cupka
madmoiselle!
Regjistruar: 19/06/2003
Vendbanimi: New York!
Mesazhe: 1505
|
Receta gatimi te Shejtones!
...qe natyrisht jane te marra nga libra gatimi, Shekulli dhe shpesh te bazuara thjesht ne neps.
Do e filloj me sallatrat.
Sallatë me speca të pjekura
Për këte sallatë zgjidhen speca të mëdha me tul,piqen në zjarr të ngadalshëm dhe pasi të
jenë pjekur u hiqet cipa dhe farëzat.Priten në formë rripash,vendosen në
pjatë,u hidhet vaj,uthull,kripë dhe hudhra të shtypura.
Përberja
Për 1 kg. speca duhen:
Vaj 4-5 lugë,
uthull 2-3 lugë,
hudhra 1 kokërr,
kripë,piper sipas deshirës
-------
Sallate jeshile
Sallata jeshile pastrohet nga fletët e dëmtuara, ndahet
në gjethe, dhe zhytet në sasi të madhe uji për tu larë
Është mirë të mbahet gjysmë ore në ujë; pastaj të kullohet dhe të zhytet përsëri në ujë të pastër. Në këtë mënyrë uji ndërrohet 3-4 herë derisa të dalë i kulluar.
Sallata e larë pritet 10-15 minuta para ngrënies, sepse në rast të kundërt ajo vyshket dhe humbet pamjen e
saj të freskët. Sallata pritet në fije të holla, në këtë mënyrë bëhet më e bukur dhe më e shijshme, spërkatet me
vaj, uthull, kripë dhe kopër të grirë hollë; përzihet me
kujdes me dy pirunj dhe vendoset në mes të pjatës. Sipër i hidhen qepë të njoma të grira hollë.
Për 500 gr. sallatë jeshile duhen vaj 3-4 lugë gjelle,
uthull 2 lugë gjelle, kopër 4-5 fije, qepë 2-3 copë
dhe kripë.
------
Sallate me radhiqe
Radhiqet e pastruara dhe të lara mirë zihen në ujë
të vluar me kripë për 10 mmuta. Pasi të kenë zier kullohen, priten dhe vendosen në pjatë. Përsipër i hidhet vaj
ulliri, lëng limoni dhe kripë.
Për 500 gr radhiqe duhen .
vaj 3-4 lugë, limon 1 kokërr mesatare, kriipë
------
Sallate verore
Në nje pjatë vendosen kastraveca, domate të prera
në formë rrethi dhe speca jeshile të grirë në formë fijesh. Sallata spërkatet me vaj, uthull, kripë, përzihet lehtë dhe vendoset në pjatë. Sipër i hidhen qepë të grira
hollë të përzier me majdanoz.
Për 500 gr domate e kastraveca duhen speca 200 gr,
vaj 4-5 lugë gjelle, uthull 2 h-igë gjelle, qepë 2 kokrra,
majdanoz 2-3 fije dhe kripë.
-------
Sallate me patate
Për këtë sallatë zakonisht përdoren patate të vogla, të cilat bëjnë shumë firo nqs qërohen të paziera. Ndaj ato lahen dhe zihen të paqëruara në uje të vluar me kripë për 20-25 minuta. Pasi të jenë zier kullohen dhe shpëlahen me ujë të ftohtë që tu hiqet më lehtë lëkura.
Patatet e qëruara priten në formë rrethi dhe vendosen në pjatë. Këtyre u hidhet qepë e grirë në formë gjysmërrethi, kripë, piper 1 zi, vaj e uthull dhe në fund majdanoz i grirë hollë.
Për 4-5 persona duhen
patate 1 kg, vaj 4-5 lugë gjelle, uthull 3 lugë, qepë
1 kokërr e madhe, kripë, piper i zi, dhe pak maj-
danoz.
to be vijuar me vone.
__________________
So, so you think you can tell,
Heaven from Hell?
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|