Piktor
Artist
Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972
|
Rrno pėr me tregue, amanet i At Zef Pllumit
Ka një tjetër shtysë të fuqishme në misjonin e tij shkrimtari e kjo është dashuria për popullin e vet dhe vendin e të parëve. Éshtë një ndjenjë e fuqishme, e përzjerë me krenarinë e dhimbjen, por që në ndonjë rast shpërthen në një zemëratë që na kujton shprehjen e Çernishevskit për rusët: Komb skllevërish, fund e majë të gjithë skllevër!
Shka kishte me thanë bota kur të shofin se gjithë jeta e këtij populli paskësh kalue tue u shkrrye barkas rrshanë, pa mujtë kurrë me u çue në kambë? shfryn ai në një çast dëshpërimi, kur sheh se objektet e kultit, vendet ku populli i tij ishte falë në qindvjetorë të gjatë, që i kishin qëndrue stuhinave të kohëve, tani shëmbeshin nga turma të pandërgjegjëshme, të infektuara nga frika e padija. E sheh këtë çast si humnerën më të thellë, në të cilën janë zhytur bashkatdhetarët e tij. E din mirë se ringjallja do të jetë tepër e vështirë e duhet të kalojë nëpërmjet një prove të madhe dashurije. Ai mundohet ta kalojë këtë provë çdo ditë të ferrit të tij të dhimshëm, në marredhëniet me bashkëvuajtësit, sidomos me ata që, deri pak kohë më parë, bënin pjesë në turmën e xhelatëve të tij. Bën pjesë dhe kjo në misjonin e shkrimtarit, veç atij të famulltarit, sepse arti në genet e tij ka predikimin e dashurisë ndërmjet njerëzvet, brezave, popujve, dashurisë që ndërton familjen, shoqërinë, kombin. Sa larg misjonit të tyre ishin ata shkrimtarë që, në gjithë veprën e tyre, hymnizuan luftën e klasave, urrejtjen klasore mes pjestarëve të një populli, të një kombi, mes folësve të një gjuhe, që evokuan armët e zbrazura për turuarin komunizëm e bëmat e tij heroike...
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|