Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Berisha:Do te sekuestrohen tokat qe nuk punohen nga fshataret
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Berisha:Do te sekuestrohen tokat qe nuk punohen nga fshataret

Prof. Dr. Ismet Elezi

Ditët e fundit janë

bërë dy deklarata

të habitshme për zgjidhjen e problemit të pronësisë së tokës.

z. Kryeministër në jug të Shqipërisë, duke parë nga afër me sytë e tij se tokat e pronarëve të ligjshëm që u janë dhënë personave të tjerë në bazë të ligjit famëkeq e antikushtetues nr. 7501/91, janë lënë pa punuar (djerrë) deklaroi që këto toka nuk duhet të mbeten pa punuar dhe gjeti si zgjidhje personale që t’u jepen komunave. Këto nga ana e tyre t’i japin me qira ose në forma të tjera. Me të vërtetë kjo është deklaratë e habitshme. Në vend që kryeministri të nxjerrë përfundime se ligji nr. 7501/91, i cili shpronësoi me dhunë dhe u hoqi të drejtën pronarëve të ligjshëm mbi tokën, duke shkelur një nga të drejtat themelore të njeriut, duhet të shfuqizohet një orë e më parë, dhe toka t’u kthehet pronarëve të ligjshëm, kërkon të bëhet shtetëzim i dytë, sikur toka të ishte çiflig i shtetit.

Sistemi demokratik në Shqipëri bazohet në pronën private dhe nuk ka pse të qëndrojë në fuqi një ligj, i bazuar në parimin se “toka i takon atij që e punon”. Pasojat e këtij ligji (7501) duken qartë dhe ato nuk mund të mënjanohen duke lënë në fuqi atë ligj.

Vetëm kur toka t’u kthehet pronarëve të ligjshëm ata do i punojnë vetë, ose mund t’i japin me qira, ose t’i shesin ose t’i dhurojnë, personit ose komunës ose të veprojnë në çdo formë tjetër të bazuar në Kodin Civil. Pronarët e ligjshëm kanë në duart e tyre tapitë e pronës dhe as qeveria e askush tjetër nuk mund të veprojë si të dojë.

Qeveritë mund të vijnë e shkojnë, por e drejta e pronësisë mbi tokën mbetet e patundur dhe si ai e ligji nr. 7501/91 është në kundërshtim me Kushtetutën, me të drejtën e pronësisë private dhe herët a vonë, do të hidhet poshtë. Tokat e shpërndara sipas atij ligji, jo vetëm kanë mbetur pa u punuar, por ato po shkretohen krejtësisht nga erozioni, zjarret, mungesa e çdo shërbimi për mirëmbajtjen e tyre. Nëqoftëse ato toka do u rikthehen pronarëve të ligjshëm, shumë shpejt do gjejnë zot dhe do kthehen në fusha pjellore ose bahçe me perime e pemë frutore, siç ishin para kolektivizimit të bujqësisë. Kryeministri ka të gjitha mundësitë që po ta shohë të arsyeshme të krijojë një grup ekspertësh të kualifikuar për të përgatitur propozime ligjore përfundimtare dhe t’ia propozojë parlamentit, për shfuqizimin e plotë të ligjit nr.7501/91, si dhe për rregullimin me kompensim të atyre personave që do t’u hiqet toka e dhënë sipas atij ligji. Kjo është e vetmja alternativë demokratike e kushtetuese për zgjidhjen e problemit. 2. Deklarata tjetër e habitshme u bë nga Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Republikane, se ligji nr. 7501/91 nuk do të zbatohet vetëm për Bregdetin, d.m.th. se aty do u kthehen tokat pronarëve të ligjshëm me një leje. Askush nuk është kundër që të mos zbatohet në të ardhmen ligji për tokat në Bregdet, por askush nuk mund të pajtohet me zgjidhje të pjesshme, të ndarë në parcela, kur dihet që ky ligj është në kundërshtim të plotë me interesat dhe të drejtat themelore të të gjithë pronarëve të ligjshëm në tërë Shqipërinë, që u janë dhunuar me ligjin nr. 7501/91. Do ishte në nderin dhe me ndjenjën e përgjegjësisë të deputetëve të Partisë Republikane të mos bëjnë pazarllëqe për këtë problem jetësor e parimor, por të kërkojnë me këmbëngulje shfuqizimin e ligjit nr. 7501/91, si dhe rregullimin me ligj të kompensimit të atyre personave, të cilëve do u merret toka dhe do u jepet pronarëve të ligjshëm. Ky është i vetmi qëndrim i drejtë për cilindo deputet e qeveritar, që elektorati të mos zhgënjehet përsëri.

