gjithë pronarëve të ligjshëm në tërë Shqipërinë, që u janë dhunuar me ligjin nr. 7501/91. Do ishte në nderin dhe me ndjenjën e përgjegjësisë të deputetëve të Partisë Republikane të mos bëjnë pazarllëqe për këtë problem jetësor e parimor, por të kërkojnë me këmbëngulje shfuqizimin e ligjit nr. 7501/91, si dhe rregullimin me ligj të kompensimit të atyre personave, të cilëve do u merret toka dhe do u jepet pronarëve të ligjshëm. Ky është i vetmi qëndrim i drejtë për cilindo deputet e qeveritar, që elektorati të mos zhgënjehet përsëri.
Ka ardhur koha të reflektohet seriozisht dhe të korrigjohen gabimet historike të së kaluarës, të respektohet e zbatohet Kushtetuta, dhe të drejtat e liritë themelore të njeriut, të sanksionuara në të, duke përfshirë të drejtën e pronësisë.
Mendojmë se ka ardhur gjithashtu koha të reflektohet edhe për thirrjet e porositë e vazhdueshme të organizmave ndërkombëtare të Bashkimit Evropian etj. për rivendosjen e së drejtës së pronësisë mbi tokën pronarëve të ligjshëm.
I pakuptueshëm dhe disi i çuditshëm është edhe qëndrimi i opozitës për një problem kaq themelor për shumicën e shqiptarëve. Në vend që ajo të reflektojë në realitetin e sotëm historik e të ngulë këmbë për rregullimin ligjor të pronësisë mbi tokën sipas Kushtetutës, kufizohet me ndonjë deklaratë të thatë për legalizimet dhe me kaq mbaron misioni i saj si opozitë. Krejt ndryshe veproi opinioni publik shqiptar, si edhe masmedia që kërkojnë të dëgjohet zëri i pronarëve të ligjshëm, të shfuqizohet ligji nr. 7501/91, i cili është kthyer në burim konfliktesh të pafund shoqërore, ekonomike e deri familjare. Para këtyre fakteve nuk ka pse forcat politike dhe politikanët tanë të mbyllin sytë e të kërkojnë zgjidhje të paarsyeshme e jo ligjore por ka vetëm një: shfuqizimin e ligjit 7501/91, rivendosjen e së drejtës së pronësisë mbi tokën të pronarëve të ligjshëm.
Gazeta Ndryshe
---------------------------
Si mendoni: A shte e drejte kjo qe po ben z. Sali Berisha?
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|