kotka
.....
Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612
|
13 gusht, 2007
Intervista e mëposhtme është botuar në revistën prestigjioze amerikane Nju Jorker (The New Yorker) në numrin e posaçëm për shkrimtarët më në zë nga bota, dhe me rastin e botimit të romanit «Pasardhësi» në SHBA.
gazeta Panorama
Intervista shoqëronte tregimin «Lidhja e shkrimtareve si pasqyra e një gruaje». Së fundmi, në SHBA është botuar përmbledhja «Vajza e Agamemnonit» dhe «Kronikë në gur», që janë mirëpritur nga kritika letrare dhe akademike amerikane.
Nju Jorker: Situata që përshkruani në tregimin «Lidhja e shkrimtarëve të Shqipërisë e pasqyruar si një grua» mbështetet në ngjarje të vërteta në Shqipërinë e viteve 60, madje nga fjalia e fundit nënkuptohet edhe se është autobiografike. A është kështu?
Ismail Kadare: Këto përshtypje janë krejtësisht të sakta. Ngjarjet e përshkruara ishin familjare, jo vetëm për komunitetin e shkrimtarëve, por për një pjesë të kryeqytetit shqiptar. Duke qenë se ky kryeqytet kishte një jetë të mërzitshme, si gjithë kryeqytetet komuniste, ajo çka ndodhte në Lidhjen e Shkrimtarëve ndiqej me kureshti nga gjithë njerëzit.
Nju Jorker: A ka pasur me të vërtetë një Margaritë si ajo e tregimit?
Ismail Kadare: Po. Por jo ajo që përshkruhet në këtë tregim. Dua të sqaroj me këtë rast se në vendet komuniste qëllonte shpesh që vajzat me mendime liberale për jetën e sidomos për dashurinë, konsideroheshin si të shthurura. Në të vërtetë ato ishin ndër vajzat më interesante. Njëfarë disidence, nëse mund të quhej kështu, në mendimet e tyre, i bënte tepër tërheqëse nga çdo pikëpamje, duke përfshirë edhe atë erotike.
---------------------------------------------------------------------------
Cfare hipokrizie mbas ketyre ngjarjeve, fjalet e te madherishmit tone...
__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|