Ka ardhur koha të reflektohet seriozisht dhe të korrigjohen gabimet historike të së kaluarës, të respektohet e zbatohet Kushtetuta, dhe të drejtat e liritë themelore të njeriut, të sanksionuara në të, duke përfshirë të drejtën e pronësisë.

Mendojmë se ka ardhur gjithashtu koha të reflektohet edhe për thirrjet e porositë e vazhdueshme të organizmave ndërkombëtare – të Bashkimit Evropian etj. për rivendosjen e së drejtës së pronësisë mbi tokën pronarëve të ligjshëm.

I pakuptueshëm dhe disi i çuditshëm është edhe qëndrimi i opozitës për një problem kaq themelor për shumicën e shqiptarëve. Në vend që ajo të reflektojë në realitetin e sotëm historik e të ngulë këmbë për rregullimin ligjor të pronësisë mbi tokën sipas Kushtetutës, kufizohet me ndonjë deklaratë të thatë për legalizimet dhe me kaq mbaron misioni i saj si opozitë. Krejt ndryshe veproi opinioni publik shqiptar, si edhe masmedia që kërkojnë të dëgjohet zëri i pronarëve të ligjshëm, të shfuqizohet ligji nr. 7501/91, i cili është kthyer në burim konfliktesh të pafund shoqërore, ekonomike e deri familjare. Para këtyre fakteve nuk ka pse forcat politike dhe politikanët tanë të mbyllin sytë e të kërkojnë zgjidhje të paarsyeshme e jo ligjore por ka vetëm një: shfuqizimin e ligjit 7501/91, rivendosjen e së drejtës së pronësisë mbi tokën të pronarëve të ligjshëm.


Gazeta Ndryshe
---------------------------

Si mendoni: A shte e drejte kjo qe po ben z. Sali Berisha?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Gusht 2007 14:27
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Toka i takon atij qe e punon.
Bujqesia çeshtje e te gjith popullit

I ka msu mir sala kto qe ne kohe te komunizmit.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Gusht 2007 18:39
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
back4ever
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 05/08/2007
Vendbanimi: ne parajse
Mesazhe: 138

popull qe eshte injorant sala kete e di dhe bufi, qe te ishte kaq koq* nuk ma merte mendja,po ai derri si siguron fshatarit as nje gje me ca ta mbaj token fshatari,ku e ka ujin,dritat,naften apo .....ku ta dij un se skam pasur ndonjeher toke,eh bageti thuaj.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Gusht 2007 04:26
back4ever nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė back4ever Kėrko mesazhe tė tjera nga: back4ever Shto back4ever nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto back4ever nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lezhjani-82 ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   lezhjani-82
I Pavdekshem

Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4813

Backforever, mundohu te perdoresh fjalor me te moderuar.
Te kam vene re edhe ne mesazhe te tjera qe rri duke ofenduar dhe duke perdoror fjale banale kundrejt atyre qe permend..
Mund ta shprehesh mendimind tend edhe thjesht pa u irrituar.
Nese vazhdon keshtu mesazhet nuk do te modifikohen por do te fshihen fare.
Kjo vlen per te gjith.

__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Gusht 2007 06:27
lezhjani-82 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lezhjani-82 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lezhjani-82 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lezhjani-82't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lezhjani-82 Shto lezhjani-82 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lezhjani-82 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vlonjati99Tave
Arrakat

Regjistruar: 15/12/2003
Vendbanimi: A Silent Night, A Secret Tear, Wishing You Were Here
Mesazhe: 2169

Tha mire edi.. do ua mare te shkretve e kushedi kujt do ua jap... le te vej ti mari nga lumi vlores.. se ata e kan qef shume.. do ja japin kshu direkt :p

__________________
*Born To Touch Your Feelings* I Dont Care If Im Hated On The Net.
Because I Have A Real Life.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Gusht 2007 19:51
Vlonjati99Tave nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vlonjati99Tave Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vlonjati99Tave (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vlonjati99Tave't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vlonjati99Tave Shto Vlonjati99Tave nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vlonjati99Tave nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
misterioz
rrugaē

Regjistruar: 30/12/2004
Vendbanimi: rrugeve
Mesazhe: 892

Berisha:Do te sekuestrohen tokat qe nuk punohen nga fshataret

Citim:
Po citoj ato që tha sarandaebukur

Si mendoni: A eshte e drejte kjo qe po ben z. Sali Berisha?



