lost_soul
going nowhere..
Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692
|
rrjedhim tjeter i zbulimit te Godel-it eshte ajo qe ka te beje me pamundesine e kompjuterizimit te intelegjences njerezore, (behet fjale per intelegjencen shkencore ne formen e diturise).
me formalizimin e matematikes (sipas se ciles teorite bazohen ne nje ne numer te fundem aksiomash), dhe me zhvillimet e analizes logjike (e cila i redukton principet matematike ne simbole dhe kombinime te tyre) filloi te mendohej se teorikisht mund te programohej nje kompjuter me disa te dhena fillestare (aksiomat) dhe pasi t'i jepeshin instruksionet e duhura (analiza logjike), kompjuteri do te ishte ne gjendje te nxirrte te gjitha rezultatet e mundshme.
ishte pikerisht zbulimi i Godel-it qe hodhi poshte keto hipoteza (sado teorike qofshin). sipas ketij zbulimi, sado te mire-gjetura te jete nje sistem aksiomatik, sado e fuqishtme te jete analiza logjike, do te vinte nje moment ne te cilin kompjuteri hipotetik do te ndeshej me pohime mbi te cilat nuk mund te merret vendim brenda sistemit. kompjuteri konsiderohet nje sistem i mbyllur, keshtu qe praktikisht hipotezat e mundesise se kompjuterizimit te intelegjences njerezore rane poshte..... deri se te dale ndonje teori tjeter.. *komenti mi*
__________________
Walking the drunkard's walk...
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|