Ti sekuestroje eshte gabim por nji gjobe edhe mund t'ua veje.Ky ligj ekziston edhe jashte,per arsyen e thjeshte se token po nuk e punove i humbet cilesia dhe nga toke pjellore fillon e behet djerrë.Tek ne jane vrare per nji pellembe toke kot fare vetem per te thene qe kam toke une , dhe askush se punon.
Ps.Mqs Sala eshte pak(pak fare ama) gjaknxehte kur ja kane shpjeguar kete pune ka thene : sekuestrim ne vend .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Tetor 2007 08:09
misterioz nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė misterioz Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me misterioz (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė misterioz't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: misterioz Shto misterioz nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto misterioz nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Misterioz
fjale me mend...mvaret se si njerzit e kuptojne... deri dje thoshin skemi toka .. ja dhe tokat i kane ? Shqiperia eshte flori nga ana e tokave bujqesore. Sa e sa fitime kane nxejre ne kohen e diktatures..? te gjitha prodhimet shkonin eksport, portokalle. limona, domate,  pjeshke, rrush e deri te gruri.Keshtu qe z. Sali nuk e ka  keq qe thote: ose te punohen ose ti dorezojne por kur te vej taksa eshte pune tjeter.. dhe nga ana tjeter le tja shesin ndonje tjetri ashtu si do ti shes dhe une qe s`kam mundesi ti punoje... sepse ashtu i kam kushtet.Isha ne shqiperi 3 muaj dhe i pashe vete ku qahej vete vete toka ..amani more me punoni se vdiqa . Ne vendet e tjera te Evropes te mbushej syri plot nga  tokat e punuara .. i shikoja kur ulej avioni...dhe thoshja me vete ..po pse me te mire jane keta nga shqiptaret...kure jo.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Tetor 2007 17:31
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Janullata a mund te mi shesesh mua tokat qe po qajne me lot per t'u punuar?Me pelqen Shevasia.Ne cfare pjese te fshatit mendon se do te t'i japin.Mua me pelqen aty ne ate pjese ku kane punuar te burgosurit.Apo se mos te kompesojne ne ndonje kenete,sepse mesa di une tokat ne Shevasi jane ndare te gjitha.Poqese do t'i marresh ne ato pjese qe te thashe me lajmero.Se mos ke bere deal me ndonje tjeter.Apo thua c'me duhet ki ngaterrestar mua.Paret ,nqse do te biem dakord per pazarin ,ku do qe te ti nise ne USA or in Albania?

Me thene te drejten eshte turp e faqja e zeze qe mos t'i punosh tokat.Shqiptaret jane mesuar te punojne per kooperativen dhe per te zotin e tyre dikur.Pjesen me te madhe te tokave i kane marre ata qe nuk kane patur ndonjehere.Kane derguar ndonje femije ne emigracion dhe na i lene djerr.Keta kane qene krathare qe kur kane lindur si fis.Mire qe nuk po i punoni,por i mbillni me ullinj mor te pa din e imam,mor horra qe nuk keni patur as breke ne bythe.Keta nuk paguajne as taksen e tokes.10% e fshatit paguan taksat,atehere kur ju duhet ndonje dokument per te marre vize per te vizituar ata qe pastrojne WC-t e Europes.Ka shume te drejte Sali Tropoja,por edhe qeverite qe do te vijne me mbrapa duhet ti detyrojne qe toka te punohet sepse jemi kthyer ne vend importues te prodhimeve bujqesore edhe ne stinet qe ato i prodhon bujqesia jone.Eshte e pafaleshme.Populli blen ne treg prodhimet inorganike qe vijne kryesisht nga Gerqia.Ai qe do te punoje punon.Toka shterpe nuk ka.Atehere kur jane ndare tokat eshte thene se per ata qe nuk i punojne mund te vije puna edhe deri tek sekuestrimi.ka qene vitet 92-93 ne mos gaboj.Per ata qe nuk i punojne shteti duhet te beje nje ligj,qe te shkoj deri ne sekuestrim dhe me ato toka te kompesohen ish pronaret.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Tetor 2007 19:48
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:31 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Berisha:Do te sekuestrohen tokat qe nuk punohen nga fshataret

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.